{"id":37303,"date":"2025-08-25T13:46:07","date_gmt":"2025-08-25T13:46:07","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/25\/tre-arsye-se-pse-sduhen-marre-seriozisht-sulmet-e-rames-kunder-drejtesise\/"},"modified":"2025-08-25T13:46:07","modified_gmt":"2025-08-25T13:46:07","slug":"tre-arsye-se-pse-sduhen-marre-seriozisht-sulmet-e-rames-kunder-drejtesise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/25\/tre-arsye-se-pse-sduhen-marre-seriozisht-sulmet-e-rames-kunder-drejtesise\/","title":{"rendered":"Tre arsye se pse s\u2019duhen marr\u00eb seriozisht sulmet e Ram\u00ebs kund\u00ebr drejt\u00ebsis\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><span>Pothuajse e vetmja polemik\u00eb q\u00eb prodhoi gjat\u00eb pushimeve Edi Rama, i t\u00ebrhequr n\u00eb vil\u00ebn e tij n\u00eb Dh\u00ebrmi, ishte ajo e sulmit ndaj nj\u00eb gjyqtari administrativ, i cili kishte guxuar t\u00eb merrte vendim kund\u00ebr aksionit t\u00eb radh\u00ebs p\u00ebr lirimin e hapsirave publike. <\/span><\/p>\n<p><span>Duke aluduar se <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/08\/22\/rama-sulmon-gjykatesin-per-tenden-e-lokalit-ne-tirane\/\">Klarent Demiri<\/a> mund t\u00eb ishte joshur nga rryshfeti p\u00ebr t\u00eb mbrojtur nj\u00eb \u201ctok\u00eb t\u00eb xanun\u201d, kryeministri nxiti automatikisht furin\u00eb e kund\u00ebrshtar\u00ebve t\u00eb vet politik\u00eb dhe kritik\u00ebve t\u00eb tij mediatik\u00eb, q\u00eb e pan\u00eb k\u00ebt\u00eb sulm si nj\u00eb nd\u00ebrhyrje brutale kund\u00ebr drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb pavarur. K\u00ebto reagime u shtuan edhe si pasoj\u00eb e faktit se ky qe nj\u00eb refren i p\u00ebrs\u00ebritur gjat\u00eb ver\u00ebs. Shefi i ekzekutivit pati b\u00ebr\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb me prokuroren Shkodrane, <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/07\/18\/shpjegimi-i-rames-per-thethin-fajin-e-ka-prokurorja-elsa-gjeli\/\">Elsa Gjeli<\/a>, p\u00ebr prishjen e nd\u00ebrtimeve n\u00eb Theth dhe kolegun e Demirit, <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/08\/06\/birn-rama-sulmon-gjyqtarin-per-vendimin-e-bazuar-mbi-aktet-e-qeverise-se-tij\/\">Hazbi Balliu<\/a>, i cili vendosi t\u00eb bllokoj\u00eb konfiskimin e nj\u00eb pallati nga qeveria.<\/span><\/p>\n<p><span><a class=\"linkbrenda\" href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/08\/23\/birn-qeveria-e-gjyqesorit-ben-nje-vesh-shurdh-ndaj-sulmeve-te-kryeministrit-rama\/\">BIRN: Qeveria e gjyq\u00ebsorit b\u00ebn nj\u00eb vesh shurdh ndaj sulmeve t\u00eb kryeministrit Rama<\/a><\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb fakt, k\u00ebto p\u00ebr\u00e7artje t\u00eb Edi Ram\u00ebs jan\u00eb larg s\u00eb qeni alarmante, ashtu sikurse i paraqesin kund\u00ebrshtar\u00ebt apo kritik\u00ebt e tij. K\u00ebt\u00eb nuk e them thjesht\u00eb si nj\u00eb mbrojt\u00ebs i ides\u00eb se vendimet e drejt\u00ebsis\u00eb duhet t\u00eb kritikohen apo paragjykohen. Kjo po e po. Pra, ashtu si kushdo tjet\u00ebr edhe kryeministri i nj\u00eb vendi ka t\u00eb drejt\u00ebn e tij t\u00eb mos jet\u00eb dakord me nj\u00eb vendim gjykate, ta shpreh\u00eb me fjal\u00eb mosaprovimin e tij, pavar\u00ebsisht se formalisht mund t\u00eb jet\u00eb i obliguar ta zbatoj\u00eb at\u00eb. K\u00ebtu nuk ka debat. <\/span><\/p>\n<p><span>Por personalisht, at\u00eb q\u00eb u konsiderua si ofensiva e Ram\u00ebs kund\u00ebr drejt\u00ebsis\u00eb, e shoh si nj\u00eb p\u00ebrpjekje qesharake q\u00eb duhet injoruar. Dhe kjo p\u00ebr s\u00eb paku tre arsye. <\/span><\/p>\n<p><span>S\u00eb pari, sepse nj\u00eb episod i till\u00eb, me p\u00ebrmasa shum\u00eb m\u00eb dramatike u zhvillua edhe kur SPAK-u k\u00ebrkoi arrestimin e Erion Veliajt dhe gjykata e formalizoi at\u00eb. T\u00eb gjith\u00eb e mbajn\u00eb mend se si, n\u00eb fillim t\u00eb shkurtit, kryeministri luajti rolin e t\u00eb m\u00ebrziturit, publikoi me dhjetra statuse e video dhe aktroi n\u00eb at\u00eb sken\u00ebn ku i binte me grushte tryez\u00ebs duke e quajtur dosjen e Lalit nj\u00eb \u201croman policesk\u201d t\u00eb hartuar nga disa prokuror\u00eb \u201ct\u00eb dal\u00eb nga shinat\u201d. Kulmi i dramaticitetit\u00a0arriti kur derdhi lot p\u00ebr fatin e djalit t\u00eb Ajola Xox\u00ebs duke th\u00ebn\u00eb: \u201cGjykat\u00ebsi ka arritur n\u00eb pik\u00ebn q\u00eb edhe n\u00ebn\u00ebn e nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb 6 vje\u00e7 ta d\u00ebnojm\u00eb me arrest sht\u00ebpie pasi babain e kan\u00eb \u00e7uar atje (n\u00eb burg-sh\u00ebnim i Lapsi.al). Pyetja \u00ebsht\u00eb jo vet\u00ebm kush e \u00e7on dhe e merr k\u00ebt\u00eb f\u00ebmij\u00eb nga shkolla po kush dhe si i jep k\u00ebtij f\u00ebmije p\u00ebr t\u00eb ngr\u00ebn\u00eb\u201d? Dhe n\u00eb fund qau edhe hallin e kryeqytetit: \u201c\u2026gjykat\u00ebsi ka firmosur t\u2019ia heq\u00eb kok\u00ebn nga shpatullat bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs. Duke e l\u00ebn\u00eb praktikisht pa drejtim nj\u00eb kryeqytet me 1001 pun\u00eb n\u00eb dit\u00eb pa gjyq. K\u00ebtu b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb proces hetimor t\u00eb \u00e7uditsh\u00ebm. Shum\u00eb t\u00eb \u00e7uditsh\u00ebm\u2026\u201d.<\/span><\/p>\n<p><a class=\"linkbrenda\" href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/02\/11\/arrestimi-si-i-koordinuan-me-njeri-tjetrin-deklaratat-rama-dhe-veliaj\/\">Prapaskena e arrestimit\/ Si i koordinuan me nj\u00ebri tjetrin deklaratat Rama dhe Veliaj<\/a><\/p>\n<p><span>Se \u00e7\u2019ndodhi m\u00eb pas jemi t\u00eb t\u00ebr\u00eb d\u00ebshmitar\u00eb. Rama shkoi sinkron me SPAK-un, ia hoqi t\u00eb gjitha spaletat Erionit, nuk i pranoi delegimin e njer\u00ebzve t\u00eb tij n\u00eb krye t\u00eb bashkis\u00eb dhe i spastroi gjith\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebsit e vet nga grupi parlamentar. Aq i ashp\u00ebr u tregua n\u00eb k\u00ebt\u00eb fshes\u00eb, sa shum\u00ebkush hodhi dyshimet se burgosja, n\u00eb mos kishte qen\u00eb e urdh\u00ebruar prej tij, n\u00eb rastin me t\u00eb mir\u00eb, qe e koordinuar me t\u00eb. Pra tani, n\u00ebnt\u00eb muaj m\u00eb pas, mund t\u00eb pyesim me t\u00eb drejt\u00eb, sa real ishte \u201csulmi ndaj drejt\u00ebsis\u00eb\u201d i fillim shkurtit? A qe thjesht nj\u00eb teat\u00ebr p\u00ebr t\u00eb maskuar burgos\u00ebsin reale t\u00eb delfinit t\u00eb vet? A pati ndonj\u00eb efekt n\u00eb intimidimin e drejt\u00ebsis\u00eb e cila, \u00e7udit\u00ebrisht, u trim\u00ebrua m\u00eb shum\u00eb kund\u00ebr Erion Veliajt?\u00a0\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span>Mjafton ky episod p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar se Edi Rama i krijon vet\u00eb \u2018mis en scene\u201d t\u00eb tilla p\u00ebr ti p\u00ebrdorur p\u00ebr q\u00ebllimet e veta politike t\u00eb dit\u00ebs. Ky mund t\u00eb jet\u00eb edhe rasti i polemik\u00ebs s\u00eb fundit me njer\u00ebzit e drejt\u00ebsis\u00eb. Ai vet\u00eb e di se as Demiri, as Gjeli e as Balliu nuk e pengojn\u00eb dot urdhrin e tij t\u00eb papritur p\u00ebr t\u00eb nisur nj\u00eb aksion t\u00eb tipit maoist n\u00eb t\u00eb t\u00ebr\u00eb territorin. Por ai e ka pjes\u00eb t\u00eb qenies s\u00eb vet q\u00eb nuk zhvillon dot politik\u00eb pa pasur armiq. E ndoshta prandaj i duhen debate t\u00eb tilla fallco. N\u00eb nj\u00eb mjedis ku ai e ka asfiksuar opozit\u00ebn deri n\u00eb zhdukje, ku i ka korruptuar mediat deri n\u00eb p\u00ebr\u00e7udnim, ai e ka t\u00eb nevojshme ti shes\u00eb shoq\u00ebris\u00eb nj\u00eb kontradikt\u00eb. E prandaj prodhon debate t\u00eb panevojshme q\u00eb s\u2019kan\u00eb pse shqet\u00ebsojn\u00eb ask\u00ebnd q\u00eb thellohet p\u00ebr t\u00eb kuptuar q\u00ebllimin e tyre. <\/span><\/p>\n<p><span>Por ka edhe nj\u00eb arsye t\u00eb tret\u00eb, ndoshta m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr t\u00eb mos i fryr\u00eb, pas \u00e7do fishekzjareje t\u00eb hedhur n\u00eb treg, alarmit se kryeministri po intimidon drejt\u00ebsin\u00eb. Ai n\u00eb fakt e ka kapur tashm\u00eb at\u00eb. Vendimet me kryesore t\u00eb gjykatave t\u00eb larta e kushtetuese, sp\u00ebrdredhjet akrobateske t\u00eb SPAK-ut p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebshkuar zyrtar\u00ebt m\u00eb t\u00eb lart\u00eb p\u00ebr m\u00ebkatet e tyre m\u00eb t\u00eb lehta e d\u00ebshmojn\u00eb m\u00eb s\u00eb miri k\u00ebt\u00eb. Prandaj kushdo q\u00eb i fryn borive t\u00eb kapjes s\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, pas \u00e7do polemike shterp\u00eb, n\u00eb fakt \u00e7on uj\u00eb vet\u00ebm n\u00eb mullirin e Ram\u00ebs. Ai p\u00ebrkund iluzionin se sistemi \u00ebsht\u00eb ende i pa kapur, se kan\u00eb mbetur ende hapsira q\u00eb duhen mbrojtur brenda tij. <\/span><\/p>\n<p><span>Natyrisht askush nuk mund t\u00eb v\u00ebr\u00eb dor\u00ebn n\u00eb zjarr n\u00ebse tre personazhet q\u00eb u anatemuan nga kryeministri kan\u00eb vepruar ose jo n\u00eb baz\u00eb t\u00eb bindjes s\u00eb tyre. Por edhe n\u00eb qoft\u00eb k\u00ebshtu ata jan\u00eb pak, pap\u00ebrfillshm\u00ebrisht pak, p\u00ebr t\u00eb vijuar debatin e rrezikut t\u00eb kapjes s\u00eb prokuroris\u00eb dhe gjyq\u00ebsorit. <\/span><\/p>\n<p><span>Ky proces tashm\u00eb ka p\u00ebrfunduar, prandaj \u00ebsht\u00eb krejt\u00ebsisht i pavler\u00eb ti kushtosh v\u00ebmendje gur\u00ebve q\u00eb hedh koh\u00eb pas kohe n\u00eb lum\u00eb Edi Rama.<\/span><\/p>\n<p><span><strong>\u00a9Lapsi.al<\/strong><\/span><\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p><span>\u00a0\u00a0<\/span><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/08\/25\/tre-arsye-se-pse-sduhen-marre-seriozisht-sulmet-e-rames-kunder-drejtesise\/\">Tre arsye se pse s\u2019duhen marr\u00eb seriozisht sulmet e Ram\u00ebs kund\u00ebr drejt\u00ebsis\u00eb<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pothuajse e vetmja polemik\u00eb q\u00eb prodhoi gjat\u00eb pushimeve Edi Rama, i t\u00ebrhequr n\u00eb vil\u00ebn e tij n\u00eb Dh\u00ebrmi, ishte ajo e sulmit ndaj nj\u00eb gjyqtari administrativ, i cili kishte guxuar t\u00eb merrte vendim kund\u00ebr aksionit t\u00eb radh\u00ebs p\u00ebr lirimin e hapsirave publike. Duke aluduar se Klarent Demiri mund t\u00eb ishte joshur nga rryshfeti p\u00ebr t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-37303","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/37303","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=37303"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/37303\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=37303"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=37303"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=37303"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}