{"id":37590,"date":"2025-08-27T14:48:29","date_gmt":"2025-08-27T14:48:29","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/27\/artur-ajazi-partickat\/"},"modified":"2025-08-27T14:48:29","modified_gmt":"2025-08-27T14:48:29","slug":"artur-ajazi-partickat","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/27\/artur-ajazi-partickat\/","title":{"rendered":"Artur Ajazi: Parti\u00e7kat"},"content":{"rendered":"<p>Zgjedhjet e 11 Majit, treguan se krijimi i parti\u00e7kave t\u00eb reja, ishte fillimi i fundit t\u00eb atyre q\u00eb besojn\u00eb akoma se \u201cn\u00eb politik\u00eb duhen aktor\u00eb t\u00eb rinj\u201d. Zgjedhjet dhe rezultati i 11 Majit, tregoi se \u201cparti\u00e7kat u krijuan nga matrapaz\u00eb dhe jo nga p\u00ebrfaq\u00ebsonj\u00ebs t\u00eb brezit t\u00eb ri t\u00eb politikan\u00ebve\u201d. Edhe rezultati i marr\u00eb nga parti\u00e7kat, po ashtu dhe sherret banale dhe fyese p\u00ebr ato vota q\u00eb mor\u00ebn nga shqiptar\u00ebt, treguan formimin  real t\u00eb kryetaruc\u00ebve, q\u00eb deri para 11 Majit, dilnin n\u00eb ekrane duke ftuar shqiptar\u00ebt \u201cvotoni p\u00ebr ne, jemi e ardhmja juaj\u201d. Sa qesharak\u00eb.<\/p>\n<p>Por ja q\u00eb n\u00eb list\u00ebn e kandidat\u00ebve, kryetaruc\u00ebt kishin vendosur emrat e tezeve, hallave, dajave, mamave, baballar\u00ebve, nip\u00ebrve, me soj dhe sorrollop, dhe asnj\u00eb em\u00ebr tjet\u00ebr, an\u00ebtari apo kontribuesi. Pra, ende pa nisur mir\u00eb nga rrug\u00ebtimi i tyre drejt nj\u00eb \u201cpolitike progresiste\u201d, ata kishin nisur matrapazll\u00ebqet me lista dhe emrat e kandidat\u00ebve.<\/p>\n<p>Zoti e deshi, q\u00eb ata t\u00eb merrnini vet\u00ebm 1 deputet, dhe ai me sherre dhe shamata. Madje u shan\u00eb me lib\u00ebr sht\u00ebpie kryetaruc\u00ebt e parti\u00e7kave, aq sa ata q\u00eb kishin votuar p\u00ebr ata, shqyen syt\u00eb dhe than\u00eb me vehte se \u201csi votuam ne p\u00ebr k\u00ebta pazarexhinj\u201d. Por ja q\u00eb, fushata mbaroi, rezultati u shpall, ashtu edhe lista em\u00ebrore e deputet\u00ebve, ku parti\u00e7kat e \u201cpolitik\u00ebs s\u00eb t\u00eb ardhmes Shqip\u00ebris\u00eb\u201d, me shum\u00eb sforco mor\u00ebn 1 deputet. Dhe sherri nuk ka mbaruar, pasi kryetaruc\u00ebt e tyre  nuk e kan\u00eb mbyllur sherrin akoma.<\/p>\n<p>Kjo natyrisht \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb qeshur dhe p\u00ebr t\u00eb qar\u00eb. E nd\u00ebrsa shqiptar\u00ebt presin, q\u00eb nga gjiri i tyre t\u00eb dalin emra t\u00eb rinj, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar denj\u00ebsisht politik\u00ebn e re europianiste n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend, shohin se si krijohen parti\u00e7ka me familjar\u00eb dhe farafis kryetaruc\u00ebsh, dhe pastaj durojn\u00eb dhe lexojn\u00eb n\u00eb media edhe sherret banale mes tyre. T\u00eb joshur nga politika e vjet\u00ebr 35 vje\u00e7are, dhe t\u00eb kthyer n\u00eb \u201cushtar\u00eb\u201d t\u00eb kast\u00ebs s\u00eb vjet\u00ebr t\u00eb k\u00ebsaj politike, ata vegjetuan fare pak n\u00eb sken\u00ebn e madhe, duke menduar se do t\u00eb kishin fitime t\u00eb m\u00ebdha. Harruan se \u201cluani nuk t\u00eb hap rrug\u00eb kollaj\u201d, dhe se pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe k\u00ebrkon ta haj\u00eb vet\u00eb. Edhe pse n\u00eb fushat\u00eb u ftuan nga opozita ti bashkohen asaj, ata me gjoja \u201cfodull\u00ebk\u201d deklaruan se \u201cne do t\u00eb jemi fituesit e 11 Majit\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, kallauzi ishte gjetk\u00eb. Pazaret ishin b\u00ebr\u00eb, dhe pazaret po b\u00ebhen akoma dhe sot pa nisur  10 Shtatori. Shqiptar\u00ebt e din\u00eb tanim\u00eb se, parti\u00e7at e reja, dhe kryetaruc\u00ebt e tyre, jan\u00eb thjesh pazarexhin, matrapaz\u00eb, dhe leva t\u00eb bindura t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb vjet\u00ebr, me seli n\u00eb ish-SHQUP. N\u00eb politik\u00eb nuk mund t\u00eb futesh me formim t\u00eb gjysmuar, dhe plane t\u00eb paracaktuara p\u00ebr t\u00eb fituar \u201cllokma t\u00eb m\u00ebdha\u201d, pa e nisur fillimisht nga pika zero. Shqip\u00ebria (si vend ballkanik) ka specifikat e saj edhe n\u00eb sken\u00ebn politike.<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb e leht\u00eb t\u00eb ngjitesh n\u00eb maj\u00eb, nqs nuk je njeri i duruar, i ekuilibruar, tolerant dhe aspak arrogant. Kryetaruc\u00ebt e rinj, i mor\u00ebn gabim leksionet e para nga ish-lideri historik, dhe kjo i kushtoi atyre shum\u00eb, aq sa n\u00eb zgjedhjet e tjera, ata nuk mund t\u00eb marrin as votat e farafisit, jo pastaj t\u00eb shqiptar\u00ebve.\/Javanews<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/08\/artur-ajazi-partickat\/\">Artur Ajazi: Parti\u00e7kat<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Zgjedhjet e 11 Majit, treguan se krijimi i parti\u00e7kave t\u00eb reja, ishte fillimi i fundit t\u00eb atyre q\u00eb besojn\u00eb akoma se \u201cn\u00eb politik\u00eb duhen aktor\u00eb t\u00eb rinj\u201d. Zgjedhjet dhe rezultati i 11 Majit, tregoi se \u201cparti\u00e7kat u krijuan nga matrapaz\u00eb dhe jo nga p\u00ebrfaq\u00ebsonj\u00ebs t\u00eb brezit t\u00eb ri t\u00eb politikan\u00ebve\u201d. Edhe rezultati i marr\u00eb nga [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-37590","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/37590","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=37590"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/37590\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=37590"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=37590"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=37590"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}