{"id":3701,"date":"2024-11-30T07:01:29","date_gmt":"2024-11-30T07:01:29","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2024\/11\/30\/voa-fuqizimi-i-sektorit-te-turizmit-dhe-nevoja-per-fuqi-punetore\/"},"modified":"2024-11-30T07:01:29","modified_gmt":"2024-11-30T07:01:29","slug":"voa-fuqizimi-i-sektorit-te-turizmit-dhe-nevoja-per-fuqi-punetore","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2024\/11\/30\/voa-fuqizimi-i-sektorit-te-turizmit-dhe-nevoja-per-fuqi-punetore\/","title":{"rendered":"VOA: Fuqizimi i sektorit t\u00eb turizmit dhe nevoja p\u00ebr fuqi pun\u00ebtore"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb Shqip\u00ebri vazhdon t\u00eb rritet numri i vizitor\u00ebve t\u00eb huaj q\u00eb po vizitojn\u00eb zonat malore n\u00eb Veri t\u00eb vendit si dhe qendrat historike. Vet\u00ebm gjat\u00eb muajit tetor Shqip\u00ebrin\u00eb e vizituan 9 p\u00ebrqind m\u00eb shum\u00eb turist\u00eb krahasuar me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudh\u00eb t\u00eb vitit 2023. Por, si\u00e7 njofton korrespondenti i Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs, P\u00ebllumb Sulo, operator\u00ebt turistike vazhdojn\u00eb t\u00eb ndeshen me v\u00ebshtir\u00ebsi p\u00ebr sigurimin e fuqis\u00eb pun\u00ebtore, kjo p\u00ebr shkak t\u00eb emigracionit dhe mund\u00ebsive t\u00eb kufizuara t\u00eb shkollave profesionale dhe universiteteve p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrgatitur punonj\u00ebs t\u00eb kualifikuar dhe specialist\u00eb p\u00ebr sektorin turistik.<\/p>\n<p>Edhe pas p\u00ebrfundimit t\u00eb sezonit turistik veror, Shqip\u00ebria vazhdon t\u00eb vizitohet nga nj\u00eb num\u00ebr i madh vizitor\u00ebsh t\u00eb huaj, sidomos n\u00eb zonat malore n\u00eb Veri t\u00eb vendit si dhe qendrat historike. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave zyrtare, vet\u00ebm gjat\u00eb muajit tetor, Shqip\u00ebria u vizitua nga rreth 762 mij\u00eb vizitor\u00eb t\u00eb huaj duke sh\u00ebnuar nj\u00eb rritje prej m\u00eb shum\u00eb se 9 p\u00ebrqind, krahasuar me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudh\u00eb t\u00eb nj\u00eb viti m\u00eb par\u00eb. Ekspert\u00ebt e fush\u00ebs thon\u00eb se, nd\u00ebrsa fluksi i vizitor\u00ebve t\u00eb huaj pritet t\u00eb rritet, k\u00ebrkohet q\u00eb bizneset t\u00eb p\u00ebrgatiten p\u00ebr gjetjen dhe trajnimin e stafeve, pasi, p\u00ebr shkak t\u00eb emigracionit, gjat\u00eb dy viteve t\u00eb fundit jan\u00eb ndeshur me v\u00ebshtir\u00ebsi p\u00ebr sigurimin e fuqis\u00eb pun\u00ebtore. Drejtoresha e Zyr\u00ebs Rajonale t\u00eb Pun\u00ebsimit n\u00eb Shkod\u00ebr, Rozafa Zmijani, thot\u00eb se aktualisht jan\u00eb t\u00eb regjistruara 530 vende t\u00eb lira pune, por ato, n\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe, nuk i p\u00ebrgjigjen nevojave t\u00eb sektorit turistik.<\/p>\n<p>\u201cKemi pasur shum\u00eb oferta vendesh t\u00eb reja pune gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb sezonit, oferta q\u00eb tani jan\u00eb m\u00eb n\u00eb ulje, por nuk kemi arritur t\u00eb plot\u00ebsojm\u00eb nevojat me fuqi pun\u00ebtore. Duhet t\u00eb jemi realist. Vazhdojm\u00eb t\u00eb kemi t\u00eb nj\u00ebjtin problem n\u00eb lidhje me k\u00ebrkimin e pun\u00ebtor\u00ebve n\u00eb momentin e nisjes s\u00eb sezonit, p\u00ebrgatitjen e bizneseve q\u00eb t\u00eb bashk\u00ebpunojn\u00eb me ne, me qendrat e formimit profesional, me universitetin, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb jen\u00eb t\u00eb p\u00ebrgatitur para sezonit\u201d.<\/p>\n<p>Ekspert\u00ebt thon\u00eb se, mund\u00ebsi e mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur me fuqi pun\u00ebtore dhe specialist\u00eb sektorin turistik jan\u00eb shkollat profesionale dhe universitetet. Por, thot\u00eb drejtuesja e departamentit t\u00eb turizmit n\u00eb Universitetin e Shkodr\u00ebs, Alkida Hasaj, edhe ato kan\u00eb kapacitete t\u00eb kufizuara p\u00ebrball\u00eb nevojave n\u00eb rritje q\u00eb ka tregu turistik.<\/p>\n<p>\u201c Tregu ka shum\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr kuad\u00ebr t\u00eb kualifikuar. \u00c7do dit\u00eb e m\u00eb tep\u00ebr ne shikojm\u00eb k\u00ebrkesa nga biznese t\u00eb ndryshme, por edhe organizata, q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb stafe t\u00eb kualifikuara dhe, normalisht, kjo i jep p\u00ebrpar\u00ebsi student\u00ebve tan\u00eb q\u00eb mbarojn\u00eb bachelor-in apo masterin n\u00eb fush\u00ebn e turizmit, q\u00eb ata t\u00eb pun\u00ebsohen pran\u00eb k\u00ebtyre bizneseve. Normalisht, k\u00ebto mund t\u2019i mb\u00ebshtesin n\u00eb nivel drejtuesish, sepse kan\u00eb ekperienc\u00eb t\u00eb mir\u00eb dhe njohuri t\u00eb mira\u201d.<\/p>\n<p>Student\u00ebt q\u00eb p\u00ebrfundojn\u00eb studimet n\u00eb deg\u00ebn e turizmit, thot\u00eb profesoresh\u00eb Hasaj, jan\u00eb nj\u00eb mund\u00ebsi e mir\u00eb p\u00ebr trajnimin e punonj\u00ebsve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb pakualifikuar, t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebrfshihen n\u00eb sektorin turistik p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb fuqis\u00eb pun\u00ebtore t\u00eb kualifikuar.<\/p>\n<p>\u201c Aktualisht kemi rreth 200 student\u00eb q\u00eb ndjekin deg\u00ebn e turizmit n\u00eb nivel bachelor ashtu edhe master si dhe kemi edhe dhjet\u00eb student\u00eb t\u00eb nivelit t\u00eb doktoratur\u00ebs, pra t\u00eb nivelit t\u00eb tret\u00eb t\u00eb studimeve\u201d,<\/p>\n<p>Nj\u00eb program rajonal, \u201cYour Job\u201d, i Agjencis\u00eb Austriake p\u00ebr Zhvillim dhe Karitasit mb\u00ebshtet t\u00eb rinjt\u00eb p\u00ebr aft\u00ebsim profesional dhe pun\u00ebsim n\u00eb Shqip\u00ebri, Kosov\u00eb, Bosnje, Serbi, Mal t\u00eb Zi dhe Maqedonin\u00eb e Veriut. Gjat\u00eb 5 viteve ky program ka mb\u00ebshtetur n\u00eb Shqip\u00ebri m\u00eb shum\u00eb se 800 t\u00eb rinj p\u00ebr tu aft\u00ebsuar, kryesisht n\u00eb sektorin e sh\u00ebrbimeve dhe turizmit. Por, drejtuesi i programit, Julian Jana, thot\u00eb se, nd\u00ebrsa pjesa m\u00eb e madhe jan\u00eb pun\u00ebsuar, jo pak prej tyre kan\u00eb zgjedhur emigrimin.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb vihet re tek operator\u00ebt turistik \u00ebsht\u00eb fakti se kujtohen p\u00ebr fuqin\u00eb pun\u00ebtore n\u00eb momentet kur fillon sezoni turistik, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb t\u00eb rinjt\u00eb, n\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb madhe, i jan\u00eb drejtuar tregut t\u00eb huaj.<\/p>\n<p>\u201c Mendoj se bizneset e sektorit turistik, thot\u00eb drejtoresha e zyres rajonale t\u00eb pun\u00ebsimit, duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb p\u00ebrgatitura q\u00eb n\u00eb janar t\u00eb vijn\u00eb pran\u00eb qendrave tona dhe t\u00eb shikojn\u00eb se sa p\u00ebrqind t\u00eb fuqis\u00eb pun\u00ebtore mund t\u2019i kualifikojn\u00eb q\u00eb pastaj t\u00eb jen\u00eb gati n\u00eb sezon, t\u00eb jen\u00eb gati p\u00ebr zhvillimin e bisnesit t\u00eb tyre dhe, pse jo, t\u2019i mbajn\u00eb p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb sepse ky \u00ebsht\u00eb edhe q\u00ebllimi, q\u00eb pun\u00ebsimi i tyre t\u00eb jet\u00eb i q\u00ebndruesh\u00ebm\u201d.<\/p>\n<p>Sipas drejtoresh\u00ebs Zmijani, k\u00ebrkesa dhe oferta nuk jan\u00eb n\u00eb ekuilib\u00ebr n\u00eb sektorin turistik, ndaj k\u00ebrkohet trajnimi i punonj\u00ebsve, rritja e m\u00ebtejshme e pagave dhe pun\u00ebsim gjith\u00ebvjetor, pasi t\u00ebrheqja e fuqis\u00eb pun\u00ebtore nga jasht\u00eb n\u00eb sektorin turistik, nuk \u00ebsht\u00eb edhe aq efektive.\/ VOA<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2024\/11\/voa-fuqizimi-i-sektorit-te-turizmit-dhe-nevoja-per-fuqi-punetore\/\">VOA: Fuqizimi i sektorit t\u00eb turizmit dhe nevoja p\u00ebr fuqi pun\u00ebtore<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb Shqip\u00ebri vazhdon t\u00eb rritet numri i vizitor\u00ebve t\u00eb huaj q\u00eb po vizitojn\u00eb zonat malore n\u00eb Veri t\u00eb vendit si dhe qendrat historike. Vet\u00ebm gjat\u00eb muajit tetor Shqip\u00ebrin\u00eb e vizituan 9 p\u00ebrqind m\u00eb shum\u00eb turist\u00eb krahasuar me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudh\u00eb t\u00eb vitit 2023. Por, si\u00e7 njofton korrespondenti i Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs, P\u00ebllumb Sulo, operator\u00ebt turistike [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-3701","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3701","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3701"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3701\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3701"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3701"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3701"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}