{"id":37310,"date":"2025-08-25T15:08:22","date_gmt":"2025-08-25T15:08:22","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/25\/saga-soros-4-si-ra-miliarderi-ne-kurthin-e-sherbimit-sekret-kinez\/"},"modified":"2025-08-25T15:08:22","modified_gmt":"2025-08-25T15:08:22","slug":"saga-soros-4-si-ra-miliarderi-ne-kurthin-e-sherbimit-sekret-kinez","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/25\/saga-soros-4-si-ra-miliarderi-ne-kurthin-e-sherbimit-sekret-kinez\/","title":{"rendered":"Saga Soros 4\/ Si ra miliarderi n\u00eb kurthin e sh\u00ebrbimit sekret kinez"},"content":{"rendered":"<p><span><strong><em>E p\u00ebrditshmja franceze Le Figaro i ka kushtuar nje profil spekulantit t\u00eb bursave dhe filantropit George Soros-it. N\u00eb pjes\u00ebn e par\u00eb q\u00eb Lapsi.al e solli t\u00eb plot\u00eb trajtohej mardh\u00ebnia e tij me Donald Trumpin . <\/em><\/strong><strong><em>N\u00eb t\u00eb dyt\u00ebn trajtohej aderimi i nj\u00eb ish emigranti hungarez n\u00eb filozofine e shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb hapur t\u00eb Karl Popperit dhe ngrihet pyetja n\u00ebse me fondacionin dhe aktivizmin e tij Soros e ka tradh\u00ebtuar at\u00eb. Ne pjesen e trete flitet per aventuren e tij mes Izraelit dhe Palestin<\/em><\/strong><em><strong>\u00ebs,<\/strong> <strong>nd\u00ebrsa n\u00eb k\u00ebt\u00eb posht\u00eb p\u00ebr p\u00ebrpjekjen pvr t\u00eb dep\u00ebrtuar n\u00eb Kin\u00ebn komuniste<\/strong><\/em><\/span><\/p>\n<div class=\"jeg_ad jeg_ad_article jnews_content_inline_2_ads  \">\n<div class=\"ads-wrapper align-center \">\n<div class=\"ads_code\"><span><strong>Nga Paul Sygy<\/strong><\/span><\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<p><span>Cili \u00ebsht\u00eb momenti kur nj\u00eb njeri ndihet mjaftuesh\u00ebm i pasur sa p\u00ebr t\u00eb filluar ta jap\u00eb p\u00ebr bamir\u00ebsi nj\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb pasuris\u00eb s\u00eb tij?<br \/>\n<span>George Soros e kaloi k\u00ebt\u00eb prag n\u00eb fillim t\u00eb viteve 1980, kur pasuria e tij personale arriti n\u00eb 25 milion\u00eb dollar\u00eb. Ai u hodh me kok\u00eb n\u00eb aventur\u00ebn filantropike, duke krijuar m\u00eb 1979 <\/span>Open Society Institute<span>, q\u00eb m\u00eb von\u00eb do t\u00eb b\u00ebhej <\/span>Open Society Foundations<span>. P\u00ebr rreth kat\u00ebr dekada, Open Society ka shpenzuar m\u00eb shum\u00eb se 32 miliard\u00eb dollar\u00eb, duke u renditur k\u00ebshtu si nj\u00eb nga fondacionet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb bot\u00eb, menj\u00ebher\u00eb pas atij t\u00eb Bill Gates dhe, n\u00eb planin historik, atij t\u00eb farmacistit Henry \u00ebellcome.<\/span><\/span><\/p>\n<p><span>Por bamir\u00ebsi nuk b\u00ebhet me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn leht\u00ebsi me t\u00eb cil\u00ebn spekullohet n\u00eb bursat financiare. N\u00eb kund\u00ebrshtim me \u201csuccess-story\u201d-n legjendar q\u00eb do t\u00eb tregonte m\u00eb von\u00eb George Soros p\u00ebr veten, p\u00ebrvojat e para filantropike ishin d\u00ebshtime t\u00eb hidhura. Ai e m\u00ebsoi me vones\u00eb se, duke shpenzuar shuma marramend\u00ebse, mund t\u00eb mos kesh aspak efektin e d\u00ebshiruar. Kjo ndodhi n\u00eb Afrik\u00ebn e Jugut, ku George Soros u angazhua p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb si filantrop.<\/span><\/p>\n<p><span><a class=\"linkbrenda\" href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/08\/11\/si-humbi-george-soros-1-miliard-dollare-per-shkak-te-donald-trump\/\">Si humbi George Soros 1 miliard dollar\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb Donald Trump<\/a><\/span><\/p>\n<p><span>Pasi kishte shp\u00ebrndar\u00eb disa bursa p\u00ebr disident\u00ebt e vendeve t\u00eb bllokut sovjetik, ku \u00e7do opozit\u00eb ishte e ndaluar, Soros u p\u00ebrqendrua te Afrik\u00ebn e Jugut dhe te rektori i Universitetit t\u00eb Cape To\u00ebn. Institucioni ishte nj\u00eb nga t\u00eb pakt\u00ebt xhepa t\u00eb rezistenc\u00ebs ndaj politikave raciste t\u00eb Apartejdit, por kjo rezistenc\u00eb nuk i kap\u00ebrcente kufijt\u00eb simbolik\u00eb. Soros ofroi bursa p\u00ebr t\u00eb ndihmuar student\u00ebt e zinj t\u00eb Afrik\u00ebs s\u00eb Jugut t\u00eb kryenin studimet, i bindur se formimi intelektual i nj\u00eb elite t\u00eb re do ta shpejtonte fundin e aparteidit. Krenar q\u00eb hynte p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb nj\u00eb aventur\u00eb politike dhe i bindur se do ta transformonte leht\u00ebsisht situat\u00ebn e vendit, ai i dor\u00ebzoi Universitetit 80 bursa. Ishte nj\u00eb lloj \u201c\u00e7eku t\u00eb bardh\u00eb\u201d p\u00ebr rektorin, i cili, pavar\u00ebsisht idealeve t\u00eb tij p\u00ebr ndryshim dhe toleranc\u00eb, nuk kishte mjete t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb rekrutuar n\u00eb mas\u00eb student\u00eb t\u00eb zinj. N\u00eb fakt, shuma e madhe e p\u00ebrfituar nga universiteti nuk sh\u00ebrbeu ve\u00e7se p\u00ebr disa student\u00eb t\u00eb bardh\u00eb t\u00eb varf\u00ebr. Sipas biografes s\u00eb tij, Anne-Marie Rocco, George Soros e pezulloi menj\u00ebher\u00eb kreditimin dhe m\u00eb von\u00eb shpjegoi se, n\u00ebse ai shpenzoi kaq shum\u00eb n\u00eb Afrik\u00ebn e Jugut, ishte sepse nuk e kuptoi \u201ckompleksitetin e sistemit\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span>Soros e kuptoi von\u00eb, por vendosi se n\u00eb t\u00eb ardhmen nuk do t\u2019ia besonte m\u00eb dh\u00ebnien e fondeve institucioneve t\u00eb m\u00ebdha universitare, por se do t\u00eb mb\u00ebshtetej te punonj\u00ebsit e fondacionit t\u00eb tij n\u00eb terren, p\u00ebr t\u00eb ndjekur m\u00eb af\u00ebr p\u00ebrfituesit e bursave. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb, duhej t\u00eb mb\u00ebshtetej n\u00eb rrjete njer\u00ebzish t\u00eb besuesh\u00ebm, q\u00eb dinin t\u00eb gjykonin cil\u00ebt ishin student\u00ebt m\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatsh\u00ebm, sidomos n\u00eb vendet ku regjimet diktatoriale p\u00ebrdornin mashtrime p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar nga ndihmat nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Q\u00eb at\u00ebher\u00eb, p\u00ebrfituesit e bursave filluan t\u00eb rekrutoheshin me nj\u00eb vigjilenc\u00eb t\u00eb shtuar.<\/span><\/p>\n<p><span><span>N\u00eb k\u00ebt\u00eb frym\u00eb Soros takoi <\/span>Liang Heng<span>. Ky student i Columbia-s sapo kishte botuar nj\u00eb autobiografi me titull <\/span><span>Son of the Revolution<\/span><span> (\u201cDjalli i revolucionit\u201d, 1983), ku tregonte p\u00ebr ekseset e revolucionit kulturor maoist q\u00eb familja e tij i kishte p\u00ebsuar n\u00eb kurriz: babai i tij ishte posht\u00ebruar publikisht si \u201cintelektual kund\u00ebr-revolucionar\u201d, nd\u00ebrsa vet\u00eb Liang Heng si \u201cbir i intelektualit kund\u00ebr-revolucionar\u201d, u d\u00ebrgua p\u00ebr riedukim n\u00eb fshat, dhe u rekrutua n\u00eb organizatat rinore t\u00eb Gardist\u00ebve t\u00eb Kuq. Ashtu si shum\u00eb lexues amerikan\u00eb, George Soros u trondit nga ky rr\u00ebfim: tmerri q\u00eb i ngjallnin regjimet totalitare t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb nazizmit dhe stalinizmit, papritmas i dukeshin t\u00eb\u00a0 p\u00ebrs\u00ebritura n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb identikike n\u00eb at\u00eb revolucion kulturor t\u00eb shpalosur nga i riu kinez.<\/span><\/span><\/p>\n<p><span><a class=\"linkbrenda\" href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/08\/13\/saga-soros-2-a-e-ka-tradhetuar-miliarderi-kauzen-e-shoqerise-se-hapur\/\">Saga Soros 2\/ A e ka tradh\u00ebtuar miliarderi kauz\u00ebn e \u201cshoq\u00ebris\u00eb s\u00eb hapur\u201d<\/a><\/span><\/p>\n<p><span>Historia \u00ebsht\u00eb tashm\u00eb e njohur, por ajo u rr\u00ebfye me talent nga gazetari australian Alex Joske, i cili publikoi m\u00eb 2022 nj\u00eb lib\u00ebr t\u00eb shquar mbi m\u00ebnyr\u00ebn si Kina infiltron n\u00eb pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb bot\u00ebs. Liang Heng u rekrutua nga Open Society p\u00ebr t\u00eb ndihmuar student\u00ebt kinez\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb identifikuar, sipas eksperienc\u00ebs s\u00eb tij, ata q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebheshin lider\u00eb t\u00eb ndryshimit, dhe mbi t\u00eb cil\u00ebt fondacioni duhej t\u00eb mb\u00ebshtetej p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrshpejtuar ndryshimet.<\/span><\/p>\n<p><span>Historia zhvillohet n\u00eb vitin 1984, pes\u00eb vjet pas njohjes s\u00eb regjimit komunist kinez nga Shtetet e Bashkuara, kur n\u00ebn efektin e nj\u00eb l\u00ebvizjeje reformash t\u00eb nisura nga Ten Siaopini, Kina synoi nj\u00eb hapje p\u00ebrfundimtare ekonomike kineze me bot\u00ebn, duke nxitur tregtin\u00eb e jashtme dhe duke firmosur kontrata me Boeing dhe Coca-Cola. Liang Heng u b\u00eb shpejt nd\u00ebrmjet\u00ebsi mes George Soros dhe qarqeve ekonomike e akademike kineze m\u00eb t\u00eb favorshme ndaj reformave. Ai u afrua me drejtues t\u00eb Partis\u00eb q\u00eb mbronin hapjen dhe liberalizimin, dhe George Soros nisi t\u00eb krijonte rrjetin e tij, n\u00eb interes t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara dhe t\u00eb Kin\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span><span>George Soros shfryt\u00ebzoi mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb iu dha p\u00ebr t\u00eb krijuar <\/span>Chinese Fund<span>, me mb\u00ebshtetjen e autoriteteve kineze. Ky fond kishte objektivin p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrhapur idet\u00eb e tij p\u00ebr nj\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb hapur dhe p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur reforma q\u00eb e orientojn\u00eb Kin\u00ebn drejt s\u00eb ardhmes. Ai nuk investoi vet\u00ebm n\u00eb projekte universitare apo n\u00eb k\u00ebrkime shkencore, por edhe n\u00eb p\u00ebrgatitjen e kuadrove q\u00eb do t\u00eb drejtonin vendin n\u00eb t\u00eb ardhmen. Me ndihm\u00ebn e Soros-it, Instituti i Reform\u00ebs s\u00eb Sistemit Ekonomik u themelua brenda Partis\u00eb, nj\u00eb lloj laboratori idesh q\u00eb do i sh\u00ebrbente politikave t\u00eb hapjes. Ky institut u b\u00eb n\u00eb fakt \u201cOpen Society\u201d e par\u00eb p\u00ebr Kin\u00ebn, dhe Soros u ftua n\u00eb inaugurimin e tij n\u00eb vitin 1986. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb, n\u00eb nj\u00eb Kin\u00eb t\u00eb etur p\u00ebr reforma, rezultatet e para t\u00eb dukshme nuk munguan: marr\u00ebdh\u00ebniet me Shtetet e Bashkuara dhe bot\u00ebn u gjall\u00ebruan, ekonomia b\u00ebri p\u00ebrpara, dhe p\u00ebr nj\u00eb moment u duk se regjimi komunist do t\u00eb p\u00ebrfundonte duke u transformuar n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri t\u00ebr\u00ebsisht t\u00eb hapur.<\/span><\/span><\/p>\n<p><span>Chinese Fund<span> mund t\u00eb mb\u00ebshtetej edhe mbi nj\u00eb faktor politik vendimtar: ardhjen n\u00eb pushtet t\u00eb Zhao Ziyang-ut, si sekretar i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i Partis\u00eb Komuniste Kineze, i cili i la Soros-it nj\u00eb liri t\u00eb madhe iniciative. Fondi zhvilloi seminare t\u00eb shumta n\u00eb klubin e elit\u00ebs Pekin, n\u00eb universitetin e Shkencave Sociale, dhe n\u00eb shum\u00eb qendra t\u00eb tjera k\u00ebrkimore ekonomike. Chinese Fund financoi gjithashtu punimet mbi Revolucionin Kulturor, apo edhe t\u00eb gazetarit Dai Qing, q\u00eb kund\u00ebrshtonte nd\u00ebrtimin e dig\u00ebs gjigande t\u00eb Tri Luginave, nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr e vjet\u00ebr e Republik\u00ebs Popullore, nd\u00ebrtimi i s\u00eb cil\u00ebs do t\u00eb k\u00ebrkonte zhvendosjen e 2 milion\u00eb njer\u00ebzve.<\/span><\/span><\/p>\n<p><span><span>Por Soros deshi t\u00eb b\u00ebnte shum\u00eb, p\u00ebrnj\u00ebher\u00eb dhe ndoshta tep\u00ebr shpejt. Linja reformiste e Partis\u00eb humbi terren p\u00ebrkund\u00ebr ndikimit t\u00eb Zhao Ziyang-ut, dhe kjo nd\u00ebrhyrje amerikane u p\u00ebrdor si mjet propagandistik. Udh\u00ebheqja kineze vendosi t\u2019ia dor\u00ebzonte drejtimin e <\/span>Chinese Fund<span> Yu Enguang-ut, nj\u00eb funksionari t\u00eb lart\u00eb t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Kultur\u00ebs, por q\u00eb ishte n\u00ebn kontrollin e sh\u00ebrbimeve sekrete. Soros ishte i bindur se po bashk\u00ebpunonte me nj\u00eb intelektual t\u00eb hapur. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, Yu Enguang e futi <\/span>Chinese Fund<span> n\u00ebn ndikimin e Sh\u00ebrbimit t\u00eb Siguris\u00eb s\u00eb Shtetit, duke e shnd\u00ebrruar at\u00eb n\u00eb nj\u00eb mjet ndikimi t\u00eb Partis\u00eb mbi bot\u00ebn e jashtme.<\/span><\/span><\/p>\n<p><span>Fondi p\u00ebrdorej p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrzgjedhur t\u00eb rinj t\u00eb talentuar, t\u00eb cil\u00ebt d\u00ebrgoheshin m\u00eb pas n\u00eb Shtetet e Bashkuara me bursa, por gjithnj\u00eb me nj\u00eb p\u00ebrgatitje ideologjike shum\u00eb t\u00eb kujdesshme. Student\u00ebve u b\u00ebhej nj\u00eb lloj indoktrinimi politik, me kurse ku m\u00ebsonin p\u00ebr doktrin\u00ebn zyrtare t\u00eb Partis\u00eb, duke i recituar n\u00eb kor.<\/span><\/p>\n<p><span><span>Pik\u00ebrisht nga ky moment, regjimi kinez do t\u00eb p\u00ebrdorte <\/span>Chinese Fund<span> si nj\u00eb platform\u00eb ekskluzive p\u00ebr t\u00eb forcuar marr\u00ebdh\u00ebniet me bot\u00ebn e jashtme, duke anashkaluar sanksionet dhe duke kontrolluar \u00e7do shk\u00ebmbim kulturor.<\/span><\/span><\/p>\n<p><span><a class=\"linkbrenda\" href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/08\/16\/saga-soros-3-i-shpetuari-i-holokaustiti-qe-coi-para-te-hamasi\/\">Saga Soros 3\/ I shp\u00ebtuari i holokaustiti q\u00eb \u00e7oi para te Hamasi<\/a><\/span><\/p>\n<p><span><span>Por n\u00eb vitin 1989 gjith\u00e7ka ndryshoi: student\u00ebt q\u00eb p\u00ebrfitonin bursat dol\u00ebn n\u00eb sheshe p\u00ebr t\u00eb protestuar kund\u00ebr regjimit, dhe kjo p\u00ebrfundoi me masakr\u00ebn e sheshit Tiananmen. George Soros e kuptoi menj\u00ebher\u00eb se ishte manipuluar. Ai shpalli menj\u00ebher\u00eb mbylljen e fondit dhe u largua p\u00ebrfundimisht nga Kina. Liang Heng, i cili at\u00ebher\u00eb ishte bashk\u00ebpun\u00ebtori i tij m\u00eb i ngusht\u00eb, do ta qortonte r\u00ebnd\u00eb: <\/span><span>\u201cTi doje t\u00eb na blije me parat\u00eb e tua, por ishin kinez\u00ebt ata q\u00eb t\u00eb blen\u00eb ty me parat\u00eb e tua,\u201d<\/span><span> i tha ai.<\/span><\/span><\/p>\n<p><span>Ky ishte fundi i aventur\u00ebs kineze t\u00eb George Soros-it.<\/span><\/p>\n<p><span><span>M\u00eb pas, Open Society do t\u00eb p\u00ebrqendrohej n\u00eb Evrop\u00ebn Lindore dhe ish-Bashkimin Sovjetik, ku ndikimi i saj do t\u00eb ishte i duksh\u00ebm n\u00eb vitet \u201990. Nd\u00ebrkoh\u00eb, <\/span>Chinese Fund<span> kaloi n\u00ebn drejtimin e nj\u00eb ish-funksionari t\u00eb Partis\u00eb, Yu Enguang, dhe m\u00eb pas p\u00ebrfundoi i lidhur me aparatin zyrtar t\u00eb siguris\u00eb kineze.<\/span><\/span><\/p>\n<p><span><span>N\u00eb vitin 2017, nj\u00eb fond tjet\u00ebr i ngjash\u00ebm, i quajtur <\/span>You Fung<span>, u krijua si pasardh\u00ebs i <\/span>Chinese Fund<span>, dhe ai mbeti n\u00ebn kontrollin e Partis\u00eb Komuniste, me seli n\u00eb Ministrin\u00eb e Siguris\u00eb s\u00eb Shtetit.<\/span><\/span><\/p>\n<p><span>Publikimi i Paradise Papers n\u00eb vitin 2017 zbuloi se Yu Enguang, bashk\u00ebkryetar i Chinese Fund dhe i vendosur n\u00eb at\u00eb detyr\u00eb nga Partia Komuniste, kishte adres\u00ebn e tij personale n\u00eb selin\u00eb e Ministris\u00eb s\u00eb Siguris\u00eb s\u00eb Shtetit \u2013 pra, n\u00eb sh\u00ebrbimet sekrete kineze! K\u00ebshtu, sipas studiuesit Alex Joske:<\/span><br \/>\n<span>\u201cYu Enguang arriti ta bindte Soros-in q\u00eb, pa e kuptuar, t\u00eb vendoste fondin n\u00ebn kontrollin e sh\u00ebrbimeve sekrete kineze, duke hedhur bazat e nj\u00eb prej operacioneve t\u00eb para t\u00eb ndikimit kinez mbi bot\u00ebn per\u00ebndimore.\u201d<\/span><\/p>\n<p><span>Ja k\u00ebshtu, George Soros p\u00ebrfundoi pa e ditur duke i sh\u00ebrbyer regjimit komunist q\u00eb ai vet\u00eb kishte synuar t\u00eb luftonte. Ndoshta ai e mbajti mend m\u00ebsimin, sepse shum\u00eb m\u00eb von\u00eb, n\u00eb vitin 2020, ai e sulmoi publikisht Donald Trump-in, duke denoncuar \u00e7do politik\u00eb t\u00eb pajtimit me ekonomin\u00eb kineze si kompromis t\u00eb rreziksh\u00ebm dhe duke kritikuar hapur koncesionet e dh\u00ebna p\u00ebr kompanin\u00eb Huawei.<\/span><\/p>\n<p><span>Megjithat\u00eb, Soros dukej se kishte harruar disi shpejt se edhe ai vet\u00eb, dikur, kishte b\u00ebr\u00eb gabime shum\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha vler\u00ebsimi \u2013 me pasoja t\u00eb r\u00ebnda.<\/span><\/p>\n<p><span><strong>P\u00ebrktheu nga Le Figaro T. \u00c7ela, Lapsi.al<\/strong><\/span><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/08\/25\/saga-soros-4-si-ra-miliarderi-ne-kurthin-e-sherbimit-sekret-kinez\/\">Saga Soros 4\/ Si ra miliarderi n\u00eb kurthin e sh\u00ebrbimit sekret kinez<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>E p\u00ebrditshmja franceze Le Figaro i ka kushtuar nje profil spekulantit t\u00eb bursave dhe filantropit George Soros-it. N\u00eb pjes\u00ebn e par\u00eb q\u00eb Lapsi.al e solli t\u00eb plot\u00eb trajtohej mardh\u00ebnia e tij me Donald Trumpin . N\u00eb t\u00eb dyt\u00ebn trajtohej aderimi i nj\u00eb ish emigranti hungarez n\u00eb filozofine e shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb hapur t\u00eb Karl Popperit dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-37310","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/37310","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=37310"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/37310\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=37310"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=37310"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=37310"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}