{"id":37701,"date":"2025-08-28T11:48:58","date_gmt":"2025-08-28T11:48:58","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/28\/akuzat-e-trump-ndaj-sorosit-berisha-nje-akt-historik-fbi-te-hetoje-ne-shqiperi-per-lidhjet-kriminale-me-ramen\/"},"modified":"2025-08-28T11:48:58","modified_gmt":"2025-08-28T11:48:58","slug":"akuzat-e-trump-ndaj-sorosit-berisha-nje-akt-historik-fbi-te-hetoje-ne-shqiperi-per-lidhjet-kriminale-me-ramen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/28\/akuzat-e-trump-ndaj-sorosit-berisha-nje-akt-historik-fbi-te-hetoje-ne-shqiperi-per-lidhjet-kriminale-me-ramen\/","title":{"rendered":"Akuzat e Trump ndaj Sorosit\/ Berisha: Nj\u00eb akt historik, FBI t\u00eb hetoj\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr lidhjet kriminale me Ram\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p>Kreu i Partis\u00eb Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar deklaratat e presidentit amerikan Donald Trump lidhur me George Sorosin dhe djalin e tij, duke i cil\u00ebsuar ato si nj\u00eb \u201cakt historik\u201d.<\/p>\n<p>Berisha ka rip\u00ebrs\u00ebritur q\u00ebndrimet e tij kund\u00ebr Sorosit dhe aktiviteteve t\u00eb tij, duke kujtuar se disa vite m\u00eb par\u00eb e kishte cil\u00ebsuar at\u00eb si nj\u00eb figur\u00eb problematike dhe kishte k\u00ebrkuar masa ligjore nga Senati dhe Kongresi amerikan, si dhe nga Parlamenti Europian.<\/p>\n<p>N\u00eb deklarat\u00ebn e tij p\u00ebr mediat, Berisha tha se Soros dhe i biri kan\u00eb qen\u00eb aktiv\u00eb n\u00eb projekte dhe investime nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe se ndikimi i tyre ka pasur impakt n\u00eb vende t\u00eb ndryshme, p\u00ebrfshir\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb. Ai vuri n\u00eb dukje se kishte k\u00ebrkuar q\u00eb veprimtaria e tyre jasht\u00eb SHBA-ve t\u00eb monitorohej ligj\u00ebrisht.<\/p>\n<p>Berisha,\u00a0u shpreh se veprimtaria e Xhorxh Sorosit dhe lidhjet e tij me qeverin\u00eb shqiptare duhet t\u00eb hetohen nga autoritetet amerikane, duke p\u00ebrdorur ligjin RICO, ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb tashm\u00eb n\u00eb SHBA.<\/p>\n<p>Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama, ish-bashk\u00ebshorten dhe bashk\u00ebshorten aktuale t\u00eb tij, si p\u00ebrfitues direkt t\u00eb fondeve t\u00eb Sorosit n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p><strong>Pjes\u00eb nga deklarata:<\/strong><\/p>\n<div>N\u00eb nj\u00eb akt historik, presidenti i SHBA, akuzoi dje bazuar n\u00eb aktin ligjor t\u00eb RICO-s, Xhorxh Sorosin dhe djalin e tij, ekstremist t\u00eb majt\u00eb, Aleksis Soros si organizat\u00eb kriminale q\u00eb kan\u00eb ushtruar nj\u00eb veprimtari intensive kund\u00ebr rendit dhe siguris\u00eb s\u00eb SHBA.<br \/>\nXhorxh Sorosi dhe i biri i tij jan\u00eb sot mb\u00ebshtetja kryesore e grupeve kryesore dhe ideologjis\u00eb marksiste dhe post-marksiste n\u00eb SHBA dhe n\u00eb bot\u00eb.<br \/>\nUn\u00eb vij sot edhe p\u00ebr t\u00eb rikujtuar se 8 vite m\u00eb par\u00eb e kam shpallur Sorosin nj\u00eb monst\u00ebr t\u00eb njer\u00ebzimit.<br \/>\nI kam k\u00ebrkuar publikisht Senatit dhe Kongresit t\u00eb SHBA q\u00eb t\u00eb ndalojn\u00eb me ligj veprimtarin\u00eb e tij kriminale, antidemokratike jasht\u00eb SHBA.<br \/>\nT\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn k\u00ebrkes\u00eb i kam paraqitur publikisht edhe Parlamentit Europian.<br \/>\nP\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, e kam konsideruar dhe e konsideroj at\u00eb nj\u00eb armik t\u00eb eg\u00ebr t\u00eb demokracis\u00eb shqiptare.<br \/>\nE v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se po n\u00eb k\u00ebt\u00eb fjal\u00eb publike, un\u00eb k\u00ebrkova shpalljen e tij non-grata.<br \/>\nGjat\u00eb k\u00ebtyre viteve ai p\u00ebrdori t\u00eb gjith\u00eb fuqin\u00eb e tij politike, monetare kund\u00ebr demokracis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb nj\u00eb organizate kriminale q\u00eb kryesohet nga Edi Rama.<br \/>\nPor rikujtoj shqiptar\u00ebt se Soros dhe i biri, pas Nju Jorkut, kryeqytetin e dyt\u00eb m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb bot\u00eb kan\u00eb pasur Tiran\u00ebn.<br \/>\nN\u00eb Tiran\u00ebm, ata, me investimet e tyre t\u00eb pakufishme financiare, me lobimet e tyre kriminale, ata arrit\u00ebn t\u00eb transformojn\u00eb rendin demokratik dhe Kushtetut\u00ebn e vendit.<br \/>\nP\u00ebr t\u00eb konsoliduar pushtetin e krimit t\u00eb Edi Ram\u00ebs, Xhorxh Soros, fondacioni i tij dhe i biri i tij, u angazhuan n\u00eb t\u00eb ashtuquajturat reforma q\u00eb kishin vet\u00ebm nj\u00eb q\u00ebllim: monizmin dhe narkoshtetin n\u00eb Shqip\u00ebri.<br \/>\nAta ndikuan shum\u00eb n\u00eb administrat\u00ebn e Xho Bajden, por ndikuan edhe n\u00eb kancelari t\u00eb tjera.<br \/>\nAta u b\u00ebn\u00eb mb\u00ebshtetje kryesore e dhunimit t\u00eb zgjedhjeve dhe pranimit t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb dhunuara pa u num\u00ebruar ende votat si\u00e7 ishte rasti i vitit 2021.<br \/>\nAta u b\u00ebn\u00eb mburoj\u00eb e kanabizimit t\u00eb plot\u00eb t\u00eb vendit dhe m\u00eb von\u00eb hapjes s\u00eb karteleve t\u00eb drog\u00ebs, m\u00eb t\u00eb fuqishme n\u00eb Europ\u00eb.<br \/>\nShtoj k\u00ebtu se ai dyshim i madh q\u00eb ekziston p\u00ebr udh\u00ebtimet me \u00e7arter t\u00eb Edi Ram\u00ebs, 140 udh\u00ebtime n\u00eb 2 vite, p\u00ebr t\u00eb cilat ka indicie se jan\u00eb transportuar para dhe drog\u00eb me valixhe diplomatike, dyshime shum\u00eb serioze ngrihen mbi vizitat 2-3 javore t\u00eb viteve t\u00eb fundit n\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb Aleksand\u00ebr Sorosit.<br \/>\nSe cili ka qen\u00eb motivi i tyre, por k\u00ebto vizita me avion n\u00eb dispozicion dhe fluturime, kan\u00eb pa asnj\u00eb diskutim dyshime t\u00eb m\u00ebdha.<\/div>\n<p>Un\u00eb jam sot k\u00ebtu p\u00ebr t\u00eb denoncuar para shqiptar\u00ebve t\u00eb gjith\u00eb veprimtarin\u00eb antishqiptare, antidemokratike t\u00eb Xhorxh Sorosit me vegl\u00ebn e tij Edi Rama n\u00eb Shqip\u00ebri.<br \/>\nPor theksoj se Edi Rama me ish-bashk\u00ebshorten dhe bashk\u00ebshorten aktuale, jan\u00eb pasuruar me miliona e miliona nga parat\u00eb ilegale t\u00eb Xhorxh Sorosit n\u00eb Shqip\u00ebri.<br \/>\nThirrja ime p\u00ebr qeverin\u00eb e SHBA dhe kongresin e SHBA, thirrja ime p\u00ebr FBI-n\u00eb, t\u00eb shtrijn\u00eb hetimet e tyre p\u00ebr Xhorxhin dhe t\u00eb birin edhe n\u00eb Shqip\u00ebri gjat\u00eb 20 viteve dhe do gjejn\u00eb se si ata p\u00ebrdor\u00ebn \u00e7do lloj influence kund\u00ebr nj\u00eb force politike n\u00eb favor t\u00eb ekstremit t\u00eb majt\u00eb t\u00eb Edi Ram\u00ebs, bashk\u00ebshortes s\u00eb tij dhe ish-bashk\u00ebshortes s\u00eb tij, t\u00eb gjitha drejtuese kryesore n\u00eb fondacionin Soros, t\u00eb ushqyera me miliona nga ky fondacion.<br \/>\nT\u00eb hetojn\u00eb politik\u00ebn e jashtme t\u00eb Xhorxh Sorosit, e cila n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb absolute p\u00ebrputhej me Beogradin dhe binte ndesh me interesat e shqiptar\u00ebve, me politik\u00ebn e ndjekur zyrtare t\u00eb SHBA gjer n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, por dhe me politik\u00ebn e ndjekur nga presidenti Donald Trump n\u00eb mandatin e par\u00eb.<br \/>\nIu b\u00ebj thirrje q\u00eb duke p\u00ebrdorur aktin RICO, t\u00eb hetojn\u00eb \u00e7do veprim t\u00eb Xhorxh Sorosit n\u00eb t\u00eb ashtuquajtur\u00ebn reform\u00eb kushtetuese dhe t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, me t\u00eb cil\u00ebn kan\u00eb garantuar sot nj\u00eb pushtet q\u00eb kontrollon mbi 95 p\u00ebrqind t\u00eb \u00e7do gj\u00ebje n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend.<br \/>\nPraktikisht pothuajse nj\u00eb moniz\u00ebm t\u00eb plot\u00eb.<\/p>\n<p>Le t\u00eb urojm\u00eb q\u00eb drejt\u00ebsia e SHBA t\u00eb bjer\u00eb mbi k\u00ebt\u00eb monst\u00ebr t\u00eb njer\u00ebzimit, i cili n\u00eb vende t\u00eb caktuara ka krijuar drama t\u00eb m\u00ebdha sa vet\u00eb luft\u00ebrat me pasurimin e tij.<br \/>\nUn\u00eb mendoj se Xhorxh Sorosi meriton nj\u00eb gjyq nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb veprimtarin\u00eb e tij n\u00eb d\u00ebm t\u00eb liris\u00eb, demokracis\u00eb dhe interesave jetike t\u00eb popujve n\u00eb vendet n\u00eb t\u00eb cilat ai ka vepruar.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/akuzat-e-trump-ndaj-sorosit-berisha-nje-akt-historik-fbi-te-hetoje-ne-shqiperi-per-lidhjet-kriminale-me-ramen\/\">Akuzat e Trump ndaj Sorosit\/ Berisha: Nj\u00eb akt historik, FBI t\u00eb hetoj\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr lidhjet kriminale me Ram\u00ebn<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kreu i Partis\u00eb Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar deklaratat e presidentit amerikan Donald Trump lidhur me George Sorosin dhe djalin e tij, duke i cil\u00ebsuar ato si nj\u00eb \u201cakt historik\u201d. Berisha ka rip\u00ebrs\u00ebritur q\u00ebndrimet e tij kund\u00ebr Sorosit dhe aktiviteteve t\u00eb tij, duke kujtuar se disa vite m\u00eb par\u00eb e kishte cil\u00ebsuar at\u00eb si nj\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-37701","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/37701","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=37701"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/37701\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=37701"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=37701"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=37701"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}