{"id":37285,"date":"2025-08-25T13:48:29","date_gmt":"2025-08-25T13:48:29","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/25\/si-duhet-te-flasim-per-dike-qe-iken-dhe-nuk-na-degjon-me\/"},"modified":"2025-08-25T13:48:29","modified_gmt":"2025-08-25T13:48:29","slug":"si-duhet-te-flasim-per-dike-qe-iken-dhe-nuk-na-degjon-me","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/25\/si-duhet-te-flasim-per-dike-qe-iken-dhe-nuk-na-degjon-me\/","title":{"rendered":"Si duhet t\u00eb flasim p\u00ebr dik\u00eb q\u00eb ik\u00ebn dhe nuk na d\u00ebgjon m\u00eb ?"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Ardian Vehbiu<\/strong><em><\/em><\/p>\n<p>M\u00eb pik\u00eblloi fort lajmi p\u00ebr ndarjen nga jeta t\u00eb Artur Zhejit \u2013 \u201cbashk\u00ebfshatar\u201d imi nga rruga e Durr\u00ebsit dhe nga shkolla Avni Rustemi, dhe m\u00eb pas miku q\u00eb e pata sidoq\u00eb shpesh n\u00eb distanc\u00eb. P\u00ebrve\u00e7se pat\u00ebm ndar\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebt shok\u00eb dhe rrethe sociale, pat\u00ebm bashk\u00ebpunuar p\u00ebr ndonj\u00eb projekt t\u00eb tijin me Radio Radicale, kur ai jetonte n\u00eb Rom\u00eb dhe un\u00eb n\u00eb Napoli. M\u00eb pas e kam ndjekur me interes t\u00eb madh kontributin e tij p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e Kosov\u00ebs dhe n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb drejtat e njeriut dhe t\u00eb pakicave n\u00eb Jugosllavin\u00eb q\u00eb po shp\u00ebrb\u00ebhej; por jo vet\u00ebm \u2013 sepse Zheji ka mbuluar Shqip\u00ebrin\u00eb, p\u00ebr at\u00eb Radio, edhe n\u00eb vitet 1990, p\u00ebrfshi edhe periudh\u00ebn kaotike t\u00eb vitit 1997.<\/p>\n<p>Por iu larguam nj\u00ebri-tjetrit dhe nuk mbaja m\u00eb lidhje me t\u00eb, p\u00ebrve\u00e7se ia lexoja editorialet q\u00eb botonte n\u00eb faqen 360 grad\u00eb; ishte fort i zoti n\u00eb at\u00eb q\u00eb b\u00ebnte, mund t\u00eb kish b\u00ebr\u00eb di\u00e7ka m\u00eb shum\u00eb. Sot kalova koh\u00eb duke lexuar eulogjit\u00eb, formale dhe m\u00eb pak formale, t\u00eb koleg\u00ebve dhe miqve t\u00eb vet \u2013 p\u00ebr t\u00eb konstatuar s\u00ebrish se ne, si kultur\u00eb, jemi v\u00ebrtet nekrofil\u00eb, por t\u00eb vdekurin nuk dim\u00eb ta trajtojm\u00eb me respektin q\u00eb meriton; dhe k\u00ebtu me respekt kam parasysh edhe virtytin p\u00ebr t\u2019ia kursyer dikujt gjepurat dhe bombastin. Ndoshta \u00ebsht\u00eb her\u00ebt, ndoshta nes\u00ebr do t\u00eb lexoj gj\u00ebra m\u00eb t\u00eb plota, t\u00eb paraqitura m\u00eb denj\u00ebsisht.<\/p>\n<p>Arturi kishte shum\u00eb vjet karrier\u00eb si gazetar, si publicist, si figur\u00eb televizive; por nuk vura re q\u00eb ndonj\u00eb institucion t\u2019ia kish ndjekur veprimtarin\u00eb vit pas viti dhe t\u00eb ishte gati p\u00ebr t\u2019ia prezantuar meritat p\u00ebr publikun. N\u00eb nj\u00eb koh\u00eb q\u00eb sot, t\u00eb duash t\u00eb k\u00ebrkosh, gjen akoma online regjistrime t\u00eb reportazheve dhe intervistave t\u00eb tij p\u00ebr Radio Radicale-n, ku punonte dikur. Me siguri ka l\u00ebn\u00eb gjurm\u00eb t\u00eb thella kudo ku ka punuar, por k\u00ebto gjurm\u00eb dikush duhet t\u2019i kish arkivuar, regjistruar dhe mapuar p\u00ebr v\u00ebmendjen e publikut.<\/p>\n<p>S\u00ebrish kthehemi te m\u00ebnyra si duhet t\u00eb flasim p\u00ebr dik\u00eb q\u00eb ik\u00ebn. Q\u00eb ik\u00ebn dhe nuk na d\u00ebgjon m\u00eb. Disa inkompetent\u00eb, sot paradite, sillnin p\u00ebr lexuesit raportet e policis\u00eb nga Saranda, t\u00eb thuash se ishte fjala p\u00ebr ndonj\u00eb krim q\u00eb duhej zbardhur. T\u00eb tjer\u00eb kishin hedhur n\u00eb dor\u00eb ndonj\u00eb CV t\u00eb Arturit dhe ia radhitnin mekanikisht vendet ku kishte punuar, si t\u00eb ishin duke ia shkruar faqen n\u00eb Wikipedia. Miq t\u00eb af\u00ebrt t\u00eb Arturit flisnin me zem\u00ebr, por pa i pasur n\u00eb dor\u00eb informacionet e nevojshme.<\/p>\n<p>Dhe meq\u00eb p\u00ebrmenda \u201cfaqen n\u00eb Wikipedia\u201d, po shtoj edhe se te kjo faqe, Arturi prezantohet si \u201ci biri i euriditit\u201d Petro Zheji (v\u00ebreni si \u00ebsht\u00eb shkruar fjala); dhe atje p\u00ebrmenden ofiqet e t\u00eb ndjerit, drejtor k\u00ebtu e drejtor atje, por jo p\u00ebr kontributin e tij t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb, q\u00eb nuk ka qen\u00eb i pak\u00ebt, n\u00eb gazetarin\u00eb dhe publicistik\u00ebn shqipe (pa folur p\u00ebr dramaturgjin\u00eb). Asnj\u00eb fjal\u00eb nuk thuhet p\u00ebr vitet e tij n\u00eb Radio Radicale \u2013 e cila ka qen\u00eb nj\u00eb media politike e dor\u00ebs s\u00eb par\u00eb n\u00eb Italin\u00eb e viteve 1970-1990 e mbase edhe m\u00eb pas; dhe ve\u00e7an\u00ebrisht aktive n\u00eb vitet e shp\u00ebrb\u00ebrjes s\u00eb Jugosllavis\u00eb e t\u00eb krizave n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Prisja q\u00eb nj\u00eb koleg i Zhejit, nga Kosova dhe Shqip\u00ebria, t\u00eb shkruante di\u00e7ka p\u00ebr angazhimin e tij serioz, konsistent dhe t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb n\u00eb favor t\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs dhe p\u00ebr nd\u00ebrkomb\u00ebtarizimin e \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb tyre si pakic\u00eb brenda nj\u00eb shteti tashm\u00eb t\u00eb vdekur dhe si shkelje e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut; jo ta p\u00ebrmendte, si\u00e7 po b\u00ebj un\u00eb k\u00ebtu ngaq\u00eb nuk kam informacion tjet\u00ebr \u2013 por t\u00eb p\u00ebrshkruante, ta analizonte, ta vinte n\u00eb kontekst. Jam habitur q\u00eb asnj\u00eb institucion a organizat\u00eb gazetar\u00ebsh, n\u00eb Shqip\u00ebri, nuk i ka mbledhur dhe as arkivuar k\u00ebto informacione p\u00ebr t\u00eb vet\u00ebt; ose, n\u00ebse i ka, nuk gjykon se duhej t\u2019i sillte n\u00eb v\u00ebmendje pik\u00ebrisht tani.<\/p>\n<p>Edhe nj\u00eb her\u00eb, u desh nj\u00eb vdekje q\u00eb t\u00eb m\u00eb kujtonte se ne, si kultur\u00eb, nuk dim\u00eb t\u2019i kujtojm\u00eb njer\u00ebzit e shquar; dhe mbase g\u00ebnjehemi se nj\u00eb ceremoni varrimi madh\u00ebshtore me britmat ngash\u00ebryese \u201clamtumir\u00eb miku im!\u201d mjaftojn\u00eb p\u00ebr ta p\u00ebrcjell\u00eb t\u00eb ndjerin. P\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn arsye, ne p\u00ebrfytemi vit pas viti p\u00ebr \u201cpardesyt\u00eb\u201d e 1990-\u00ebs dhe emrat e atyre q\u00eb \u201cishin\u201d e q\u00eb \u201cnuk ishin\u201d te kjo apo ajo mens\u00eb, por ende nuk v\u00ebm\u00eb n\u00eb dispozicion \u2013 t\u00eb lexuesit, t\u00eb studiuesit \u2013 shtypin aq t\u00eb gjall\u00eb, dinamik dhe intelektualisht t\u00eb pasur, t\u00eb viteve 1990. Prandaj edhe ky lexues e ky studiues e ka m\u00eb t\u00eb leht\u00eb t\u00eb shfletoj\u00eb ndonj\u00eb broshur\u00eb t\u00eb dor\u00ebs s\u00eb tret\u00eb e t\u00eb kat\u00ebrt, t\u00eb 100 vjet\u00ebve m\u00eb par\u00eb, se ato media t\u00eb shkruara, t\u00eb cilat iu p\u00ebrvesh\u00ebn ballazi politik\u00ebs, n\u00eb vitet e para t\u00eb themelimit t\u00eb pluralizmit n\u00eb Shqip\u00ebri. Arturi ishte korrespondent i Radio Radicale-s edhe gjat\u00eb atyre viteve \u2013 dhe ka folur e shkruar nga Tirana, n\u00eb koh\u00ebn kur edhe Shqip\u00ebria vet\u00eb rrezikonte luft\u00ebn civile, anarkin\u00eb dhe shp\u00ebrb\u00ebrjen.<\/p>\n<p>Po t\u00eb isha gazetar, do t\u00eb ndihesha i n\u00ebp\u00ebrk\u00ebmbur dhe i p\u00ebrdhosur; dhe, p\u00ebr ta kujtuar kolegun tim Zheji me nder e dinjitet, p\u00ebrtej muhabeteve shpesh pa buk\u00eb t\u00eb emisionit 360, do t\u00eb kisha shkuar t\u00eb d\u00ebgjoja me dhjet\u00ebra e dhjet\u00ebra intervistat, reportazhet dhe nd\u00ebrhyrjet e tij, gjat\u00eb viteve 1990; mbase ka ende koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb di\u00e7ka.<\/p>\n<p>Peizazhe t\u00eb fjal\u00ebs &amp;  Tema<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/08\/si-duhet-te-flasim-per-dike-qe-iken-dhe-nuk-na-degjon-me\/\">Si duhet t\u00eb flasim p\u00ebr dik\u00eb q\u00eb ik\u00ebn dhe nuk na d\u00ebgjon m\u00eb ?<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Ardian Vehbiu M\u00eb pik\u00eblloi fort lajmi p\u00ebr ndarjen nga jeta t\u00eb Artur Zhejit \u2013 \u201cbashk\u00ebfshatar\u201d imi nga rruga e Durr\u00ebsit dhe nga shkolla Avni Rustemi, dhe m\u00eb pas miku q\u00eb e pata sidoq\u00eb shpesh n\u00eb distanc\u00eb. P\u00ebrve\u00e7se pat\u00ebm ndar\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebt shok\u00eb dhe rrethe sociale, pat\u00ebm bashk\u00ebpunuar p\u00ebr ndonj\u00eb projekt t\u00eb tijin me Radio [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-37285","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/37285","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=37285"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/37285\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=37285"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=37285"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=37285"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}