{"id":37306,"date":"2025-08-25T15:48:28","date_gmt":"2025-08-25T15:48:28","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/25\/dyfaqesia-e-perjetshme-nuk-njohim-zgjedhjet-por-marrim-mandatet\/"},"modified":"2025-08-25T15:48:28","modified_gmt":"2025-08-25T15:48:28","slug":"dyfaqesia-e-perjetshme-nuk-njohim-zgjedhjet-por-marrim-mandatet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/25\/dyfaqesia-e-perjetshme-nuk-njohim-zgjedhjet-por-marrim-mandatet\/","title":{"rendered":"Dyfaq\u00ebsia e p\u00ebrjetshme: Nuk njohim zgjedhjet, por marrim mandatet!"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Sk\u00ebnder Minxhozi\/<\/strong><em><\/em><\/p>\n<p>Po e humbim mesa duket edhe nj\u00eb rast tjet\u00ebr p\u00ebr t\u00eb treguar si shtet se i njohim dhe i zbatojm\u00eb rregullat e zgjedhjeve dhe kodet \u201ckalorsiake\u201d q\u00eb lidhen me to. Ato kode q\u00eb thon\u00eb fjala vjen se humb\u00ebsi duhet t\u00eb njoh\u00eb rezultatin dhe t\u00eb uroj\u00eb fituesin, ose q\u00eb pala humb\u00ebse t\u00eb b\u00ebj\u00eb analiz\u00ebn e atyre faktor\u00ebve e rrethanave q\u00eb e \u00e7uan n\u00eb humbje. Ose m\u00eb tej akoma, (mos o Zot!) kodin e mbajtjes p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr humbjen, duke u larguar nga timoni i partis\u00eb. Aq m\u00eb tep\u00ebr kur e ke shkruar n\u00eb statut di\u00e7ka t\u00eb till\u00eb!<\/p>\n<p>Asgj\u00eb e till\u00eb nuk ndodhi k\u00ebt\u00eb ver\u00eb, pasi u shfaq i qart\u00eb rezultati i zgjedhjeve parlamentare t\u00eb 11 majit, ku Partia Demokratike mori nj\u00ebr\u00ebn nd\u00ebr humbjet m\u00eb p\u00ebrc\u00eblluese t\u00eb historis\u00eb s\u00eb saj 34 vje\u00e7are. Gjat\u00eb gjith\u00eb ver\u00ebs, n\u00eb vend t\u00eb analiz\u00ebs s\u00eb shkaqeve q\u00eb \u00e7uan n\u00eb rezultatet katastrofike elektorale, Berisha dhe lista e ngusht\u00eb e besnik\u00ebve q\u00eb flasin p\u00ebr inerci sa her\u00eb q\u00eb ai jua k\u00ebrkon di\u00e7ka t\u00eb till\u00eb, vijuan t\u00eb p\u00ebrpiqen n\u00eb angazhimin sizifian p\u00ebr t\u00eb bindur shqiptar\u00ebt se ata fituan, por jua vodh\u00ebn fitoren.<\/p>\n<p>Sot Berisha, teksa p\u00ebrgatitet t\u00eb paraqitet n\u00eb der\u00ebn e Kuvendit bashk\u00eb me 49 deputet\u00eb t\u00eb tjer\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb mandatet, deklaroi se opozita nuk do t\u2019i njoh\u00eb kurr\u00eb zgjedhjet. Nj\u00eb q\u00ebndrim klasik i tij sa her\u00eb q\u00eb ka humbur zgjedhjet. Nuk ka njohur rezultatin, por ka z\u00ebn\u00eb vendet n\u00eb kuadratin e opozit\u00ebs. Histori e vjet\u00ebr tre dekada e gjys\u00ebm, e cila tregon se t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb flasin p\u00ebr rinovim t\u00eb partis\u00eb, hapje t\u00eb saj, ndryshim krer\u00ebsh lokal\u00eb e drejtuesish qarqesh, duhet t\u00eb shohin m\u00eb s\u00eb pari nga zyra e numrit nj\u00eb. Aty ku merr form\u00eb lidershipi, ku caktohen piketat, aleancat, aty ku hartohen listat e kandidat\u00ebve dhe shefat e \u00e7do lloji e ngjyre. T\u00eb atyre q\u00eb humb\u00ebn n\u00eb 11 maj pasi kishin marr\u00eb bekimin e kryetarit.<\/p>\n<p>Dyfaq\u00ebsia, ambiguiteti, eklektizmi, q\u00ebndrimi n\u00eb dy karrige, frazat me dy kuptime, m\u00ebsalla me dy faqe \u2013 kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00ebra nd\u00ebr s\u00ebmundjet e lashta t\u00eb elit\u00ebs partiake n\u00eb Shqip\u00ebri, e cila me kalimin e viteve \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb nj\u00eb shkoll\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb politike ku jan\u00eb fark\u00ebtuar shum\u00eb karriera aparat\u00e7ik\u00ebsh t\u00eb t\u00eb gjitha formave e peshave.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb Berisha thot\u00eb nuk i b\u00ebn kuptim as nj\u00eb f\u00ebmije, por \u00ebsht\u00eb krejt e pranueshme e normale n\u00eb nj\u00eb mjedis ku t\u00eb gjith\u00eb i shkelin syrin nj\u00ebri-tjetrit teksa d\u00ebgjojn\u00eb nonsensin e mosnjohjes s\u00eb zgjedhjeve por t\u00eb pranimit t\u00eb mandateve parlamentare. \u201cE mo dhe ju e dini si \u00ebsht\u00eb Doktori, ai jep sinjalin djathtas dhe timonin e pret majtas\u201d, t\u00eb thon\u00eb m\u00eb pas, si kan\u00eb hequr kostumin partiak dhe kan\u00eb veshur at\u00eb t\u00eb qytetarit t\u00eb zakonsh\u00ebm q\u00eb marazin ndaj nj\u00ebshit e shet vet\u00ebm n\u00ebn z\u00eb si mall ekzotik kafenesh.<\/p>\n<p>P\u00ebr kalendarin politik t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, jet\u00ebn e saj institucionale dhe shtet\u00ebrore, silogjizmi veror i opozit\u00ebs nuk ka asnj\u00eb pesh\u00eb dhe rol. Rama qesh i k\u00ebnaqur pas syzeve t\u00eb tij t\u00eb kuqe teksa d\u00ebgjon k\u00ebrc\u00ebnimin steril t\u00eb Berish\u00ebs, nd\u00ebrsa n\u00eb dor\u00eb mban let\u00ebr e laps p\u00ebr qeverin\u00eb e re. N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr n\u00eb PD e kan\u00eb pranuar prej koh\u00ebsh at\u00eb q\u00eb ndodhi n\u00eb zgjedhje dhe e kan\u00eb l\u00ebn\u00eb vet\u00ebm Doktorin q\u00eb t\u00eb luaj\u00eb piruet\u00ebn finale t\u00eb mbylljes s\u00eb telekomedis\u00eb s\u00eb zgjedhjeve t\u00eb 11 majit. Duhet nj\u00eb dalje n\u00eb \u00e7do akt skenik. Nj\u00eb t\u00eb till\u00eb po luan Berisha.<\/p>\n<p>50 burra e gra p\u00ebrgatiten t\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb Kuvend p\u00ebr t\u00eb kat\u00ebrt\u00ebn her\u00eb si deputet\u00eb opozitar\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb i vetmi lajm. Mosnjohja e zgjedhjeve \u00ebsht\u00eb si nj\u00eb vazo e vjet\u00ebr q\u00eb mbahet p\u00ebr ekspozim n\u00eb nj\u00eb dhom\u00eb me dritare t\u00eb mbyllura ku prej 12 vitesh nuk hyn as dielli, as ajri..\/Javanews<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/08\/dyfaqesia-e-perjetshme-nuk-njohim-zgjedhjet-por-marrim-mandatet\/\">Dyfaq\u00ebsia e p\u00ebrjetshme: Nuk njohim zgjedhjet, por marrim mandatet!<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Sk\u00ebnder Minxhozi\/ Po e humbim mesa duket edhe nj\u00eb rast tjet\u00ebr p\u00ebr t\u00eb treguar si shtet se i njohim dhe i zbatojm\u00eb rregullat e zgjedhjeve dhe kodet \u201ckalorsiake\u201d q\u00eb lidhen me to. Ato kode q\u00eb thon\u00eb fjala vjen se humb\u00ebsi duhet t\u00eb njoh\u00eb rezultatin dhe t\u00eb uroj\u00eb fituesin, ose q\u00eb pala humb\u00ebse t\u00eb b\u00ebj\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-37306","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/37306","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=37306"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/37306\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=37306"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=37306"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=37306"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}