{"id":37455,"date":"2025-08-26T16:49:48","date_gmt":"2025-08-26T16:49:48","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/26\/petro-marko-arrestimi-i-djalit-gjeja-me-e-rende-e-jetes-sime\/"},"modified":"2025-08-26T16:49:48","modified_gmt":"2025-08-26T16:49:48","slug":"petro-marko-arrestimi-i-djalit-gjeja-me-e-rende-e-jetes-sime","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/26\/petro-marko-arrestimi-i-djalit-gjeja-me-e-rende-e-jetes-sime\/","title":{"rendered":"Petro Marko: Arrestimi i djalit, gj\u00ebja m\u00eb e r\u00ebnd\u00eb e jet\u00ebs sime"},"content":{"rendered":"<p>Kishte provuar shum\u00eb burgje dhe vuajtje, por asnj\u00ebra nuk ishte aq e madhe sa ajo q\u00eb p\u00ebrjetoi at\u00eb dit\u00eb gushti t\u00eb vitit 1975, kur i arrestuan t\u00eb birin.<\/p>\n<p>Pastaj, shum\u00eb t\u00eb njohur e miq as nuk do i flisnin, por shkrimtari nuk b\u00ebn me faj ask\u00ebnd. Frika kish modifikuar sjelljet njer\u00ebzore. T\u00eb rrall\u00eb ishin ata q\u00eb e mposht\u00ebn frik\u00ebn, p\u00ebr hir t\u00eb miq\u00ebsis\u00eb, si Ko\u00e7o Kosta, q\u00eb u kthye nga rruga dhe i tha: \u201cDo t\u00eb t\u00eb p\u00ebrqafoj nj\u00eb her\u00eb, pa le t\u00eb m\u00eb varin\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebrjetimet e Petro Markos n\u00eb dit\u00ebn e arrestimit t\u00eb t\u00eb birit dhe n\u00eb vitet q\u00eb e ndoq\u00ebn, t\u00eb shkruara nga vet\u00eb ai.<\/p>\n<p>Ishte afruar si nj\u00eb dallg\u00eb vigane, me nj\u00eb uturim\u00eb t\u00eb brendshme, e pashmangshme, derisa ishte p\u00ebrplasur mbi ta. Mesnat\u00ebn e 7 gushtit 1975, forcat e Sigurimit kishin hyr\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e Petro Markos dhe kishin arrestuar djalin e tij, Jamarb\u00ebr Marko. Ishte dallga e radh\u00ebs n\u00eb detin e trazuar t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb Petro Markos, por asnj\u00eb m\u00eb par\u00eb nuk kish qen\u00eb kaq shkat\u00ebrruese.<\/p>\n<p>\u201cM\u00eb 7 gusht 1975, n\u00eb or\u00ebn 12 t\u00eb nat\u00ebs, djali u arrestua n\u00eb sht\u00ebpi\u2026 Pasi i vun\u00eb prangat djalit dhe e mor\u00ebn, nuk lan\u00eb gj\u00eb pa kontrolluar. Arrestimi i djalit qe gj\u00ebja m\u00eb e r\u00ebnd\u00eb e jet\u00ebs sime\u201d, shkruan Petro Marko n\u00eb kujtimet e tij, t\u00eb p\u00ebrmbledhura n\u00eb librin \u201cRet\u00eb dhe Gur\u00ebt\u201d i OMSCA-1, i botuar 20 vite m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb k\u00ebtyre viteve, rritej edhe i biri, i cili pak nga pak nisi t\u00eb kuptoj\u00eb \u00e7far\u00eb ndodhte p\u00ebrreth dhe t\u00eb revoltohej. D\u00ebshirat e t\u00eb rinjve, si\u00e7 shkruan Petro Marko, ishin dhe t\u00eb tijat: p\u00ebr muzik\u00eb t\u00eb huaj, let\u00ebrsi moderne, mod\u00eb per\u00ebndimore, flok\u00eb t\u00eb gjat\u00eb. T\u00eb gjitha k\u00ebto ndaloheshin duke provokuar nj\u00eb zem\u00ebrim q\u00eb k\u00ebta t\u00eb rinj nuk mund ta p\u00ebrmbanin ndaj dhe shfaqnin mendime kund\u00ebr sistemit.<\/p>\n<p>E dinin q\u00eb kjo ishte me pasoja, por ata ishin t\u00eb rinj dhe guxonin. Djali i Petros, ndiente, ve\u00e7 shtypjes s\u00eb p\u00ebrgjithshme, dhe goditjet e padrejt\u00ebsit\u00eb q\u00eb i b\u00ebheshin t\u00eb atit, \u00e7far\u00eb e b\u00ebnte edhe m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t\u00eb ta pranonte sistemin. Kishte mbaruar studimet p\u00ebr gazetari n\u00eb at\u00eb koh\u00eb e megjithat\u00eb nuk po i jepej e drejta e pun\u00ebs.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, arrestimet dhe internimet shp\u00ebrthenin rreth e rrotull tyre dhe e b\u00ebnin ajrin gjithmon\u00eb e m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb. Ishte burgosur shoku i klas\u00ebs s\u00eb gjimnazit, Fatos Lubonja. Ishte internuar miku i t\u00eb atit dhe profesori i tij i fakultetit, Vangjush Gambeta. Erdhi edhe radha e tij.<\/p>\n<p>\u201cMora kontakt me hetuesin, nj\u00eb djal\u00eb i ri shum\u00eb i sjellsh\u00ebm. Ai m\u00eb tha: \u201cVet\u00ebm nj\u00eb em\u00ebr t\u00eb m\u00eb thot\u00eb, dhe un\u00eb e nxjerr q\u00eb tani, ta marr\u00ebsh me vete\u201d. Mbas pes\u00eb muajsh n\u00eb hetuesi, m\u00eb 31 dhjetor 1975, u dha vendimi i gjyqit: gjasht\u00eb vjet heqje lirie p\u00ebr agjitacion dhe propagand\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb takimin e par\u00eb me djalin, p\u00ebrpara se t\u00eb nisej p\u00ebr n\u00eb Spa\u00e7, takim me dy pal\u00eb hekura mes nesh, ai ishte jasht\u00eb mase i tronditur, i verdh\u00eb, i \u00ebnjtur, i deformuar. Ne e pyesnim dhe ai heshtte. Shqiptoi vet\u00ebm disa fjal\u00eb t\u00eb pakuptimta p\u00ebr ne: \u201cJam k\u00ebtu p\u00ebr t\u00eb dytin\u201d.<\/p>\n<p>Kishte menduar se ne ishim t\u00eb internuar, pasi gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs i tregonin urdhrin e internimit. Ishim t\u00eb gjith\u00eb jasht\u00ebzakonisht t\u00eb tronditur, por p\u00ebr mua ishte m\u00eb e r\u00ebnda. Se e pash\u00eb tim bir prapa hekurave, nj\u00eblloj si veten time\u201d, ka shkruar Petro Marko.<\/p>\n<p>Nj\u00eb dit\u00eb n\u00eb bulevardin, e vetmis\u00eb tanim\u00eb, ai po ikte posht\u00eb, por pastaj kishte ndryshuar kah dhe ishte drejtuar p\u00ebr nga Petroja. \u201cM\u2019u afrua dhe m\u00eb tha:-Do t\u00eb t\u00eb p\u00ebrqafoj nj\u00eb her\u00eb, pa le t\u00eb m\u00eb varin\u2026-dhe m\u2019u hodh n\u00eb qaf\u00eb.\u201d Qet\u00ebsues kishte qen\u00eb dhe nj\u00eb takim me dy lexues, v\u00eblla e mot\u00ebr, nip\u00ebr t\u00eb nj\u00eb prej burrave q\u00eb kishin marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb Luft\u00ebn e Vlor\u00ebs, q\u00eb Petroja e kishte b\u00ebr\u00eb personazh n\u00eb romanin e tij \u201cUltimatumi\u201d.<\/p>\n<p>Familja po shkonte p\u00ebr n\u00eb Fier me tren, p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb m\u00eb pas autobusin drejt Ballshit, ku djali i Petro Markos, u transferua n\u00eb burg, pas Spa\u00e7it. Posht\u00eb sediljeve kishin trasta me ushqime dhe nd\u00ebrresa q\u00eb i fshihnin me k\u00ebmb\u00eb p\u00ebr t\u2019u dukur si udh\u00ebtar\u00eb t\u00eb zakonsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Ata e vizitonin \u00e7do muaj, djalin, n\u00eb fillim n\u00eb Spa\u00e7 e m\u00eb pas n\u00eb Ballsh duke u p\u00ebrballuar me v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb e rrug\u00ebs, vap\u00ebn n\u00eb ver\u00eb dhe t\u00eb ftohtin n\u00eb dim\u00ebr.<\/p>\n<p>\u201cNuk mund t\u2019i harroj udh\u00ebtimet p\u00ebr n\u00eb Spa\u00e7 hipur mbi karrocerit\u00eb e kamion\u00ebve n\u00eb mes t\u00eb dimrit, n\u00eb ato male t\u00eb ashpra ku t\u00eb ngrinte veriu, un\u00eb me nj\u00eb pardesy f\u00ebsh-f\u00ebshe. N\u00eb k\u00ebto rrug\u00eb mora shum\u00eb her\u00eb bronkopneumoni, q\u00eb m\u00eb shkaktoi k\u00ebt\u00eb emfizem\u00eb pulmonare, e cila po m\u00eb merr jet\u00ebn tani\u201d, ka shkruar Petro Marko n\u00eb vitet e fundit t\u00eb jet\u00ebs, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kur ende nuk ishin ndryshuar regjimet, p\u00ebrpjekjet e Alfred U\u00e7it, Sofo Lazrit dhe Dr. Shefqet Ndroqit p\u00ebr ta \u00e7uar shkrimtarin p\u00ebr kurim jasht\u00eb shtetit, kishin marr\u00eb p\u00ebrgjigje negative.<\/p>\n<p>Rruga ishte aq e v\u00ebshtir\u00eb sa Petro Marko ka shkruar se mendonte q\u00eb nuk duhej t\u00eb udh\u00ebtonin t\u00eb tre bashk\u00eb p\u00ebr n\u00eb Spa\u00e7, nga frika mos rrokulliseshin n\u00eb rr\u00ebpira. \u201cAt\u00ebher\u00eb \u00e7\u2019do t\u00eb b\u00ebhej me djalin?\u201d, ishte frika p\u00ebrmbi frik\u00ebn p\u00ebr jet\u00ebn. Nd\u00ebrsa rrug\u00ebs drejt barakave t\u00eb kampit t\u00eb riedukimit t\u00eb Ballshit, ngaq\u00eb p\u00ebrv\u00eblonte dielli n\u00eb ver\u00eb, vinin n\u00eb kok\u00eb lecka t\u00eb lagura dhe ecnin pambarim t\u00eb ngarkuar me trasta, shkruan observer.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/08\/petro-marko-arrestimi-i-djalit-gjeja-me-e-rende-e-jetes-sime\/\">Petro Marko: Arrestimi i djalit, gj\u00ebja m\u00eb e r\u00ebnd\u00eb e jet\u00ebs sime<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kishte provuar shum\u00eb burgje dhe vuajtje, por asnj\u00ebra nuk ishte aq e madhe sa ajo q\u00eb p\u00ebrjetoi at\u00eb dit\u00eb gushti t\u00eb vitit 1975, kur i arrestuan t\u00eb birin. Pastaj, shum\u00eb t\u00eb njohur e miq as nuk do i flisnin, por shkrimtari nuk b\u00ebn me faj ask\u00ebnd. Frika kish modifikuar sjelljet njer\u00ebzore. T\u00eb rrall\u00eb ishin ata [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-37455","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/37455","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=37455"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/37455\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=37455"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=37455"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=37455"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}