{"id":37007,"date":"2025-08-23T12:47:04","date_gmt":"2025-08-23T12:47:04","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/23\/unioni-i-gjyqtareve-per-sulmet-e-rames-gjuhe-dhe-sjellje-e-papranueshme\/"},"modified":"2025-08-23T12:47:04","modified_gmt":"2025-08-23T12:47:04","slug":"unioni-i-gjyqtareve-per-sulmet-e-rames-gjuhe-dhe-sjellje-e-papranueshme","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/23\/unioni-i-gjyqtareve-per-sulmet-e-rames-gjuhe-dhe-sjellje-e-papranueshme\/","title":{"rendered":"Unioni i Gjyqtar\u00ebve p\u00ebr sulmet e Ram\u00ebs: Gjuh\u00eb dhe sjellje e papranueshme!"},"content":{"rendered":"<p>Unioni i Gjyqtar\u00ebve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb ka reaguar pasi kryeministri Rama kritikoi publikisht vendimet e dy gjykat\u00ebsve t\u00eb Tiran\u00ebs, Klarent Demiri dhe Hazbi Balliu.<\/p>\n<p><strong>Deklarata e plot\u00eb e Unionit t\u00eb Gjyqtar\u00ebve<\/strong><\/p>\n<p>Unioni i Gjyqtar\u00ebve ka ndjekur me v\u00ebmendje pak\u00ebnaq\u00ebsit\u00eb e shprehura publikisht nga ana e Kryeministrit ndaj disa vendimeve gjyq\u00ebsore, duke anatemuar personalisht gjyqtar\u00ebt p\u00ebr vendimmarrjet dhe kthyer ushtrimin e detyr\u00ebs kushtetuese n\u00eb nj\u00eb gjyq publik, ku nj\u00ebra nga pal\u00ebt nd\u00ebrgjygj\u00ebse p\u00ebr shkak t\u00eb fuqis\u00eb, hap\u00ebsir\u00ebs mediatike dhe virtuale, jo vet\u00ebm denigron figur\u00ebn e gjyqtar\u00ebve individual\u00eb, por ushtron presion t\u00eb hapur ndaj trup\u00ebs gjyq\u00ebsore n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi, duke p\u00ebrcjell\u00eb mesazhin te gjyqtar\u00ebt se n\u00ebse vendimmarrja e tyre nuk do t\u00eb p\u00eblqehet, do t\u00eb jen\u00eb objektivat e radh\u00ebs.<\/p>\n<p>Pa dashur p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb debate virtuale n\u00eb periudh\u00eb pushimesh, d\u00ebshirojm\u00eb t\u00eb theksojm\u00eb se UGJSH mir\u00ebpret dhe inkurajon \u00e7do kritik\u00eb ndaj gjyqtar\u00ebve dhe pun\u00ebs s\u00eb tyre, kur k\u00ebto kritika jan\u00eb brenda korniz\u00ebs kushtetuese dhe ligjore, t\u00eb cilat kan\u00eb p\u00ebr q\u00ebllim t\u2019i sh\u00ebrbejn\u00eb rritjes s\u00eb besimit t\u00eb publikut tek gjykatat, forcimit t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb gjykatave, t\u00eb sundimit t\u00eb ligjit dhe shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs. Por, nga ana tjet\u00ebr v\u00ebrejm\u00eb se n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur b\u00ebhen deklarata, komente dhe nd\u00ebrmerren iniciativa, t\u00eb cilat nuk jan\u00eb aspak parimore, nuk kan\u00eb p\u00ebr q\u00ebllim forcimin e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb vendimmarrjes s\u00eb gjykatave dhe parimeve themelore t\u00eb funksionimit t\u00eb shtetit ligjor, por c\u00ebnojn\u00eb drejtp\u00ebrdrejt integritetin e gjyqtar\u00ebve, duke i fyer, deformuar dhe keqinterpretuar faktet, \u00e7\u00ebshtjet ligjore, apo procedurat e ndjekura, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb vendimet jepen \u201cN\u00cb EM\u00cbR T\u00cb REPUBLIK\u00cbS\u201d dhe \u00e7do pal\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb e pak\u00ebnaqur, ka t\u00eb drejt\u00ebn e ankimit n\u00eb nj\u00eb gjykat\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb, apo vendos\u00eb n\u00eb l\u00ebvizje organet disiplinore p\u00ebr \u00e7do shkelje t\u00eb ligjit qe pretendon se ka kryer gjyqtari.<\/p>\n<p>K\u00ebto deklarata me gjuh\u00eb dhe sjellje t\u00eb papranueshme, t\u00eb cilat nuk kan\u00eb aspak lidhje me shtetin e s\u00eb drejt\u00ebs dhe qeverisjen demokratike, vishen n\u00ebn petkun e reform\u00ebs s\u00eb radh\u00ebs dhe rreshtuar si gjithmon\u00eb gjyqtar\u00ebt n\u00eb llogoren e antireform\u00ebs, kur vet\u00eb \u201cSistemi i drejt\u00ebsis\u00eb\u201d, ende nuk \u00ebsht\u00eb maturuar pas reform\u00ebs s\u00eb thell\u00eb q\u00eb kaloi dekad\u00ebn e fundit!<\/p>\n<p>Republika e Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb republik\u00eb parlamentare, ku ndarja e pushteteve e sanksionuar qart\u00ebsisht n\u00eb Kushtetute, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr shtyllat kryesore, mbi t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar dhe q\u00ebndron demokracia jon\u00eb parlamentare dhe zhvillohet shoq\u00ebria jon\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr kushtetues funksionon edhe sistemi gjyq\u00ebsor dhe ushtrohet vendimmarrja nga gjykatat. \u00cbsht\u00eb ky kuad\u00ebr kushtetues dhe ligjor, sipas t\u00eb cilit jan\u00eb p\u00ebrcaktuar sakt\u00eb subjektet, koha dhe m\u00ebnyrat e kontrollit t\u00eb nj\u00eb vendimi gjyq\u00ebsor, i cili kursesi nuk lejon p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb pushteteve t\u00eb tjera t\u00eb anatemojn\u00eb vendimet e gjykatave e aq me keq, t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb nd\u00ebshkimin e gjyqtar\u00ebve, kur nuk u p\u00eblqejn\u00eb vendimet e tyre.<\/p>\n<p>\u00c7do veprim i kujtdo qoft\u00eb, q\u00eb shmanget nga kuadri kushtetues dhe ligjor n\u00eb fuqi n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb, jo vet\u00ebm q\u00eb nuk i sh\u00ebrben forcimit t\u00eb shtetit ligjor, por p\u00ebrkundrazi, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb hap prapa p\u00ebr pavar\u00ebsin\u00eb e pushtetit gjyq\u00ebsor, forcimin e shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs dhe minon besimin e publikut te drejt\u00ebsia.<\/p>\n<p>UGJSH d\u00ebshiron t\u00eb theksoj\u00eb angazhimin maksimal kund\u00ebr \u00e7do fenomeni antiligjor t\u00eb v\u00ebrejtur n\u00eb pun\u00ebn e p\u00ebrditshme t\u00eb gjykatave, sikurse dhe angazhimin e plot\u00eb n\u00eb mbrojtje t\u00eb parimeve kushtetuese t\u00eb ndarjes s\u00eb pushteteve, pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb gjykatave, respektimit t\u00eb t\u00eb drejtave dhe lirive themelore t\u00eb shtetasve dhe forcimit t\u00eb sundimit t\u00eb ligjit n\u00eb vend.<\/p>\n<p>S\u00eb fundmi, UGJSH i b\u00ebn thirrje K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor si qeveri e gjyq\u00ebsorit dhe organi i ngarkuar nga Kushtetuta dhe ligji p\u00ebr t\u00eb garantuar pavar\u00ebsin\u00eb dhe integritetin e gjyqtar\u00ebve, q\u00eb t\u00eb reagoj\u00eb dhe mbaj\u00eb q\u00ebndrim ndaj sulmeve q\u00eb i\u2019u b\u00ebhen gjyqtar\u00ebve p\u00ebr shkak t\u00eb detyr\u00ebs, pavar\u00ebsisht se nga vijn\u00eb ato.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/08\/23\/unioni-i-gjyqtareve-per-sulmet-e-rames-gjuhe-dhe-sjellje-e-papranueshme\/\">Unioni i Gjyqtar\u00ebve p\u00ebr sulmet e Ram\u00ebs: Gjuh\u00eb dhe sjellje e papranueshme!<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Unioni i Gjyqtar\u00ebve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb ka reaguar pasi kryeministri Rama kritikoi publikisht vendimet e dy gjykat\u00ebsve t\u00eb Tiran\u00ebs, Klarent Demiri dhe Hazbi Balliu. Deklarata e plot\u00eb e Unionit t\u00eb Gjyqtar\u00ebve Unioni i Gjyqtar\u00ebve ka ndjekur me v\u00ebmendje pak\u00ebnaq\u00ebsit\u00eb e shprehura publikisht nga ana e Kryeministrit ndaj disa vendimeve gjyq\u00ebsore, duke anatemuar personalisht gjyqtar\u00ebt p\u00ebr vendimmarrjet [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-37007","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/37007","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=37007"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/37007\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=37007"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=37007"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=37007"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}