{"id":37407,"date":"2025-08-26T11:48:33","date_gmt":"2025-08-26T11:48:33","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/26\/berisha-rama-ka-vendosur-diktaturen-ne-vend-asgjesoi-te-gjithe-institucionet-kushtetuese\/"},"modified":"2025-08-26T11:48:33","modified_gmt":"2025-08-26T11:48:33","slug":"berisha-rama-ka-vendosur-diktaturen-ne-vend-asgjesoi-te-gjithe-institucionet-kushtetuese","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/26\/berisha-rama-ka-vendosur-diktaturen-ne-vend-asgjesoi-te-gjithe-institucionet-kushtetuese\/","title":{"rendered":"Berisha: Rama ka vendosur diktatur\u00ebn n\u00eb vend, asgjesoi t\u00eb gjith\u00eb institucionet kushtetuese"},"content":{"rendered":"<p>Kreu i Partis\u00eb Demokratike, Sali Berisha, denoncoi sot p\u00ebrpjekjet e kryeministrit Edi Rama p\u00ebr t\u00eb asgj\u00ebsuar institucionet kushtetuese t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, p\u00ebrmes nj\u00eb projektligji t\u00eb ri q\u00eb, sipas tij, synon centralizimin total t\u00eb pushtetit n\u00eb duart e qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>Berisha theksoi se me k\u00ebt\u00eb projektligj t\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb gjat\u00eb muajit gusht, qeveria po nd\u00ebrhyn n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paprecedent\u00eb mbi institucione t\u00eb pavarura kushtetuese si forcat e armatosura, universitetet publike dhe p\u00ebrfaq\u00ebsit\u00eb diplomatike, duke i vendosur n\u00ebn kontrollin e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave.<\/p>\n<p>Ai e cil\u00ebsoi k\u00ebt\u00eb nj\u00eb \u201cpa\u00e7avure juridike\u201d dhe nj\u00eb akt flagrant t\u00eb uzurpimit t\u00eb pushteteve n\u00eb kund\u00ebrshtim me Kushtetut\u00ebn.<\/p>\n<p>Deklarata<\/p>\n<p>P\u00ebr ata, t\u00eb cil\u00ebt duke par\u00eb nj\u00eb grup t\u00eb vog\u00ebl opozitar n\u00eb parlament, n\u00eb k\u00ebshilla dhe nj\u00eb grup t\u00eb vog\u00ebl gazetar\u00ebsh q\u00eb n\u00eb diktatur\u00eb autokratike, q\u00ebndrojn\u00eb kund\u00ebr saj, shqiptar\u00ebve u rikujtoj se sot nga 220 mij\u00eb rrog\u00ebtar\u00eb q\u00eb paguhen me taksat e qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb, 98 p\u00ebrqind e tyre i p\u00ebrkasin partis\u00eb shtet, em\u00ebrtes\u00eb e partis\u00eb shtet, em\u00ebrtes\u00eb e Edi Ram\u00ebs, n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin.<\/p>\n<p>Pra, nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb moniz\u00ebm total, por \u00ebsht\u00eb pothuaj nj\u00eb moniz\u00ebm i plot\u00eb.<br \/>\nMegjithat\u00eb duhet pranuar se dallimi esencial midis diktatur\u00ebs totalitare dhe diktatur\u00ebs autoritare \u00ebsht\u00eb se e para me ligj nuk e pranon pluralizmin, e dyta e pranon, por e shtyp at\u00eb me institucione.<br \/>\nS\u00eb dyti, tipari m\u00eb kardinal i \u00e7do diktature \u00ebsht\u00eb p\u00ebrqendrimi i t\u00eb gjitha pushteteve n\u00eb nj\u00eb dor\u00eb.<br \/>\nNuk ka p\u00ebrqendrim m\u00eb t\u00eb madh pushteti se t\u00eb kesh em\u00ebruar 98 p\u00ebrqind e t\u00eb gjith\u00eb piramid\u00ebs shtet\u00ebrore dhe administrat\u00ebs publike, duke filluar nga presidenti i Republik\u00ebs, tek kryegjykat\u00ebsit, kryeprokuror\u00ebt, etj me radh\u00eb.<br \/>\nPor si\u00e7 \u00ebsht\u00eb n\u00eb natyr\u00ebn e diktator\u00ebve, qoft\u00eb autokrat\u00eb, qoft\u00eb autoritar\u00eb, etja p\u00ebr pushtet e tyre \u00ebsht\u00eb e pakufishme. Nuk njeh kufi.<br \/>\nEdi Rama ka shp\u00ebrndar\u00eb k\u00ebto dit\u00eb gushti nj\u00eb projektligj p\u00ebr administrat\u00ebn shtet\u00ebrore, nj\u00eb pa\u00e7avure e v\u00ebrtet\u00eb, i cili n\u00eb rrafshin e teknik\u00ebs juridike p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb mjerim total, nj\u00eb shgarravin\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb.<br \/>\nPor shum\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb parimet q\u00eb k\u00ebto ndryshime t\u00eb ligjit ekzistues p\u00ebr administrat\u00ebn shtet\u00ebrore sjellin.<br \/>\nAdministrata aktuale shtet\u00ebrore funksionon mbi baz\u00ebn e ligjit 90 t\u00eb shtatorit t\u00eb vitit 2012, ligj i cili pa m\u00ebdyshje mund t\u00eb amendohet si \u00e7do ligj tjet\u00ebr, mund t\u00eb abrogohet, mund t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsohet.<br \/>\nPor kur amendohet duke shkelmuar parimet e funksionimit t\u00eb administrat\u00ebs shtet\u00ebrore, duke shkelmuar parimet kushtetuese t\u00eb ndarjes s\u00eb pushteteve, kjo p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb atentat t\u00eb ri ndaj asaj ndarje pushteti q\u00eb ka mbetur n\u00eb let\u00ebr dhe p\u00ebrpjekje demoniake e Edi Ram\u00ebs p\u00ebr t\u00eb futur n\u00eb duart e tij \u00e7do pushtet q\u00eb ka mbetur me sadopak autonomi.<br \/>\nPo ju rikujtoj, po ndalem tek kjo.<br \/>\nN\u00eb nenin 1 t\u00eb ligjit 90, 2012, thuhet: q\u00ebllimi i k\u00ebtij ligji \u00ebsht\u00eb krijimi i nj\u00eb kuadri ligjor t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb p\u00ebr organizimin dhe funksionimin e administrat\u00ebs shtet\u00ebrore n\u00ebn p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e k\u00ebshillit t\u00eb ministrave.<br \/>\n2. Institucionet e arsimit t\u00eb lart\u00eb publik, p\u00ebrfaq\u00ebsit\u00eb diplomatike jasht\u00eb vendit dhe forcat e armatosura nuk jan\u00eb pjes\u00eb e fush\u00ebs s\u00eb veprimit t\u00eb k\u00ebtij ligji.<br \/>\nPo pse? Sepse ato jan\u00eb institucione kushtetuese, t\u00eb cilat kan\u00eb nj\u00eb vart\u00ebsi kushtetuese, t\u00eb cilat kan\u00eb nj\u00eb bashk\u00ebndarje t\u00eb pushteteve, pra n\u00eb k\u00ebto institucione, n\u00eb qoft\u00eb se studion statusin e tyre, ka nj\u00eb kompetenc\u00eb presidenti i Republik\u00ebs, ka nj\u00eb kompetenc\u00eb shefi i shtabit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm dhe shtabi i p\u00ebrgjithsh\u00ebm, ka nj\u00eb kompetenc\u00eb bordi i universiteteve.<br \/>\nPra, \u00e7far\u00eb thuhet n\u00eb ligjin q\u00eb sjell Edi Rama?<br \/>\nPika 2 e nenit 1, e ndryshuar si vijon: Institucionet e arsimit t\u00eb lart\u00eb publik, p\u00ebrfaq\u00ebsit\u00eb diplomatike jasht\u00eb vendit si dhe forcat e armatosura jan\u00eb pjes\u00eb e administrat\u00ebs q\u00eb rregullohen me ligj t\u00eb posa\u00e7\u00ebm.<br \/>\nPrisni.<br \/>\nN\u00eb kuptimin m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb, administrat\u00eb shtet\u00ebrore \u00ebsht\u00eb \u00e7do rrog\u00ebtar i k\u00ebtij shteti.<br \/>\nPor fusha e veprimit t\u00eb ligjit p\u00ebr administrat\u00ebn publike ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me k\u00ebshillin e ministrave.<br \/>\nFusha e veprimit p\u00ebr institucionet e arsimit t\u00eb lart\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ndarje mes k\u00ebshillit t\u00eb ministrave, presidentit t\u00eb Republik\u00ebs dhe bordeve.<br \/>\nFusha e veprimit mes forcave t\u00eb armatosura \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ndarje midis shefit t\u00eb shtabit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm, presidentit t\u00eb Republik\u00ebs dhe kryeministrit.<br \/>\nN\u00eb qoft\u00eb se ti merr dhe i fut k\u00ebto dinak\u00ebrisht n\u00eb ligjin p\u00ebr administrat\u00ebn shtet\u00ebrore, por q\u00eb kan\u00eb p\u00ebr zot kryeministrin e vendit, ti faktikisht asgj\u00ebson k\u00ebto si institucione kushtetuese dhe merr atribute q\u00eb Kushtetuta nuk t\u2019i njeh, por q\u00eb ky nuk e ka p\u00ebr gj\u00eb q\u00eb t\u00eb marr\u00eb policin\u00eb ushtarake dhe ta \u00e7oj\u00eb t\u00eb bllokoj\u00eb nj\u00eb televizion n\u00eb nj\u00eb akt antikushtetues. N\u00eb nj\u00eb keqp\u00ebrdorim absolut antikushtetues t\u00eb forcave t\u00eb armatosura.<br \/>\nPor ka nj\u00eb president q\u00eb p\u00ebr b\u00ebmat e tij dhe gj\u00ebmat e tij \u00ebsht\u00eb i paqen\u00eb.<\/p>\n<p>Pra, tani me k\u00ebt\u00eb ligj Edi Rama k\u00ebrkon t\u00eb p\u00ebrligj\u00eb post-factum dhe t\u00eb hap\u00eb rrug\u00ebn p\u00ebr vendime dhe akte t\u00eb tilla n\u00eb rastin e forcave t\u00eb armatosura.<\/p>\n<p>Theksoj se n\u00eb Kushtetut\u00eb, shtabi i p\u00ebrgjithsh\u00ebm \u00ebsht\u00eb institucion kushtetues.<\/p>\n<p>Se n\u00eb buxhetin e shtetit \u00ebsht\u00eb institucion me buxhet t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb nga ministria.<\/p>\n<p>Inkludimi i forcave t\u00eb armatosura n\u00eb ombrell\u00ebn e k\u00ebtij ligji, legjitimon keqp\u00ebrdorimin e tyre n\u00eb \u00e7do rast p\u00ebr interesa mafioze apo t\u00eb pushtetit t\u00eb Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>Por ka edhe nj\u00eb q\u00ebllim tjet\u00ebr madhor. Q\u00ebllimi madhor tjet\u00ebr jan\u00eb pronat e ushtris\u00eb.<\/p>\n<p>Si\u00e7 jeni n\u00eb dijeni, pronat e ushtris\u00eb, t\u00eb cilat ndahen n\u00eb dy grupe, nj\u00ebri grup i pronave t\u00eb ushtris\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb funksion t\u00eb planit t\u00eb shp\u00ebrndarjes, ato jan\u00eb t\u00eb paprekshme. Jan\u00eb t\u00eb patjet\u00ebrsueshme. P\u00ebr sa koh\u00eb mbahen n\u00eb planin e shp\u00ebrndarjes.<\/p>\n<p>Plani i shp\u00ebrndarjes s\u00eb forcave t\u00eb armatosura p\u00ebrb\u00ebn sekretin m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm aktual t\u00eb forcave t\u00eb armatosura. Ai plan firmoset nga presidenti dhe mbahet nga ai dhe shefi i shtabit.<\/p>\n<p>Si\u00e7 \u00ebsht\u00eb faktuar, gjat\u00eb k\u00ebtyre viteve t\u00eb fundit jan\u00eb dhuruar nga Edi Rama biznesmen\u00ebve t\u00eb af\u00ebrt me t\u00eb dhe ortak me t\u00eb, porte ushtarake, prona ushtrie t\u00eb panxjerra nga presidenti i Republik\u00ebs, pa u pyetur fare presidenti i Republik\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb krim t\u00eb r\u00ebnd\u00eb q\u00eb mbrohet nga Altin Troplini.<\/p>\n<p>Tani, i gjetur para k\u00ebtij fakti, q\u00eb ka nj\u00eb ligj, i cili ndalon tjet\u00ebrsimin e nj\u00eb prone ushtrie q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb planin e p\u00ebrhapjes s\u00eb forcave t\u00eb armatosura, Edi Rrama k\u00ebrkon q\u00eb k\u00ebto atribute t\u2019i marr\u00eb vet\u00eb.<\/p>\n<p>Interesat e tij q\u00ebndrojn\u00eb pik\u00ebrisht n\u00eb nj\u00eb nga shkaqet m\u00eb themelore n\u00eb p\u00ebrfshirjen n\u00eb ombrell\u00ebn e k\u00ebtij ligji t\u00eb forcave t\u00eb armatosura. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb atentat ndaj Kushtetut\u00ebs. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb akt mafioz shum\u00eb i rreziksh\u00ebm q\u00eb k\u00ebrc\u00ebnon sigurin\u00eb komb\u00ebtare, sepse ata t\u00eb cil\u00ebt nd\u00ebrtojn\u00eb planin e p\u00ebrhapjes s\u00eb forcave t\u00eb armatosura, ata kan\u00eb parasysh mbi t\u00eb gjitha rreziqet potenciale t\u00eb sulmeve dhe pikat m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme strategjike q\u00eb ushtria duhet t\u00eb ket\u00eb n\u00eb dispozicion n\u00eb \u00e7do rast p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur misionin e saj.<\/p>\n<p>P\u00ebr Edi Ram\u00ebn, mbrojtja dhe siguria e nj\u00eb vendi an\u00ebtar t\u00eb NATO-s, \u00ebsht\u00eb e par\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb krahasim me ambiciet e tij mafioze p\u00ebr pasurimin e vet dhe t\u00eb klaneve af\u00ebr tij.<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/berisha-rama-ka-vendosur-diktaturen-ne-vend-asgjesoi-te-gjithe-institucionet-kushtetuese\/\">Berisha: Rama ka vendosur diktatur\u00ebn n\u00eb vend, asgjesoi t\u00eb gjith\u00eb institucionet kushtetuese<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kreu i Partis\u00eb Demokratike, Sali Berisha, denoncoi sot p\u00ebrpjekjet e kryeministrit Edi Rama p\u00ebr t\u00eb asgj\u00ebsuar institucionet kushtetuese t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, p\u00ebrmes nj\u00eb projektligji t\u00eb ri q\u00eb, sipas tij, synon centralizimin total t\u00eb pushtetit n\u00eb duart e qeveris\u00eb. Berisha theksoi se me k\u00ebt\u00eb projektligj t\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb gjat\u00eb muajit gusht, qeveria po nd\u00ebrhyn n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-37407","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/37407","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=37407"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/37407\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=37407"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=37407"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=37407"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}