{"id":36861,"date":"2025-08-22T11:52:57","date_gmt":"2025-08-22T11:52:57","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/22\/gjkko-zbardh-vendimin-e-arsyetuar-ja-pse-u-la-ne-burg-ilir-meta\/"},"modified":"2025-08-22T11:52:57","modified_gmt":"2025-08-22T11:52:57","slug":"gjkko-zbardh-vendimin-e-arsyetuar-ja-pse-u-la-ne-burg-ilir-meta","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/22\/gjkko-zbardh-vendimin-e-arsyetuar-ja-pse-u-la-ne-burg-ilir-meta\/","title":{"rendered":"GJKKO zbardh vendimin e arsyetuar: Ja pse u la n\u00eb burg Ilir Meta"},"content":{"rendered":"<p>Gjykata e Posa\u00e7me kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar (GJKKO) ka publikuar vendimin e arsyetuar p\u00ebr mosz\u00ebvend\u00ebsimin e mas\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb \u201carrest n\u00eb burg\u201d p\u00ebr Ilir Met\u00ebn.<\/p>\n<p>Vendimi i arsyetuar i GJKKO p\u00ebr presidentin e Partis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb, Ilir Meta:<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb gjykimit t\u00eb k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtje, n\u00eb saj\u00eb t\u00eb provave q\u00eb ju n\u00ebnshtruan gjykimit, Gjykata vler\u00ebson se n\u00eb rastin konkret nuk evidentohet q\u00eb t\u00eb jemi para asnj\u00ebrit prej rasteve t\u00eb parashikuara n\u00eb ligj kur gjykata mund t\u00eb disponoj\u00eb me z\u00ebv\u00ebnd\u00ebsimin e mas\u00ebs s\u00eb sigurimit personal \u201carrest n\u00eb burg\u201d me nj\u00eb mas\u00eb tjet\u00ebr sigurimi m\u00eb t\u00eb but\u00eb. M\u00eb konkretisht, gjykata vler\u00ebson se:<\/p>\n<p>S\u00eb pari, nuk jemi p\u00ebrpara rastit kur masa e sigurimit e zbatuar nuk i p\u00ebrgjigjet m\u00eb r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb s\u00eb faktit ose d\u00ebnimit q\u00eb mund t\u00eb caktohet. Gjat\u00eb gjykimit nuk u evidentuan rrethana t\u00eb reja, t\u00eb krijuara m\u00eb pas e q\u00eb lidhen me vepr\u00ebn penale p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb caktuar masa e sigurimit, rrethana t\u00eb cilat do ta \u00e7onin gjykat\u00ebn n\u00eb konkluzionin se masa e sigurimit e zbatuar nuk i p\u00ebrgjigjet m\u00eb r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb s\u00eb faktit ose d\u00ebnimit q\u00eb mund t\u00eb caktohet. P\u00ebrkundrazi, gjat\u00eb gjykimit rezultoi e provuar se organi i akuz\u00ebs (Prokuroria e Posa\u00e7me) me vendimin dt. 26.05.2025 \u201cP\u00ebr marrjen e personit si t\u00eb pandehur dhe njoftimin e akuz\u00ebs\u201d bazuar n\u00eb nenin 34 t\u00eb K.Pr. Penale ka vendosur: \u201c1.T\u00eb marr\u00eb n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e t\u00eb pandehurit, personin n\u00ebn hetim Ilir Metaj akuzuar p\u00ebr kryerjen e figurave t\u00eb veprave penale \u201cKorrupsioni pasiv i funksionar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb shtet\u00ebror\u00eb ose t\u00eb zgjedhurve vendor\u00eb\u201d n\u00eb 3 (tre) raste nga t\u00eb cilat n\u00eb 2 (dy) raste \u00ebsht\u00eb kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim, \u201cPastrimi i produkteve t\u00eb vepr\u00ebs penale ose veprimtaris\u00eb kriminale\u201d e kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim dhe m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb her\u00eb dhe \u201cRefuzimi p\u00ebr deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rrem\u00eb i pasurive, interesave private t\u00eb personave t\u00eb zgjedhur dhe n\u00ebpun\u00ebsve publik\u00eb, ose i \u00e7do personi q\u00eb ka detyrimin ligjor p\u00ebr deklarim\u201d t\u00eb parashikuara nga nenet 260 e 25, 287\/2 dhe 257\/a\/2 t\u00eb K.Penal. Sa m\u00eb sip\u00ebr, konstatohet se n\u00eb momentin e zhvillimit t\u00eb k\u00ebtij gjykimi, n\u00eb krahasim me momentin e caktimit\/zbatimit t\u00eb mas\u00ebs s\u00eb sigurimit personal \u201carrest n\u00eb burg\u201d pozita procedurale e k\u00ebrkuesit \u00ebsht\u00eb m\u00eb e r\u00ebnduar kjo pasi n\u00eb saj\u00eb t\u00eb provave q\u00eb jan\u00eb mbledhur gjat\u00eb hetimeve ai tashm\u00eb ka marr\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e t\u00eb pandehurit duke iu komunikuar zyrtarisht dhe akuza n\u00eb ngarkim t\u00eb tij. Pra, n\u00eb rastin konkret, p\u00ebr sa i p\u00ebrket akuz\u00ebs, n\u00eb momentin e zhvillimit t\u00eb k\u00ebtij gjykimi kemi nj\u00eb konsolidim t\u00eb saj.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto kushte, gjykata vler\u00ebson se edhe n\u00eb momentin e zhvillimit t\u00eb k\u00ebtij gjykimi masa e sigurimit personal \u201carrest n\u00eb burg\u201d e caktuar ndaj t\u00eb pandehurit Ilir Metaj, vazhdon q\u00eb t\u00eb jet\u00eb proporcionale n\u00eb raport me r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e faktit dhe me sanksionin q\u00eb parashikohet p\u00ebr veprat penale konkrete p\u00ebr t\u00eb cilat ai akuzohet (neni 229 i KPP).<\/p>\n<p>S\u00eb dyti, gjykata vler\u00ebson se nuk jemi para rastit kur nevojat e sigurimit jan\u00eb zbutur. Ngaana e k\u00ebrkuesit (t\u00eb pandehurit) Ilir Metaj dhe mbrojt\u00ebsve t\u00eb tij gjat\u00eb gjykimit u pretendua se nevojat e sigurimit jan\u00eb zbutur pasi organi i akuz\u00ebs i ka p\u00ebrfunduar hetimet duke i mbledhur t\u00eb gjitha provat e \u00e7muara t\u00eb nevojshme p\u00ebr gjykimin e k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtje penale dhe n\u00eb k\u00ebto kushte nuk ekziton m\u00eb rreziku p\u00ebr t\u00eb ndikuar n\u00eb marrjen dhe v\u00ebrtet\u00ebsin\u00eb e provave.<\/p>\n<p>Prokuroria e kund\u00ebshtoi k\u00ebt\u00eb pretendim duke theksuar se n\u00eb rastin konkret nuk ka zbutje t\u00eb nevojave t\u00eb sigurimit p\u00ebr sa koh\u00eb \u00ebsht\u00eb konsoliduar akuza dhe k\u00ebrkuesi ka marr\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e t\u00eb pandehurit duke ju atribuar dhe akuzat p\u00ebrkat\u00ebse. Gjithashtu, sipas organit t\u00eb akuz\u00ebs vler\u00ebsohet se rreziku p\u00ebr marrjen e prov\u00ebs vijon q\u00eb t\u00eb jet\u00eb ekzistent kjo pasi gjat\u00eb gjykimit do t\u00eb k\u00ebrkohet q\u00eb t\u00eb pyeten si d\u00ebshmitare nj\u00eb s\u00ebr\u00eb personash q\u00eb b\u00ebjn\u00eb pjes\u00eb n\u00eb subjektin politik ku i pandehuri \u00ebsht\u00eb president. N\u00eb k\u00ebto kushte organi i akuz\u00ebs vler\u00ebson se ekziston p\u00ebrs\u00ebri rreziku q\u00eb i pandehuri t\u00eb influencoj\u00eb ndikoj\u00eb n\u00eb marrjes e prov\u00ebs n\u00eb rastin konkret n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb k\u00ebta shtetas t\u00eb b\u00ebjn\u00eb deklarime n\u00eb favor t\u00eb pozit\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb raport me procedimin.<\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb pretendim, gjykata konstaton se organi i akuz\u00ebs (Prokuroria e Posa\u00e7me) n\u00eb baz\u00eb t\u00eb nenit 327 t\u00eb K.Pr.Penale me dat\u00ebn 28.07.2025 me aktin \u201cNjoftim p\u00ebr p\u00ebrfundimin e hetimeve\u201d i ka njoftuar t\u00eb pandehurit Ilir Metaj p\u00ebrfundimin e hetimeve t\u00eb procedimit penal (n\u00eb njoftim ka n\u00ebnshkruar personalisht i pandehuri Ilir Metaj dhe mbrojt\u00ebsi i zgjedhur prej tij, av. Kujtim Cakrani). N\u00eb zbatim t\u00eb nenit 327\/4 t\u00eb K.Pr. Penale organi i akuz\u00ebs \u00eb ka njoftuar t\u00eb pandehurin se ka t\u00eb drejt\u00eb q\u00eb brenda dhjet\u00eb dit\u00ebve t\u00eb paraqes\u00eb memorie e dokumente, t\u2019i k\u00ebrkoj\u00eb prokurorit kryerjen e hetimeve shtes\u00eb, t\u00eb b\u00ebj\u00eb deklarime apo t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb q\u00eb t\u00eb merret n\u00eb pyetje.<\/p>\n<p>Gjithashtu, gjykata konstaton se masa e sigurimit personal \u201carrest n\u00eb burg \u00ebsht\u00eb caktuar ndaj t\u00eb pandehurit Ilir Metaj duke e p\u00ebrligjur me ekzistenc\u00ebn nd\u00ebr t\u00eb tjera edhe t\u00eb kushtit q\u00eb lidhet me rrezikun e \u201chelmimit t\u00eb prov\u00ebs\u201d sipas parashikimit t\u00eb pik\u00ebs 3, shkronja \u201ca\u201d t\u00eb nenit 228 t\u00eb Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale. Gjykatat kan\u00eb vler\u00ebsuar se n\u00eb rastin konkret evidentohet prania e rrethanave nga t\u00eb cilat krijohet vler\u00ebsimi se ka rrezik eminent q\u00eb liria e pakusht\u00ebzuar me mas\u00eb sigurimi e k\u00ebrkuesit (t\u00eb pandehurit) Ilir Metaj mundet t\u00eb helmoj\u00eb provat apo mundet t\u00eb riskoj\u00eb gjetjen dhe fiksimin e gjendjes natyrore t\u00eb tyre. N\u00eb vler\u00ebsimin e rrezikut sipas parashikimit t\u00eb shkronj\u00ebs \u201ca\u201d t\u00eb pik\u00ebs 3 t\u00eb nenit 228 t\u00eb K.Pr.Penale, gjykata kan\u00eb mbajtur n\u00eb v\u00ebm\u00ebndje faktin q\u00eb shtetasi Ilir Metaj p\u00ebr shkak t\u00eb funksionit q\u00eb ka aktualisht apo funksioneve q\u00eb ka pasur n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn, mund t\u00eb ushtroj\u00eb influenc\u00ebn e tij p\u00ebr t\u00eb ndikuar n\u00eb procesin e marrjes dhe v\u00ebrtet\u00ebsis\u00eb s\u00eb provave t\u00eb tjera, t\u00eb ndryshme nga ato dokumentare, sikurse jan\u00eb pyetja e personave q\u00eb kan\u00eb dijeni p\u00ebr faktet objekt hetimi, duke q\u00ebn\u00eb se ai po hetohet p\u00ebr disa vepra penale. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, pushteti dhe lidhjet q\u00eb i pandehuri ka krijuar p\u00ebr shkak t\u00eb funksioneve q\u00eb ai ka aktualisht, ka pasur apo pozit\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb shoq\u00ebri krijon mund\u00ebsi praktike t\u00eb paligjshme p\u00ebr t\u00eb ndikuar tek d\u00ebshmitar\u00ebt potencial\u00eb t\u00eb faktit penal dhe gjithashtu edhe tek subjekte t\u00eb tjer\u00eb publik\u00eb, me q\u00ebllim \u201chelmimin e prov\u00ebs\u201d, p\u00ebr t\u00eb leht\u00ebsuar pozit\u00ebn e tij n\u00eb raport me procedimin.<\/p>\n<p>Edhe n\u00eb momentin e zhvillimit t\u00eb k\u00ebtij gjykimi referuar pohimit q\u00eb pal\u00ebt b\u00ebn\u00eb gjat\u00eb gjykimit, konstatohet se procedimi penal nr. 122\/2022 i Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me kund\u00ebr<\/p>\n<p>Shiko vendimet nr. 59 (87-2024-333), dt. 19.11.2024 dhe nr. 165 (87-2025-253) dat\u00eb 17.07.2025 t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7meKorrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar vijon q\u00eb t\u00eb jet\u00eb ende n\u00eb faz\u00ebn e hetimit paraprak pasi nuk rezulton q\u00eb t\u00eb jet\u00eb paraqitur k\u00ebrkesa \u201cp\u00ebr d\u00ebrgimin e \u00e7\u00ebshtjes n\u00eb gjyq\u201d, megjith\u00ebse organi i akuz\u00ebs i ka njoftuar t\u00eb pandehurit p\u00ebrfundimin e hetime.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto kushte, nga krahasimi i nevojave t\u00eb sigurimit dhe r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb s\u00eb faktit n\u00eb momentin q\u00eb \u00ebsht\u00eb marr\u00eb kjo mas\u00eb sigurimi me gjendjen aktuale n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn pasqyrohen faktet dhe rrethanat n\u00eb momentin procedurial q\u00eb po k\u00ebrkohet z\u00ebvend\u00ebsimi i saj, nuk rezulton q\u00eb t\u00eb evidentohen rrethana t\u00eb reja q\u00eb lidhen me personin n\u00ebn hetim, t\u00eb krijuara pas dh\u00ebnies s\u00eb vendimit p\u00ebr caktimin e mas\u00ebs s\u00eb sigurimit personal, t\u00eb cilat t\u00eb jen\u00eb t\u00eb tilla q\u00eb t\u00eb ken\u00eb zbutur nevojat e sigurimit apo rrethanat e faktit lidhur me t\u00eb.<\/p>\n<p>Gjykata vler\u00ebson se fakti q\u00eb n\u00eb rastin konkret organi i akuz\u00ebs i ka komunikuar t\u00eb pandehurit aktin procedural t\u00eb njoftimit t\u00eb p\u00ebrfundimit t\u00eb hetimeve nuk i ka zbutur nevojat e sigurimit duke e eleminuar rrezikun e marrjes dhe v\u00ebrtet\u00ebsis\u00eb s\u00eb provave. Sipas sistemit ton\u00eb procedural penal me natyr\u00eb akuzatore, provat formohen gjat\u00eb debatit gjyq\u00ebsor, pra t\u00eb gjitha t\u00eb dh\u00ebnat e grumbulluara nga ana e organit t\u00eb akuz\u00ebs n\u00eb faz\u00ebn s\u00eb hetimeve paraprake e marrin vler\u00ebn e tyre n\u00eb gjykim. \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb njoftimet mbi faktet dhe rrethanat mbi t\u00eb cilat prokurori do t\u00eb mb\u00ebshtes\u00eb akuz\u00ebn fiksohen gjat\u00eb hetimeve por vler\u00ebn e prov\u00ebs ato e marrin gjat\u00eb faz\u00ebs s\u00eb gjykimit. N\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, p\u00ebrfundimi i faz\u00ebs s\u00eb hetimeve paraprake nuk e zbeh rrezikun e d\u00ebmtimit t\u00eb provave. M\u00eb e ndjeshme kjo b\u00ebhet kur jemi p\u00ebrpara provave t\u00eb gjalla, t\u00eb cilat jan\u00eb t\u00eb tilla q\u00eb jo vet\u00ebm form\u00ebsohen ekskluzivisht gjat\u00eb shqyrtimit gjyq\u00ebsor por kan\u00eb natyr\u00eb t\u00eb paq\u00ebndrueshme lidhur me faktet dhe rrethanat q\u00eb i prezantojn\u00eb procesit gjyq\u00ebsor. K\u00ebto prova, me kalimin e nj\u00eb kohe t\u00eb gjat\u00eb nga momenti i ndodhjes s\u00eb faktit ose rrethan\u00ebs, ose n\u00ebn ndikimin e faktor\u00ebve t\u00eb brendsh\u00ebm e t\u00eb jasht\u00ebm, kan\u00eb tendenc\u00eb t\u00eb humbasin aft\u00ebsin\u00eb p\u00ebr ta riprodhuar t\u00eb dh\u00ebn\u00ebn sikurse ajo \u00ebsht\u00eb perceptuar. Ndryshe nga ato, provat e ngrira, nuk ndryshojn\u00eb me kalimin e koh\u00ebs dhe n\u00ebn trysnin\u00eb e faktor\u00ebve t\u00eb ndrysh\u00ebm. Gjithsesi, edhe k\u00ebtu duhet t\u00eb mbahet n\u00eb konsiderat\u00eb q\u00eb m\u00ebnyra e marrjes s\u00eb nj\u00eb prove t\u00eb till\u00eb mund t\u00eb konstatohet si n\u00eb shkelje t\u00eb ligjit dhe si e till\u00eb prova t\u00eb deklarohet e pap\u00ebrdorshme, \u00e7ka do t\u00eb sillte nevoj\u00ebn e marrjes s\u00ebrishmi t\u00eb saj.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr, gjykata vler\u00ebson se, n\u00ebse mund t\u00eb pranohet q\u00eb rreziku i marrjes s\u00eb provave ulet me administrimin e provave t\u00eb ngrira nga organi procedues gjat\u00eb faz\u00ebs s\u00eb hetimeve paraprake, kjo nuk mund t\u00eb thuhet p\u00ebr provat e gjalla. D\u00ebshmitar\u00ebt dhe t\u00eb bashk\u00ebt\u00ebpandehurit ose edhe ekspert\u00ebt n\u00ebse lind nevoja e pyetjes s\u00eb tyre, do t\u00eb duhet t\u00eb riprodhojn\u00eb at\u00eb \u00e7far\u00eb kan\u00eb perceptuar p\u00ebrpara gjykat\u00ebs si dhe t\u2019i p\u00ebrgjigjen pyetjeve t\u00eb k\u00ebsaj t\u00eb fundit dhe pal\u00ebve. P\u00ebrjashtim b\u00ebhet vet\u00ebm n\u00eb rastin kur i pandehuri k\u00ebrkon gjykim t\u00eb shkurtuar dhe gjykata e pranon, duke marr\u00eb vler\u00eb deklarimi i dh\u00ebn\u00eb gjat\u00eb faz\u00ebs s\u00eb hetimeve paraprake. Nj\u00eb fakt i till\u00eb nuk rezulton q\u00eb t\u00eb ket\u00eb ndodhur n\u00eb rastin konkret pasi \u00e7\u00ebshtja ndodhet ende n\u00eb faz\u00ebn e hetimeve paraprake. N\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, provat e gjalla jan\u00eb gjithnj\u00eb t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuara nga ndikimi q\u00eb i pandehuri mund t\u00eb ushtroj\u00eb mbi to.<\/p>\n<p>Organi i akuz\u00ebs (Prokuroria e Posa\u00e7me) i b\u00ebri me dije gjykat\u00ebs se gjat\u00eb hetimeve q\u00eb jan\u00eb zhvilluar n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb procedimit penal nr. 122\/2022 \u00ebsht\u00eb pyetur nj\u00eb num\u00ebr i konsideruesh\u00ebm shtetasish t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb dijeni mbi faktet penale objekt hetimii. Nj\u00eb pjes\u00eb e tyre kan\u00eb q\u00ebn\u00eb dhe vijojn\u00eb q\u00eb t\u00eb jen\u00eb edhe aktualisht an\u00ebtar\u00eb apo g\u00ebzojn\u00eb funksione n\u00eb subjektin politik n\u00eb t\u00eb cilin ipandehuri aktualisht \u00ebsht\u00eb president. Prokurori b\u00ebri me dije p\u00ebr gjykat\u00ebn se t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebta shtetas do t\u00eb k\u00ebrkohen nga organi i akuz\u00ebs q\u00eb t\u00eb pyet\u00ebn n\u00eb gjykim me cil\u00ebsin\u00eb e d\u00ebshmitarit duke u konsideruar si prova t\u00eb gjalla.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto kushte, gjykata vler\u00ebson se ekziston p\u00ebrs\u00ebri rreziku q\u00eb shtetasi Ilir Metaj p\u00ebr shkak t\u00eb funksionit q\u00eb ka aktualisht apo funksioneve q\u00eb ka pasur n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn, mund t\u00eb ushtroj\u00eb influenc\u00ebn e tij p\u00ebr t\u00eb ndikuar n\u00eb procesin e marrjes dhe v\u00ebrtet\u00ebsis\u00eb s\u00eb provave t\u00eb tjera, t\u00eb ndryshme nga ato dokumentare, sikurse jan\u00eb pyetja e personave q\u00eb kan\u00eb dijeni p\u00ebr faktet objekt hetimi, duke q\u00ebn\u00eb se ai po hetohet p\u00ebr disa vepra penale. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, pushteti dhe lidhjet q\u00eb i pandehuri ka krijuar p\u00ebr shkak t\u00eb funksioneve q\u00eb ai ka aktualisht apo ka pasur apo pozit\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb shoq\u00ebri krijon mund\u00ebsi praktike t\u00eb paligjshme p\u00ebr t\u00eb ndikuar tek d\u00ebshmitar\u00ebt dhe gjithashtu edhe tek subjekte t\u00eb tjer\u00eb me q\u00ebllim \u201chelmimin e prov\u00ebs\u201d, p\u00ebr t\u00eb leht\u00ebsuar pozit\u00ebn e tij n\u00eb raport me procedimin.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, duke marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb t\u00eb gjitha sa u arsyetua dhe analizua si m\u00eb sip\u00ebr, Gjykata vler\u00ebson se nuk ka v\u00ebnd p\u00ebr z\u00ebv\u00ebnd\u00ebsimin e mas\u00ebs s\u00eb sigurimit personal me karakter shtr\u00ebngues \u201carrest n\u00eb burg\u201d e parashikuar nga neni 238 i K.Pr. Penale, ndaj t\u00eb pandehurit Ilir Metaj me ndonj\u00eb mas\u00eb sigurimi tjet\u00ebr m\u00eb t\u00eb leht\u00eb.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/08\/gjkko-zbardh-vendimin-e-arsyetuar-ja-pse-u-la-ne-burg-ilir-meta\/\">GJKKO zbardh vendimin e arsyetuar: Ja pse u la n\u00eb burg Ilir Meta<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjykata e Posa\u00e7me kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar (GJKKO) ka publikuar vendimin e arsyetuar p\u00ebr mosz\u00ebvend\u00ebsimin e mas\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb \u201carrest n\u00eb burg\u201d p\u00ebr Ilir Met\u00ebn. Vendimi i arsyetuar i GJKKO p\u00ebr presidentin e Partis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb, Ilir Meta: N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb gjykimit t\u00eb k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtje, n\u00eb saj\u00eb t\u00eb provave q\u00eb ju n\u00ebnshtruan gjykimit, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-36861","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/36861","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=36861"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/36861\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=36861"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=36861"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=36861"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}