{"id":37070,"date":"2025-08-23T19:59:46","date_gmt":"2025-08-23T19:59:46","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/23\/vendet-e-sanksionuara-ne-perendim-mike-ne-serbi\/"},"modified":"2025-08-23T19:59:46","modified_gmt":"2025-08-23T19:59:46","slug":"vendet-e-sanksionuara-ne-perendim-mike-ne-serbi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/23\/vendet-e-sanksionuara-ne-perendim-mike-ne-serbi\/","title":{"rendered":"Vendet e sanksionuara n\u00eb Per\u00ebndim, \u201cmike\u201d n\u00eb Serbi"},"content":{"rendered":"<p>Beogradi zyrtar prej vitesh mban lidhje me regjimet n\u00eb Rusi, Kin\u00eb, Bjellorusi, Venezuel\u00eb dhe Iran, duke e nxitur Bashkimin Evropian (BE) ta kritikoj\u00eb at\u00eb, por vet\u00ebm p\u00ebrmes deklaratave. T\u00eb enjten, 21 gusht, arrit\u00ebn dy njoftime q\u00eb e konfirmojn\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb jashtme t\u00eb Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>Presidenti i Serbis\u00eb, Aleksandar Vu\u00e7i\u00e7, njoftoi fillimisht se s\u00eb shpejti do t\u00eb organizohet nj\u00eb takim i zyrtar\u00ebve t\u00eb Serbis\u00eb dhe Rusis\u00eb \u201cn\u00eb nivelin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb\u201d, por nuk dha m\u00eb shum\u00eb detaje.<\/p>\n<p>N\u00ebse takimi do t\u00eb ndodh\u00eb, do t\u00eb jet\u00eb i dyti i k\u00ebtij lloji k\u00ebt\u00eb vit, pas vizit\u00ebs s\u00eb Vu\u00e7i\u00e7it n\u00eb Mosk\u00eb n\u00eb maj, e cila shkaktoi paralajm\u00ebrime nga Brukseli.<\/p>\n<p>Po at\u00eb dit\u00eb, kreu i shtetit serb b\u00ebri t\u00eb ditur se kishte zhvilluar nj\u00eb bised\u00eb telefonike me presidentin e Venezuel\u00ebs, Nikolas Maduro, p\u00ebr t\u00eb cilin BE-ja konsideron se nuk ka legjitimitetin e nj\u00eb presidenti t\u00eb zgjedhur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb demokratike p\u00ebr shkak t\u00eb parregullsive zgjedhore. Vu\u00e7i\u00e7, megjithat\u00eb, e quajti at\u00eb \u201cmik t\u00eb madh\u201d t\u00eb Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>BE-ja nuk i \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb Radios Evropa e Lir\u00eb lidhur me njoftimin p\u00ebr takimin e zyrtar\u00ebve serb\u00eb dhe rus\u00eb, si dhe p\u00ebr bised\u00ebn telefonike t\u00eb Vu\u00e7i\u00e7 me Maduron.<\/p>\n<p><strong>Fuqizimi i fuqive rajonale<\/strong><\/p>\n<p>Pozicioni q\u00eb Serbia e Vu\u00e7i\u00e7 ka n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare mund t\u00eb kuptohet n\u00ebse analizohet nga perspektiva e parimeve ky\u00e7 t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb jashtme t\u00eb Rusis\u00eb dhe Kin\u00ebs, t\u00eb cilat p\u00ebrmblidhen me fraz\u00ebn: nj\u00eb bot\u00eb multipolare.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu vler\u00ebson Eric Gordy, profesor i sociologjis\u00eb politike n\u00eb Departamentin p\u00ebr Studime Sllave dhe t\u00eb Evrop\u00ebs Lindore t\u00eb Universitetit t\u00eb Londr\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cKjo do t\u00eb thot\u00eb se jan\u00eb m\u00eb t\u00eb orientuar n\u00eb forcimin e fuqive rajonale, sesa atyre globale. Synimi \u00ebsht\u00eb t\u00eb hollohet fuqia e shteteve m\u00eb t\u00eb forta ekonomike si SHBA-ja dhe shtetet evropiane. K\u00ebt\u00eb e kan\u00eb promovuar edhe Vu\u00e7i\u00e7 dhe partit\u00eb e djathta n\u00eb Serbi, kur flasin p\u00ebr veten si p\u00ebrkrah\u00ebs t\u00eb sovranitetit\u201d, vler\u00ebson Gordi.<\/p>\n<p><strong>N\u00eb \u201cp\u00ebrqafimin\u201d e Rusis\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht thirrjeve nga Brukseli q\u00eb t\u00eb mos udh\u00ebtonte n\u00eb Mosk\u00eb, presidenti i Serbis\u00eb mori pjes\u00eb m\u00eb 9 maj n\u00eb sh\u00ebnimin e Dit\u00ebs s\u00eb Fitores ndaj fashizmit n\u00eb Luft\u00ebn e Dyt\u00eb Bot\u00ebrore. Kjo ishte vizita e par\u00eb e Vu\u00e7i\u00e7it n\u00eb Rusi q\u00eb kur ajo filloi pushtimin e Ukrain\u00ebs n\u00eb shkurt t\u00eb vitit 2022. Sipas OKB-s\u00eb, q\u00eb nga ajo koh\u00eb numri i viktimave ka kaluar shifr\u00ebn prej 12.000.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 Vu\u00e7i\u00e7it, nga zyrtar\u00ebt evropian\u00eb n\u00eb parad\u00ebn e Mosk\u00ebs ishin vet\u00ebm kryeministri prorus i Sllovakis\u00eb, Robert Fico, dhe presidenti i Bjellorusis\u00eb, Aleksandar Lukashenko. Vu\u00e7i\u00e7i u takua edhe me presidentin e Rusis\u00eb, Vladimir Putin, dhe e fal\u00ebnderoi p\u00ebr \u201cmb\u00ebshtetjen e madhe\u201d ndaj politik\u00ebs s\u00eb Beogradit zyrtar p\u00ebr Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>Rusia \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr vendet q\u00eb nuk e kan\u00eb njohur pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs t\u00eb shpallur m\u00eb 2008. BE-ja, pas vizit\u00ebs s\u00eb Vu\u00e7i\u00e7it n\u00eb Mosk\u00eb, deklaroi se \u201cshpreh keqardhje t\u00eb thell\u00eb\u201d p\u00ebr udh\u00ebtimin e udh\u00ebheqjes serbe n\u00eb Rusi dhe se Serbia duhet ta \u201cbind\u00eb\u201d Brukselin p\u00ebr \u201corientimin e saj strategjik drejt BE-s\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Q\u00eb nga maji, nga Moska kan\u00eb ardhur mesazhe t\u00eb paqarta p\u00ebr Beogradin \u2013 nga kritikat p\u00ebr pretendimet se arm\u00ebt e prodhuara n\u00eb Serbi p\u00ebrfundojn\u00eb n\u00eb Ukrain\u00eb, e deri te mesazhe mb\u00ebshtetjeje p\u00ebr shtypjen e \u201crevolucioneve me ngjyra\u201d, si\u00e7 i quajn\u00eb autoritetet serbe dhe ruse protestat antiqeveritare q\u00eb po zgjasin prej n\u00ebnt\u00eb muajsh.<\/p>\n<p>Edhe pse Serbia n\u00eb OKB ka d\u00ebnuar disa her\u00eb pushtimin rus dhe ka mb\u00ebshtetur integritetin territorial t\u00eb Ukrain\u00ebs, p\u00ebrfshir\u00eb edhe territoret e pushtuara, ajo mbetet nj\u00eb nga t\u00eb paktat shtete evropiane q\u00eb nuk i \u00ebsht\u00eb bashkuar sanksioneve per\u00ebndimore kund\u00ebr zyrtar\u00ebve t\u00eb Kremlinit.<\/p>\n<p><strong>\u201cMiq\u00ebsi prej \u00e7eliku\u201d<\/strong><\/p>\n<p>\u201cMiq\u00ebsi prej \u00e7eliku\u201d \u00ebsht\u00eb shprehja q\u00eb shpesh p\u00ebrdorin zyrtar\u00ebt serb\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrshkruar marr\u00ebdh\u00ebniet me Republik\u00ebn Popullore t\u00eb Kin\u00ebs. Presidenti Vu\u00e7i\u00e7 e quan homologun e tij kinez, Xi Jinping, \u201cmik t\u00eb madh dhe v\u00eblla\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb korrikut, Vu\u00e7iq njoftoi se m\u00eb 3 shtator do t\u00eb takohet me presidentin kinez n\u00eb Pekin. Takimi i m\u00ebparsh\u00ebm mes tyre u zhvillua n\u00eb maj n\u00eb Mosk\u00eb, gjat\u00eb parad\u00ebs s\u00eb Dit\u00ebs s\u00eb Fitores.<\/p>\n<p>Xi Jinping vizitoi p\u00ebr her\u00eb t\u00eb fundit Beogradin n\u00eb maj 2024, ku u prit nga mij\u00ebra qytetar\u00eb me flamuj t\u00eb Serbis\u00eb dhe Kin\u00ebs. Marr\u00ebdh\u00ebniet mes dy shteteve shihen n\u00eb shum\u00eb projekte infrastrukturore t\u00eb kompanive kineze n\u00eb Serbi, p\u00ebrfshir\u00eb edhe rind\u00ebrtimin e hekurudh\u00ebs Beograd-Budapest, e cili pati pasoj\u00eb tragjike vdekjen e 16 personave pas shembjes s\u00eb nj\u00eb pjese t\u00eb \u00e7atis\u00eb s\u00eb Stacionit Hekurudhor n\u00eb Novi Sad.<\/p>\n<p>P\u00ebr shkak t\u00eb intensifikimit t\u00eb bashk\u00ebpunimit politik dhe ekonomik me Kin\u00ebn, Beogradi zyrtar \u00ebsht\u00eb kritikuar dhe paralajm\u00ebruar disa her\u00eb nga SHBA-ja dhe BE-ja, ku Serbia synon an\u00ebtar\u00ebsimin.<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrkrah autokrat\u00ebve n\u00eb Venezuel\u00eb dhe Bjellorusi<\/strong><\/p>\n<p>\u201cPse t\u00eb mos shkoj n\u00eb Venezuel\u00eb? Serbia nuk \u00ebsht\u00eb vend q\u00eb merr urdhra nga jasht\u00eb\u201d, ishte p\u00ebrgjigjja e kryetares s\u00eb Kuvendit t\u00eb Serbis\u00eb, Ana B\u00ebrnabi\u00e7, m\u00eb 15 janar, kur u pyet nga REL-i p\u00ebr pranin\u00eb e saj n\u00eb inaugurimin e Nikolas Maduros n\u00eb Karakas disa dit\u00eb m\u00eb her\u00ebt.<\/p>\n<p>Komisioni Evropian deklaroi se Serbia duhet t\u00eb p\u00ebrmbahet nga veprimet q\u00eb bien ndesh me politik\u00ebn e jashtme t\u00eb BE-s\u00eb.<\/p>\n<p>SHBA-ja ka vendosur sanksione ndaj Venezuel\u00ebs q\u00eb nga viti 2006, t\u00eb cilat u zgjeruan n\u00eb janar 2024. Maduro akuzohet nga Uashingtoni p\u00ebr korrupsion, trafik droge dhe shkelje t\u00eb demokracis\u00eb e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut.<\/p>\n<p>Ai shpalli fitore n\u00eb zgjedhjet presidenciale t\u00eb korrikut 2024, t\u00eb cilat opozita i konsideroi t\u00eb manipuluara, duke organizuar protesta masive n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin. Mes pak zyrtar\u00ebve bot\u00ebror\u00eb q\u00eb e uruan Maduron p\u00ebr mandatin e tret\u00eb ishte edhe presidenti Vu\u00e7i\u00e7.<\/p>\n<p>Nj\u00ebjt\u00eb, kur presidenti autoritar i Bjellorusis\u00eb, Aleksandar Lukashenko, shpalli mandatin e tij t\u00eb shtat\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb vitit 2025 \u2013 zgjedhje t\u00eb cilat Per\u00ebndimi i konsideroi t\u00eb manipuluara \u2013 nj\u00eb nga urimet e para iu d\u00ebrgua nga Beogradi. Ish-z\u00ebvend\u00ebskryeministri Aleksandar Vulin, i njohur p\u00ebr lidhjet e ngushta me Kremlinin dhe Minskun, e uroi Lukashenkon si \u201cmik t\u00eb Serbis\u00eb\u201d. Bjellorusia \u00ebsht\u00eb n\u00ebn sanksione t\u00eb BE-s\u00eb p\u00ebr rolin e saj n\u00eb pushtimin rus t\u00eb Ukrain\u00ebs. Serbia iu bashkua atyre sanksioneve vet\u00ebm pjes\u00ebrisht.<\/p>\n<p><strong>Roli i arm\u00ebve<\/strong><\/p>\n<p>Erik Gordi thekson se do t\u00eb ishte e pasakt\u00eb t\u00eb thuhet se Serbia kultivon domosdoshm\u00ebrisht af\u00ebrsi me regjime autokratike.<\/p>\n<p>\u201cS\u00ebrish, niveli i interesit lidhet m\u00eb shum\u00eb me arsyet ekonomike. Fitime t\u00eb m\u00ebdha vijn\u00eb nga shitja e arm\u00ebve dhe armatimit anemban\u00eb bot\u00ebs, kryesisht tek vendet q\u00eb dikur ishin klient\u00eb t\u00eb Jugosllavis\u00eb\u201d, thot\u00eb Gordi. Pas nisjes s\u00eb konfliktit Izrael-Iran, m\u00eb 23 qershor Vu\u00e7i\u00e7 deklaroi se Serbia ka pezulluar eksportin e arm\u00ebve.<\/p>\n<p>Q\u00eb nga viti 2022, t\u00eb dh\u00ebnat zyrtare mbi eksportin e arm\u00ebve nga Serbia nuk jan\u00eb publikuar, megjith\u00ebse ligji e parashikon. N\u00eb fund t\u00eb qershorit, Sh\u00ebrbimi i Inteligjenc\u00ebs s\u00eb Jashtme i Rusis\u00eb akuzoi Serbin\u00eb se municionet e saj po p\u00ebrfundonin p\u00ebrmes vendeve t\u00eb NATO-s n\u00eb Ukrain\u00eb. Beogradi e mohoi disa her\u00eb, duke th\u00ebn\u00eb se nuk ka kontroll mbi destinacionin final pas shitjes s\u00eb arm\u00ebve n\u00eb vende t\u00eb treta.<\/p>\n<p>Kjo \u00e7\u00ebshtje i vuri n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb v\u00ebmendjes edhe marr\u00ebdh\u00ebniet e Serbis\u00eb me Iranin. Edhe pse Beogradi zyrtar ka pretenduar neutralitet n\u00eb konfliktin Izrael-Iran, t\u00eb dh\u00ebnat tregtare tregojn\u00eb nj\u00eb prirje m\u00eb t\u00eb madhe drejt Tel Avivit. S\u00ebrish, Serbia disa her\u00eb nuk u p\u00ebrshtat me vendimet e BE-s\u00eb p\u00ebr sanksione ndaj Iranit, si p\u00ebr aktivitetet b\u00ebrthamore ashtu edhe p\u00ebr shkelje t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut.<\/p>\n<p><strong>Pse mungon BE-ja?<\/strong><\/p>\n<p>Erik Gordi e lidh k\u00ebt\u00eb me projektin e nxjerrjes s\u00eb litiumit \u201cJadar\u201d nga kompania australiane \u201cRio Tinto\u201d, q\u00eb ka shkaktuar protesta t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb Serbi.<\/p>\n<p>Sipas tij, ky projekt nuk mund t\u00eb realizohet n\u00eb Evrop\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb standardeve mjedisore dhe rezistenc\u00ebs publike, prandaj BE-ja shpesh \u201cmbyll nj\u00ebrin sy\u201d ndaj shkeljeve t\u00eb standardeve demokratike nga Vu\u00e7iqi.<\/p>\n<p>Komisioni Evropian, m\u00eb 4 qershor 2025, e p\u00ebrfshiu projektin \u201cJadar\u201d mes 13 projekteve strategjike me l\u00ebnd\u00eb t\u00eb para kritike, pavar\u00ebsisht pasiguris\u00eb p\u00ebr vazhdimin e tij.<\/p>\n<p>Analiza e Fondit ISAC tregon se p\u00ebrputhshm\u00ebria e Serbis\u00eb me deklaratat e politik\u00ebs s\u00eb jashtme t\u00eb BE-s\u00eb ishte 59% n\u00eb vitin 2024 \u2013 m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb, por s\u00ebrish m\u00eb e ul\u00ebta mes vendeve kandidate n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, kontaktet me disa regjime t\u00eb kritikuara nuk i kan\u00eb kushtuar Serbis\u00eb, t\u00eb pakt\u00ebn deri m\u00eb tani, me trysni serioze nga BE-ja.\/<\/p>\n<p>\/<strong>REL<\/strong>\/<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/vendet-e-sanksionuara-ne-perendim-mike-ne-serbi\/\">Vendet e sanksionuara n\u00eb Per\u00ebndim, \u201cmike\u201d n\u00eb Serbi<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Beogradi zyrtar prej vitesh mban lidhje me regjimet n\u00eb Rusi, Kin\u00eb, Bjellorusi, Venezuel\u00eb dhe Iran, duke e nxitur Bashkimin Evropian (BE) ta kritikoj\u00eb at\u00eb, por vet\u00ebm p\u00ebrmes deklaratave. T\u00eb enjten, 21 gusht, arrit\u00ebn dy njoftime q\u00eb e konfirmojn\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb jashtme t\u00eb Serbis\u00eb. Presidenti i Serbis\u00eb, Aleksandar Vu\u00e7i\u00e7, njoftoi fillimisht se s\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-37070","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/37070","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=37070"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/37070\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=37070"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=37070"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=37070"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}