{"id":37606,"date":"2025-08-27T16:48:23","date_gmt":"2025-08-27T16:48:23","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/27\/paraja-e-krimit-flet-eksperti-i-ekonomise-apartamentet-nuk-i-blejne-dot-qytetaret-e-ndershem\/"},"modified":"2025-08-27T16:48:23","modified_gmt":"2025-08-27T16:48:23","slug":"paraja-e-krimit-flet-eksperti-i-ekonomise-apartamentet-nuk-i-blejne-dot-qytetaret-e-ndershem","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/27\/paraja-e-krimit-flet-eksperti-i-ekonomise-apartamentet-nuk-i-blejne-dot-qytetaret-e-ndershem\/","title":{"rendered":"\u2018Paraja e krimit\u2019, flet eksperti i ekonomise: Apartamentet nuk i blejn\u00eb dot qytetar\u00ebt e ndersh\u00ebm"},"content":{"rendered":"<p>Eksperti i ekonomis\u00eb, Klodian Mu\u00e7o, deklaroi se forcimi i vazhduesh\u00ebm i monedh\u00ebs vendase nuk justifikohet me bumin turistik t\u00eb viteve t\u00eb fundit. Ai tha se, edhe pse vitin e kaluar Shqip\u00ebria num\u00ebroi mbi 11.4 milion\u00eb turist\u00eb, luhatjet e euros gjat\u00eb sezonit ishin minimale, \u00e7ka tregon se turizmi nuk \u00ebsht\u00eb arsyeja kryesore e forcimit t\u00eb lekut.<\/p>\n<p>Sipas tij, n\u00eb k\u00ebt\u00eb fenomen ndikojn\u00eb faktor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, kryesisht paraja kriminale q\u00eb po dep\u00ebrton n\u00eb ekonomin\u00eb reale, si edhe nd\u00ebrtimi masiv i cili nuk ka asnj\u00eb logjik\u00eb ekonomike.<\/p>\n<p>Mu\u00e7o n\u00ebnvizoi se n\u00eb Tiran\u00eb, ndon\u00ebse popullsia nuk po rritet, oferta e apartamenteve shtohet \u00e7do vit me 10 deri n\u00eb 15%, duke l\u00ebn\u00eb pas dhjet\u00ebra mij\u00ebra banesa bosh, nd\u00ebrsa \u00e7mimet vijojn\u00eb t\u00eb rriten.<\/p>\n<p>Eksperti theksoi se k\u00ebto prona nuk i blejn\u00eb dot qytetar\u00ebt e ndersh\u00ebm me t\u00eb ardhurat e tyre, pasi nuk p\u00ebrballohen as nga profesor\u00ebt, m\u00ebsuesit, inxhinier\u00ebt apo mjek\u00ebt, por kryesisht nga individ\u00eb q\u00eb disponojn\u00eb para t\u00eb gjeneruara nga krimi, korrupsioni dhe evazioni.<\/p>\n<p>\u201cM\u00eb vjen keq ta them, por Shqip\u00ebria po kthehet si disa vende afrikane ku bukurit\u00eb natyrore mbushen me vila dhe komplekse luksoze, q\u00eb nuk jan\u00eb p\u00ebr qytetar\u00ebt vendas, por vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb huajt me shum\u00eb para\u201d, deklaroi Mu\u00e7o.<\/p>\n<p>Ai paralajm\u00ebroi se shum\u00eb zona t\u00eb vendit po humbasin funksionin e tyre p\u00ebr qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb, nd\u00ebrsa kullat q\u00eb po nd\u00ebrtohen nuk jan\u00eb t\u00eb destinuara p\u00ebr ta, por p\u00ebr nj\u00eb treg t\u00eb huaj t\u00eb p\u00ebrzgjedhur.<\/p>\n<p>\u201c\u00c7do ekonomist q\u00eb do flite me qart\u00ebsi do thoshte q\u00eb nj\u00eb forcim i vazhduesh\u00ebm i monedh\u00ebs ton\u00eb vendase si\u00e7 po ndodh vitet e fundit n\u00eb Shqip\u00ebri nuk justifikohet kurr\u00eb me bumin turistik.<\/p>\n<p>Konkretisht vitin e kaluar, num\u00ebruam 11.4 milion\u00eb turist\u00eb, po t\u00eb kemi parasysh ecurin\u00eb e euros nga janari deri n\u00eb gusht apo deri n\u00eb shtator kur kemi flukse rrit\u00ebse t\u00eb turist\u00ebve, n\u00eb fakt ndryshimi i euros ishte gati gati i pap\u00ebrfillsh\u00ebm q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se nuk \u00ebsht\u00eb turizmi ai q\u00eb po forcon monedh\u00ebn ton\u00eb vendase.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb tilla kushte ajo q\u00eb na bie n\u00eb sy \u00ebsht\u00eb q\u00eb jan\u00eb faktor\u00eb ekzogjen\u00eb q\u00eb bien n\u00eb sy q\u00eb \u00e7ojn\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb forcim t\u00eb vazhduesh\u00ebm.<br \/>\n\u00cbsht\u00eb sigurisht edhe paraja kriminale q\u00eb dep\u00ebrton n\u00eb ekonomin\u00eb reale, gjithashtu edhe nd\u00ebrtimi q\u00eb nuk ka logjik\u00eb, nuk ka absolutisht asnj\u00eb logjik\u00eb ekonomike q\u00eb n\u00eb nj\u00eb qytet si Tirana q\u00eb popullsia tanim\u00eb \u00ebsht\u00eb frenuar, nuk ka m\u00eb nj\u00eb rritje ose ajo rritja \u00ebsht\u00eb gati gati e pap\u00ebrfillshme e popullsis\u00eb, sugjerohet rritje e ofert\u00ebs s\u00eb nd\u00ebrtimit \u00e7do vit me nga 10 apo edhe nga 15%. Nga ana tjet\u00ebr kemi dhjet\u00ebra mij\u00ebra apartamente bosh, nd\u00ebrkoh\u00eb po rriten dhe \u00e7mimet nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb lul\u00ebzojn\u00eb, mbijn\u00eb kulla dit\u00eb p\u00ebr dit\u00eb q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se shiko se k\u00ebto apartamente me k\u00ebto \u00e7mime nuk i blejn\u00eb dot qytetar\u00eb t\u00eb ndersh\u00ebm, nuk i blejn\u00eb dot qytetar\u00ebt me kursimet e tyre, nuk i blejn\u00eb dot as profesori, as m\u00ebsuesi, as inxhinieri n\u00eb shum\u00eb raste, as ai mjeku q\u00eb merr at\u00eb pag\u00ebn n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ndershme.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha k\u00ebto prona blihen kryesisht nga ata q\u00eb kan\u00eb para t\u00eb gjeneruara kryesisht nga krimi, nga korrupsioni, nga evazioni etj.<\/p>\n<p>M\u00eb vjen keq ta them por Shqip\u00ebria, ne, po kthehemi si shum\u00eb vende afrikane q\u00eb si shum\u00eb vende t\u00eb varfra n\u00eb bot\u00eb q\u00eb edhe ato bukurit\u00eb e detit duken sikur po nd\u00ebrtohen apo po mbushen me vila luksi, e komplekse shum\u00eb luksoze q\u00eb nuk jan\u00eb m\u00eb p\u00ebr qytetar\u00ebt e vet por jan\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr turist\u00ebt e huaj me shum\u00eb para.<\/p>\n<p>Sot q\u00eb ne po flasim shum\u00eb prej zonave n\u00eb Shqip\u00ebri nuk jan\u00eb m\u00eb p\u00ebr qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb, kullat q\u00eb po nd\u00ebrtohen nuk jan\u00eb p\u00ebr qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb\u201d, u shpreh ai.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/paraja-e-krimit-flet-eksperti-i-ekonomise-apartamentet-nuk-i-blejne-dot-qytetaret-e-ndershem\/\">\u2018Paraja e krimit\u2019, flet eksperti i ekonomise: Apartamentet nuk i blejn\u00eb dot qytetar\u00ebt e ndersh\u00ebm<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Eksperti i ekonomis\u00eb, Klodian Mu\u00e7o, deklaroi se forcimi i vazhduesh\u00ebm i monedh\u00ebs vendase nuk justifikohet me bumin turistik t\u00eb viteve t\u00eb fundit. Ai tha se, edhe pse vitin e kaluar Shqip\u00ebria num\u00ebroi mbi 11.4 milion\u00eb turist\u00eb, luhatjet e euros gjat\u00eb sezonit ishin minimale, \u00e7ka tregon se turizmi nuk \u00ebsht\u00eb arsyeja kryesore e forcimit t\u00eb lekut. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-37606","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/37606","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=37606"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/37606\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=37606"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=37606"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=37606"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}