{"id":37057,"date":"2025-08-23T17:35:03","date_gmt":"2025-08-23T17:35:03","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/23\/birn-qeveria-e-gjyqesorit-ben-nje-vesh-shurdh-ndaj-sulmeve-te-kryeministrit-rama\/"},"modified":"2025-08-23T17:35:03","modified_gmt":"2025-08-23T17:35:03","slug":"birn-qeveria-e-gjyqesorit-ben-nje-vesh-shurdh-ndaj-sulmeve-te-kryeministrit-rama","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/23\/birn-qeveria-e-gjyqesorit-ben-nje-vesh-shurdh-ndaj-sulmeve-te-kryeministrit-rama\/","title":{"rendered":"BIRN: Qeveria e gjyq\u00ebsorit b\u00ebn nj\u00eb vesh shurdh ndaj sulmeve t\u00eb kryeministrit Rama"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb linj\u00ebn e mesazheve t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura gjat\u00eb ver\u00ebs, kryeministri Edi Rama targetoi t\u00eb premten nj\u00eb tjet\u00ebr gjyqtar t\u00eb Gjykat\u00ebs Administrative, duke e akuzuar at\u00eb pa ofruar ndonj\u00eb evidenc\u00eb se kishte marr\u00eb vendime kund\u00ebr \u201cinteresit publik\u201d. Sulmi n\u00eb Facebook i adresohej gjyqtarit Klarent Demiri dhe kishte si objekt dy vendime t\u00eb tij p\u00ebr mas\u00ebn e p\u00ebrkohshme t\u00eb sigurimit t\u00eb padis\u00eb lidhur me aksionin e ver\u00ebs s\u00eb qeveris\u00eb p\u00ebr \u00e7lirimin e hap\u00ebsirave publike.<\/p>\n<p>\u201c\u00c7far\u00eb duhet t\u00eb ket\u00eb ngr\u00ebn\u00eb gjykat\u00ebsi Klarent Demiri kur ka marr\u00eb vendimin p\u00ebr t\u00eb penguar ekzekutimin e vendimit t\u00eb \u00e7lirimit t\u00eb k\u00ebsaj \u201ctoke t\u00eb xanun?\u201d insinuoi Rama p\u00ebrmes nj\u00eb postimi n\u00eb Facebook, duke e shoq\u00ebruar mesazhin e tij me simbolin e nj\u00eb kocke.<\/p>\n<p>\u201cDhe nuk ka marr\u00eb nj\u00eb, po dy vendime t\u00eb tilla, duke u shquar si i vetmi gjykat\u00ebs deri tani q\u00eb i ka r\u00ebn\u00eb ndesh haptaz interesit publik, interesit t\u00eb komuniteteve p\u00ebr \u00e7lirimin e hap\u00ebsirave t\u00eb tyre publike dhe zbatimit t\u00eb programit t\u00eb qeveris\u00eb n\u00eb dobi t\u00eb qyteteve e n\u00eb funksion t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb 2030 n\u00eb BE,\u201d shtoi ai.<\/p>\n<h4>Sulmi personal ndaj gjyqtarit Demiri nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rast i izoluar. M\u00eb her\u00ebt gjat\u00eb ver\u00ebs, kryeministri Rama targetoi prokuroren e Shkodr\u00ebs, Elsa Gjeli si \u201ct\u00eb padenj\u00eb\u201d dhe gjyqtarin e Gjykat\u00ebs Administrative, Hazbi Balliu si \u201ct\u00eb pacip\u00eb\u201d, n\u00eb nj\u00eb ofensiv\u00eb t\u00eb re ndaj sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb q\u00eb cenon parimin e ndarjes s\u00eb pushteteve dhe ngre shqet\u00ebsime p\u00ebr efekte t\u00eb mundshme t\u00eb frik\u00ebsimit.<\/h4>\n<p>Sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri qeveriset nga K\u00ebshilli i Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor dhe K\u00ebshilli i Lart\u00eb i Prokuroris\u00eb, por t\u00eb dyja k\u00ebto institucione kan\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb vesh shurdh ndaj deklaratave t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura t\u00eb kryeministrit ndaj gjyqtar\u00ebve apo prokuror\u00ebve t\u00eb caktuar.<\/p>\n<p>Edhe t\u00eb premten, K\u00ebshilli i Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor vler\u00ebsoi se nuk ishte rasti p\u00ebr t\u00eb reaguar.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrimin e k\u00ebtij K\u00ebshilli, pyetjet duhet t\u00eb drejtohen tek gjyqtari i medias apo K\u00ebshilli i gjykat\u00ebs p\u00ebrkat\u00ebse, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb rregulloreve t\u00eb miratuara. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim jan\u00eb dhe unionet dhe shoqatat e gjyqtar\u00ebve t\u00eb formuara,\u201d iu p\u00ebrgjigj KLGJ pyetjeve t\u00eb BIRN mbi \u00e7\u00ebshtjen.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse situata t\u00eb tilla vazhdojn\u00eb, KLGJ vler\u00ebson q\u00eb t\u00eb reagoj\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet deklaratave publike,\u201d shtoi m\u00eb tej.<\/p>\n<p>Gjykata Administrative e Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb, ku punojn\u00eb dy gjyqtar\u00ebt Demiri dhe Balliu, nuk kishte gjithashtu asnj\u00eb koment deri n\u00eb publikimin e k\u00ebtij shkrimi.<\/p>\n<h4>Ndryshe nga dy institucionet e m\u00ebsip\u00ebrme, Shoqata Komb\u00ebtare e Gjyqtar\u00ebve t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, nj\u00eb organiz\u00ebm vullnetar i gjyqtar\u00ebve, i tha BIRN p\u00ebrmes nj\u00eb deklarate t\u00eb detajuar se po i p\u00ebrcillte me shqet\u00ebsim t\u00eb thell\u00eb sulmet e fundit ndaj gjyqtar\u00ebve t\u00eb Gjykat\u00ebs Administrative.<\/h4>\n<p>\u201cP\u00ebr fat t\u00eb keq, k\u00ebto nuk p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb raste t\u00eb izoluara por po kthehen n\u00eb nj\u00eb fenomen q\u00eb po merr udh\u00eb n\u00eb raportet nd\u00ebrmjet sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb dhe pushtetit politik,\u201d deklaroi Shoqata Komb\u00ebtare e Gjyqtar\u00ebve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cPushteti gjyq\u00ebsor nuk \u00ebsht\u00eb i pakritikuesh\u00ebm, por kur kjo kritik\u00eb kthehet n\u00eb nj\u00eb sulm personal ndaj nj\u00eb gjyqtari t\u00eb caktuar, e shoq\u00ebruar me gjuh\u00eb vulgare dhe p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr e artikuluar nga p\u00ebrfaq\u00ebsuesit m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb ekzekutivit, b\u00ebhet e papranueshme dhe meriton m\u00eb s\u00eb paku reagim mediatik nga organet q\u00eb mbrojn\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb e gjyqtar\u00ebve si dhe organizimet vullnetare t\u00eb tyre,\u201d shtoi m\u00eb tej Shoqata.<\/p>\n<h4>Pavar\u00ebsimi i sistemit gjyq\u00ebsor dhe mbrojtja e tij nga ndikimi apo presioni politik nxit\u00ebn nj\u00eb dekad\u00eb m\u00eb par\u00eb nj\u00eb reform\u00eb t\u00eb thell\u00eb n\u00eb drejt\u00ebsi, si nj\u00eb kusht p\u00ebr rritjen e besimit t\u00eb publikut dhe forcimin e shtetit ligjor n\u00eb Shqip\u00ebri.\u00a0Shoqata Komb\u00ebtare e Gjyqtar\u00ebve t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb vler\u00ebson se pas k\u00ebsaj reforme, \u00ebsht\u00eb \u201csa absurde aq edhe kontradiktore\u201d q\u00eb t\u00eb ket\u00eb s\u00ebrish reagime t\u00eb tilla t\u00eb pakuptimta.<\/h4>\n<p>\u201cAf\u00ebrmendsh, vendimi gjyq\u00ebsor sjell pak\u00ebnaq\u00ebsi p\u00ebr disa a qoft\u00eb p\u00ebr shumic\u00ebn, por lin\u00e7imi publik i gjyqtarit, si m\u00ebnyr\u00eb primitive reagimi ndaj k\u00ebtij vendimi, \u00ebsht\u00eb i refuzuar,\u201d vler\u00ebson Shoqata, e cila i konsideron deklaratat e kryeministrit si form\u00eb presioni jo vet\u00ebm ndaj gjyqtar\u00ebve, por edhe ndaj organeve q\u00eb ushtrojn\u00eb kontrollin ndaj veprimtaris\u00eb gjyq\u00ebsore.<\/p>\n<p>Kreu i Unionit t\u00eb Gjyqtar\u00ebve, Gerd Hoxha i tha BIRN se nuk kishte nj\u00eb reagim pasi \u201csapo ishte kthyer nga jasht\u00eb dhe nuk e dinte p\u00ebrse b\u00ebhej fjal\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa ish-magjistrati Elsion Sadiku i sheh deklaratat e kryeministrit jo vet\u00ebm si shkelje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb t\u00eb Kushtetut\u00ebs, por n\u00eb nj\u00eb kontekst m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb t\u00eb gjendjes s\u00eb demokracis\u00eb n\u00eb vend.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrimin tim, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shkelje e r\u00ebnd\u00eb e Kushtetut\u00ebs\u2026 q\u00eb po kryhet me vet\u00ebdije t\u00eb plot\u00eb, sepse nuk ka kryeminst\u00ebr n\u00eb bot\u00eb q\u00eb nuk e njeh parimin e ndarjes dhe balancimit t\u00eb pushteteve,\u201d tha Sadiku p\u00ebr BIRN.<\/p>\n<p>\u201cJemi duke shkuar drejt autokracis\u00eb dhe t\u00eb gjith\u00eb jemi fajtor\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. M\u00eb s\u00eb shumti, KLGj dhe KLP,\u201d theksoi ai.\/Reporter.al<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/08\/23\/birn-qeveria-e-gjyqesorit-ben-nje-vesh-shurdh-ndaj-sulmeve-te-kryeministrit-rama\/\">BIRN: Qeveria e gjyq\u00ebsorit b\u00ebn nj\u00eb vesh shurdh ndaj sulmeve t\u00eb kryeministrit Rama<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb linj\u00ebn e mesazheve t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura gjat\u00eb ver\u00ebs, kryeministri Edi Rama targetoi t\u00eb premten nj\u00eb tjet\u00ebr gjyqtar t\u00eb Gjykat\u00ebs Administrative, duke e akuzuar at\u00eb pa ofruar ndonj\u00eb evidenc\u00eb se kishte marr\u00eb vendime kund\u00ebr \u201cinteresit publik\u201d. Sulmi n\u00eb Facebook i adresohej gjyqtarit Klarent Demiri dhe kishte si objekt dy vendime t\u00eb tij p\u00ebr mas\u00ebn e p\u00ebrkohshme [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-37057","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/37057","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=37057"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/37057\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=37057"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=37057"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=37057"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}