{"id":36948,"date":"2025-08-23T07:51:11","date_gmt":"2025-08-23T07:51:11","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/23\/avni-ponari-kapiteni-qe-po-fundos-basketbollin-me-nje-bord-dhe-sekretariat-qe-i-vijne-pas-si-hije\/"},"modified":"2025-08-23T07:51:11","modified_gmt":"2025-08-23T07:51:11","slug":"avni-ponari-kapiteni-qe-po-fundos-basketbollin-me-nje-bord-dhe-sekretariat-qe-i-vijne-pas-si-hije","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/23\/avni-ponari-kapiteni-qe-po-fundos-basketbollin-me-nje-bord-dhe-sekretariat-qe-i-vijne-pas-si-hije\/","title":{"rendered":"Avni Ponari, \u201ckapiteni\u201d q\u00eb po fundos basketbollin, me nj\u00eb bord dhe sekretariat q\u00eb i vijn\u00eb pas si hije"},"content":{"rendered":"<p>Pas shum\u00eb thirrjesh e kritikash, q\u00eb m\u00eb s\u00eb shumti b\u00ebhen publike n\u00eb median e shkruar dhe n\u00eb studio televizive \u2013 pasi k\u00ebrkesat zyrtare dhe kritikat censurohen nga kapiteni \u2013 presidenti q\u00eb nuk merr guximin t\u00eb p\u00ebrballet me an\u00ebtar\u00ebt e tij, t\u00eb flas\u00eb hapur dhe marr\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb e mbar\u00ebvajtjes s\u00eb aktivitetit basketbollistik, si n\u00eb aren\u00ebn komb\u00ebtare, ashtu edhe n\u00eb at\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare. K\u00ebrkesa pa p\u00ebrgjigje ndaj an\u00ebtar\u00ebve, nj\u00eb ver\u00eb me aktivitete nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe asnj\u00eb analiz\u00eb p\u00ebr rezultatet skandaloze, me t\u00eb cilat nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb u mbush\u00ebn rrjetet duke u shitur si \u201csuksese t\u00eb rreme\u201d. FSHB \u00ebsht\u00eb n\u00eb kriz\u00eb jo p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb talenteve apo pasionit n\u00eb fush\u00eb, por p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb federate q\u00eb e ka humbur besimin, legjitimitetin dhe autoritetin moral p\u00ebr t\u00eb drejtuar. Ky \u00ebsht\u00eb realiteti i hidhur i Federat\u00ebs Shqiptare t\u00eb Basketbollit n\u00ebn drejtimin e Avni Ponarit. N\u00eb qend\u00ebr t\u00eb gjith\u00e7kaje mbetet pyetja q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb e b\u00ebjn\u00eb: Pse ka frik\u00eb presidenti t\u00eb mbledh\u00eb Asamblen\u00eb e Federat\u00ebs Shqiptare t\u00eb Basketbollit? Mesa duket, ai ka frik\u00eb nga Asambleja. Her\u00ebt e fundit q\u00eb ajo \u00ebsht\u00eb mbledhur, i \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb boomerang, pasi shoqatat me t\u00eb drejt\u00eb kan\u00eb ngritur shqet\u00ebsime p\u00ebr drejtimin autoritar t\u00eb \u201cnj\u00eb burri t\u00eb vet\u00ebm\u201d, kan\u00eb denoncuar munges\u00ebn e transparenc\u00ebs dhe arroganc\u00ebn e drejtimit.<\/p>\n<p>Sot, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb p\u00ebrballet me z\u00ebrin e komunitetit, ai zgjedh t\u00eb fshihet, t\u00eb censuroj\u00eb dhe t\u00eb shmang\u00eb p\u00ebrballjen me klubet. Asambleja nuk \u00ebsht\u00eb luks \u2013 \u00ebsht\u00eb obligim ligjor dhe moral. \u00c7do president q\u00eb ka frik\u00eb nga Asambleja, ka frik\u00eb nga e v\u00ebrteta. N\u00eb nj\u00eb federat\u00eb normale, vendimet merren mbi baz\u00ebn e dokumenteve t\u00eb n\u00ebnshkruara, t\u00eb vulosura dhe t\u00eb pranuara nga an\u00ebtar\u00ebt. N\u00eb FSHB, p\u00ebrkundrazi, shohim nj\u00eb praktik\u00eb skandaloze: vendime pa firm\u00eb, pa vul\u00eb dhe pa autor t\u00eb qart\u00eb. Kush i merr k\u00ebto vendime? Kush mban p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr to? N\u00eb asnj\u00eb vend demokratik nuk \u00ebsht\u00eb e pranueshme q\u00eb nj\u00eb federat\u00eb sportive t\u00eb marr\u00eb vendime pa asnj\u00eb legjitimitet institucional. Ky \u00ebsht\u00eb skenar i ilegjitimitetit total, ku ligji, me sa duket, \u00ebsht\u00eb shkelur hapur dhe institucionet kompetente duhet t\u00eb reagojn\u00eb menj\u00ebher\u00eb. \u00cbsht\u00eb koha q\u00eb Gjykata dhe Ministria e Sportit t\u00eb shpallin moskompetenc\u00ebn totale t\u00eb FSHB-s\u00eb si nga p\u00ebrb\u00ebrja dhe nga veprimtaria jasht\u00eb kompetencave ligjore t\u00eb percaktuara n\u00eb statute dhe rregullore.<\/p>\n<p><strong>Nj\u00eb federat\u00eb q\u00eb mbyll goj\u00ebn me gjoba<\/strong><\/p>\n<div class=\"jeg_custom_content_wrapper \">\n<div class=\"entry-content no-share\">\n<div class=\"content-inner\">\n<p>N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb krijoj\u00eb hap\u00ebsira p\u00ebr debat, FSHB ka zgjedhur nj\u00eb rrug\u00eb tjet\u00ebr: t\u00eb gjobis\u00eb ata q\u00eb flasin. N\u00eb rregulloren e saj thuhet: \u201cDeklaratat fyese t\u00eb personave drejtues t\u00eb shoqatave, trajner\u00ebve, lojtar\u00ebve apo personave t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb stol, t\u00eb cilat d\u00ebmtojn\u00eb imazhin e FSHB-s\u00eb, t\u00eb b\u00ebra publikisht n\u00eb media apo rrjete sociale \u2013 gjobiten me 1 milion lek\u00eb\u201d. Pra, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur vet\u00eb federata fyen dit\u00eb pas dite shoqatat \u2013 duke mos i pyetur, por duke i p\u00ebrdorur ato si veg\u00ebl p\u00ebr t\u00eb mbushur arkat e veta me vendime ekonomike t\u00eb nj\u00ebanshme \u2013 tenton t\u00eb mbyll\u00eb goj\u00ebn e kujtdo q\u00eb guxon t\u00eb flas\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb jo vet\u00ebm arroganc\u00eb, por edhe frik\u00eb e past\u00ebr nga e v\u00ebrteta. Madje ka shkuar aq larg sa t\u00eb fshij\u00eb edhe komentet kritike n\u00eb rrjetet e saj sociale \u2013 nj\u00eb praktik\u00eb e turpshme p\u00ebr nj\u00eb institucion q\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb i hapur, transparent dhe demokratik. Ky \u00ebsht\u00eb tregues i qart\u00eb se federata \u00ebsht\u00eb zhytur n\u00eb llumin e turpit, dhe se presidenti Ponari nuk pranon as realitetin, as p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb e veta.<\/p>\n<p><strong>Federata, e kthyer n\u00eb nj\u00eb \u201cmol\u201d privat per Ponarin dhe rrethin e tij t\u00eb ngusht\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb federate \u00ebsht\u00eb kjo ku sekretar b\u00ebhet nj\u00eb njeri pa arsim si Franko Bushati? Ku drejtor\u00eb ekipesh komb\u00ebtare em\u00ebrohen njer\u00ebz pa eksperienc\u00eb si Klaudio Ndoja \u2013 q\u00eb u kthye n\u00eb simbol t\u00eb d\u00ebshtimit duke rr\u00ebnuar gjenerat\u00ebn m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb ekipit komb\u00ebtar U18? K\u00ebto em\u00ebrime nuk jan\u00eb thjesht gabime \u2013 jan\u00eb fyerje p\u00ebr basketbollin shqiptar. Mos ndoshta kjo federat\u00eb \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb rrjet p\u00ebr t\u00eb mbajtur pushtetin dhe p\u00ebr t\u00eb shfryt\u00ebzuar t\u00eb mirat publike? Deri m\u00eb sot, faktet flasin qart\u00eb: asnj\u00eb vendim n\u00eb interes t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, vet\u00ebm nj\u00ebanshm\u00ebri dhe p\u00ebr\u00e7arje p\u00ebr interesat e presidentit dhe servil\u00ebve t\u00eb tij.<\/p>\n<p><strong>Ministria e Sportit nuk mund t\u00eb hesht\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Ministria e Sportit, si institucioni q\u00eb \u00e7ertifikon legjitimitetin dhe delegon misionin p\u00ebr organizim t\u00eb aktiviteteve basketbollistike komb\u00ebtare dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb t\u00eb gjitha kategorit\u00eb, duhet t\u00eb shqyrtoj\u00eb seriozisht alternativat pasi kjo federat\u00eb po humb \u00e7do dit\u00eb kompetencat ligjore dhe sportive, duke mbetur thjesht federata e 3\u00d73 dhe\u00a0 bashk\u00ebpunimit me gjyqtar\u00ebt e futbollit. \u00c7udira q\u00eb vet\u00ebm kjo federat\u00eb mund t\u00eb shpik\u00eb dhe sajoj\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb amortizimit t\u00eb saj n\u00eb drejtim. A do t\u00eb vazhdoj\u00eb ministria t\u00eb mbyll\u00eb syt\u00eb ndaj shkeljeve flagrante t\u00eb FSHB-s\u00eb? A do t\u00eb lejoj\u00eb q\u00eb fondet publike t\u00eb shp\u00ebrdorohen pa llogari dhe me rezultate negative. \u00cbsht\u00eb detyr\u00eb e shtetit t\u00eb siguroj\u00eb q\u00eb fondet shkojn\u00eb p\u00ebr zhvillim \u2013 jo p\u00ebr shkat\u00ebrrim. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb k\u00ebtyre fondeve i atashohet dhe kontributi i trajner\u00ebve t\u00eb tenderuar q\u00eb zgjidhen sipas \u201ckush paguan m\u00eb shum\u00eb\u201d merr ekipin komb\u00ebtar. \u00cbsht\u00eb detyr\u00eb e institucioneve shtet\u00ebrore t\u00eb vendosin nj\u00eb kontroll t\u00eb plot\u00eb mbi k\u00ebt\u00eb federat\u00eb q\u00eb sot funksionon jasht\u00eb \u00e7do norme ligjore.<\/p>\n<p><strong>Avni Ponari nuk \u00ebsht\u00eb pronari i basketbollit<\/strong><\/p>\n<p>Ky president mendon se basketbolli \u00ebsht\u00eb prona e tij. Por ai harron nj\u00eb gj\u00eb: sakrificat e klubeve, lodhja e trajner\u00ebve, pasioni i sportist\u00ebve dhe kontributi i brezave nuk jan\u00eb p\u00ebr t\u00eb, por p\u00ebr k\u00ebt\u00eb sport. Parat\u00eb mund t\u00eb blejn\u00eb shum\u00eb gj\u00ebra, por nuk blejn\u00eb respektin, historin\u00eb dhe lavdin\u00eb e nj\u00eb sporti.<\/p>\n<p><strong>Thirrje p\u00ebr komunitetin<\/strong><\/p>\n<p>Basketbolli shqiptar \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pasuri komb\u00ebtare, nj\u00eb tradit\u00eb q\u00eb ka rritur breza t\u00eb t\u00ebr\u00eb me kultur\u00eb, disiplin\u00eb dhe qytetari. Nuk mund t\u00eb lihet peng i interesave personale. N\u00ebse ky president nuk ka guximin t\u00eb p\u00ebrballet me realitetin, at\u00ebher\u00eb duhet t\u00eb pranoj\u00eb d\u00ebshtimin dhe t\u00eb t\u00ebrhiqet. Sepse nj\u00eb gj\u00eb \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb: Basketbolli shqiptar nuk \u00ebsht\u00eb dhe nuk do t\u00eb jet\u00eb peng i interesave personale. Dhe sa m\u00eb shum\u00eb t\u00eb vonohet kjo dit\u00eb, aq m\u00eb shum\u00eb Avni Ponari do t\u00eb mbahet mend jo p\u00ebr at\u00eb q\u00eb b\u00ebri p\u00ebr sportin, por p\u00ebr at\u00eb q\u00eb i mori atij.<\/p>\n<p>\/gazeta sot\/<\/p>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/avni-ponari-kapiteni-qe-po-fundos-basketbollin-me-nje-bord-dhe-sekretariat-qe-i-vijne-pas-si-hije\/\">Avni Ponari, \u201ckapiteni\u201d q\u00eb po fundos basketbollin, me nj\u00eb bord dhe sekretariat q\u00eb i vijn\u00eb pas si hije<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pas shum\u00eb thirrjesh e kritikash, q\u00eb m\u00eb s\u00eb shumti b\u00ebhen publike n\u00eb median e shkruar dhe n\u00eb studio televizive \u2013 pasi k\u00ebrkesat zyrtare dhe kritikat censurohen nga kapiteni \u2013 presidenti q\u00eb nuk merr guximin t\u00eb p\u00ebrballet me an\u00ebtar\u00ebt e tij, t\u00eb flas\u00eb hapur dhe marr\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb e mbar\u00ebvajtjes s\u00eb aktivitetit basketbollistik, si n\u00eb aren\u00ebn komb\u00ebtare, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-36948","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/36948","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=36948"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/36948\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=36948"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=36948"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=36948"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}