{"id":37152,"date":"2025-08-24T12:00:05","date_gmt":"2025-08-24T12:00:05","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/24\/dw-be-denon-beogradin-vucic-po-puneson-banda-kriminale-per-te-shtypur-demonstruesit\/"},"modified":"2025-08-24T12:00:05","modified_gmt":"2025-08-24T12:00:05","slug":"dw-be-denon-beogradin-vucic-po-puneson-banda-kriminale-per-te-shtypur-demonstruesit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/24\/dw-be-denon-beogradin-vucic-po-puneson-banda-kriminale-per-te-shtypur-demonstruesit\/","title":{"rendered":"DW: BE d\u00ebnon Beogradin, Vu\u00e7i\u00e7 po pun\u00ebson banda kriminale p\u00ebr t\u00eb shtypur demonstruesit"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb Serbi, forcat e siguris\u00eb shtypin brutalisht demonstruesit. Thuhet se po p\u00ebrdoren edhe bandat kriminale. A po i tendos kjo marr\u00ebdh\u00ebniet e Serbis\u00eb me Bashkimin Evropian?<\/p>\n<p>Situata n\u00eb Serbi \u00ebsht\u00eb e tensionuar: \u00c7do dit\u00eb ka raportime t\u00eb reja p\u00ebr dhun\u00eb policore kund\u00ebr demonstruesve, arrestime dhe akuza se qeveria e vendit t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor po pun\u00ebson banda kriminale kund\u00ebr popullsis\u00eb s\u00eb vet civile.<\/p>\n<p>Q\u00eb kur nj\u00eb tend\u00eb stacioni treni u shemb n\u00eb qytetin verior serb t\u00eb Novi Sadit n\u00eb n\u00ebntor 2024, duke vrar\u00eb 16 persona, protestat kund\u00ebr qeveris\u00eb serbe kan\u00eb vazhduar t\u00eb pand\u00ebrprera. Demonstratat ishin paq\u00ebsore p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb \u2013 por dit\u00ebt e fundit, dhuna \u00ebsht\u00eb p\u00ebrshkall\u00ebzuar n\u00eb rrug\u00ebt e kryeqytetit, Beograd, dhe qyteteve t\u00eb tjera. Presidenti populist i krahut t\u00eb djatht\u00eb i vendit, Aleksandar Vu\u00e7i\u00e7 tani d\u00ebshiron t\u00eb veproj\u00eb edhe m\u00eb ashp\u00ebr ndaj protestuesve.<\/p>\n<p><strong>Si po reagon Brukseli ndaj p\u00ebrshkall\u00ebzimeve t\u00eb fundit n\u00eb vendin kandidat p\u00ebr n\u00eb BE?<\/strong><\/p>\n<p>Ambasadori i Bashkimit Evropian n\u00eb Serbi, Andreas von Beckerath, b\u00ebri thirrje n\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb \u201ct\u00eb gjitha pal\u00ebve p\u00ebr t\u00eb ulur tensionet\u201d. \u00c7do dyshim p\u00ebr p\u00ebrdorim t\u00eb ekzagjeruar t\u00eb forc\u00ebs nga policia duhet t\u00eb hetohet si\u00e7 duhet.<\/p>\n<p>I pyetur nga DW, Komisioni Evropian tha se po e monitoron nga af\u00ebr situat\u00ebn n\u00eb Serbi. Q\u00ebndrimi i KE \u00ebsht\u00eb i qart\u00eb: \u201cE drejta p\u00ebr demonstrata paq\u00ebsore dhe liria e tubimit duhet t\u00eb respektohen dhe autoritetet duhet t\u2019i mbrojn\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebsit n\u00eb tubime nga d\u00ebmtimet ose dhuna\u201d, tha Guillaume Mercier, nj\u00eb z\u00ebdh\u00ebn\u00ebs i Komisionit. Megjithat\u00eb, k\u00ebto deklarata nuk mjaftojn\u00eb p\u00ebr shum\u00eb politikan\u00eb dhe v\u00ebzhgues. P\u00ebr muaj t\u00eb t\u00ebr\u00eb, ata kan\u00eb b\u00ebr\u00eb thirrje p\u00ebr nj\u00eb q\u00ebndrim m\u00eb t\u00eb ashp\u00ebr kund\u00ebr qeveris\u00eb serbe dhe Presidentit Vu\u00e7i\u00e7.<\/p>\n<p><strong>Kritika nga Parlamenti Europian<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb nga kritik\u00ebt \u00ebsht\u00eb eurodeputeti Tonino Picula. Si raportues p\u00ebr Serbin\u00eb n\u00eb Parlamentin Evropian, ai i kushton shum\u00eb koh\u00eb vendit. Socialdemokrati kroat e kritikoi Brukselin t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn, duke folur p\u00ebr stacionin televiziv N1 q\u00eb mbulon t\u00eb gjith\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor, p\u00ebr mosmiratimin e nj\u00eb q\u00ebndrimi m\u00eb t\u00eb unifikuar dhe kritik ndaj Serbis\u00eb. \u201cBE-ja aktualisht nuk ka as motivimin dhe as kapacitetet p\u00ebr t\u00eb vepruar ndryshe ndaj regjimit t\u00eb Aleksandar Vu\u00e7i\u00e7. Ndryshe nga Ukraina, uniteti i nevojsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb ushtruar presion mungon k\u00ebtu\u201d, tha Picula.<\/p>\n<p>K\u00ebtu mund t\u00eb luajn\u00eb rol gjithashtu interesat strategjike si t\u00eb Brukselit ashtu edhe t\u00eb Beogradit: N\u00eb vitin 2024, BE n\u00ebnshkroi nj\u00eb marr\u00ebveshje me Serbin\u00eb, duke siguruar akses n\u00eb litiumin serb. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, Serbia ka shfryt\u00ebzuar me mjesht\u00ebri marr\u00ebdh\u00ebniet e saj miq\u00ebsore me Rusin\u00eb, thot\u00eb Antigona Imeri e Qendr\u00ebs p\u00ebr Studime t\u00eb Politikave Evropiane, nj\u00eb grup ekspert\u00ebsh me seli n\u00eb Bruksel. Duke pasur frik\u00eb nga nj\u00eb afrim me regjimin e presidentit t\u00eb hersh\u00ebm rus Vladimir Putin, Evropa ka qen\u00eb shum\u00eb e but\u00eb: \u201cKjo strategji zbutjeje e BE ka d\u00ebshtuar, ajo tani duhet t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb urgjentisht nj\u00eb ton ndryshe.\u201d<\/p>\n<p><strong>Vet\u00ebm 40% p\u00ebr BE<\/strong><\/p>\n<p>Por edhe pas p\u00ebrshkall\u00ebzimit t\u00eb fundit t\u00eb dhun\u00ebs, BE-ja vazhdon t\u00eb veproj\u00eb me metod\u00ebn \u201cpunohet si zakonisht\u201d me Serbin\u00eb dhe d\u00ebshtoi ta b\u00ebnte n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb qart\u00eb qeverin\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebse. \u201cKjo \u00ebsht\u00eb e kuptueshme nga nj\u00eb perspektiv\u00eb gjeopolitike, por b\u00ebhet problematike n\u00ebse krijon p\u00ebrshtypjen se shkon n\u00eb kurriz t\u00eb vlerave themelore t\u00eb Unionit\u201d, tha Imeri.<\/p>\n<p>P\u00ebrshtypja q\u00eb krijohet minon besimin e shum\u00eb njer\u00ebzve n\u00eb BE \u2013 dhe besimi n\u00eb Serbi \u00ebsht\u00eb tashm\u00eb relativisht i dob\u00ebt: N\u00eb nj\u00eb sondazh t\u00eb pranver\u00ebs 2025 t\u00eb kryer nga Instituti Nd\u00ebrkomb\u00ebtar Republikan, vet\u00ebm 40 p\u00ebrqind e t\u00eb anketuarve than\u00eb se do t\u00eb votonin p\u00ebr pranimin e vendit t\u00eb tyre n\u00eb BE. Nd\u00ebrkoh\u00eb, m\u00eb shum\u00eb se gjysma thon\u00eb se nuk besojn\u00eb m\u00eb se BE \u00ebsht\u00eb seriozisht e interesuar q\u00eb shtetet e Ballkanit Per\u00ebndimor t\u00eb bashkohen.<\/p>\n<p><strong>BE partnerja m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme ekonomike e Serbis\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Jo t\u00eb gjith\u00eb ekspert\u00ebt e konsiderojn\u00eb problematike strategjin\u00eb e Brukselit ndaj Beogradit: \u201cMendoj se \u00ebsht\u00eb shum\u00eb her\u00ebt p\u00ebr t\u00eb vler\u00ebsuar q\u00ebndrimin e BE-s\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje\u201d, thot\u00eb Nina Vujanovi\u00e7 nga organizata k\u00ebrkimore Bruegel me seli n\u00eb Bruksel. BE-ja ka sinjalizuar se po e monitoron situat\u00ebn dhe duhet t\u00eb vazhdoj\u00eb ta b\u00ebj\u00eb k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb ushtroj\u00eb presion, Brukseli duhet t\u00eb p\u00ebrqendrohet n\u00eb stimujt ekonomik\u00eb \u2013 at\u00ebher\u00eb rreziku i largimit t\u00eb Serbis\u00eb tek Rusia do t\u00eb ishte i ul\u00ebt: \u201cSerbia ka nj\u00eb interes shum\u00eb m\u00eb t\u00eb madh ekonomik n\u00eb zbatimin e reformave t\u00eb BE-s\u00eb sesa n\u00eb afrimin me Rusin\u00eb\u201d, sipas Vujanovi\u00e7. Vendi ka qen\u00eb prej koh\u00ebsh i lidhur ngusht\u00eb ekonomikisht me BE-n\u00eb: Mbi 60 p\u00ebrqind e eksporteve serbe shkojn\u00eb n\u00eb BE dhe mbi 60 p\u00ebrqind e investimeve t\u00eb huaja direkte n\u00eb Serbi vijn\u00eb prej andej.<\/p>\n<p>Me mjete ekonomike sigurisht q\u00eb mund t\u00eb ushtrohet presion ndaj Vu\u00e7i\u00e7it dhe regjimit t\u00eb tij: BE-ja i ka premtuar Serbis\u00eb nj\u00eb shum\u00eb marramend\u00ebse prej 1.6 miliard\u00eb eurosh deri n\u00eb vitin 2027 \u2013 por k\u00ebto fonde jan\u00eb t\u00eb lidhura me zbatimin e reformave. \u201cBE-ja mund t\u2019i shkurtoj\u00eb k\u00ebto fonde ose t\u00eb vonoj\u00eb ndarjen e tyre n\u00ebse p\u00ebrcakton se nj\u00eb vend nuk po i p\u00ebrmbush detyrimet e tij\u201d, shpjegon Vujanovi\u00e7.<\/p>\n<p>Deri m\u00eb tani, Serbia, e cila ka qen\u00eb kandidate p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb BE q\u00eb nga viti 2012, duket se \u00ebsht\u00eb larg zbatimit t\u00eb reformave t\u00eb nevojshme p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsimin n\u00eb BE. Nj\u00eb raport i BE-s\u00eb mbi sundimin e ligjit n\u00eb Serbi, i botuar n\u00eb korrik, zbuloi, nd\u00ebr t\u00eb tjera, se vazhdon t\u00eb ushtrohet presion i fort\u00eb politik mbi gjyq\u00ebsorin dhe shoqatat e shoq\u00ebris\u00eb civile. Ka shqet\u00ebsime n\u00eb rritje p\u00ebr sigurin\u00eb e gazetar\u00ebve n\u00eb Serbi.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht kund\u00ebr k\u00ebsaj gjendjeje, kan\u00eb dal\u00eb n\u00eb rrug\u00eb p\u00ebr muaj t\u00eb t\u00ebr\u00eb student\u00ebt dhe shum\u00eb qytetar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb vendit \u2013 pavar\u00ebsisht rrezikut t\u00eb arrestimit ose l\u00ebndimit nga policia. N\u00ebse dhuna gjat\u00eb protestave vazhdon, BE-ja mund t\u00eb vihet n\u00ebn presion n\u00eb rritje p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb q\u00ebndrim m\u00eb t\u00eb qart\u00eb ndaj Beogradit.\/DW<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/08\/24\/dw-be-denon-beogradin-vucic-po-puneson-banda-kriminale-per-te-shtypur-demonstruesit\/\">DW: BE d\u00ebnon Beogradin, Vu\u00e7i\u00e7 po pun\u00ebson banda kriminale p\u00ebr t\u00eb shtypur demonstruesit<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb Serbi, forcat e siguris\u00eb shtypin brutalisht demonstruesit. Thuhet se po p\u00ebrdoren edhe bandat kriminale. A po i tendos kjo marr\u00ebdh\u00ebniet e Serbis\u00eb me Bashkimin Evropian? Situata n\u00eb Serbi \u00ebsht\u00eb e tensionuar: \u00c7do dit\u00eb ka raportime t\u00eb reja p\u00ebr dhun\u00eb policore kund\u00ebr demonstruesve, arrestime dhe akuza se qeveria e vendit t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor po pun\u00ebson [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-37152","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/37152","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=37152"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/37152\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=37152"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=37152"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=37152"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}