{"id":36998,"date":"2025-08-23T13:49:11","date_gmt":"2025-08-23T13:49:11","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/23\/lul-morina-trafikanti-i-femrave-qe-nga-demokrat-u-be-ushtar-i-belinda-ballukut-per-disa-leje-ndertimi\/"},"modified":"2025-08-23T13:49:11","modified_gmt":"2025-08-23T13:49:11","slug":"lul-morina-trafikanti-i-femrave-qe-nga-demokrat-u-be-ushtar-i-belinda-ballukut-per-disa-leje-ndertimi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/23\/lul-morina-trafikanti-i-femrave-qe-nga-demokrat-u-be-ushtar-i-belinda-ballukut-per-disa-leje-ndertimi\/","title":{"rendered":"Lul Morina, \u201ctrafikanti i femrave\u201d q\u00eb nga demokrat u b\u00eb \u201cushtar\u201d i Belinda Ballukut p\u00ebr disa leje nd\u00ebrtimi"},"content":{"rendered":"<p>Historia e Lul Morin\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shembull i qart\u00eb sesi parat\u00eb e pista dhe lidhjet politike mund ta shnd\u00ebrrojn\u00eb nj\u00eb njeri me t\u00eb shkuar t\u00eb dyshimt\u00eb n\u00eb nj\u00eb aktor t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb bot\u00ebn e biznesit dhe politik\u00ebs shqiptare. N\u00eb vitet \u201990, Morina \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmendur p\u00ebr aktivitet kriminal n\u00eb Itali, ku dyshohet se ka qen\u00eb i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb trafik droge dhe trafik femrash. Pik\u00ebrisht nga ky aktivitet, ai siguroi kapitalin fillestar p\u00ebr t\u2019u futur n\u00eb fush\u00ebn e nd\u00ebrtimit, duke e pastruar imazhin e tij p\u00ebrmes investimeve t\u00eb m\u00ebdha, por kurr\u00eb duke mos hequr dor\u00eb nga m\u00ebnyra e vjet\u00ebr e operimit, ku ligji \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb penges\u00eb q\u00eb blihet ose shmanget.<\/p>\n<p>Familja e tij ka qen\u00eb e lidhur ngusht\u00eb me Partin\u00eb Demokratike p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se tre dekada, duke e pozicionuar Morin\u00ebn si nj\u00eb njeri pran\u00eb strukturave blu. Por kur interesi financiar dhe personal ka dominuar, ai ka ndryshuar kamp menj\u00ebher\u00eb. Zgjedhjet e 11 majit e gjet\u00ebn Morin\u00ebn jo m\u00eb si p\u00ebrkrah\u00ebs t\u00eb opozit\u00ebs, por si ushtar t\u00eb bindur t\u00eb ministres Belinda Balluku. N\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb disa lejeve nd\u00ebrtimi, Morina u angazhua n\u00eb blerje votash p\u00ebr Partin\u00eb Socialiste n\u00eb qarkun e Fierit, ku sipas denoncimeve t\u00eb b\u00ebra publike, ka hedhur n\u00eb loj\u00eb miliona euro. Ky transformim nuk \u00ebsht\u00eb as \u00e7udi dhe as rast\u00ebsi, \u00ebsht\u00eb thjesht ilustrimi m\u00eb i qart\u00eb se si oligark\u00ebt nd\u00ebrrojn\u00eb ngjyrat politike si\u00e7 nd\u00ebrrojn\u00eb k\u00ebmishat, p\u00ebr t\u00eb mbrojtur interesat e tyre dhe p\u00ebr t\u00eb siguruar mb\u00ebshtetjen e radh\u00ebs.<\/p>\n<div class=\"jeg_ad jeg_ad_article jnews_content_inline_3_ads \">\n<div class=\"ads-wrapper align-center \">\n<p>Akuza t\u00eb forta kund\u00ebr tij ka b\u00ebr\u00eb edhe kryetari i Grupit Parlamentar t\u00eb PD, Gazment Bardhi, i cili ka denoncuar nd\u00ebrtimin pa leje t\u00eb nj\u00eb godine nga 9 deri n\u00eb 15 kate nga biznesmeni Morina. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb shkelje urbane, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb demonstrim i hapur i pushtetit q\u00eb ka nd\u00ebrtuar n\u00eb kurriz t\u00eb ligjit dhe n\u00eb kurriz t\u00eb qytetar\u00ebve. Bardhi ka shtuar gjithashtu se Morina ka qen\u00eb i angazhuar n\u00eb blerjen e votave n\u00eb zon\u00ebn e D\u00ebrmenasit, ku jan\u00eb hedhur afro 4 milion\u00eb euro vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb siguruar fitoren e socialist\u00ebve. Dhe historia nuk mbaron k\u00ebtu: nj\u00eb vendim i qeveris\u00eb, sipas denoncimeve, i hap rrug\u00ebn Morin\u00ebs t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb edhe nj\u00eb resort luksoz n\u00eb jug t\u00eb vendit, duke e shp\u00ebrblyer p\u00ebr sh\u00ebrbimet politike q\u00eb ofroi.<\/p>\n<p><strong>Kryetari i Grupit Parlamentar t\u00eb PD-s\u00eb, Gazment Bardhi deklaroi:\u00a0<\/strong>Than\u00eb se \u00ebsht\u00eb ngritur pallat 9-12 kate dhe se duhet t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb burg ai q\u00eb e ka nd\u00ebrtuar. Media e zbardhi menj\u00ebher\u00eb dhe prona ishte e Lul Morin\u00ebs apo Julian Morin\u00ebs se k\u00ebta kan\u00eb shum\u00eb emra. Jo vet\u00ebm q\u00eb zot\u00ebris\u00eb nuk i ndodhi asgj\u00eb p\u00ebr 9 a 15 kate pa leje, por zonja e mori dhe n\u00eb Fier, i ngarkoi dhe 17 qendra votimi, i tha q\u00eb lek\u00ebt nga nd\u00ebrtimi do i p\u00ebrdor\u00ebsh p\u00ebr vota, n\u00eb D\u00ebrmanas, me vendim t\u00eb KKT do t\u00eb jap t\u00eb nd\u00ebrtosh dhe nj\u00eb resort n\u00eb bregdetin e jugut. Lul Morina \u00ebsht\u00eb kosovar i Fierit. \u00cbsht\u00eb zona m\u00eb e djatht\u00eb e PD, llogaritet se jan\u00eb hedhur 4 mln euro para korrupsioni. \u00cbsht\u00eb biznesmen q\u00eb ka nd\u00ebrtuar nd\u00ebrtim pa leje, ka p\u00ebrfituar nga nj\u00eb vendim i KKT, b\u00ebn resort n\u00eb jug dhe blen vota.<\/p>\n<p><strong>Leja e nd\u00ebrtimit p\u00ebr Lul Morin\u00ebn:<\/strong><\/p>\n<p>Rasti i Lul Morin\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb thjesht historia e nj\u00eb individi me t\u00eb shkuar kriminale q\u00eb u pastrua n\u00eb nd\u00ebrtim dhe sot shfaqet si biznesmen i fuqish\u00ebm. \u00cbsht\u00eb treguesi m\u00eb i past\u00ebr i m\u00ebnyr\u00ebs sesi pushteti n\u00eb Shqip\u00ebri i hap dyert trafikant\u00ebve, oligark\u00ebve dhe personazheve t\u00eb bot\u00ebs s\u00eb err\u00ebt, duke i shnd\u00ebrruar n\u00eb instrumenta politik\u00eb dhe duke i shp\u00ebrblyer me prona, leje nd\u00ebrtimi dhe privilegje t\u00eb tjera. Kjo tregon nj\u00eb kriz\u00eb t\u00eb thell\u00eb t\u00eb sistemit, ku krimi i organizuar dhe politika nuk jan\u00eb m\u00eb dy bot\u00eb t\u00eb ndara, por dy faqe t\u00eb s\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs medalje.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb vend normal, nj\u00eb figur\u00eb si Lul Morina do t\u00eb ishte n\u00ebn hetim penal dhe i p\u00ebrjashtuar nga \u00e7do aktivitet publik e ekonomik, nd\u00ebrsa n\u00eb Shqip\u00ebri ai jo vet\u00ebm q\u00eb nuk nd\u00ebshkohet, por promovohen si t\u00eb suksessh\u00ebm dhe p\u00ebrdoren si instrument p\u00ebr blerjen e zgjedhjeve. Pyetja q\u00eb mbetet \u00ebsht\u00eb: deri kur shqiptar\u00ebt do t\u00eb pranojn\u00eb q\u00eb e ardhmja e tyre t\u00eb bjer\u00eb n\u00eb duart e trafikant\u00ebve q\u00eb blihen e shiten sipas interesave t\u00eb dit\u00ebs?<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb b\u00ebr\u00eb trend tashm\u00eb q\u00eb n\u00eb emisionet kryesore t\u00eb mbr\u00ebmjes, ve\u00e7an\u00ebrisht ato t\u00eb debateve politike, t\u00eb p\u00ebrfshihen gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb emisione komerciale! K\u00ebto emisione transmetojn\u00eb investime dhe intervista me personazhe t\u00eb ndrysh\u00ebm kundrejt pages\u00ebs, duke vepruar si reklama. Nga ana tjet\u00ebr, opinionit publik i shiten si arritje apo figura t\u00eb suksesshme n\u00eb fush\u00ebn e biznesit. Fatkeq\u00ebsisht, ndonj\u00ebher\u00eb promovohen edhe individ\u00eb me t\u00eb kaluar t\u00eb dyshimt\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb rast i till\u00eb ndodhi n\u00eb emisionin \u201cTop Story\u201d, ku u intervistua shtetasi\/biznesmeni Julian, alias Lulzim ose Lul Morina. Nj\u00eb figur\u00eb kontroverse dhe financues i Partis\u00eb Demokratike, koh\u00ebt e fundit edhe i Partis\u00eb Socialiste, dhe mik i v\u00ebllait t\u00eb kryeministrit, e jo vet\u00ebm!<br \/>\nAjo q\u00eb m\u00eb t\u00ebrhoqi v\u00ebmendjen ishte niveli intelektual i tij, i cili dukej t\u00eb ishte i barabart\u00eb ose m\u00eb i ul\u00ebt se ai i ish-deputetes gazmore t\u00eb \u201ck\u00ebrperates\u201d. Ishte aq shum\u00eb i mahnitur nga puna e Kryeministrit Rama, sa nuk ndalej s\u00eb p\u00ebrmenduri shtrimin e rrug\u00ebve dhe trotuareve. Megjithat\u00eb, nuk thoshte \u201ctrotuar\u201d, por \u201ctortuar\u201d, p\u00ebrve\u00e7 gafave t\u00eb tjera q\u00eb b\u00ebnte.<br \/>\nGjithsesi, mendoj se para se t\u00eb ftohen persona t\u00eb till\u00eb, duhet t\u00eb konsultoheni me gazetar\u00ebt e kronik\u00ebs. Ju t\u00eb \u201cTop-it\u201d keni Anila Hoxh\u00ebn, e cila mund t\u2019ju informoj\u00eb p\u00ebr k\u00ebto lloj personazhesh! Mos promovoni n\u00eb media njer\u00ebz me t\u00eb kaluar t\u00eb dyshimt\u00eb q\u00eb paraqiten si biznesmen\u00eb t\u00eb suksessh\u00ebm, sepse rrjetet sociale tashm\u00eb jan\u00eb mbushur me \u201cinfeksione\u201d t\u00eb tilla!<br \/>\nN\u00eb fund, dua t\u00eb rendis disa pyetje q\u00eb nuk iu b\u00ebn\u00eb Julian alias Lulzim ose Lul Morin\u00ebs n\u00eb emisionin \u201cTop Story\u201d, p\u00ebr t\u00eb kuptuar m\u00eb mir\u00eb kush \u00ebsht\u00eb ky \u201cbiznesmen\u201d i suksessh\u00ebm n\u00eb fush\u00ebn e nd\u00ebrtimit dhe hoteleris\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri:<\/p>\n<p>1. Si e b\u00ebre milionin e par\u00eb?<br \/>\n2. \u00c7far\u00eb biznesi ke b\u00ebr\u00eb n\u00eb Itali dhe jo vet\u00ebm? A ke shitur \u201cjonxh\u00eb\u201d, \u201cmiell\u201d apo \u201ckofsha pule\u201d?<br \/>\n3. Sa her\u00eb je hetuar dhe d\u00ebnuar jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb?<br \/>\n4. P\u00ebr \u00e7far\u00eb akuze je d\u00ebnuar n\u00eb Itali?<br \/>\n5. Me \u00e7far\u00eb biznesi ke filluar n\u00eb Shqip\u00ebri?<br \/>\n6. Ku jan\u00eb prokuror\u00ebt dhe gjyqtar\u00ebt me t\u00eb cil\u00ebt punoje si \u201cavokat\u201d n\u00eb Fier, Tiran\u00eb?<br \/>\n7. Nga vinin t\u00eb ardhurat me t\u00eb cilat ke bler\u00eb prona?<br \/>\n8. Sa kredi ke marr\u00eb n\u00eb banka?<br \/>\n9. P\u00ebr \u00e7far\u00eb arsye i ke dh\u00ebn\u00eb \u201cdhurat\u00eb\u201d 80 mij\u00eb euro gruas s\u00eb ish-ministrit t\u00eb Brendsh\u00ebm, Sajmir Tahiri, n\u00eb koh\u00ebn kur ky i fundit ishte minist\u00ebr?<br \/>\n10. Po transaksionin e dyt\u00eb, dhurata p\u00ebr bashk\u00ebshorten e Tahirit, p\u00ebr \u00e7far\u00eb arsye ia ke b\u00ebr\u00eb?<br \/>\n11. P\u00ebr \u00e7far\u00eb je marr\u00eb n\u00eb pyetje dy her\u00eb nga SPAK-u dhe \u00e7far\u00eb ke deklaruar p\u00ebr k\u00ebto transaksione?<br \/>\n12. Kur t\u00eb erdhi dosja nga Italia, kush t\u00eb njoftoi dhe \u00e7far\u00eb rruge ndoqe?<br \/>\n13. Kush t\u00eb dha miratimin p\u00ebr nd\u00ebrtimin e pallatit 10-kat\u00ebsh pa leje n\u00eb Tiran\u00eb, kryetari i Bashkis\u00eb Erion Veliaj apo Kryeministri Edi Rama?<br \/>\n14. Kush t\u00eb mbrojti q\u00eb nuk u arrestove p\u00ebr nd\u00ebrtimin e pallatit 10-kat\u00ebsh pa leje, kur dihet q\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr ndryshimin e dritareve policia ka arrestuar qytetar\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb?<br \/>\n15. Cili prokuror t\u2019i mbylli \u00e7\u00ebshtjet n\u00eb Shqip\u00ebri?<br \/>\n16. Si ndihesh si i pandehur dhe \u00e7far\u00eb mund t\u00eb thuash p\u00ebr akuz\u00ebn tashm\u00eb zyrtare ndaj teje p\u00ebr nd\u00ebrtimin e paligjsh\u00ebm t\u00eb pallatit 10-kat\u00ebsh n\u00eb Tiran\u00eb?<br \/>\n17. Po p\u00ebr procedimin tjet\u00ebr p\u00ebr nd\u00ebrtim t\u00eb paligjsh\u00ebm, ke ndonj\u00eb koment?<br \/>\n18. Elozhet p\u00ebr Kryeministrin Ram\u00ebn i thua sepse t\u00eb dhuroi tok\u00eb publike n\u00eb Dh\u00ebrmi n\u00ebn sigl\u00ebn e \u201cinvestitorit strategjik\u201d, apo pagove p\u00ebr at\u00eb tok\u00eb?<br \/>\n19. \u00c7far\u00eb biznesi t\u00eb lidh me personazhe t\u00eb njohur q\u00eb kan\u00eb gjetur streh\u00eb n\u00eb Dubai, ku keni investuar s\u00eb bashku?<\/p>\n<p>Me dat\u00eb 9 tetor 2023 biznesmeni i njohur Juljan Morina i njohur ndryshe edhe me emrin Lul Morina \u00ebsht\u00eb paraqitur n\u00eb SPAK, ku ka dh\u00ebn\u00eb d\u00ebshmin\u00eb e tij lidhur me nj\u00eb shum\u00eb prej 80 mij\u00eb eurosh \u00a0q\u00eb ia kishte dh\u00ebn\u00eb bashk\u00ebshortes s\u00eb Saimir Tahirit, Fatlinda Tahiri.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt duhe th\u00ebn\u00eb q\u00eb Morina nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb em\u00ebr i panjohur m\u00eb par\u00eb.\u00a0 P\u00ebrmendim ekspozimin e jet\u00ebs luksoze n\u00eb rrjetet sociale, dyshimet mbi veprimtarin\u00eb e tij t\u00eb biznesit si dhe lidhjen me persona q\u00eb jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb skema mashtrimi dhe jo vet\u00ebm.<\/p>\n<p>N\u00eb shtator t\u00eb vitit t\u00eb kaluar, Lul Morina ishte objekti veprimit t\u00eb vendimit t\u00eb qeveris\u00eb, p\u00ebr sekuestrimin e nd\u00ebrtimeve pa leje.\u00a0 Morin\u00ebs iu sekuestrua nj\u00eb pallat 9-kat\u00ebsh n\u00eb zon\u00ebn e Liqenit t\u00eb That\u00eb, pasi objekti ishte nd\u00ebrtuar pa leje.\u00a0 Kryeministri Edi Rama tha se ngritja e pallatit t\u00eb paligjsh\u00ebm ishte lejuar nga nj\u00eb shef komisariati, duke ngritur dyshime p\u00ebr nj\u00eb ndikim t\u00eb mundsh\u00ebm t\u00eb biznesmenit Morina.<\/p>\n<p>Por Lul Morina u b\u00eb i\u201dfamsh\u00ebm\u201d q\u00eb n\u00eb vitin 2019, \u00a0pasi dy v\u00ebllez\u00ebrit indian\u00eb Sandesara, t\u00eb lakuar n\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn p\u00ebr skandalin e pastrimit t\u00eb 1 miliard dollar\u00ebve p\u00ebrmes kredive bankare blen\u00eb gjysm\u00ebn e aksioneve nga biznesmeni Morina. \u00a0Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb India i akuzonte dhe i kishte v\u00ebn\u00eb n\u00eb hetim p\u00ebr pastrim parash, ata vijuan t\u00eb qet\u00eb rrug\u00ebn e investimeve n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Dy v\u00ebllez\u00ebrit indian\u00eb gjet\u00ebn streh\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, nd\u00ebrsa u pajis\u00ebn me n\u00ebnshtet\u00ebsi nga Ilir Meta,pavar\u00ebsisht se drejt\u00ebsia indiane i k\u00ebrkonte n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn p\u00ebr pastrim parash.\u00a0 Ata krijuar n\u00eb vitin 2017 dy kompani nd\u00ebrtimi \u201cTulja Real Estate\u201d dhe \u201cLaxmi Real Estate&amp;Investment\u201d, nd\u00ebrsa n\u00eb dhjetor 2018 hyn\u00eb n\u00eb ortak\u00ebri me 50 % t\u00eb aksioneve me Lul Morin\u00ebn, n\u00eb kompanin\u00eb \u201cDRYMADES DREAM\u201d, e cila mes aseteve ka edhe resortin e njohur \u201cDRYMADES DREAM\u201d n\u00eb Dh\u00ebrmi.\u00a0 Dy v\u00ebllez\u00ebrit blen\u00eb 50 % t\u00eb aksioneve p\u00ebr 100 mij\u00eb euro. Tre muaj m\u00eb pas, Lul Morina i merr s\u00ebrish 50 % t\u00eb aksioneve, p\u00ebrmes kompanis\u00eb \u2018Rinia 04\u2019, duke u dh\u00ebn\u00eb dy v\u00ebllez\u00ebrve indian\u00eb nj\u00eb apartament n\u00eb Vlor\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrpos kompanis\u00eb \u201cDRYMADES DREAM\u201d, Morina \u00ebsht\u00eb pronar i disa kompanive t\u00eb tjera nd\u00ebrtimi si \u2018Rinia 04\u2019, kompania e nd\u00ebrtimit Xheluks Construksion me t\u00eb cil\u00ebn nd\u00ebrtoi pallatin pa leje si dhe pronar i kompanis\u00eb, themeluar n\u00eb vitin 2022, m\u00eb objekt zhvillimi dhe menaxhimi i projekteve gjeneruese t\u00eb energjis\u00eb elektrike fotovoltaike.<\/p>\n<p>P\u00ebrmes kompanis\u00eb \u2018Rinia 04\u2019, Morina ka qen\u00eb pronar i kompanis\u00eb VILDRI, e cila ka fituar kontrata p\u00ebr nd\u00ebrtim hidrocentralesh, ku m\u00eb pas ia kaluar aksionet kompanis\u00eb Alpet Energy.<\/p>\n<p>Lul Morina njihet edhe si ish donator i Klubit t\u00eb Futbollit Tirana. Madje, n\u00eb fund t\u00eb vitit 2019, Morina shprehu interesin p\u00ebr t\u2019i bler\u00eb Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs 34 % t\u00eb aksioneve t\u00eb Klubit Tirana. \u201cMe sa di un\u00eb, ekipi ka pasur dhe ka disa borxhe t\u00eb m\u00ebparshme q\u00eb ekzistonin q\u00eb kur isha un\u00eb pjes\u00eb e Tiran\u00ebs. Nuk kam nj\u00eb pasqyr\u00eb t\u00eb qart\u00eb t\u00eb situat\u00ebs dhe borxheve. Fakti q\u00eb dua t\u00eb hyj n\u00eb k\u00ebt\u00eb klub dhe t\u00eb marr aksionet e bashkis\u00eb ka p\u00ebrgjegj\u00ebsi m\u00eb vete. K\u00ebt\u00eb l\u00ebvizje e b\u00ebj p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar di\u00e7ka m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, p\u00ebr t\u00eb ngritur Tiran\u00ebn atje ku e ka vendin\u201d, tha Julian Morina.<\/p>\n<p>Julian Morina njihet p\u00ebr jet\u00ebn e luksit, ku ekspozon n\u00eb rrjetet sociale nj\u00eb jaht me mbiemrin e tij \u2018Morina\u2019, makin\u00eb Rolls Royce etj. Lul Morina shfaqet n\u00eb regjistrin e biznesit 12 vitet e fundit, nd\u00ebrsa nuk dihet baza mbi t\u00eb cil\u00ebn e ngriti kapitalin<\/p>\n<p><strong>Pasuria e Juljan Morin\u00ebs me baza t\u00eb dyshimta<\/strong><\/p>\n<p>Lul Morina ka ngritur nj\u00eb pasuri me vler\u00eb dhjet\u00ebra milion\u00eb euro mbi baza t\u00eb dyshimta dhe t\u00eb mistershme, ku p\u00ebrfshihet edhe hoteli Radisson n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Morina u shfaq n\u00eb fush\u00ebn e biznesit t\u00eb nd\u00ebrtimit n\u00eb vitin 2005, duke i bler\u00eb Shaban Zekajt aksionet n\u00eb kompanin\u00eb \u2018Rinia 04\u2019, themeluar n\u00eb vitin 2004, me kapital 100 mij\u00eb lek\u00eb, me zyra n\u00eb Fier.<\/p>\n<p>Nj\u00eb vit m\u00eb pas, Morina i shton kompanis\u00eb fantazm\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtimit si objekt veprimtaria edhe import\/eksport t\u00eb frutave\/perimeve.<\/p>\n<p>Kompania \u2018Rinia 04\u2019, her\u00eb rezulton me bilance dhe her\u00eb pa bilance.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2012, Morina i blen Besnik Serdanit kompanin\u00eb Xheluks Construksion, p\u00ebr 100 mij\u00eb lej\u00eb, me t\u00eb cil\u00ebn ka nd\u00ebrtuar pallatin pa leje tek Liqeni i That\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb. Edhe kjo kompani ishte themeluar n\u00eb vitin 2010 dhe nuk kishte ndonj\u00eb aktivitet t\u00eb konsoliduar ekonomik, shkruan \u201cPrapaskena\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2018., Lul Morina i blen Jorgji Ru\u00e7it kompanin\u00eb \u201cDrymades Dream\u201d, p\u00ebr 7.5 milion\u00eb lek\u00eb, duke nd\u00ebrtuar m\u00eb pas resorte m\u00eb vler\u00eb miliona euro.<\/p>\n<p>\u00c7udit\u00ebrisht edhe kjo komapni kishte si objekt import\/eksport t\u00eb fruta\/perimeve.<\/p>\n<p>Disa muaj m\u00eb pas, Lul Morina, me k\u00ebt\u00eb kompani, hyn n\u00eb ortak\u00ebri me v\u00ebllez\u00ebrit indian\u00eb Nitin Sandesara dhe Chetankumar Sandesara, n\u00eb k\u00ebrkim p\u00ebr p\u00ebrvet\u00ebsimin dhe pastrimin e 1 miliard USD p\u00ebrmes nj\u00eb skeme m\u00eb kredit\u00eb bankare n\u00eb Indi.<\/p>\n<p>Me an\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre kompanive q\u00eb i ka bler\u00eb me m\u00eb pak se sa 10 milion\u00eb lek\u00eb, Lul Morina ka qarkulluar miliarda lek\u00eb dhe ka investuar dhjet\u00ebra milion\u00eb euro n\u00eb pasuri t\u00eb paluajtshme, si resorte, hotele dhe pallate, por edhe duke bler\u00eb jaht, makina t\u00eb shtrenjta etj.<\/p>\n<p><strong>16 mij\u00eb m2 nd\u00ebrtim pa leje<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb 8 Shtator t\u00eb vitit 2022, zv.kryeministrja Belinda Balluku shprehu habin\u00eb e saj p\u00ebr nj\u00eb pallat t\u00eb t\u00ebr\u00eb pa leje, gjat\u00eb nj\u00eb vizite inspektuese p\u00ebr nd\u00ebrtimet e paligjshme.<\/p>\n<p>\u201cKy \u00ebsht\u00eb shembulli m\u00eb flagrant simbolik\u00eb e shkleses s\u00eb ligjit. Dy kate n\u00ebn tok\u00eb dhe 7 kate mbi tok\u00eb, 9 kate nd\u00ebrtim pa asnj\u00eb let\u00ebr. Sesi kjo ka ndodh \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mister p\u00ebr ne\u201d, tha Balluku, duke iu referuar godin\u00ebs s\u00eb nd\u00ebrtuar nga \u201cXheluks Konstruksion\u201d n\u00eb zon\u00ebn e Liqenit t\u00eb That\u00eb.<\/p>\n<p>Menj\u00ebher\u00eb pas k\u00ebtij konstatimi, Komisariati nr.1 i Policis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, i cili mbulon zon\u00ebn e Fark\u00ebs, referoi n\u00eb Prokurorin\u00eb e kryeqytetit materialet n\u00eb ngarkim t\u00eb nd\u00ebrtuesit Morina dhe kompanis\u00eb s\u00eb tij, \u201cXhelus Konstruksion\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb hetimit, Prokuroria e Tiran\u00ebs zbuloi sip\u00ebrfaqe nd\u00ebrtimore pa leje edhe n\u00eb tre godina n\u00eb nd\u00ebrtim nga \u201cXheluks Konstruksion\u201d, konkretisht dy pallate ngjitur me 7-kat\u00ebshin n\u00eb zon\u00ebn e Liqenit t\u00eb That\u00eb dhe nj\u00eb tjet\u00ebr n\u00eb zon\u00ebn e \u201cRrug\u00ebs s\u00eb Elbasanit\u201d.<\/p>\n<p>Nga ekspertiza e porositur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb hetim u konstatuan:<\/p>\n<p>\u2013 N\u00eb objektin \u201cGodin\u00eb banimi dhe sh\u00ebrbimi\u201d 4,5,6 dhe 7 me 2 kate parkim n\u00eb Rr. Elbasanit, u regjistrua nj\u00eb shtes\u00eb nd\u00ebrtimi prej 5866.88 m2.\u201d;<\/p>\n<p>\u2013 Tek Liqeni i That\u00eb, n\u00eb Fark\u00eb, shoq\u00ebria \u2018Xheluks Construksion\u2019 ishte pajisur me leje nd\u00ebrtimi p\u00ebr godin\u00eb banimi dhe sh\u00ebrbime 1,2,3,4,5 dhe 6 kate me 2 dhe 3 kate n\u00ebn tok\u00eb dhe n\u00eb tejkalim t\u00eb saj ka shtuar sip\u00ebrfaqe nd\u00ebrtimi dhe volum shtes\u00eb prej 2500 m2.;<\/p>\n<p>\u2013 Tek Liqeni i That\u00eb, n\u00eb Fark\u00eb, shoq\u00ebria \u2018Xheluks Construksion\u2019 ishte pajisur me leje nd\u00ebrtimi p\u00ebr godin\u00eb banimi dhe sh\u00ebrbime 6 kate me 2 dhe 4 kate n\u00ebn tok\u00eb dhe n\u00eb tejkalim t\u00eb saj ka shtuar sip\u00ebrfaqe nd\u00ebrtimi dhe volum shtes\u00eb prej 3065.88 m2.;<\/p>\n<p>\u2013 Nd\u00ebrsa pallati 7-kat\u00ebsh t\u00ebr\u00ebsisht pa leje, n\u00eb zon\u00ebn e Liqenit t\u00eb That\u00eb, kishte nj\u00eb sip\u00ebrfaqe prej 4.622 m2.<\/p>\n<p>N\u00eb total, sip\u00ebrfaqja nd\u00ebrtimore pa leje n\u00eb 4 godinat e ngritura nga \u201cXhelus Konstruksion\u201d arrinte n\u00eb 15.974.88 m2 (af\u00ebrsisht 16 mij\u00eb metra katror\u00eb).<\/p>\n<p>Gjithashtu, ekspertiza ka konkluduar se shtesat pa leje jan\u00eb nd\u00ebrtuar n\u00eb zbatim t\u00eb kushteve t\u00eb rregullta teknike dhe nuk ka arsye p\u00ebr t\u2019u prishur.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb deklaroi Morina<\/strong><\/p>\n<p>Prokuroria e Tiran\u00ebs ka marr\u00eb n\u00eb pyetje biznesmenin Lulzim Morina, i cili, sipas informacioneve q\u00eb ka siguruar \u201cBoldnews.al\u201d, duket se \u00ebsht\u00eb treguar i rezervuar.<\/p>\n<p>Ai \u00ebsht\u00eb mjaftuar me faktin se ka aplikuar p\u00ebr legalizimin e sip\u00ebrfaqes nd\u00ebrtimore pa leje, k\u00ebrkesa e cila nuk \u00ebsht\u00eb pranuar nga Agjencia e Kadastr\u00ebs.<\/p>\n<p>Po ashtu, Julian Morina ka deklaruar se sip\u00ebrfaqja nd\u00ebrtimore e konstatuar pa leje \u201ctashm\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb faz\u00ebn e konfiskimit p\u00ebr interes publik, si edhe hartimit t\u00eb kontratave p\u00ebrkat\u00ebse me Ministrin\u00eb e Financave\u201d, n\u00eb zbatim t\u00eb nj\u00eb Vendimi t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave p\u00ebr nd\u00ebrtimet pa leje.<\/p>\n<p>Prokuroria mori fillimisht n\u00eb pyetje edhe drejtuesin teknik t\u00eb kompanis\u00eb \u201cXheluks Konstruksion\u201d, inxhinjerin A. Qose. Por, n\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb m\u00ebvonshme kohore, kur p\u00ebr interesat hetimore u b\u00eb e nevojshme ripyetja e tij, ky proces nuk u realizua, pasi inxhinjeri kishte nd\u00ebrruar jet\u00eb.<\/p>\n<p><em><strong>\/<a href=\"https:\/\/timoni.al\/lul-morina-trafikanti-i-femrave-qe-nga-demokrat-u-be-ushtar-i-belinda-ballukut-per-disa-leje-ndertimi\/\">Timoni.al<\/a><\/strong><\/em>\/<\/p>\n<\/div>\n<\/div>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/lul-morina-trafikanti-i-femrave-qe-nga-demokrat-u-be-ushtar-i-belinda-ballukut-per-disa-leje-ndertimi\/\">Lul Morina, \u201ctrafikanti i femrave\u201d q\u00eb nga demokrat u b\u00eb \u201cushtar\u201d i Belinda Ballukut p\u00ebr disa leje nd\u00ebrtimi<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Historia e Lul Morin\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shembull i qart\u00eb sesi parat\u00eb e pista dhe lidhjet politike mund ta shnd\u00ebrrojn\u00eb nj\u00eb njeri me t\u00eb shkuar t\u00eb dyshimt\u00eb n\u00eb nj\u00eb aktor t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb bot\u00ebn e biznesit dhe politik\u00ebs shqiptare. N\u00eb vitet \u201990, Morina \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmendur p\u00ebr aktivitet kriminal n\u00eb Itali, ku dyshohet se ka qen\u00eb i [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-36998","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/36998","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=36998"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/36998\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=36998"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=36998"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=36998"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}