{"id":37015,"date":"2025-08-23T14:52:04","date_gmt":"2025-08-23T14:52:04","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/23\/analiza-auron-tare-ss-probitas-dhe-historia-e-evakuimit-te-divizionit-perugia-ne-sarande-1943\/"},"modified":"2025-08-23T14:52:04","modified_gmt":"2025-08-23T14:52:04","slug":"analiza-auron-tare-ss-probitas-dhe-historia-e-evakuimit-te-divizionit-perugia-ne-sarande-1943","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/23\/analiza-auron-tare-ss-probitas-dhe-historia-e-evakuimit-te-divizionit-perugia-ne-sarande-1943\/","title":{"rendered":"Analiza\/ Auron Tare: SS Probitas dhe Historia e Evakuimit t\u00eb Divizionit \u201cPerugia\u201d n\u00eb Sarand\u00eb, 1943"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Auron Tare<\/strong><em><\/em><\/p>\n<p>Disa dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, udh\u00ebtari i palodhur Blendi Fevziu kishte postuar nj\u00eb videoklip nga relikti i mbytur n\u00eb Gjirin e Sarand\u00ebs, anija italiane \u201cSS Probitas\u201d. Nuk e pash\u00eb videon, por disa miq t\u00eb mi, t\u00eb apasionuar pas historis\u00eb, m\u00eb shkruajt\u00ebn duke k\u00ebrkuar m\u00eb shum\u00eb informacion.<\/p>\n<p>Fakti q\u00eb Fevziu kishte p\u00ebrmendur se s\u00eb bashku me anijen ishin mbytur \u201cdisa mij\u00eb ushtar\u00eb italian\u00eb\u201d b\u00ebri p\u00ebrshtypje, por duhet sqaruar se kjo shif\u00ebr nuk ka burim zyrtar. N\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebrkimet q\u00eb kam b\u00ebr\u00eb, s\u00eb bashku me ekipin shqiptaro-amerikan t\u00eb k\u00ebrkimeve n\u00ebnujore, nuk rezulton q\u00eb n\u00eb Gjirin e Sarand\u00ebs t\u00eb jen\u00eb mbytur \u201cmij\u00ebra ushtar\u00eb\u201d. Legjenda e \u201cmij\u00ebra t\u00eb mbyturve\u201d qarkullon vet\u00ebm n\u00eb disa faqe amatore ose gjysm\u00ebzyrtare shqiptare, q\u00eb nuk kan\u00eb deshire t\u00eb b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb verifikim historik serioz.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, dua t\u00eb kthehem tek videoklipi dhe, p\u00ebr t\u00eb plot\u00ebsuar rr\u00ebfimin dhe p\u00ebr t\u00eb qet\u00ebsuar dashamir\u00ebsit e historis\u00eb, po ndaj m\u00eb posht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrmbledhje t\u00eb gjetjeve t\u00eb kryera nga ekipi shqiptaro-amerikan i k\u00ebrkimeve n\u00ebnujore.<\/p>\n<p>Historia e SS Probitas<\/p>\n<p>Anija \u201cSS Probitas\u201d, e mberritur n\u00eb nat\u00ebn e 24\/25 shtatorit 1943, ishte pjes\u00eb e nj\u00eb grupi anijesh t\u00eb d\u00ebrguara p\u00ebr t\u00eb evakuar Divizionin e K\u00ebmb\u00ebsoris\u00eb \u201cPerugia I\u201d, i dislokuar n\u00eb Gjirokast\u00ebr. Ky Divizion, q\u00eb p\u00ebrfshinte edhe zon\u00ebn e P\u00ebrmetit dhe Tepelen\u00ebs, kishte q\u00ebndruar n\u00eb kazermat e Gerhotit, ku pas bisedimeve me forcat partizane dhe nd\u00ebrmjet\u00ebsimit t\u00eb oficerit britanik Bill Tilman, kishte pranuar t\u00eb dor\u00ebzonte arm\u00ebt e r\u00ebnda, me kusht q\u00eb t\u00eb hapej rruga drejt Porto Edes (Sarand\u00ebs). Negociatat u zhvilluan nga koloneli Giuseppe Adami, i cili ishte prezent n\u00eb incidentin e Gerhotit m\u00eb 14 shtator, ku nj\u00eb grup i forcave nacionaliste t\u00eb Ballit u vra si rezultat i mosmarr\u00ebveshjes me italian\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt ishin t\u00eb pasigurt p\u00ebr fatin e tyre.<\/p>\n<p>Pas daljes s\u00eb Italis\u00eb nga koalicioni me Gjermanin\u00eb m\u00eb 8 shtator, forcat gjermane arrit\u00ebn n\u00eb Tiran\u00eb, ku arrestuan komandantin e nj\u00ebsive alpine, Gjeneral Rosi, dhe k\u00ebrkuan dor\u00ebzimin e trupave italiane nr Shqiperi. Repartet italiane k\u00ebrkuan nga Roma qe t\u00eb t\u00ebrhiqeshin menj\u00ebher\u00eb, por kaosi n\u00eb Itali e b\u00ebri t\u00ebrheqjen shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb krye t\u00eb Divizionit \u201cPerugia\u201d erdhi nga Kefalonia, Gjeneral Ernesto Ciminelo, nj\u00eb oficer karriere me origjin\u00eb kalabreze, ish Komandantit i Divizionit Aquila. Divizion ky qe do te masakrohej nga Gjermanet e Divizionit te XX II Malor \u201cGebirsgejaeger\u201d Pas marr\u00ebveshjes me trupat partizane, q\u00eb arm\u00ebt e divizionit t\u00eb dor\u00ebzoheshin n\u00eb Sarand\u00eb, divizioni, s\u00eb bashku me nj\u00ebsi t\u00eb tjera nga P\u00ebrmeti, Tepelena dhe K\u00eblcyra, si dhe disa reparte nga Janina, u nis drejt Sarand\u00ebs.<\/p>\n<p>Evakuimi dhe humbjet<\/p>\n<p>Me mb\u00ebrritjen n\u00eb Sarand\u00eb, kat\u00ebr anije italiane \u201cSS Probitas\u201d, anije transporti, Dubac anije transporti, Sibilla korvete dhe torpedorja Sirio arrit\u00ebn t\u00eb evakuonin rreth 1.700 trupa nga 8.000 q\u00eb kishte divizioni.<br \/>\nM\u00eb 25 shtator, nd\u00ebrsa anijet Dubac, Sibilla dhe Sirio ishin larguar naten, \u201cSS Probitas\u201d, e cila nuk mundi t\u00eb largohej p\u00ebr shkak t\u00eb defektit mekanik, u bombardua nga nj\u00eb avion gjerman Junkers 87 (Stuka) dhe u mbyt ngadal\u00eb, af\u00ebrsisht 200 metra nga porti i vjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Nderkohe qe pjesa tjeter e Italianeve priste ne Port, nje njesi e vogel gjermane kishte mberritur nga Korfuzi. Pjese e Divizioni te XXII Malor Gebirsgejaeger, komanduar nga Gjenerali Hubert Lanz, kishin kerkuar dorezimin e Divizionit. Deshmite per kete perplasje ne Sarande jane te pakta por burimet italiane thone se njesia prej 15 ushtaresh gjermane u mbajt rob nga Italianet deri sa te evakuohej i gjithe Divizioni. Mundet qe mos kthimi i kesaj njesie te kete shtyre gjermanet e vendosur ne Korfuz te dergonin nje avion zbulimi dhe ne daten 25 Shtator kur trupat Italiane kishin hypur ne anijet Dubac, Sibilla dhe Sirio dhe ishin larguar gjate nates se 24 Shtator te qellonin anijen SS Probitas.<\/p>\n<p>Nga burimet shume te pakta te ketyre diteve nuk ka asnje dokument zyrtar ku te konfirmohen humbja e ushtareve ne Bordin e SS Probitas. Nje burim jo zyrtar flet per vdekjen e 6 marinareve ne Bordin nderkohe asnje burim i Marines Italiane nuk flet per ushtare te vrare ne Bordin e SS Probitas,<\/p>\n<p>Nderkohe me kthimin e avionit ne Korfuz gjermanet dergojne me shpejtesi nje repart me te plotesuar per te cliruar njesine e mbajtur nga Italianet si dhe kapjen e roberve Italiane.<\/p>\n<p>Nderkohe me konfirmimin nga Italia se dergimi i anijeve te tjera ishte shume i veshtire pasi Saranda tashme ishte nen operacionin gjerma, Divizioni filloi marrshimin drejt Porto Palermos si nje Port i mundshem evakuimi.<\/p>\n<p>Nderkohe shtabi i mbetur ne Sarande u kap i gjithi nga trupat gjermane. Me shume mundesi me urdherin e Gjeneralt Hubert Lanz oficeret e Shtabit me ne krye Gjeneralin Chiminelo u sollen ne Limion dhe u pushkatuan duke i hedhur trupat ne det. Disa burime thone 170 oficere te larte nderkohe burime te tjera 150 vete.<\/p>\n<p>Trupat gjermane marshuan drejt Porto Palermos per te kapur pjesen e metur te Divizionit i cili pas nje marrshimi rraskapites ne Palermo mesuan se anijet e nisura nga Saranda ishin goditur nga nje njesi ajrore duke demtuar rende anijen Dubac shume afer Otrantos dhe duke vrare shume ushtare. Numri i te cileve nuk eshte shume i qarte pasi ne rremuje e siper nuk ka pasur nje iventar te sakte te personelit ushtarak ne keto anije. Sipas nje deshmitari okular Alesandro Minozzi mjek i spitalit te 49 fushor te Divizionit Perugia, te vraret mund te shkonin deri ne 200 vete. Nderkohe anija Dubac mbeti ne shkembinjte e Otrantos.<\/p>\n<p>Italianet e Divizzionit Perugia te rraskapitur dhe te demoralizuar dhe pa asnje rruge dalje ne Porto Palermo, nje pjese ju dorezuan gjermaneve te cilet i pushkatuan ne hyrje te fshatit Kuc ndersa njesi italiane qe nuk pranuan te dorezoheshin dhe ju ngjiten maleve te Kurveleshi arriten te shpetonin. Nje pjese ju bashkuan forcave partizane nje pjese u shperndane ne familjet e fshatareve,<br \/>\n\u201cSS Probitas\u201d u mbyt pra ne 25 Shtator 1943 nga nje bombardim i nje avioni Junker 87 Ut gjerman ardhur nga Korfuzi. Eshte afersisht 200 metra nga Porti i Vjeter. Banoret ne periudhen komuniste kane treguar gjithmone histori si deshmitare okulare por fatkeqesisht askush nuk i mblodhi rrefenjat e tyre.<\/p>\n<p>Zhytja e pare ne kete relit historik u be nga nje ekip zhytesish italiane ne vitin 1994 te cilet nxoren nga anija disa shishe vere Kianti ende te paprekura. Si deshmitar okular kam pare se si italianet diskutonin mbi relitin por edhe per veren e gjetur.<\/p>\n<p>Me pas reliti eshte vizituar edhe nga disa grupe te tjera italiane ne shoqerimin e nje zhytesi shqiptar te cilet ne kundershtim me konventat nderkombetare te mbrojtjes se varrezave ujore kane nxjere objekte nga Anija . Veprime te kryera edhe ne anijen Italiane \u201cPo\u201d ne Vlore si dhe ne anijen austro hungareze \u201cLinz\u201d ne Kepin e Rodoni ku kane marre Kembanen e anijes si dhe timonin e anijes. Te dyja te dhuruara ne nje Muze Privat ne Vjene. Te gjitha keto veprime ne kundershtim me Konventen e Unesco-s te ratifikuara edhe nga Shqiperia.<\/p>\n<p>Nderkohe 10 vitet e fundit \u201cSS Probitas\u201d eshte perdorur si atraksion turistik nga nje grup zhytesish polake te cilet ofronin zhytje komerciale pa asnje licence te shtetit shqiptar. Po keshtu disa vjet me pare nje \u201cQender\u201d zhytjes ne Sarande me licence nga Ministria e Turizmit ofronte zhytje komerciale edhe pse kualifikimi i tyre ishte i dyshimte. Kjo \u201cQender\u201d per neglizhence te theksuar teknike ishte shkaktarja e mbytjes se nje turisteje angleze 29 vjecare e cila kishte shkuar per zhytje ne kete relit.<\/p>\n<p>Statusi i reliktit sot<\/p>\n<p>SS Probitas \u00ebsht\u00eb nj\u00eb relikt historik i bukur, por i rreziksh\u00ebm p\u00ebr zhyt\u00ebsit amator\u00eb.<br \/>\nEkspert\u00eb profesionist\u00eb amerikane te RPM Nautical Foundation, rekomandojn\u00eb q\u00eb zhytjet t\u00eb kryhen vet\u00ebm nga profesionist\u00eb.<\/p>\n<p>Nderkohe ne te gjithe shetitoren e tej mbushur te Sarandes asnje Bashki nuk ka mundur dot te tregoje ne menyre figurative historine e ketij reliti mbytur vetem 200 metra nga Porti i Vjeter. Po keshtu asnje Bashki nuk ka mundur te tregojne edhe histori te tjera interesante per relite te tjera qe ndodhen ne Gjirin e Sarandes duke e bere shetitjen ne Bulevard nje shetitje edukative dhe argetuese dhe jo nje peripatje monotone.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/08\/analiza-auron-tare-ss-probitas-dhe-historia-e-evakuimit-te-divizionit-perugia-ne-sarande-1943\/\">Analiza\/ Auron Tare: SS Probitas dhe Historia e Evakuimit t\u00eb Divizionit \u201cPerugia\u201d n\u00eb Sarand\u00eb, 1943<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Auron Tare Disa dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, udh\u00ebtari i palodhur Blendi Fevziu kishte postuar nj\u00eb videoklip nga relikti i mbytur n\u00eb Gjirin e Sarand\u00ebs, anija italiane \u201cSS Probitas\u201d. Nuk e pash\u00eb videon, por disa miq t\u00eb mi, t\u00eb apasionuar pas historis\u00eb, m\u00eb shkruajt\u00ebn duke k\u00ebrkuar m\u00eb shum\u00eb informacion. Fakti q\u00eb Fevziu kishte p\u00ebrmendur se s\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-37015","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/37015","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=37015"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/37015\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=37015"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=37015"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=37015"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}