{"id":37723,"date":"2025-08-28T13:48:35","date_gmt":"2025-08-28T13:48:35","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/28\/dita-nderkombetare-e-te-zhdukurve-spiropali-nga-shkodra-thirrje-per-kujtese-dhe-ndergjegjesim-seshte-kurre-vone-per-te-bere-drejtesi\/"},"modified":"2025-08-28T13:48:35","modified_gmt":"2025-08-28T13:48:35","slug":"dita-nderkombetare-e-te-zhdukurve-spiropali-nga-shkodra-thirrje-per-kujtese-dhe-ndergjegjesim-seshte-kurre-vone-per-te-bere-drejtesi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/28\/dita-nderkombetare-e-te-zhdukurve-spiropali-nga-shkodra-thirrje-per-kujtese-dhe-ndergjegjesim-seshte-kurre-vone-per-te-bere-drejtesi\/","title":{"rendered":"Dita Nd\u00ebrkomb\u00ebtare e t\u00eb Zhdukurve, Spiropali nga Shkodra: Thirrje p\u00ebr kujtes\u00eb dhe nd\u00ebrgjegj\u00ebsim, s\u2019\u00ebsht\u00eb kurr\u00eb von\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb drejt\u00ebsi!"},"content":{"rendered":"<p>Kryetarja Kuvendit Elisa Spiropali, ishte e pranishme n\u00eb Simpoziumin shkencor \u201cKufiri i shpres\u00ebs dhe i vdekjes 1944-1991 \u2013 Shkodra p\u00ebrball\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Takimi u organizua sot (28 gusht) nga Autoriteti i Dosjeve, n\u00eb Universitetin \u201cLuigj Gurakuqi\u201d n\u00eb Shkod\u00ebr, me rastin e 30 gushtit, Dit\u00ebs Nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb t\u00eb Zhdukurve.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb veprimtari merrnin pjes\u00eb ish-t\u00eb p\u00ebrndjekur nga regjimi komunist dhe familjar\u00eb e p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb tyre, ambasadori i Bashkimit Europian, Silvio Gonzato, Ambasadori i OSBE, Michel Tarran, kryetarja e Autoritetit t\u00eb Dosjeve, Gentiana Sula, deputetja Greta Bardeli, Rektori i Universitetit \u201cLuigj Gurakuqi\u201d, Prof. Tonin Gjuraj, studiues, p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb qeverisjes vendore, komuniteteve fetare, shoq\u00ebris\u00eb civile, etj.<\/p>\n<p>Kujtesa ndri\u00e7on t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn dhe ndihmon nd\u00ebrtimin e nj\u00eb shoq\u00ebrie t\u00eb sh\u00ebndetshme dhe t\u00eb drejt\u00eb. Me dat\u00ebn 30 gusht, bota sh\u00ebnon Dit\u00ebn Nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb t\u00eb Zhdukurve, nj\u00eb dat\u00eb q\u00eb p\u00ebr vendin ton\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb moment kalendarik, por nj\u00eb thirrje p\u00ebr kujtes\u00eb dhe nd\u00ebrgjegj\u00ebsim. Askund tjet\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr se n\u00eb Shkod\u00ebr nuk mund t\u00eb kishte kuptim kjo ceremoni\u201d, u shpreh nd\u00ebr t\u00eb tjera Spiropali.<\/p>\n<p>Spiropali theksoi se kjo ceremoni homazh \u00ebsht\u00eb nj\u00eb akt m\u00eb shum\u00eb n\u00eb favor t\u00eb kujtes\u00ebs dhe nj\u00eb apel p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb drejt\u00ebsi.<\/p>\n<p>\u201cNuk \u00ebsht\u00eb kurr\u00eb von\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb drejt\u00ebsi, nj\u00eb domosdoshm\u00ebri p\u00ebr nd\u00ebrgjegjen ton\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt\u201d, tha ajo.<\/p>\n<p>Sipas saj, \u201cdemokracia nuk p\u00ebrmbushet pa nd\u00ebshkimin e krimeve dhe pa njohjen e viktimave\u201d.<\/p>\n<p>\u201cShqip\u00ebria nuk mund t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb t\u00eb ardhme t\u00eb ndri\u00e7uar pa reflektuar me ndershm\u00ebri mbi t\u00eb shkuar\u00ebn e saj. Ky nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb borxh vet\u00ebm ndaj atyre q\u00eb nuk jan\u00eb m\u00eb, por edhe ndaj brezave q\u00eb vijn\u00eb. E kaluara na p\u00ebrket t\u00eb gjith\u00ebve si histori, si kujtes\u00eb dhe si p\u00ebrgjegj\u00ebsi\u201d, theksoi ajo.<\/p>\n<p>M\u00eb posht\u00eb fjala e plot\u00eb e kryeparlamentares Elisa Spiropali:<\/p>\n<p>\u201cT\u00eb nderuar familjar\u00eb t\u00eb viktimave t\u00eb regjimit komunist,<\/p>\n<p>E nderuar zonja Sula, Kryetare e Autoritetit p\u00ebr Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit t\u00eb Shtetit,<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb lart\u00eb t\u00eb institucioneve fetare dhe vendor\u00eb,<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar ambasador\u00eb,<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar akademik\u00eb, student\u00eb, qytetar\u00eb t\u00eb Shkodr\u00ebs,<\/p>\n<p>T\u00eb ftuar, miq,<\/p>\n<p>Faleminderit p\u00ebr pranin\u00eb dhe p\u00ebr ftes\u00ebn p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb simpozium p\u00ebrkujtimor e reflektues.<\/p>\n<p>Sot, n\u00eb k\u00ebt\u00eb qytet me nj\u00eb histori t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb dhimbjes, q\u00ebndres\u00ebs dhe dinjitetit, ndalemi p\u00ebr t\u00eb kujtuar ata q\u00eb mungojn\u00eb \u2014 njer\u00ebz t\u00eb zhdukur gjat\u00eb nj\u00eb periudhe t\u00eb err\u00ebt t\u00eb historis\u00eb son\u00eb, e cila vazhdon t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb qart\u00ebsi, drejt\u00ebsi dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsi.<\/p>\n<p>Me dat\u00ebn 30 gusht, bota sh\u00ebnon Dit\u00ebn Nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb t\u00eb Zhdukurve, nj\u00eb dat\u00eb q\u00eb p\u00ebr vendin ton\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb moment kalendarik, por nj\u00eb thirrje p\u00ebr kujtes\u00eb dhe nd\u00ebrgjegj\u00ebsim.<\/p>\n<p>Qyteterimi bashk\u00ebkohor kujton ata  shpirtra t\u00eb pafundem  njer\u00ebzish e fatesh t\u00eb thyera njer\u00ebzore n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt nuk dihet asgj\u00eb.<\/p>\n<p>Askund tjet\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr se n\u00eb Shkod\u00ebr nuk mund t\u00eb kishte kuptim kjo ceremoni, n\u00eb k\u00ebt\u00eb komunitet  t\u00eb q\u00ebndres\u00ebs antikomuniste, e cili vuajti si asnj\u00eb qytet tjet\u00ebr n\u00eb Shqip\u00ebri, hakmarrjen e regjimit ndaj kund\u00ebrshtar\u00ebve t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Ishte nj\u00eb vuajtje t\u00eb cilen vatra e Barletit e Bushatlinjeve e Fishtes e perballoi me madheshti, nj\u00eb madheshti tragjike, kujtim i cili ve brezat perballe nje prove morale.<\/p>\n<p>N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, Shkodra \u00ebsht\u00eb vendi ku kjo thirrje ting\u00ebllon m\u00eb fort \u2014 nj\u00eb qytet q\u00eb u b\u00eb simbol i p\u00ebrndjekjes, por edhe i rezistenc\u00ebs, i vuajtjes, por edhe i identitetit t\u00eb pap\u00ebrkulur qytetar dhe kulturor.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb qytet t\u00eb mrekulluesh\u00ebm me det e male p\u00ebrreth, me lumenj e liqen, si askund tjet\u00ebr dhe me nj\u00eb k\u00ebshtjell\u00eb mbi krye, jan\u00eb luajtur me qindra drama njer\u00ebzore. Klerik\u00eb t\u00eb arrestuar dhe t\u00eb pushkatuar me varr t\u00eb humbur, intelektual\u00eb dhe puntor\u00eb, t\u00eb rinj e t\u00eb reja t\u00eb vrar\u00eb n\u00eb kufi, jan\u00eb viktimat q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb e meritojn\u00eb respekt, kujtes\u00eb dhe drejt\u00ebsi.<\/p>\n<p>Kjo ceremoni homazh \u00ebsht\u00eb s\u00eb pari nj\u00eb pershpirtje, nj\u00eb refleksion, nj\u00eb ndales\u00eb p\u00ebr t\u00eb kujtuar njerzit e lir\u00eb, kurajon perballe tiranise, nje  akt m\u00eb shum\u00eb n\u00eb favor t\u00eb kujtes\u00ebs, dhe nj\u00eb apel p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb drejt\u00ebsi. Nuk \u00ebsht\u00eb kurr von\u00eb per t\u00eb b\u00ebr\u00eb drejtesi nj\u00eb domosdoshmeri p\u00ebr ndergjegjen ton\u00eb t\u00eb perbashket!<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, akt drejt\u00ebsie \u00ebsht\u00eb dhe respekti yn\u00eb i thell\u00eb, pengu i gjith\u00eb shoq\u00ebris\u00eb p\u00ebr \u00e7far\u00eb ka ndodhur dhe bindja se makthe t\u00eb tilla komb\u00ebtare nuk do t\u00eb p\u00ebrs\u00ebriten m\u00eb kurr\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe ndaj harreses duhet qendrese po kaq e forte, kjo perpjekje sa etike po aq duhet te jete edhe kulturore, pjese e \u00e7do antologjie historike, shkollore e sociale.<\/p>\n<p>Midis viteve 1944 dhe 1991, mij\u00ebra shqiptar\u00eb u zhduk\u00ebn pa gjurm\u00eb, u burgos\u00ebn, u pushkatuan apo u zhyt\u00ebn n\u00eb err\u00ebsir\u00ebn e nj\u00eb sistemi q\u00eb p\u00ebrjashtoi lirin\u00eb dhe individin dhe mbylli qytetar\u00ebt e vet n\u00eb nj\u00eb izolim t\u00eb pashembullt.<\/p>\n<p>Kufiri i Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb ishte nj\u00eb mund\u00ebsi lidhjeje, bashkimi e komunikimi ne bot\u00ebn, merrte jet\u00ebt e shqiptar\u00ebve q\u00eb d\u00ebshironin  t\u00eb jetonin n\u00eb liri.<\/p>\n<p>Kufiri i Shkodr\u00ebs, qyteti dhe fshatrat e saj, jan\u00eb nd\u00ebr d\u00ebshmit\u00eb m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda t\u00eb tiranis\u00eb komuniste.<\/p>\n<p>Mungesa e t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb plota, fshehja e varreve, mohimi i t\u00eb drejt\u00ebs p\u00ebr t\u00eb ditur, e shtuan tragjedin\u00eb dhe e shtrin\u00eb at\u00eb p\u00ebrtej jet\u00ebve t\u00eb humbura \u2014 n\u00eb nj\u00eb plag\u00eb q\u00eb sot \u00ebsht\u00eb ende e hapur n\u00eb nd\u00ebrgjegjen komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Ky simpozium nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb nderim p\u00ebr viktimat, por nj\u00eb akt p\u00ebrballjeje me t\u00eb shkuar\u00ebn. Nj\u00eb akt q\u00eb i takon t\u00eb gjith\u00eb shoq\u00ebris\u00eb, pa dallime dhe pa q\u00ebllime politike apo ideologjike. Pa k\u00ebt\u00eb p\u00ebrballje, pa k\u00ebt\u00eb nd\u00ebrgjegj\u00ebsim t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, nuk mund t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb sh\u00ebndetshme dhe t\u00eb drejt\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb proces, kultura e kujtes\u00ebs luan nj\u00eb rol themelor. Kujtesa nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb detyrim moral, por nj\u00eb nevoj\u00eb shoq\u00ebrore. Ajo \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e emancipimit ton\u00eb dhe e integritetit ton\u00eb historik. T\u00eb kujtosh do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb kuptosh, dhe t\u00eb kuptosh do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb mos harrosh \u2014 p\u00ebr t\u00eb mos p\u00ebrs\u00ebritur gabimet.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, \u00ebsht\u00eb detyr\u00eb e institucioneve demokratike, p\u00ebrfshir\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb, q\u00eb t\u00eb garantojn\u00eb mb\u00ebshtetjen p\u00ebr pun\u00ebn e institucioneve si Autoriteti p\u00ebr Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit t\u00eb Shtetit dhe Komisioni p\u00ebr gjetjen e t\u00eb zhdukurve. Ne kemi detyrimin t\u00eb forcojm\u00eb kuadrin ligjor dhe mbik\u00ebqyr\u00ebs p\u00ebr t\u00eb mund\u00ebsuar nj\u00eb qasje m\u00eb t\u00eb thell\u00eb dhe transparente ndaj s\u00eb kaluar\u00ebs.<\/p>\n<p>K\u00ebrkimi p\u00ebr drejt\u00ebsi nuk \u00ebsht\u00eb hakmarrje, por p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb rikthyer dinjitetin e mohuar. Asnj\u00eb shoq\u00ebri nuk mund t\u00eb ec\u00eb p\u00ebrpara n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme pa e ndri\u00e7uar t\u00eb shkuar\u00ebn e saj. Demokracia nuk p\u00ebrmbushet pa nd\u00ebshkimin e krimeve dhe pa njohjen e viktimave.<\/p>\n<p>Sot, p\u00ebrball\u00eb nesh q\u00ebndron ende sfida p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebruar plag\u00ebt e hapura \u2014 me maturi, me urt\u00ebsi dhe me p\u00ebrkushtim. Ka n\u00ebna q\u00eb nuk e m\u00ebsuan kurr\u00eb fatin e birit; ka f\u00ebmij\u00eb q\u00eb nuk pan\u00eb kurr\u00eb figur\u00ebn e atit; ka v\u00ebllez\u00ebr e motra q\u00eb jetuan me munges\u00ebn si pjes\u00eb t\u00eb p\u00ebrditshm\u00ebris\u00eb s\u00eb tyre. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje private e disa familjeve \u2014 \u00ebsht\u00eb nj\u00eb plag\u00eb kolektive, q\u00eb k\u00ebrkon p\u00ebrgjigje publike.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrkujtim, nuk mund t\u00eb mos p\u00ebrmendim edhe shqiptar\u00ebt e zhdukur gjat\u00eb luft\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs \u2014 nj\u00eb tjet\u00ebr plag\u00eb komb\u00ebtare, q\u00eb ndan me ne t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dram\u00eb njer\u00ebzore, t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn heshtje q\u00eb duhet thyer.<\/p>\n<p>Ndaj, le t\u00eb b\u00ebjm\u00eb \u00e7mos q\u00eb kujtesa t\u00eb mos jet\u00eb thjesht nj\u00eb akt simbolik, por pjes\u00eb e arsimit, e historis\u00eb, e kultur\u00ebs son\u00eb. Le t\u00eb m\u00ebsojm\u00eb t\u00eb flasim p\u00ebr t\u00eb kaluar\u00ebn me p\u00ebrgjegj\u00ebsi, jo p\u00ebr t\u00eb ndar\u00eb, por p\u00ebr t\u00eb kuptuar. Jo p\u00ebr t\u00eb manipuluar, por p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar. Jo per kredo politike, por per nje politike te moralshme.<\/p>\n<p>Le t\u00eb kujtojm\u00eb sot, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, fjal\u00ebt e At Zef Pllumit, i cili shkroi \u201cRrno p\u00ebr me tregue\u201d jo p\u00ebr t\u00eb d\u00ebnuar t\u00eb tjer\u00ebt, por p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb d\u00ebshmi, p\u00ebr t\u00eb hapur rrug\u00eb drejt s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs dhe drejt nd\u00ebrtimit t\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebrie m\u00eb t\u00eb drejt\u00eb. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb shembull i rrall\u00eb i filozofis\u00eb s\u00eb kujtes\u00ebs si instrument human, p\u00ebrball\u00eb err\u00ebsir\u00ebs s\u00eb mohimit dhe frik\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb mbyllje, m\u00eb lejoni t\u00eb p\u00ebrs\u00ebris: Shqip\u00ebria nuk mund t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb t\u00eb ardhme t\u00eb ndri\u00e7uar pa reflektuar me ndershm\u00ebri mbi t\u00eb shkuar\u00ebn e saj. Ky nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb borxh vet\u00ebm ndaj atyre q\u00eb nuk jan\u00eb m\u00eb, por edhe ndaj brezave q\u00eb vijn\u00eb. E kaluara na p\u00ebrket t\u00eb gjith\u00ebve \u2014 si histori, si kujtes\u00eb dhe si p\u00ebrgjegj\u00ebsi\u201d.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/08\/dita-nderkombetare-e-te-zhdukurve-spiropali-nga-shkodra-thirrje-per-kujtese-dhe-ndergjegjesim-seshte-kurre-vone-per-te-bere-drejtesi\/\">Dita Nd\u00ebrkomb\u00ebtare e t\u00eb Zhdukurve, Spiropali nga Shkodra: Thirrje p\u00ebr kujtes\u00eb dhe nd\u00ebrgjegj\u00ebsim, s\u2019\u00ebsht\u00eb kurr\u00eb von\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb drejt\u00ebsi!<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetarja Kuvendit Elisa Spiropali, ishte e pranishme n\u00eb Simpoziumin shkencor \u201cKufiri i shpres\u00ebs dhe i vdekjes 1944-1991 \u2013 Shkodra p\u00ebrball\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebs\u201d. Takimi u organizua sot (28 gusht) nga Autoriteti i Dosjeve, n\u00eb Universitetin \u201cLuigj Gurakuqi\u201d n\u00eb Shkod\u00ebr, me rastin e 30 gushtit, Dit\u00ebs Nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb t\u00eb Zhdukurve. N\u00eb k\u00ebt\u00eb veprimtari merrnin pjes\u00eb ish-t\u00eb p\u00ebrndjekur [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-37723","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/37723","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=37723"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/37723\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=37723"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=37723"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=37723"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}