{"id":37559,"date":"2025-08-27T11:14:34","date_gmt":"2025-08-27T11:14:34","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/27\/berisha-daniel-shima-4-ore-ne-bodrumin-e-suel-celes-ne-elbasan\/"},"modified":"2025-08-27T11:14:34","modified_gmt":"2025-08-27T11:14:34","slug":"berisha-daniel-shima-4-ore-ne-bodrumin-e-suel-celes-ne-elbasan","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/27\/berisha-daniel-shima-4-ore-ne-bodrumin-e-suel-celes-ne-elbasan\/","title":{"rendered":"Berisha: Daniel Shima 4 or\u00eb n\u00eb bodrumin e Suel \u00c7el\u00ebs n\u00eb Elbasan!"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb nj\u00eb mesazh t\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb n\u00eb rrjetet sociale, kreu i PD-s\u00eb Sali Berisha ka rikthyer edhe nj\u00eb her\u00eb ngjarjen disa dit\u00ebve m\u00eb par\u00eb, kur d\u00ebshmitari i aferave t\u00eb korrupsionit tek AKSHI, Daniel Shima u zhduk p\u00ebr disa or\u00eb dhe u rikthye s\u00ebrish n\u00eb mesnat\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij. Shima u rikthye pasi i kishte d\u00ebrguar nj\u00eb mesazh i alarmuar t\u00eb dashur\u00ebs s\u00eb tij ku i shkruante se po e arrestonin, nd\u00ebrsa u kthye me versionin qesharak se ishte larguar pas nj\u00eb grindjeje me t\u00eb.<\/p>\n<p><a class=\"linkbrenda\" href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/08\/21\/mes-inskenimit-dhe-rrembimit-mafioz-daniel-shima-deshmitari-qe-u-zhduk-ne-tirane\/\">Mes inskenimit dhe rr\u00ebmbimit mafioz\/ Daniel Shima, d\u00ebshmitari q\u00eb u zhduk n\u00eb Tiran\u00eb<\/a><\/p>\n<p>Por q\u00eb pas lajmit p\u00ebr zhdukjen e Daniel Shim\u00ebs, askush nuk e ka sqaruar se ku p\u00ebrfundoi ish-zv.drejtori i AKSHI-t n\u00eb or\u00ebt e nat\u00ebs.<\/p>\n<p><em>\u201cNga dita e kthimit n\u00eb sht\u00ebpi, thuhet i torturuar mizorisht e deri sot, n\u00eb nj\u00eb kod omerta askush nuk flet m\u00eb p\u00ebr Danielin. Kodi i plot\u00eb omerta pas kthimit t\u00eb tij mund ta vendoste vet\u00ebm kreu i organizat\u00ebs, pra Rama dhe askush tjet\u00ebr. T\u00eb gjith\u00eb heshtin dhe vet\u00ebm heshtin. Vet\u00eb ai hesht si fije bari, kafeja tek Poja ishte lule krahasuar me torturat prej 4 or\u00ebsh n\u00eb bodrumin e \u00c7el\u00ebs. Heshtin mediat, emri Daniel nuk ekziston m\u00eb n\u00eb asnj\u00eb media dhe asnj\u00eb gazetar nuk mori mundimin t\u00eb hetoj\u00eb rreth gjendjes s\u00eb tij. Hesht Avokati i Popullit, hesht shoq\u00ebria civile\u2026\u201d<\/em> shkruan Berisha, q\u00eb akuzon direkt Edi Ram\u00ebn si urdh\u00ebrues t\u00eb pengmarrjes s\u00eb Daniel Shim\u00ebs dhe si njeriu i vet\u00ebm q\u00eb mund t\u00eb hesht\u00eb t\u00eb gjitha institucionet p\u00ebr zhdukjen e Shim\u00ebs. Mesazhi i Berish\u00ebs m\u00eb posht\u00eb:<\/p>\n<p><strong>P\u00ebr Danielin askush nuk flet!<\/strong><\/p>\n<p>Miq, Danieli u harrua. Daniel Shima u arrestua, rr\u00ebmbye n\u00eb or\u00ebn 13:30 t\u00eb dat\u00ebs 20 gusht si\u00e7 njoftoi vet\u00eb me nj\u00eb mesazh d\u00ebrguar familjes: \u2018Po m\u00eb arrestojn\u00eb\u2019 q\u00eb do ishte SOS shp\u00ebtimtar p\u00ebr jet\u00ebn e tij. Danieli nuk u arrestua nga policia zyrtare e narko-shtetit as dhe nga prokuroria e Altin \u201cTroplinit\u201d q\u00eb rr\u00ebmbeu gazetarin Elton Qyno. Danieli u rr\u00ebmbye, arrestua si Stafuka q\u00eb u zhduk pa nam e nishan nga policia private q\u00eb n\u00eb operacione t\u00eb saj speciale vesh uniform\u00ebn e policis\u00eb s\u00eb shtetit dhe ka kompetenca m\u00eb speciale se sa dy t\u00eb parat. Ajo varet direkt nga kreu i narko-shtetit. P\u00ebr Danielin, ish-z\u00ebvend\u00ebs drejtorin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb AKSH, dihet se u shkarkua m\u00eb 19 mars 2024 nga fam\u00ebzeza Kar\u00e7anaj pas seanc\u00ebs shum\u00eb or\u00ebshe n\u00eb SPAK dhe njohjen me sa duket me d\u00ebshmit\u00eb e tij trondit\u00ebse. P\u00ebr Danielin dihet se ai \u00ebsht\u00eb nga ata zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuar direkt personalisht nga Edi Rama, mbasi AKSHI konsiderohet si miniera e floririt t\u00eb Edi Ram\u00ebs dhe familjes s\u00eb tij. Besohet se Danieli \u00ebsht\u00eb personi q\u00eb kontribuoi n\u00eb vendosjen e \u00e7imkave q\u00eb regjistruan bised\u00ebn e G. Me\u00e7es me nj\u00eb person tjet\u00ebr ku lakohej emri i Armand Fangut dhe kunat\u00ebs s\u00eb tij Linda Ram\u00ebs. P\u00ebr t\u00eb gjitha k\u00ebto, Danielit duhet t\u2019i mbyllej goja p\u00ebrgjithmon\u00eb. Sipas qytetarit dixhital nj\u00eb muaj m\u00eb par\u00eb Danielin e kishin d\u00ebrguar p\u00ebr nj\u00eb \u2018kafe\u2019 tek Poja por ai pas k\u00ebsaj \u2018kafeje\u2019 kishte shkelur kodin dhe tani u vendos t\u00eb d\u00ebrgohej p\u00ebr m\u00ebsimin e fundit tek \u00c7ela. Jo vet\u00ebm n\u00eb arrestimin e tij por edhe n\u00eb rikthimin e tij dukej qart\u00eb dora e zez\u00eb e shtetit. Pas nj\u00eb zhdukje prej rreth 12 or\u00eb gjith\u00e7ka u qart\u00ebsua. Danieli u kthye n\u00eb dy t\u00eb nat\u00ebs n\u00eb sht\u00ebpi i b\u00ebr\u00eb f\u00ebrtele psikologjikisht dhe fizikisht. Rikthimi i Danielit tregon se rr\u00ebmbyesit e tij nuk e kishin rr\u00ebmbyer at\u00eb p\u00ebr llogari t\u00eb tyre por me porosi. Porosit\u00ebsit e lart\u00eb t\u00eb grabitjes, p\u00ebr shkak t\u00eb zhurmnaj\u00ebs s\u00eb madhe q\u00eb u ngrit n\u00eb media nga mesazhi i tij, gjykuan se p\u00ebr ta ishte m\u00eb me leverdi ta linin t\u00eb gjall\u00eb dhe pa goj\u00eb si n\u00eb rastin e zyrtar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb se sa ta zhduknin at\u00eb, mbasi t\u00eb akuzuar kryesor p\u00ebr k\u00ebt\u00eb krim tashm\u00eb t\u00eb paralajm\u00ebruar do ishin vet\u00eb Edi Rama dhe koordinatori i tij p\u00ebr krimin fam\u00ebziu Agasi. Por edhe paskthimi i Danielit flet po aq shum\u00eb p\u00ebr dor\u00ebn e zez\u00eb t\u00eb shtetit n\u00eb krimin q\u00eb tronditi dheun. Nga dita e kthimit n\u00eb sht\u00ebpi, thuhet i torturuar mizorisht e deri sot, n\u00eb nj\u00eb kod omerta askush nuk flet m\u00eb p\u00ebr Danielin. Kodi i plot\u00eb omerta pas kthimit t\u00eb tij mund ta vendoste vet\u00ebm kreu i organizat\u00ebs, pra Rama dhe askush tjet\u00ebr. T\u00eb gjith\u00eb heshtin dhe vet\u00ebm heshtin. Vet\u00eb ai hesht si fije bari, kafeja tek Poja ishte lule krahasuar me torturat prej 4 or\u00ebsh n\u00eb bodrumin e \u00c7el\u00ebs. Heshtin mediat, emri Daniel nuk ekziston m\u00eb n\u00eb asnj\u00eb media dhe asnj\u00eb gazetar nuk mori mundimin t\u00eb hetoj\u00eb rreth gjendjes s\u00eb tij. Hesht Avokati i Popullit, hesht shoq\u00ebria civile\u2026 Kjo heshtje e tmerrshme flet v\u00ebllime t\u00eb t\u00ebra p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb n\u00eb narkodiktatur\u00eb. T\u00eb krijohet p\u00ebrshtypja se me heshtjen e tyre t\u00eb gjith\u00eb i druhen fatit t\u00eb Danielit. Por heshtja p\u00ebr Danielin \u00ebsht\u00eb nj\u00eb akuz\u00eb morale p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb heshtin sepse po zbatojn\u00eb verb\u00ebrisht kodin omerta q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb i tyre por i narkoshtetit. sb<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/08\/27\/berisha-daniel-shima-4-ore-ne-bodrumin-e-suel-celes-ne-elbasan\/\">Berisha: Daniel Shima 4 or\u00eb n\u00eb bodrumin e Suel \u00c7el\u00ebs n\u00eb Elbasan!<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb nj\u00eb mesazh t\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb n\u00eb rrjetet sociale, kreu i PD-s\u00eb Sali Berisha ka rikthyer edhe nj\u00eb her\u00eb ngjarjen disa dit\u00ebve m\u00eb par\u00eb, kur d\u00ebshmitari i aferave t\u00eb korrupsionit tek AKSHI, Daniel Shima u zhduk p\u00ebr disa or\u00eb dhe u rikthye s\u00ebrish n\u00eb mesnat\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij. Shima u rikthye pasi i kishte d\u00ebrguar [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-37559","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/37559","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=37559"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/37559\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=37559"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=37559"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=37559"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}