{"id":3700,"date":"2024-11-30T07:01:29","date_gmt":"2024-11-30T07:01:29","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2024\/11\/30\/ngjarja-reale-qe-e-frymezoi-dostojevskin-te-shkruante-romanin-krim-dhe-ndeshkim-2\/"},"modified":"2024-11-30T07:01:29","modified_gmt":"2024-11-30T07:01:29","slug":"ngjarja-reale-qe-e-frymezoi-dostojevskin-te-shkruante-romanin-krim-dhe-ndeshkim-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2024\/11\/30\/ngjarja-reale-qe-e-frymezoi-dostojevskin-te-shkruante-romanin-krim-dhe-ndeshkim-2\/","title":{"rendered":"Ngjarja reale q\u00eb e frym\u00ebzoi Dostojevskin t\u00eb shkruante romanin \u201cKrim dhe nd\u00ebshkim\u201d"},"content":{"rendered":"<p>Jezusi takohet me Dostojevskin. Ai i hedh atij nj\u00eb v\u00ebshtrim, dhe p\u00ebr nj\u00eb \u00e7ast dep\u00ebrton thell\u00eb n\u00eb tunelet e err\u00ebta t\u00eb atyre syve t\u00eb munduar, dhe kryen nj\u00eb ekzorciz\u00ebm t\u00eb menj\u00ebhersh\u00ebm. Shpejt, me guxim, pa buj\u00eb, n\u00eb stilin e Jezusit: Festa mbaroi, djall i vog\u00ebl. Dil jasht\u00eb! Nj\u00eb gum\u00ebzhim\u00eb e leht\u00eb, dhe ja ku u b\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe Dostojevski, me d\u00ebbimin e demonit, \u00ebsht\u00eb i leht\u00ebsuar nga hemorroidet, vesi i bixhozit, dhimbjet e forta t\u00eb kok\u00ebs, ethet, depresioni, hipokondria, intuitat dhe obsesionet e tij t\u00eb tmerrshme futuristike. Ai lirohet nga \u201cqelia\u201c e kafk\u00ebs s\u00eb tij. Dhe ai nuk shkruan m\u00eb libra, kurr\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb librin e tij \u201cM\u00ebkatari dhe shenjti\u201dKevin Birmingem i frym\u00ebzuar mbi historin\u00eb e gjenez\u00ebs \u2013 filozofike dhe neurologjike \u2013 t\u00eb romani\u201cKrim dhe nd\u00ebshkim\u201d, do t\u2019ju \u200b\u200bl\u00ebr\u00eb n\u00eb m\u00ebdyshje mbi figur\u00ebn e Dostojevskit, aq m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb vet\u00eb rusi i famsh\u00ebm kishte t\u00eb pakt\u00ebn dy mendime p\u00ebr veten e tij.<\/p>\n<p>Nga nj\u00ebra an\u00eb, ju do t\u00eb keni frik\u00eb nga q\u00ebndrueshm\u00ebria e tij si shkrimtar, nga p\u00ebrkushtimi i tij ndaj p\u00ebrvoj\u00ebs, besnik\u00ebris\u00eb s\u00eb tij artistike, brisht\u00ebsia\/q\u00ebndrueshm\u00ebria e tij, imagjinata e tij e pambrojtur, etj. Nga ana tjet\u00ebr, do t\u00eb pyesni veten n\u00ebse nj\u00eb pjes\u00eb e mir\u00eb e \u201cKrim dhe nd\u00ebshkim\u201d mund t\u00eb mos jet\u00eb patologji e past\u00ebr.<\/p>\n<p>At\u00eb nuk mund ta quani as edhe nj\u00eb:T\u00ebr\u00ebsia e k\u00ebsaj vepre p\u00ebrshkruan vet\u00ebm 1 minut\u00eb dhun\u00eb. Raskolnikovi, nj\u00eb student arrogant dhe i varf\u00ebr q\u00eb v\u00ebrdallosej n\u00ebp\u00ebr lagjet e varfra t\u00eb Sh\u00ebn Petersburgut, vret brutalisht nj\u00eb plak\u00eb t\u00eb keqe-nj\u00eb fajdexhesh\u00eb dhe motr\u00ebn e saj q\u00eb u ndodh rast\u00ebsish aty.<\/p>\n<p>Por pse e kryen ai at\u00eb krim? Pse e ngre s\u00ebpat\u00ebn? Jo p\u00ebr para, dhe as p\u00ebr pasion. Ndoshta motivi q\u00ebndron pas pasionit ndaj ideve. Sepse p\u00ebrve\u00e7 se \u00ebsht\u00eb i \u00e7mendur, Raskolnikov<\/p>\n<p>\u00ebsht\u00eb nj\u00eb lloj filozofi:Ai abstragon mbi vler\u00ebn (ose munges\u00ebn e saj) t\u00eb nj\u00eb jete t\u00eb vetme njer\u00ebzore; mbi gabueshm\u00ebrin\u00eb e kriminel\u00ebve; dhe mbi fuqin\u00eb e nj\u00eb akti, t\u00eb nj\u00eb goditje vendimtare, p\u00ebr ta transformuar realitetin.<\/p>\n<p>Shk\u00ebputja e tij nga shoq\u00ebria dhe nga matrica e mir\u00ebsis\u00eb njer\u00ebzore, \u00ebsht\u00eb e plot\u00eb. Ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ujk i vetmuar. Pra me fjal\u00eb t\u00eb tjera, sa p\u00ebr t\u00eb cituar grupin muzikor \u201cIggy Pop\u201d, ai \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb djal\u00eb modern. Ai paraqitet si i braktisur nga boa, si nj\u00eb personazh i Samuel Beket; ai sillet me vet\u00ebdijen e personazheve t\u00eb Kafk\u00ebs; dhe murmurit me vete si Trevis Bik\u00ebll,  protagonisti i filmit t\u00eb famsh\u00ebm \u201cShoferi i taksis\u00eb\u201d luajtur nga Robert De Niro.<\/p>\n<p>\u201cT\u00eb shoh\u00ebsh mbules\u00ebn mizore n\u00ebn t\u00eb cil\u00ebn vuan Universi, ta dish se edhe nj\u00eb shp\u00ebrthim i vet\u00ebm i vullnetit njer\u00ebzor mjafton p\u00ebr ta shkat\u00ebrruar at\u00eb dhe bashkuar me p\u00ebrjet\u00ebsin\u00eb, t\u00eb njoh\u00ebsh veten dhe t\u00eb jesh si krijesa e fundit\u2026 \u00ebsht\u00eb e tmerrshme!\u201d-i shkroi Dostojevski v\u00ebllait t\u00eb tij Mikail para se t\u00eb botonte \u201cKrim dhe nd\u00ebshkim\u201d.<\/p>\n<p>Pora ishte ai krijesa e fundit, apo nj\u00eb nga t\u00eb par\u00ebt e nj\u00eb epoke t\u00eb re?Biografia e tij \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sekuenc\u00eb ngjarjesh p\u00ebr t\u00eb cilat vet\u00ebm mbiemri \u201cdostojevskian\u201dmund t\u2019i p\u00ebrshkruaj\u00eb si duhet. E \u00ebma i tij vdiq nga tuberkulozi kur ai ishte vet\u00ebm 15 vje\u00e7.<\/p>\n<p>Dy vjet m\u00eb von\u00eb, i vdes edhe babai n\u00eb rrethana misterioze, me shum\u00eb gjasa i vrar\u00eb nga bujkrob\u00ebrit. Me synimin p\u00ebr t\u00eb nisur nj\u00eb karrier\u00eb letrare n\u00eb Sh\u00ebn Petersburg, i riu Dostojevski zhytet n\u00eb borxhe t\u00eb m\u00ebdha. Ai u b\u00eb pjes\u00eb e politikave reformiste, p\u00ebr t\u00eb cilat po ziente n\u00eb at\u00eb koh\u00eb e Rusia cariste: takime sekrete, manifeste t\u00eb zjarrta.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1849 u arrestua gjat\u00eb nj\u00eb vale spastrimesh nga sh\u00ebrbimet sekrete t\u00eb Carit dhe u akuzua p\u00ebr kryengritje dhe komplot. I nxjerr\u00eb p\u00ebrpara nj\u00eb toge pushkatimi n\u00eb Sheshin e Paradave Semenovski, n\u00eb pranin\u00eb e nj\u00eb turme t\u00eb madhe, Dostojekski dhe shok\u00ebt e tij i shp\u00ebtojn\u00eb vdekjes nga nj\u00eb gjest m\u00ebshire i minut\u00ebs s\u00eb fundit nga vet\u00eb Car Nikolla I.<\/p>\n<p>D\u00ebnimi i tyre ulet. Jo vdekje, por internim n\u00eb Siberi. Dostojevski kalon 4 vjet n\u00eb pun\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb n\u00eb kampin e t\u00eb burgosurve n\u00eb Omsk, dhe 5vite t\u00eb tjera si ushtar n\u00eb ushtrin\u00eb siberiane.<\/p>\n<p>Pastaj n\u00eb mosh\u00ebn 38 vje\u00e7are rikthehet n\u00eb Sh\u00ebn Petersburg. Birmingem \u00ebsht\u00eb i shk\u00eblqyesh\u00ebm n\u00eb p\u00ebrshkrimin e mjedisit intelektual q\u00eb e pret atje shkrimtarin rus. Nihilizmi, egoizmi, materializmi \u2026 Njeriu q\u00eb po rikonceptohet. Nj\u00eb fiziolog boton nj\u00eb lib\u00ebr me ndikim me titull \u201cReflekset e trurit\u201d.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb eksperimentet e tij me nj\u00eb num\u00ebr bretkosash fatkeqe, ai pretendonte se aktiviteti mendor \u00ebsht\u00eb i gjithi reflekse. \u201cAnimacioni, pasioni, tallja, pik\u00ebllimi, g\u00ebzimi, etj, jan\u00eb thjesht rezultate t\u00eb nj\u00eb tkurrje m\u00eb t\u00eb madhe ose m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb grupeve t\u00eb caktuara t\u00eb muskujve\u201d-shkruante ai.<\/p>\n<p>Dostojevski e kupton menj\u00ebher\u00eb se ku \u00e7onte e gjitha kjo:individi, i bllokuar n\u00eb kok\u00ebn e tij, i mbetur n\u00eb m\u00ebshir\u00ebn e neuroneve t\u00eb tij. Nd\u00ebrkoh\u00eb truri i tij vazhdon t\u2019i shkaktoj\u00eb kriza \u2013 epilepsi t\u00eb lobit temporal, at\u00eb q\u00eb Dostojevski e quan \u201cs\u00ebmundja e r\u00ebnies\u201d.<\/p>\n<p>Dhe ka di\u00e7ka tjet\u00ebr. Ai lexoi nj\u00eb dit\u00eb mbi gjyqin e nj\u00eb vrasjeje t\u00eb ndodhur n\u00eb Franc\u00eb, t\u00eb kryer nga Pier-Fransua Lesnar. Ky ishte nj\u00eb tip n\u00eb dukje i qet\u00eb, me nj\u00eb sjellje t\u00eb p\u00ebrsosur n\u00eb shoq\u00ebri, lexonte Ruson\u00eb; shkruante poezi. Por n\u00eb fakt ishte nj\u00eb sociopat i \u00e7mendur, nj\u00eb lloj i ri njeriu.<\/p>\n<p>Kur e fusin n\u00eb gijotin\u00eb, ai e kthen kok\u00ebn lart, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb shikoj\u00eb tehun e mpreht\u00eb q\u00eb zbriti mbi qaf\u00ebn e tij. Dostojevski botoi nj\u00eb ese 50faq\u00ebshe, t\u00eb p\u00ebrkthyer nga fr\u00ebngjishtja, p\u00ebr Lesnarin me titullin \u201cNj\u00eb personalitet i shquar\u201d, n\u00eb revist\u00ebn e tij letrare \u201cVremya\u201d.<\/p>\n<p>Gjyqet e vrasjeve, shkruan ai n\u00eb nj\u00eb sh\u00ebnim hyr\u00ebs, jan\u00eb \u201cm\u00eb emocionuese se t\u00eb gjitha romanet e mundshme, pasi ato hedhin drit\u00eb mbi an\u00ebt e err\u00ebta t\u00eb shpirtit njer\u00ebzor, t\u00eb cilave arti nuk p\u00eblqen q\u00eb t\u2019i afrohet\u201d.Ajo ngjarje \u00e7oi m\u00eb pas n\u00eb shkrimin e romanit \u201cKrim dhe nd\u00ebshkim\u201d, t\u00eb cilin Dostojevski e nisi n\u00eb shtatorin e vitit 1865, nd\u00ebrsa ishte gjysm\u00eb i uritur dhe pa gjum\u00eb n\u00eb nj\u00eb hotel n\u00eb Vizbaden t\u00eb Gjermanis\u00eb, pasi kishte humbur n\u00eb rulet\u00eb t\u00eb gjitha parat\u00eb e tij.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb nj\u00eb roman me nd\u00ebrtesa t\u00eb rr\u00ebnuara sikur kan\u00eb dal\u00eb nga lufta, me dyer plot bloz\u00eb, dhe me dhoma t\u00eb vogla q\u00eb mbajn\u00eb er\u00eb minjsh dhe l\u00ebkur\u00ebsh. Halucinacionet p\u00ebrzihen me realitetin dhe anasjelltas. T\u00eb dehurit thon\u00eb gj\u00ebra shum\u00eb t\u00eb zgjuara.<\/p>\n<p>Ai \u00ebsht\u00eb mbi t\u00eb gjitha \u00ebsht\u00eb nj\u00eb roman i subjektivizmit:i shtypjes s\u00eb tij, i vetmis\u00eb ul\u00ebrit\u00ebse t\u00eb protagonistit. \u201cDetajet t\u00ebr\u00ebsisht t\u00eb panevojshme dhe t\u00eb papritura duhet t\u00eb lihen m\u00ebnjan\u00eb n\u00eb \u00e7do moment n\u00eb mes t\u00eb tregimit\u201d- shkroi Dostojevskin n\u00eb ditarin e tij. Motivet e Raskolnikovit, shpengimi apo mungesa e tij, kthesat e komplotit.<\/p>\n<p>\u201cKrim dhe nd\u00ebshkim\u201d ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me trurin tuaj, trurin tuaj t\u00eb ngrat\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb \u201cselia\u201d e vet\u00ebdijes moderne. Ai ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me at\u00eb se si ndihet njeriu v\u00ebrtet. \u201c\u00c7far\u00eb \u00ebsht\u00eb Ferri?\u201dpyet At Zosima n\u00eb romanin tjet\u00ebr t\u00eb Dostojevskit \u201cV\u00ebllez\u00ebrit Karamazov\u201d. \u201cUn\u00eb pohoj se \u00ebsht\u00eb vuajtja nga pamund\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb dashuruar\u201d. Duke k\u00ebrkuar \u00e7lirimin nga vetja, nga izolomi i plot\u00eb mendor, ju mund ta shkat\u00ebrroni at\u00eb si Lesnar ose ta lini veten t\u00eb bini n\u00eb dashuri si\u00e7 b\u00ebn Raskolnikov n\u00eb epilogun jo shum\u00eb bind\u00ebs t\u00eb \u201cKrim dhe nd\u00ebshkim\u201d.<\/p>\n<p>Dashuria e gruas s\u00eb tij, Sonja, arrin ta ngush\u00eblloj\u00eb dhe mendja e tij transformohet:\u201cTani ai nuk po vendoste asgj\u00eb me vet\u00ebdijen e tij; ai ndihej i vetmuar. N\u00eb vend t\u00eb dialektik\u00ebs, kishte mb\u00ebrritur vet\u00eb jeta, dhe n\u00eb vet\u00ebdijen e tij duhej t\u00eb p\u00ebrpunohej di\u00e7ka krejt\u00ebsisht e ndryshme\u201d.  Si\u00e7 ndodh n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi me Dostojevskin, Jezusi \u00ebsht\u00eb diku k\u00ebtu pran\u00eb, i buz\u00ebqeshur, i fsheht\u00eb. Raskolnikov i ka Ungjijt\u00eb n\u00ebn jast\u00ebk, dhe ai kujton se si Sonja i lexoi dikur historin\u00eb e Llazarit. Dashuroni do t\u00eb dilni nga gjendja e vdekjes. Po n\u00ebse nuk e b\u00ebni k\u00ebt\u00eb?<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin epilog, Raskolnikov, i shtrir\u00eb n\u00eb nj\u00eb spital t\u00eb burgut n\u00eb Siberi, sheh nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr n\u00eb mesin e etheve:Ai sheh nj\u00eb murtaj\u00eb t\u00eb madhe q\u00eb vjen \u201cnga thell\u00ebsit\u00eb e Azis\u00eb\u201d. Por prisni \u2013 \u00ebsht\u00eb nj\u00eb plag\u00eb mendore. \u201cNjer\u00ebzit q\u00eb u prek\u00ebn nga ajo, u b\u00ebn\u00eb menj\u00ebher\u00eb t\u00eb pushtuar nga djalli dhe t\u00eb \u00e7mendur. Por asnj\u00ebher\u00eb k\u00ebta njer\u00ebz nuk e konsideruan veten aq inteligjent\u00eb dhe aq t\u00eb pagabuesh\u00ebm ndaj s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs sa kur ishin infektuar\u201d.<\/p>\n<p>Individualizmi ka arritur kulmin e tij; atomizimi \u00ebsht\u00eb total. \u201cT\u00eb gjith\u00eb ishin t\u00eb shqet\u00ebsuar, askush nuk kuptoi ask\u00ebnd tjet\u00ebr, secili mendoi se e v\u00ebrteta q\u00ebndronte vet\u00ebm tek ai dhe n\u00eb lidhje me t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt, vuajti, rrahu kraharorin e tij, qau dhe shtr\u00ebngoi duart\u201d. \/ \u201cThe Atlantic\u201d \u2013 Bota.al<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2024\/11\/ngjarja-reale-qe-e-frymezoi-dostojevskin-te-shkruante-romanin-krim-dhe-ndeshkim\/\">Ngjarja reale q\u00eb e frym\u00ebzoi Dostojevskin t\u00eb shkruante romanin \u201cKrim dhe nd\u00ebshkim\u201d<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Jezusi takohet me Dostojevskin. Ai i hedh atij nj\u00eb v\u00ebshtrim, dhe p\u00ebr nj\u00eb \u00e7ast dep\u00ebrton thell\u00eb n\u00eb tunelet e err\u00ebta t\u00eb atyre syve t\u00eb munduar, dhe kryen nj\u00eb ekzorciz\u00ebm t\u00eb menj\u00ebhersh\u00ebm. Shpejt, me guxim, pa buj\u00eb, n\u00eb stilin e Jezusit: Festa mbaroi, djall i vog\u00ebl. Dil jasht\u00eb! Nj\u00eb gum\u00ebzhim\u00eb e leht\u00eb, dhe ja ku u [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-3700","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3700","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3700"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3700\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3700"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3700"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3700"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}