{"id":37128,"date":"2025-08-24T10:48:16","date_gmt":"2025-08-24T10:48:16","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/24\/nje-takim-mes-tragjedise-dhe-komedise\/"},"modified":"2025-08-24T10:48:16","modified_gmt":"2025-08-24T10:48:16","slug":"nje-takim-mes-tragjedise-dhe-komedise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/24\/nje-takim-mes-tragjedise-dhe-komedise\/","title":{"rendered":"Nj\u00eb takim mes tragjedis\u00eb dhe komedis\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Nga Dritan Hila<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb asnj\u00eb komedi nuk ka n\u00eb tragjedin\u00eb e ukrainasve dhe rus\u00ebve. Qindra mij\u00ebra t\u00eb rinj t\u00eb vrar\u00eb, t\u00eb gjymtuar e t\u00eb sakatuar tashm\u00eb mbushin qytetet dhe varrezat e t\u00eb dy vendeve. \u00c7udit\u00ebrisht, media, n\u00eb vend se t\u00eb na b\u00ebnte m\u00eb t\u00eb prekshme luft\u00ebn, e ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb na ngjaj\u00eb si nj\u00eb film ku personazhet ngjallen prap\u00eb. E mbase kjo e ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb edhe komedia e protagonist\u00ebve q\u00eb shfaqet si n\u00eb nj\u00eb film t\u00eb humorit t\u00eb zi t\u00eb v\u00ebllez\u00ebrve Cohen, t\u00eb ngjaj\u00eb m\u00eb e pranueshme.<\/p>\n<p>T\u00eb rreshtuar n\u00eb karrige p\u00ebrpara tavolin\u00ebs s\u00eb shefit t\u00eb Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Bardh\u00eb, ku secili prej tyre kishte marr\u00eb nga nj\u00eb shpull\u00eb n\u00eb deklaratat e Trump, Evropa nuk kishte asgj\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt me at\u00eb t\u00eb 80 viteve m\u00eb par\u00eb. Franca e p\u00ebrfaq\u00ebsuar nga Macron, nuk ka asgj\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt me De Golin. 80 vite m\u00eb par\u00eb, megjith\u00ebse e posht\u00ebruar dhe pushtuar nga Gjermania, edhe pse nj\u00eb pjes\u00eb e saj bashk\u00ebpunoi me nazizmin madje anglez\u00ebt ishin kujdesur t\u00eb fundosnin flot\u00ebn e saj, megjith\u00ebse figura t\u00eb saj si Peten dhe Darlan kishin bashk\u00ebpunuar me armikun, aleat\u00ebt i dhan\u00eb gjith\u00eb respektin e mundsh\u00ebm Franc\u00ebs. Madje nj\u00eb tjet\u00ebr amerikan me prejardhje gjermane, Ajzenhauer, q\u00eb m\u00eb von\u00eb do t\u00eb behej paraardh\u00ebs i Trump, u kujdes q\u00eb n\u00eb Paris t\u00eb futeshin t\u00eb par\u00ebt trupat e gjeneralit De Gol.<\/p>\n<p>Kur gjermanet po n\u00ebnshkruanin aktin e kapitullimit, feldmarshalli Jodl iu drejtua p\u00ebrfaq\u00ebsuesit francez me ironi: Edhe ju na paskeni mundur ne?!<\/p>\n<p>Por kjo nuk i pengoi amerikan\u00ebt q\u00eb Franc\u00ebn ta trajtonin si t\u00eb barabart\u00eb duke qen\u00eb t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm se pavar\u00ebsisht madh\u00ebsis\u00eb apo kontributit t\u00eb nj\u00eb vendi, respekti dhe besnik\u00ebria jan\u00eb vlerat q\u00eb \u00e7mohen.<\/p>\n<p>Disa prej vendeve q\u00eb p\u00ebrpara 80 vitesh ishin n\u00eb kampe t\u00eb kund\u00ebrta, n\u00eb Uashington ndodheshin n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn tryez\u00eb. Meloni p\u00ebrfaq\u00ebsonte Italin\u00eb t\u00eb cil\u00ebn dikur aleat\u00ebt u kujdes\u00ebn q\u00eb mos ta fusnin n\u00eb nj\u00eb gijotin\u00eb me Gjermanin\u00eb. Pasardh\u00ebsja e Musolinit gjendej n\u00eb nj\u00eb krah me at\u00eb t\u00eb Rusveltit. Ironi e fatit dhe tregues se aleancat gjithmon\u00eb jan\u00eb fluide.<\/p>\n<p>Pasardh\u00ebsi i Denitz ishte aty ku p\u00ebrpara 80 vitesh asnj\u00eb nuk do ta mendonte: N\u00eb zyr\u00ebn Ovale. Por gjeneral\u00ebt e mundur gjerman\u00eb n\u00eb momentet e kapitullimit pretendonin m\u00eb shum\u00eb paritet dhe respekt se pasardh\u00ebsit e tyre Mertz dhe Von der Leyen.<\/p>\n<p>P\u00ebr fat nuk mungonte Zhelenski, fati i popullit t\u00eb s\u00eb cilit ngjan aq shum\u00eb me at\u00eb t\u00eb polak\u00ebve t\u00eb luft\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb t\u00eb cil\u00ebt dhan\u00eb nj\u00eb kontribut t\u00eb pashoq n\u00eb tok\u00eb dhe aj\u00ebr p\u00ebr t\u00eb mbrojtur Britanin\u00eb dhe \u00e7liruar Italin\u00eb e q\u00eb n\u00eb fund iu dhan\u00eb n\u00eb pjat\u00eb Stalinit. Vet\u00ebm se aktori i dikursh\u00ebm komik po luante aktin e fundit t\u00eb nj\u00eb drame p\u00ebr popullin e tij pa qen\u00eb i nd\u00ebrgjegjsh\u00ebm p\u00ebr rolin. Por t\u00eb pakt\u00ebn ndryshe nga polaket e dikursh\u00ebm, k\u00ebtij i dhan\u00eb nj\u00eb karrige.<\/p>\n<p>Natyrisht q\u00eb mungonte pasardh\u00ebsi i Stalinit, i cili edhe ai pavar\u00ebsisht se do aq shum\u00eb q\u00eb t\u2019i ngjaj\u00eb, m\u00eb tep\u00ebr \u00ebsht\u00eb nj\u00eb surrogato e tij. Gjeneral\u00ebt e Putinit kan\u00eb 3 vjet e gjysm\u00eb p\u00ebr t\u00eb pushtuar aq tok\u00eb e fshatra, sa gjeneral\u00ebt e gjeorgjianit avanconin n\u00eb nj\u00eb dit\u00eb. E megjithat\u00eb ka gjith\u00eb admirimin e Trump. I cili n\u00ebse do kishte takuar ndonj\u00ebher\u00eb gjeorgjianin e friksh\u00ebm, me siguri do ishte ekzaltuar.<\/p>\n<p>Dhe n\u00eb fund mbreti i shfaqjes, Trump. Asnj\u00eb paraardh\u00ebs i tij nuk do t\u2019i trajtonte aleat\u00ebt me aq mosp\u00ebrfillje dhe t\u2019i b\u00ebnte t\u00eb pavler\u00eb, pasi th\u00ebn\u00eb shqip, m\u00eb thuaj me k\u00eb rri t\u00eb them se cili je. Trump u kujdes q\u00eb n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb v\u00ebmendjes t\u00eb ishin batutat e tij dhe jo problemet; shfaqja dhe jo thelbi. M\u00eb shum\u00eb sesa nj\u00eb zgjidhje p\u00ebr luft\u00ebn, takimi i Uashingtonit ishte nj\u00eb tubim q\u00eb t\u00eb kujton se sot ata q\u00eb udh\u00ebheqin kombet jan\u00eb produkt i shout, i marr\u00ebdh\u00ebnieve me publikun, i medias, i sip\u00ebrfaqes dhe jo thelbit, i perceptimit publik dhe jo p\u00ebrmbajtjes. Dhe si t\u00eb till\u00eb e kan\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb zgjidhje t\u00eb guximshme dhe afatgjata si\u00e7 ishte ajo mes aleat\u00ebve n\u00eb Luft\u00ebn e Dyt\u00eb, apo projekte si BE dhe NATO, t\u00eb cilat i dhan\u00eb bot\u00ebs form\u00eb p\u00ebr 100 vitet q\u00eb erdh\u00ebn. Ajo qe mbetet t\u00eb shpresojm\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb historia, ashtu si natyra, t\u2019i gjej\u00eb vet\u00eb ekuilibrat e saj, me rrug\u00eb q\u00eb shpeshher\u00eb jan\u00eb t\u00eb mistershme, sikurse jan\u00eb pun\u00ebt e Zotit.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/08\/nje-takim-mes-tragjedise-dhe-komedise\/\">Nj\u00eb takim mes tragjedis\u00eb dhe komedis\u00eb<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Dritan Hila N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb asnj\u00eb komedi nuk ka n\u00eb tragjedin\u00eb e ukrainasve dhe rus\u00ebve. Qindra mij\u00ebra t\u00eb rinj t\u00eb vrar\u00eb, t\u00eb gjymtuar e t\u00eb sakatuar tashm\u00eb mbushin qytetet dhe varrezat e t\u00eb dy vendeve. \u00c7udit\u00ebrisht, media, n\u00eb vend se t\u00eb na b\u00ebnte m\u00eb t\u00eb prekshme luft\u00ebn, e ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb na ngjaj\u00eb si [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-37128","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/37128","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=37128"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/37128\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=37128"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=37128"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=37128"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}