{"id":37449,"date":"2025-08-26T15:48:18","date_gmt":"2025-08-26T15:48:18","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/26\/petrushka-iku-dhe-me-la-jetim-letra-brilante-e-artur-zhejit-per-vdekjen-e-te-atit-dijen-kishte-te-vetmen-pasuri\/"},"modified":"2025-08-26T15:48:18","modified_gmt":"2025-08-26T15:48:18","slug":"petrushka-iku-dhe-me-la-jetim-letra-brilante-e-artur-zhejit-per-vdekjen-e-te-atit-dijen-kishte-te-vetmen-pasuri","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/26\/petrushka-iku-dhe-me-la-jetim-letra-brilante-e-artur-zhejit-per-vdekjen-e-te-atit-dijen-kishte-te-vetmen-pasuri\/","title":{"rendered":"\u201cPetrushka iku dhe m\u00eb la jetim\u201d, letra brilante e Artur Zhejit p\u00ebr vdekjen e t\u00eb atit: Dijen kishte t\u00eb vetmen pasuri"},"content":{"rendered":"<p>Pas ndarjes nga jeta t\u00eb gazetarit Artur Zheji, shum\u00eb prej shkrimeve dhe kujtimeve t\u00eb tij kan\u00eb rifituar vler\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb prej tyre \u00ebsht\u00eb letra prek\u00ebse q\u00eb ai i ka kushtuar babait t\u00eb tij, Petro Zheji, pas ndarjes nga jeta t\u00eb k\u00ebtij t\u00eb fundit.<\/p>\n<p>N\u00eb rr\u00ebfimin e tij, Artur Zheji sjell kujtime t\u00eb thella p\u00ebr figur\u00ebn e nj\u00eb njeriu t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm, p\u00ebr pasionin e tij ndaj dijes dhe kultur\u00ebs, p\u00ebr filozofin\u00eb e jet\u00ebs dhe dashurin\u00eb p\u00ebr kombin.<\/p>\n<p>Nj\u00eb shkrim q\u00eb t\u00eb prek shpirtin dhe t\u00eb b\u00ebn t\u00eb reflektosh mbi trash\u00ebgimin\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb l\u00ebm\u00eb pas.<\/p>\n<p>Nga Artur Zheji<\/p>\n<p>BABAI<\/p>\n<p>Deri sa ndodhi ajo q\u00eb ndodh, n\u00eb luft\u00ebn e gjith\u00eb-humbur t\u00eb jet\u00ebs me vdekjen, kisha p\u00ebrshtypjen mistike apo f\u00ebminore se babai im, ndoshta ishte i \u201cpavdeksh\u00ebm\u201d. M\u00eb p\u00eblqente ta besoja k\u00ebt\u00eb, ndon\u00ebse tronditjen e par\u00eb, thyese t\u00eb k\u00ebtij miti, e mora, kur pak muaj p\u00ebrpara Petros, humba Bes\u00ebn, Nan\u00ebn time t\u00eb paepur.<\/p>\n<p>N\u00eb mosh\u00ebn q\u00eb jam un\u00eb sot, Petro, b\u00ebnte t\u00eb pakt\u00ebn \u00e7do fundjav\u00eb 40-50 kilometra ecje, pa pushim. Nuk refuzonte me hund\u00ebn mbledhur asnj\u00eb ushqim, por mund t\u00eb agj\u00ebronte si besimtar, edhe disa dit\u00eb pa ngr\u00ebn\u00eb. Dhe nuk ankohej kurr\u00eb. As edhe nj\u00ebher\u00eb! As edhe n\u00eb Fund!<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha k\u00ebto cil\u00ebsi, t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnies s\u00eb tij t\u00eb mrekullueshme q\u00eb Petrushka (edhe k\u00ebshtu i th\u00ebrrisnim n\u00eb familje p\u00ebrk\u00ebdhel\u00ebsisht) kishte me trupin e tij, e b\u00ebnin at\u00eb t\u00eb pangjash\u00ebm me t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Do kisha shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb shkruar p\u00ebr Baban\u00eb q\u00eb m\u00eb iku dhe m\u00eb la \u201cjetim\u201d, pavar\u00ebsisht se n\u00eb mosh\u00ebn time \u201cjetim\u00ebt\u201d jan\u00eb kaq t\u00eb shumt\u00eb, saq\u00eb nuk thirren m\u00eb t\u00eb till\u00eb\u2026<\/p>\n<p>Por, duart ngecin dhe sillen si t\u00eb ngrira. Ndoshta sepse jan\u00eb tejet t\u00eb p\u00ebrbaltura nga balta q\u00eb t\u00eb detyron t\u00eb p\u00ebrpunosh, e p\u00ebrditshmja dhe gazetaria q\u00eb p\u00ebrshkruan epopen\u00eb, skuthll\u00ebqet dhe b\u00ebmat e palavdishme por zhurm\u00ebm\u00ebdha, t\u00eb horrave tan\u00eb udh\u00ebheq\u00ebs.<\/p>\n<p>M\u00eb del parasysh galeria e personazheve q\u00eb jan\u00eb ushqyer shpirt\u00ebrisht dhe intelektualisht n\u00eb divanin e tij, shum\u00eb pak prej t\u00eb cil\u00ebve mir\u00ebnjoh\u00ebs, ndon\u00ebse gatuajn\u00eb edhe sot n\u00eb magjen e t\u00eb p\u00ebrditshmes, miell nga mielli i tij.<br \/>\nSepse kush e njihte auto-ironin\u00eb para viteve \u201990 n\u00eb Shqip\u00ebri?<\/p>\n<p>Askush!<\/p>\n<p>Kush i njihte parabolat, metaforat, kalamburet, n\u00ebnshtresat e fjal\u00ebve, tre a m\u00eb shum\u00eb kuptim\u00ebsin\u00eb e fjal\u00ebve, t\u00eb l\u00ebshuara me nj\u00eb goditje t\u00eb vetme?<\/p>\n<p>Askush ose 2 apo 3 veta gjithsej!<\/p>\n<p>Ishte dhe \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lloj arti i madh, t\u00eb dish t\u00eb flas\u00ebsh dhe jo t\u00eb g\u00ebrm\u00ebzosh, p\u00ebrmes fjal\u00ebs.<\/p>\n<p>T\u00eb dish t\u00eb shpreh\u00ebsh \u00e7do ngjyr\u00eb, \u00e7do nerv, \u00e7do dridhje apo puhiz\u00eb ajri, q\u00eb krijon edhe krah\u00eb-p\u00ebrplasja e nj\u00eb krahu dall\u00ebndysheje dhe q\u00eb mund t\u00eb shp\u00ebrthej\u00eb uragane, n\u00eb oqeanin e thell\u00eb t\u00eb shpirtrave t\u00eb ndjesh\u00ebm\u2026 t\u00eb qenieve q\u00eb kan\u00eb shpirt sigurisht\u2026<\/p>\n<p>Dhe n\u00eb ato uragane, me shkas krah\u00eb-p\u00ebrplasjen, q\u00eb p\u00ebr miliona t\u00eb tjer\u00eb \u00ebsht\u00eb e padukshme, e pandjeshme dhe e kurr\u00ebndodhur, por q\u00eb p\u00ebr t\u00eb Zgjedhurin, jan\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb rizgjime t\u00eb brendshme, nga t\u00eb cilat fillojn\u00eb Udh\u00ebtime dhe Fillesa Veprash, q\u00eb e tejkalojn\u00eb jet\u00ebn njer\u00ebzore\u2026 kalitet nj\u00eb cil\u00ebsi e re, e rrall\u00eb dhe e pranishme vet\u00ebm n\u00eb kombet e m\u00ebdha\u2026<\/p>\n<p>Ky dhe ishte nj\u00eb nga pasionet e m\u00ebdha t\u00eb Babait tim, t\u00eb krijuarit e Kombit ton\u00eb, t\u00eb pangjizur ende.<\/p>\n<p>P\u00ebrmes kalitjes mendore dhe nx\u00ebnies s\u00eb diturive t\u00eb thella, nga ca pak djem e vajza me dhunti t\u00eb rralla dhe me dashuri t\u00eb patradh\u00ebtuar, n\u00eb koh\u00eb dhe hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr Dheun ton\u00eb\u2026<\/p>\n<p>I gatuar me Bibl\u00ebn, njoh\u00ebs i Kuranit, q\u00ebmtues i Budizmit, recitues n\u00eb gjermanisht i G\u00ebtes q\u00eb p\u00ebrkthente, rusisht fol\u00ebs me Dostojevskin q\u00eb shqip\u00ebronte apo i v\u00ebllaz\u00ebruar me Servantesin, me Don Kishotin dhe San\u00e7on e t\u00eb cilit bashkudh\u00ebtonte pa reshtur bisedave, por edhe udh\u00ebtimeve t\u00eb v\u00ebrteta q\u00eb nd\u00ebrthureshin me ato imagjinaret \u2026 I rritur me Petrark\u00ebn dhe Virgjilin, adhurimin m\u00eb t\u00eb madh e kishte p\u00ebr Lao Tze, lindur 600 vjet para Krishtit n\u00eb Henan\u2026<\/p>\n<p>Petro pra, apo \u201cBushi\u201d, e kultivonte dhe e shp\u00ebrndante bujarisht Dijen e tij, t\u00eb vetmen pasuri q\u00eb kishte, p\u00ebr k\u00ebdo q\u00eb i trokiste n\u00eb der\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe sot mund t\u00eb them, se shumica shkonte aty p\u00ebr t\u00eb vjedhur!<\/p>\n<p>Dhe ja thoja Petros, \u201cvijn\u00eb e t\u00eb vjedhin o Bush! T\u00eb vjedhin dhe nuk e kthejn\u00eb m\u00eb kok\u00ebn pas!\u201d<\/p>\n<p>\u201cLe t\u00eb vjedhin! Libri dhe Dija vidhen, nuk m\u00ebsohen! Edhe un\u00eb e kam vjedhur nga librat dhe nga njer\u00ebzit e men\u00e7ur q\u00eb kam takuar n\u00eb jet\u00eb\u2026 Dituria \u00ebsht\u00eb far\u00eb, biri im, nuk hahet dhe nuk pihet, her\u00ebt a von\u00eb ajo mbillet! Dhe k\u00ebshtu e realizon misionin e saj!\u201d<\/p>\n<p>Shum\u00eb nga personazhet q\u00eb qarkullojn\u00eb me nj\u00ebfar\u00eb emri sot n\u00eb Shqip\u00ebri, kan\u00eb kaluar mjaft seanca nga \u201cdivani psikanalitik dhe diturifal\u00ebs i Petros\u201d.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb besoj se do t\u00eb vij\u00eb shpejt dita q\u00eb shqiptar\u00ebt, do t\u00eb punojn\u00eb m\u00eb s\u00eb shumti si m\u00ebsonj\u00ebs t\u00eb Gjuh\u00ebs Shqipe, q\u00eb her\u00ebt a von\u00eb, do t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb e k\u00ebrkuar n\u00ebp\u00ebr Bot\u00eb\u201d m\u00eb thoshte ai.<\/p>\n<p>Dhe uroj q\u00eb kjo Profeci t\u00eb b\u00ebhet jet\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb\u2026<\/p>\n<p>Mir\u00ebupafshim \u201cBush\u201d, librat e tu k\u00ebrkohen dhe lexohen.<\/p>\n<p>Jan\u00eb t\u00eb thell\u00eb dhe t\u00eb humnersh\u00ebm dhe k\u00ebrkojn\u00eb notar\u00eb t\u00eb mir\u00eb dhe k\u00ebta t\u00eb mir\u00ebt jan\u00eb pak.<\/p>\n<p>Por an\u00ed, le t\u00eb jen\u00eb pak, pishtarmbajt\u00ebsit, pak kan\u00eb qen\u00eb gjithmon\u00eb!\u2026<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/08\/petrushka-iku-dhe-me-la-jetim-letra-brilante-e-artur-zhejit-per-vdekjen-e-te-atit-dijen-kishte-te-vetmen-pasuri\/\">\u201cPetrushka iku dhe m\u00eb la jetim\u201d, letra brilante e Artur Zhejit p\u00ebr vdekjen e t\u00eb atit: Dijen kishte t\u00eb vetmen pasuri<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pas ndarjes nga jeta t\u00eb gazetarit Artur Zheji, shum\u00eb prej shkrimeve dhe kujtimeve t\u00eb tij kan\u00eb rifituar vler\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. Nj\u00eb prej tyre \u00ebsht\u00eb letra prek\u00ebse q\u00eb ai i ka kushtuar babait t\u00eb tij, Petro Zheji, pas ndarjes nga jeta t\u00eb k\u00ebtij t\u00eb fundit. N\u00eb rr\u00ebfimin e tij, Artur Zheji sjell kujtime t\u00eb thella p\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-37449","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/37449","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=37449"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/37449\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=37449"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=37449"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=37449"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}