{"id":37824,"date":"2025-08-29T08:48:13","date_gmt":"2025-08-29T08:48:13","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/29\/ekspertet-paralajmerojne-rama-do-shumefishoje-taksat-por-situata-me-plehrat-do-mbetet-e-njejte\/"},"modified":"2025-08-29T08:48:13","modified_gmt":"2025-08-29T08:48:13","slug":"ekspertet-paralajmerojne-rama-do-shumefishoje-taksat-por-situata-me-plehrat-do-mbetet-e-njejte","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/29\/ekspertet-paralajmerojne-rama-do-shumefishoje-taksat-por-situata-me-plehrat-do-mbetet-e-njejte\/","title":{"rendered":"Ekspert\u00ebt paralajm\u00ebrojn\u00eb: Rama do shum\u00ebfishoj\u00eb taksat, por situata me plehrat do mbetet e nj\u00ebjt\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Mjedisit, Mirela Kumbaro prezantuan t\u00eb enjten nj\u00eb reform\u00eb t\u00eb re p\u00ebr menaxhimin e integruar t\u00eb mbetjeve, e cila parashikon nd\u00ebr t\u00eb tjera dy ligje t\u00eb reja, krijimin e nj\u00eb kompanie publike si dhe investime p\u00ebr nd\u00ebrtimin e landfilleve t\u00eb reja.<\/p>\n<p>N\u00eb fjal\u00ebn e tij, kryeministri tha se ndryshimet ishin pjes\u00eb e p\u00ebrpjekjes p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsimin e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Bashkimin Europian dhe k\u00ebmb\u00ebnguli se kjo ishte pjesa m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb.<br \/>\n\u201cKy \u00ebsht\u00eb kapitulli m\u00eb sfidues i negociatave dhe ky \u00ebsht\u00eb aspekti m\u00eb sfidues i an\u00ebtar\u00ebsimit ton\u00eb n\u00eb Bashkimin Europian,\u201d tha Rama duke iu referuar direktiv\u00ebs 27 p\u00ebr Mjedisin.<\/p>\n<p>Pas nj\u00eb dekade investimesh t\u00eb d\u00ebshtuara qindramilion\u00ebshe p\u00ebr djegie, ministrja Kumbaro e vuri theksin te riciklimi. Ajo shpjegoi se dy ligje t\u00eb reja do t\u00eb mund\u00ebsonin ngritjen e Operatorit Komb\u00ebtar t\u00eb Trajtimit t\u00eb Mbetjeve, nj\u00eb kompani publike q\u00eb do t\u00eb menaxhoj\u00eb mbetjet n\u00eb nivel komb\u00ebtar, rritjen e masave nd\u00ebshkuese ndaj ndot\u00ebsve si dhe detyrimin e kompanive prodhuese dhe importuese p\u00ebr t\u2019i gjurmuar mbetjet e tyre deri n\u00eb riciklim.<\/p>\n<p>Premtimi p\u00ebr nj\u00eb reform\u00eb t\u00eb re t\u00eb menaxhimit t\u00eb mbetjeve vjen pasi qeveria \u201cRama\u201d dhe pushteti vendor shpenzuan mbi 100 milion\u00eb euro p\u00ebr nd\u00ebrtimin dhe operimin e tre incenerator\u00ebve \u2013 nj\u00eb projekt i shnd\u00ebrruar n\u00eb nj\u00eb afer\u00eb masive korruptive me pasoja t\u00eb r\u00ebnda penale dhe mjedisore n\u00eb vend.<\/p>\n<p>P\u00ebr ekspert\u00ebt e mjedisit, edhe nga reforma q\u00eb propozohet nuk pritet ndonj\u00eb gj\u00eb e re.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrimin tim \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb \u201cd\u00e9j\u00e0 vu,\u201d thot\u00eb Rodion Gjoka, ekspert i mjedisit dhe klim\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201c\u2026Kjo mund t\u00eb jet\u00eb hera e shtat\u00eb q\u00eb ndryshojm\u00eb fasad\u00ebn n\u00ebn moton Reform\u00eb, por aroma e plastik\u00ebs s\u00eb djegur vijon t\u00eb thartoj\u00eb fytin e banor\u00ebve n\u00eb Vlor\u00eb, Elbasan e gjetk\u00eb,\u201d shtoi ai.<\/p>\n<p>Gjoka thekson se Shqip\u00ebria ofron sot transparenc\u00ebn m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt dhe nivelin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb abuzimit me prokurimet n\u00eb fush\u00ebn e mjedisit, ndaj nisma t\u00eb tilla mund t\u00eb impresionojn\u00eb sipas tij burokrat\u00ebt e Brukselit, por nuk mund t\u00eb ofrojn\u00eb zgjidhje p\u00ebr qytetar\u00ebt.<\/p>\n<p>\u201cThemeli i menaxhimit t\u00eb mbetjeve jan\u00eb 3R: Redukto, Rip\u00ebrdor, Riciklo. Ne k\u00ebto themele nuk i kemi, k\u00ebshtu q\u00eb ajo \u00e7far\u00eb po reformojm\u00eb ngjan me nj\u00eb kala r\u00ebre, q\u00eb dallga e rradh\u00ebs e \u00e7on n\u00eb nj\u00eb nivel me detin,\u201d theksoi ai.<\/p>\n<p>Edhe Olsi Nika, drejtues i Eco Albania, thot\u00eb se qeveria pati n\u00eb fuqi nj\u00eb strategji t\u00eb ngjashme, por mori vendime kund\u00ebr saj dhe miratoi djeg\u00ebsat.<\/p>\n<p>\u201cStrategjia nj\u00ebsoj ishte, por n\u00eb nj\u00eb vendimmarrje kund\u00ebr strategjis\u00eb nd\u00ebrtuan incenerator\u00ebt. Duan t\u00eb b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb sho\u00eb m\u00eb shum\u00eb dhe premtojn\u00eb riciklimin,\u201d tha Nika p\u00ebr BIRN.<\/p>\n<p><strong>Propozimet pa incenerator\u00ebt<\/strong><br \/>\nMenaxhimi i mbetjeve urbane \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kompetenc\u00eb e pushtetit lokal n\u00eb Shqip\u00ebri, por kapacitetet e tyre logjistike dhe financiare vler\u00ebsohen si minimale. N\u00eb k\u00ebto kushte, Rama dhe Kumbaro theksuan t\u00eb enjten se krijimi i nj\u00eb kompanie t\u00eb re publike do t\u2019i jepte zgjidhje situat\u00ebs s\u00eb mbetjeve.<\/p>\n<p>\u201cBashkit\u00eb e vogla q\u00eb shpesh her\u00eb jan\u00eb edhe m\u00eb turistiket nuk kan\u00eb k\u00ebllqe\u201d, tha Kumbaro, duke iu referuar nevoj\u00ebs sipas saj p\u00ebr krijimin e kompanis\u00eb publike.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 ngritjes s\u00eb Operatorit Komb\u00ebtar t\u00eb Trajtimit t\u00eb Mbetjeve, i cili do t\u2019i ket\u00eb bashkit\u00eb klient\u00eb t\u00eb tij, qeveria premton investime n\u00eb nd\u00ebrtimin apo zgjerimin e landfilleve t\u00eb reja apo ekzistuese n\u00eb dhjet\u00ebvje\u00e7arin q\u00eb vjen.<\/p>\n<p>Landfillet n\u00eb Fier dhe Elbasan, ku p\u00ebr shkak t\u00eb d\u00ebshtimit t\u00eb incenerimit nuk ka m\u00eb kapacitete, do t\u00eb zgjerohen. Po ashtu do t\u00eb zgjerohen landfillet n\u00eb Kor\u00e7\u00eb, Bushat dhe Bajkal. Tre landfille t\u00eb reja jan\u00eb propozuar n\u00eb Kuk\u00ebs, Dib\u00ebr dhe Berat, nd\u00ebrsa jan\u00eb propozuar nj\u00eb s\u00ebr\u00eb pikash p\u00ebr p\u00ebrpunimin e mbetjeve dhe kompostimin e mbetjeve organike. Reforma parashikon edhe mbylljen brenda dekad\u00ebs t\u00eb 67 venddepozitimeve t\u00eb paligjshme.<\/p>\n<p>\u201cPo nuk i dham\u00eb p\u00ebrpar\u00ebsi k\u00ebtij sektori [riciklimit] nuk do t\u2019i plot\u00ebsojm\u00eb k\u00ebto kritere. Po nuk e fut\u00ebm si prioritet hierarkin\u00eb e mbetjeve nga ndarja n\u00eb burim te asgj\u00ebsimi, ne nuk do ja arrijm\u00eb\u201d, deklaroi Kumbaro.<\/p>\n<p>Olsi Nika i tha BIRN se rikthimi i v\u00ebmendjes te riciklimi ishte i mir\u00ebpritur, por kjo k\u00ebrkonte nj\u00eb investim serioz n\u00eb gjith\u00eb infrastruktur\u00ebn e trajtimit t\u00eb mbetjeve.<br \/>\n\u201cRiciklimi \u00ebsht\u00eb ky\u00e7i k\u00ebtu, por k\u00ebrkon investim serioz, q\u00eb nga koshi te kontejneri, te lagjja, te makina teknologjike,\u201d tha ai, nd\u00ebrsa shtoi se riciklimi funksionon vet\u00ebm me incentiv\u00eb ekonomike.<\/p>\n<p>Nika megjithat\u00eb e sheh pozitive menaxhimin e mbetjeve nga nj\u00eb kompani komb\u00ebtare, pasi thot\u00eb se bashkit\u00eb qart\u00ebsisht nuk kan\u00eb kapacitete. Ai v\u00eb n\u00eb dukje se nd\u00ebrsa ka modele t\u00eb d\u00ebshtuara si incenerator\u00ebt n\u00eb Fier e Elbasan, ka modele t\u00eb mira si menaxhimi rajonal n\u00eb Kor\u00e7\u00eb q\u00eb ka funksionuar.<\/p>\n<p>Edhe eksperti i mjedisit, Lavdosh Feruni e sheh pozitiv krijimin e kompanis\u00eb publike, por thot\u00eb se nd\u00ebrhyrja duhet t\u00eb jet\u00eb urgjente dhe ndryshimi t\u00eb pasqyrohet n\u00eb buxhet.<br \/>\n\u201cN\u00ebse nuk realizohet n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb realisht ndarja n\u00eb burim e mbetjeve, si fillim, si\u00e7 ka qen\u00eb ligji n\u00eb 2011\u2026, kalimi i trajtimit nga vendor n\u00eb operator komb\u00ebtar nuk do t\u00eb ndryshoj\u00eb asgj\u00eb nga situata aktuale,\u201d\u00a0 paralajm\u00ebroi Feruni p\u00ebrmes nj\u00eb postimi n\u00eb Facebook.<\/p>\n<p>P\u00ebr deputeten e opozit\u00ebs, Jorida Tabaku, reforma e propozuar \u00ebsht\u00eb nj\u00eb spektak\u00ebl. Ajo thot\u00eb se zgjidhjet e propozuara n\u00eb k\u00ebt\u00eb reform\u00eb kan\u00eb qen\u00eb gati q\u00eb para 12 viteve, por u anashkaluan nga qeveria.<br \/>\n\u201cAsnj\u00eb fjal\u00eb p\u00ebr 430 mln \u20ac kontrata t\u00eb incenerator\u00ebve. Asnj\u00eb fjal\u00eb p\u00ebr 12 vite mashtrime se gjoja Shqip\u00ebria ishte pastruar,\u201c shkroi Tabaku n\u00eb platform\u00ebn X.<\/p>\n<p>\u201cPor qeveria zgjodhi incenerator\u00ebt, i mbrojti publikisht, politikisht dhe sot vazhdon t\u2019i paguaj\u00eb nga taksat e shqiptar\u00ebve. Sa m\u00eb i bukur power point, aq m\u00eb e pis\u00ebt b\u00ebhet Shqip\u00ebria!\u201c shtoi ajo.<\/p>\n<p>Eksperti Rodion Gjoka thekson se p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur detyrimet q\u00eb rrjedhin nga direktiva 27 e Bashkimit Europian, shqiptar\u00ebt duhet t\u00eb p\u00ebrgatiten q\u00eb t\u00eb paguajn\u00eb shum\u00ebfish taksa p\u00ebr trajtimin e mbetjeve.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb kushtet q\u00eb kjo direktiv\u00eb t\u00eb zbatohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb korrekte \u00e7do qytetari n\u00eb vend do t\u2019i kushtoj\u00eb mesatarisht 300-380 euro n\u00eb vit, shum\u00eb e cila sigurisht do t\u00eb vilet nga taksimi mbi sh\u00ebrbimet publike,\u201d thekson Gjoka. \u201cTh\u00ebn\u00eb ndryshe, 7-8 her\u00eb m\u00eb shum\u00eb sesa paguan aktualisht,\u201d p\u00ebrfundoi ai.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/ekspertet-paralajmerojne-rama-do-shumefishoje-taksat-por-situata-me-plehrat-do-mbetet-e-njejte\/\">Ekspert\u00ebt paralajm\u00ebrojn\u00eb: Rama do shum\u00ebfishoj\u00eb taksat, por situata me plehrat do mbetet e nj\u00ebjt\u00eb<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Mjedisit, Mirela Kumbaro prezantuan t\u00eb enjten nj\u00eb reform\u00eb t\u00eb re p\u00ebr menaxhimin e integruar t\u00eb mbetjeve, e cila parashikon nd\u00ebr t\u00eb tjera dy ligje t\u00eb reja, krijimin e nj\u00eb kompanie publike si dhe investime p\u00ebr nd\u00ebrtimin e landfilleve t\u00eb reja. N\u00eb fjal\u00ebn e tij, kryeministri tha se ndryshimet ishin [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-37824","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/37824","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=37824"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/37824\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=37824"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=37824"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=37824"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}