{"id":37481,"date":"2025-08-26T19:48:42","date_gmt":"2025-08-26T19:48:42","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/26\/ylli-pata-per-cfare-i-duhet-gaz-bardhi-sali-berishes\/"},"modified":"2025-08-26T19:48:42","modified_gmt":"2025-08-26T19:48:42","slug":"ylli-pata-per-cfare-i-duhet-gaz-bardhi-sali-berishes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/26\/ylli-pata-per-cfare-i-duhet-gaz-bardhi-sali-berishes\/","title":{"rendered":"Ylli Pata: P\u00ebr \u00e7far\u00eb i duhet Gaz Bardhi, Sali Berish\u00ebs?!"},"content":{"rendered":"<p>Deklarata e sotme e Sali Berish\u00ebs se Gazmend Bardhi \u00ebsht\u00eb kandidatura m\u00eb e kompletuar p\u00ebr ta rikonfirmuar si kryetar grupi, nuk ishte nj\u00eb \u201crrufe n\u00eb qiell t\u00eb past\u00ebr\u201d.<\/p>\n<p>Edhe pse pak, pas rezultatit poshtrues q\u00eb mori kreu politik i qarkut t\u00eb Fierit, ka pasur n\u00eb opinionin opozitar z\u00ebra q\u00eb e vinin n\u00eb dukje k\u00ebt\u00eb humbje. Madje si\u00e7 shikohet aktualisht, duket qart\u00eb se p\u00ebrve\u00e7 z\u00ebrave ka edhe nj\u00eb situat\u00eb brenda deg\u00ebs s\u00eb PD-s\u00eb n\u00eb Fier, ku nuk \u00ebsht\u00eb i vog\u00ebl kontestimi ndaj Gaz Bardhit.<\/p>\n<p>Por, menj\u00ebher\u00eb pas zgjedhjeve \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb re nj\u00eb blindim i fort\u00eb i Bardhit, nga ana e qarqeve pran\u00eb Sali Berish\u00ebs, kryesisht mediave q\u00eb ai kontrollon ngusht\u00ebsisht.<\/p>\n<p>Mediat e Berish\u00ebs, jo vet\u00ebm i kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb hap\u00ebsir\u00eb Bardhit, por edhe kan\u00eb sulmuar sh\u00ebnjestra q\u00eb kreu i qarkut t\u00eb Fierit ka vendosur t\u00eb shantazhoj\u00eb, apo t\u2019i p\u00ebrdor\u00eb si alibi p\u00ebr disfat\u00ebn e thell\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, sot, kreu i PD-s\u00eb i vuri vul\u00ebn k\u00ebsaj mb\u00ebshtetje, duke b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur se n\u00eb mendjen e tij do t\u00eb jet\u00eb s\u00ebrish Bardhi p\u00ebr ta vendosur kryetar grupi.<\/p>\n<p>Situata n\u00eb fakt nuk \u00ebsht\u00eb kaq e komplikuar, pasi kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb post jo shum\u00eb t\u00eb d\u00ebshiruesh\u00ebm nga \u201ckonkurent\u00ebt\u201d e mundsh\u00ebm, n\u00ebse ka t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>Realisht, kryetari i grupit, \u00ebsht\u00eb thjeshte nj\u00eb zyrtar q\u00eb do t\u00eb merret me procedurat parlamentare, ngase shefi i deputet\u00ebve \u00ebsht\u00eb vet\u00eb doktori. T\u00eb cilit, as mosha, as energjie, por edhe as telashet e tjera nuk e l\u00ebn\u00eb q\u00eb t\u00eb ndjek\u00eb ecejaket zyrtare q\u00eb p\u00ebrfshin rregullorja.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, n\u00eb letra por edhe n\u00eb terren, Berisha nuk se ka ndonj\u00eb em\u00ebr q\u00eb mund t\u00eb quhet fitues nga 11 maji. Asnj\u00eb nga krer\u00ebt e qarqet nuk ka realizuar objektivat politike.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, \u00ebsht\u00eb fakt se disfata e Bardhit ishte jo vet\u00ebm e hidhur, por dhe paksa tragjikomike, sidomos duke ju referuar telenovel\u00ebs s\u00eb Zeqines\u00eb, e cila arriti t\u00eb zgjidhej n\u00eb Kuvend, pik\u00ebrisht sepse kaloi kufirin e kuq t\u00eb Gaz Bardhit.<\/p>\n<p>Disfat\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb komentuar jo pak nga qarqe t\u00eb PD-s\u00eb n\u00eb zon\u00ebn e jugut t\u00eb vendit, por edhe n\u00eb qend\u00ebr. Komente q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb si hapur, si edhe n\u00eb mjediset e brendshem t\u00eb strukturave t\u00eb PD-s\u00eb.<\/p>\n<p>Reagimi i Berish\u00ebs shpejt, duket se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb q\u00ebndrim politik i qart\u00eb se ai nuk lejon rebelime, ndaj ka marr\u00eb menj\u00ebher\u00eb an\u00ebn e Bardhit, duke paralajm\u00ebruar t\u00eb tjer\u00ebt se nuk ka gili vili.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, Gaz Bardhi, m\u00eb shum\u00eb i leverdis Berish\u00ebs, sidomos tani q\u00eb politikisht \u00ebsht\u00eb m\u00eb i dob\u00ebt e nuk mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb kaposhin aq kollaj. Gjithashtu, sh\u00ebrbimi q\u00eb i ka b\u00ebr\u00eb Sali Berish\u00ebs, gjat\u00eb koh\u00ebs kur ishte sekretar i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i Lulzim Bash\u00ebs, ka qen\u00eb realisht mjaft i vlefsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Kjo pasi ndalja e mund\u00ebsis\u00eb s\u00eb kandidimit t\u00eb PD-s\u00eb s\u00eb Bash\u00ebs kur kishte vul\u00ebn e PD-s\u00eb, q\u00eb t\u00eb kandidonte p\u00ebr kryetar\u00eb bashkie, b\u00ebri q\u00eb inercia e votave t\u00eb opozit\u00ebs t\u00eb shkoj\u00eb drejt Berish\u00ebs, qoft\u00eb edhe duke mbyllur hund\u00ebn.<\/p>\n<p>Me marrjen e vul\u00ebs pastaj, gj\u00ebrat u b\u00ebn\u00eb m\u00eb t\u00eb thjeshte p\u00ebr t\u00eb neutralizuar territorin nga partit\u00eb dhe faktor\u00ebt e tjer\u00eb opozitar. Edhe pse n\u00eb realitet PD ka p\u00ebsuar nj\u00eb disfat\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb politike m\u00eb 11 maj, p\u00ebr Sali Berish\u00ebn, numri i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i 500 mij\u00eb votave, konsiderohet nj\u00eb objektiv mjaft i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm.<\/p>\n<p>Pasi k\u00ebto vota, ai i konsideron nj\u00eb aksion t\u00eb tijin dhe asset politik i lidershipit n\u00eb krye t\u00eb opozit\u00ebs shqiptaret. N\u00eb realitet kjo nuk q\u00ebndron, por sidomos kur nuk ka nj\u00eb debat real p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, \u00ebsht\u00eb m\u00eb e leht\u00eb p\u00ebr ta trajtuar si gj\u00eb t\u00eb mbyllur.<\/p>\n<p>Nj\u00eb zgjidhje e mir\u00eb dhe deri diku konsensuale do t\u00eb ishte vendosja e Jorida Tabakut n\u00eb krye t\u00eb grupit parlamentar. Gj\u00eb q\u00eb sipas gjasave do t\u00eb pritej m\u00eb mir\u00eb edhe n\u00eb publik, jo vet\u00ebm nga militanca fanatike.<\/p>\n<p>Por Berisha u kujdes q\u00eb kjo t\u00eb mos ndodhte q\u00eb n\u00eb fillim, duke nxitur personazhet q\u00eb ta sulmonin qoft\u00eb edhe pa arsye. Ku ra n\u00eb sy Adriana Kalaja, e cila n\u00eb PD ka pasur p\u00ebrgjith\u00ebsisht nj\u00eb funksion t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>Marr\u00ebdh\u00ebnia e ngusht\u00eb dhe e fsheht\u00eb e Sali Berish\u00ebs me Gaz Bardhin fill pas 8 janarit 2022 deri n\u00eb zgjedhjet e 23 majit 2023, rezultoi m\u00ebse efikase. N\u00ebse nuk do t\u00eb ishte ky relacion sekret, jo vet\u00ebm q\u00eb vula nuk do t\u00eb ishte n\u00eb duart e doktorit, por sipas gjasave fakto\u00ebt brenda opozit\u00ebs nuk do t\u00eb kishin k\u00ebt\u00eb konfigurim. Kjo marr\u00ebdh\u00ebnie ka qen\u00eb lineare dhe ka funksionuar edhe n\u00eb lidhje me list\u00ebn e deputet\u00ebve, ku si\u00e7 duket mendimi i Bardhit ka qen\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr largimin e disa emrave. Si p\u00ebr shembull Dash Sula, apo edhe t\u00eb tjer\u00eb. Kjo shikohet qart\u00eb se kush ka pak\u00ebnaq\u00ebsi dhe replika me t\u00eb. <\/p>\n<p>Shto k\u00ebtu se Bardhi \u00ebsht\u00eb edhe shalqi me prov\u00eb, pasi ja ka marr\u00eb dor\u00ebn organizimit t\u00eb kaosit n\u00eb seanca, n\u00ebse Berisha do t\u00eb ket\u00eb probleme me ligjin dhe me SPAK. Megjithat\u00eb, m\u00eb shum\u00eb si nj\u00eb em\u00ebrim i ri n\u00eb postin e kreut t\u00eb grupit, duket si nj\u00eb komandim i p\u00ebrkohsh\u00ebm, pasi tektonika p\u00ebr Berish\u00ebn \u00ebsht\u00eb e l\u00ebvizshme. Ndaj nuk i intereson nj\u00eb p\u00ebrzirje ujrash, deri t\u00eb pakt\u00ebn n\u00eb fillim t\u00eb vitit t\u00eb ardhsh\u00ebm, kur dhe nis sesioni i ri.\/Tema <\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/08\/ylli-pata-per-cfare-i-duhet-gaz-bardhi-sali-berishes\/\">Ylli Pata: P\u00ebr \u00e7far\u00eb i duhet Gaz Bardhi, Sali Berish\u00ebs?!<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deklarata e sotme e Sali Berish\u00ebs se Gazmend Bardhi \u00ebsht\u00eb kandidatura m\u00eb e kompletuar p\u00ebr ta rikonfirmuar si kryetar grupi, nuk ishte nj\u00eb \u201crrufe n\u00eb qiell t\u00eb past\u00ebr\u201d. Edhe pse pak, pas rezultatit poshtrues q\u00eb mori kreu politik i qarkut t\u00eb Fierit, ka pasur n\u00eb opinionin opozitar z\u00ebra q\u00eb e vinin n\u00eb dukje k\u00ebt\u00eb humbje. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-37481","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/37481","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=37481"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/37481\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=37481"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=37481"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=37481"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}