{"id":36848,"date":"2025-08-22T10:49:28","date_gmt":"2025-08-22T10:49:28","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/22\/ben-blushi-rreziqet-qe-vijne-nga-europa-pse-serbia-kerkon-vazhdimisht-konflikte-dikur-ishin-mbareshtruesit-kryesore-te-derrave\/"},"modified":"2025-08-22T10:49:28","modified_gmt":"2025-08-22T10:49:28","slug":"ben-blushi-rreziqet-qe-vijne-nga-europa-pse-serbia-kerkon-vazhdimisht-konflikte-dikur-ishin-mbareshtruesit-kryesore-te-derrave","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/22\/ben-blushi-rreziqet-qe-vijne-nga-europa-pse-serbia-kerkon-vazhdimisht-konflikte-dikur-ishin-mbareshtruesit-kryesore-te-derrave\/","title":{"rendered":"Ben Blushi: Rreziqet q\u00eb vijn\u00eb nga Europa! Pse Serbia k\u00ebrkon vazhdimisht konflikte, dikur ishin mbar\u00ebshtruesit kryesor\u00eb t\u00eb derrave"},"content":{"rendered":"<p><strong>NGA BEN BLUSHI<\/strong><em><\/em><\/p>\n<p>Ballkani ka vet\u00ebm republika parlamentare, por ato nuk jan\u00eb t\u00eb gjitha nj\u00eblloj. Serbia \u00ebsht\u00eb nj\u00eb Republik\u00eb Ushtarake. Ajo k\u00ebrkon vazhdimisht konflikt.<\/p>\n<p>Dikur Serbia ka qen\u00eb nj\u00eb Republik\u00eb Fshatare dhe kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga arsyet pse serb\u00ebt nuk u konvertuan n\u00eb Islam. Gjat\u00eb pushtimit osman shumica e fshatar\u00ebve serb\u00eb ishin mbar\u00ebshtruesit kryesor\u00eb t\u00eb derrave n\u00eb Europ\u00eb dhe n\u00ebse do konvertoheshin duhet t\u00eb linin pun\u00ebn sepse Kurani e ndalon mishin e derrit.<\/p>\n<p>Nuk e njoh serbishten, por besoj se ky popull ka m\u00eb pak arsye se \u00e7do popull t\u00eb shaj\u00eb popujt e tjer\u00eb o derr, sepse ata kan\u00eb fituar shum\u00eb nga kjo kafsh\u00eb e dashur.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq Kosova \u00ebsht\u00eb nj\u00eb Republik\u00eb Romantike. Ajo ende nuk ka nj\u00eb q\u00ebllim ekonomik, por ka vet\u00ebm q\u00ebllime nacionale. Asaj i duhet t\u00eb ekzistoje. Ajo jeton ende me stresin se do t\u2019i rr\u00ebmbejn\u00eb territore dhe kjo e pengon t\u00eb p\u00ebrqendrohet te objektivat e saj tregtare q\u00eb sidoqoft\u00eb jan\u00eb t\u00eb kufizuar.<\/p>\n<p>Turqia \u00ebsht\u00eb pothuajse nj\u00eb Republik\u00eb Fetare. Feja ka mbajtur t\u00eb bashkuar gjith\u00eb ata popuj q\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb Turqin\u00eb dhe sot ajo e mbron Republik\u00ebn turke q\u00eb ka qen\u00eb disa her\u00eb n\u00eb buz\u00eb t\u00eb gremin\u00ebs, por gjithmon\u00eb ka shp\u00ebtuar duke e varur flamurin n\u00eb maj\u00eb t\u00eb minares\u00eb.<\/p>\n<p>Nga ana e saj Greqia \u00ebsht\u00eb nj\u00eb Republik\u00eb Detare. Ndoshta m\u00eb e madhja n\u00eb planet sepse sot qarkullon gati 25 per qind t\u00eb mallrave t\u00eb bot\u00ebs me flot\u00ebn e saj madh\u00ebshtore, i vetmi art praktik q\u00eb i ka mbetur nga lasht\u00ebsia e saj at\u00ebher\u00eb kur gjith\u00eb Greqia ishte e ndar\u00eb n\u00eb disa republika t\u00eb vogla.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa Kroacia, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb Republik\u00eb Gjermanike. Ustash\u00ebt q\u00eb ishin kukullat e Hitlerit n\u00eb Ballkan, e larguan me forc\u00eb nga tradita e saj liberale veneciane duke e detyruar t\u00eb ndjek\u00eb disiplin\u00ebn e fort\u00eb gjermanike e cila nuk nd\u00ebrton dot asnj\u00ebher\u00eb Republika Tregtare por p\u00ebrkundrazi i vret ato sa her\u00eb mundet.<\/p>\n<p>N\u00ebse nes\u00ebr do kishte s\u00ebrish nj\u00eb konflikt n\u00eb Evrop\u00eb, n\u00eb \u00e7do rast Kroacia do rreshtohej me Gjermanin\u00eb dhe ustash\u00ebt e p\u00ebrgjumur do nxirrnin arm\u00ebt kund\u00ebr fqinj\u00ebve, rom\u00ebve dhe hebrenjve t\u00eb cil\u00ebt dikur i zhduk\u00ebn me dhun\u00eb. Mali i Zi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb Republik\u00eb Turistike, por duke qen\u00eb shum\u00eb e vog\u00ebl, nuk ka mund\u00ebsi t\u00eb luaj\u00eb rol t\u00eb madh n\u00eb rajon.<\/p>\n<p>Kjo Republik\u00eb n\u00eb det, \u00ebsht\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebn e k\u00ebrc\u00ebnuar mes rrymave proper\u00ebndimore dhe prolindore prandaj duke qen\u00eb nj\u00eb vark\u00eb e vog\u00ebl l\u00ebkundet leht\u00eb dhe mund t\u00eb mbytet papritmas.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, Maqedonia \u00ebsht\u00eb nj\u00eb Republik\u00eb Plastike. E gjendur mes Greqis\u00eb, Bullgaris\u00eb, Shqip\u00ebris\u00eb dhe Serbis\u00eb ajo i ngjan nj\u00eb sanduici q\u00eb merr gjithnj\u00eb form\u00ebn e buk\u00ebs q\u00eb e rrethon.<\/p>\n<p>P\u00ebr shkak t\u00eb trysnis\u00eb q\u00eb i vjen nga jasht\u00eb, Maqedonia her\u00eb pas here ndryshon emrin, pastaj kushtetut\u00ebn dhe nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7udi n\u00eb t\u00eb ardhmen t\u00eb l\u00ebshoj\u00eb territore n\u00ebse kjo i k\u00ebrkohet me forc\u00eb.<\/p>\n<p>Sikur Shqip\u00ebria t\u00eb mos sillej si nj\u00eb Republik\u00eb Tregtare t\u00eb cil\u00ebs nuk i intereson shum\u00eb \u00e7far\u00eb ndodh pas saj, ajo mund t\u2018i ndizte kollaj 30 p\u00ebr qind t\u00eb banor\u00ebve t\u00eb Maqedonis\u00eb, p\u00ebr ti ndryshuar hart\u00ebn k\u00ebtij shteti plastik.<\/p>\n<p>Po ne \u00e7far\u00eb Republike jemi? Para disa koh\u00ebsh kam shkruar se vitet e fundit Shqip\u00ebria po merr form\u00ebn e nj\u00eb Republike Tregtare \u00e7\u2019ka nuk \u00ebsht\u00eb keq, madje \u00ebsht\u00eb shum\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p>Sa m\u00eb shum\u00eb lexoj histori aq m\u00eb shum\u00eb bindem se ky \u00ebsht\u00eb destini jon\u00eb q\u00eb n\u00eb koh\u00ebn kur anijet e Rom\u00ebs vinin n\u00eb brigjet tona p\u00ebr t\u2019u furnizuar.<\/p>\n<p>Ahmet Zogu ishte i pari q\u00eb kuptoi se Shqip\u00ebria mund t\u00eb funksiononte si nj\u00eb Republike Tregtare.<\/p>\n<p>Mbreti Zog ndoshta nuk e dinte \u00e7far\u00eb po b\u00ebnte, por nevoja e tij p\u00ebr t\u2019u shk\u00ebputur nga Ballkani dhe Orienti, dhe p\u00ebr tu orientuar nga deti ishte e dukshme k\u00ebmb\u00ebngul\u00ebse dhe e q\u00ebllimshme.<\/p>\n<p>Zogu e hapi vendin p\u00ebr hebrenjt\u00eb, hoqi ferexhet\u00eb, forcoi monedh\u00ebn, mori arkitekt\u00ebt m\u00eb t\u00eb mir\u00eb italian\u00eb t\u00eb koh\u00ebs, krijoi nj\u00eb kast\u00eb tregtare t\u00eb shkath\u00ebt, hapi tregun, nd\u00ebrtoi bank\u00ebn, fali tok\u00eb p\u00ebr investime dhe dha shum\u00eb koncesione tek t\u00eb huajt.<\/p>\n<p>Parat\u00eb dhe energjit\u00eb q\u00eb Zogu harxhonte p\u00ebr shk\u00eblqim, p\u00ebr fam\u00eb, p\u00ebr fotografi, martesa e tij glamour, veshja dhe makinat, nevoja p\u00ebr t\u00eb kapur lajme n\u00eb shtypin nd\u00ebrkomb\u00ebtar, m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb mani p\u00ebr t\u00eb r\u00ebn\u00eb n\u00eb sy, ishte nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb m\u00eb josh\u00ebs projektin naiv t\u00eb Republik\u00ebs Tregtare q\u00eb ai e kishte n\u00eb kok\u00eb, pa e formuluar dot.<\/p>\n<p>Sikur ekonomia anemike e Shqip\u00ebris\u00eb ta kishte ndihmuar dhe Lufta e Dyt\u00eb Bot\u00ebrore t\u00eb mos na sillte komunizmin si nj\u00eb shp\u00ebrblim p\u00ebr 500 vjet prapambetje, ndoshta Zogu do kishte nd\u00ebrtuar Republik\u00ebn Tregtare t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb 100 vjet m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Po t\u00eb kishte pasur m\u00eb shum\u00eb koh\u00eb, Ahmet Zogu do i kishte b\u00ebr\u00eb nj\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb madh vendit duke korruptuar Partin\u00eb Komuniste si\u00e7 b\u00ebn\u00eb para dhe pas tij t\u00eb gjitha vendet e Per\u00ebndimit me metoda gjys\u00ebmdemokratike.<\/p>\n<p>Por n\u00eb vitin 1939 Europa e vrau Republik\u00ebn Tregtare t\u00eb Ahmet Zogut dhe e pushtoi me ushtri.<\/p>\n<p>Ushtar\u00ebt evropian\u00eb e mbyt\u00ebn n\u00eb djep Republik\u00ebn ton\u00eb t\u00eb Par\u00eb Tregtare, tani sapo jemi futur tek e dyta.<\/p>\n<p>Por \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb Republika Tregtare ?<\/p>\n<p>Q\u00ebllimi kryesor i nj\u00eb Republike Tregtare \u00ebsht\u00eb t\u00eb shk\u00eblqej\u00eb, aq sa nganj\u00ebher\u00eb ajo duket sikur mendon m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb huajt se p\u00ebr vendasit.<\/p>\n<p>Republika Tregtare k\u00ebrkon t\u00eb jet\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebn nj\u00eb vitrin\u00eb luksi, nj\u00eb avangard\u00eb n\u00eb nd\u00ebrtim dhe n\u00eb organizime kulturore, n\u00eb samite t\u00eb mrekullueshme, tolerante me t\u00eb gjitha racat, me t\u00eb gjitha kombet, sidomos me t\u00eb gjitha fet\u00eb, nj\u00eb hub, pra nj\u00eb zon\u00eb e lir\u00eb p\u00ebr piktor\u00ebt, artist\u00ebt, arkitekt\u00ebt, p\u00ebr start upet, nj\u00eb vend i mbushur me festivale dhe koncerte n\u00eb \u00e7do stin\u00eb, josh\u00ebs p\u00ebr ata q\u00eb b\u00ebjn\u00eb trend n\u00eb tregjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare, t\u00eb cil\u00ebt e vizitojn\u00eb at\u00eb shpesh nga deti dhe nga ajri duke k\u00ebrkuar t\u00eb sigurojn\u00eb aty nj\u00eb cop\u00eb tok\u00eb p\u00ebr vete, ose p\u00ebr biznes.<\/p>\n<p>Por q\u00eb t\u00eb jesh Republik\u00eb Tregtare duhet t\u00eb plot\u00ebsosh patjet\u00ebr nj\u00eb kusht.<\/p>\n<p>Duhet t\u00eb kesh det. Megjithat\u00eb jo t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb kan\u00eb det mund t\u00eb b\u00ebhen Republika Tregtare.<\/p>\n<p>Libani ka qen\u00eb nj\u00eb Republik\u00eb Tregtare, por Izraeli q\u00eb ka dalje n\u00eb det nj\u00eblloj si Libani, nuk ka qen\u00eb dhe nuk do jet\u00eb ndoshta dot kurr\u00eb nj\u00eb Republik\u00eb Tregtare.<\/p>\n<p>Arabia Saudite ka m\u00eb shum\u00eb det se Dubai, por ajo nuk do jet\u00eb asnj\u00ebher\u00eb nj\u00eb Republik\u00eb Tregtare sepse ka nj\u00eb profil thell\u00ebsisht prodhues.<\/p>\n<p>Ajo prodhon naft\u00eb dhe nuk ka klas. Dubai nuk prodhon pothuajse asgj\u00eb.<\/p>\n<p>Ai vet\u00ebm sh\u00ebrben, mikpret investitor\u00eb p\u00ebr taksa t\u00eb ul\u00ebta, nd\u00ebrton n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb futuriste, garanton siguri kursimesh, nuk pyet nga i fiton parat\u00eb, shet luks, pushime t\u00eb paharrueshme dhe mund\u00ebsi kontaktesh fantastike p\u00ebr biznes, art dhe sport.<\/p>\n<p>Republika Tregtare e bazon zhvillimin ekonomik tek tregtia dhe jo tek prodhimi, prandaj ato mbajn\u00eb nj\u00eb monedh\u00eb t\u00eb fort\u00eb sepse tregtar\u00ebt e saj duan t\u00eb blejn\u00eb lir\u00eb jasht\u00eb vendit, mallrat q\u00eb ua shesin t\u00eb huajve q\u00eb vijn\u00eb pa pushim t\u00eb vizitojn\u00eb Republik\u00ebn e tyre.<\/p>\n<p>Republika Tregtare mban taksa m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta se gjith\u00eb fqinj\u00ebt e vet p\u00ebr tu marr\u00eb atyre parat\u00eb.<\/p>\n<p>Republikat Tregtare nuk kan\u00eb fe. Ato nuk jan\u00eb m\u00eb nj\u00eb produkt evropian dhe as i krishter\u00eb si\u00e7 kan\u00eb qen\u00eb dikur. Ato mund t\u00eb jen\u00eb aziatike si Singapori, mund t\u00eb jen\u00eb latine si Panamaja, mund t\u00eb jen\u00eb mysliman\u00eb si Libani dhe Dubai, prandaj mund t\u00eb jen\u00eb edhe ballkanike si Shqip\u00ebria.<\/p>\n<p>Republikat Tregtare nuk kusht\u00ebzohen nga forma e regjimit. Hong Kongu \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb vendi jo demokratik si Kina. Dubai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb monarki dhe nuk \u00ebsht\u00eb fare republik\u00eb. Aty njer\u00ebzit nuk votojn\u00eb p\u00ebr ata q\u00eb qeverisin.<\/p>\n<p>Pra demokracia nuk \u00ebsht\u00eb detyrimisht nj\u00eb kusht p\u00ebr nj\u00eb Republik\u00eb Tregtare, por n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt siguria \u00ebsht\u00eb kushti jetik. Duke i renditur k\u00ebto element\u00eb duket sikur flasim pak p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria pothuajse nuk prodhon dhe taksat nuk i ka shum\u00eb t\u00eb larta. Ajo vet\u00ebm nd\u00ebrton, gatuan, blen dhe shet. Bashk\u00eb me betonin, historia, dielli, uji, malet dhe gjell\u00ebt jan\u00eb pasuria e saj m\u00eb e madhe.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria ka sot monedh\u00ebn m\u00eb t\u00eb fort\u00eb n\u00eb histori, ndoshta q\u00eb nga koha e Mbret\u00ebris\u00eb para 100 vitesh, \u00e7\u2019ka favorizon tregtar\u00ebt q\u00eb blejn\u00eb, m\u00eb shum\u00eb se prodhuesit q\u00eb shesin dhe kjo politik\u00eb duket e q\u00ebllimshme.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria po investon shum\u00eb n\u00eb turiz\u00ebm, n\u00eb transport dhe \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend shum\u00eb i hapur p\u00ebr t\u00eb huajt qofshin turist\u00eb, pun\u00ebtor\u00eb krahu apo tregtar\u00eb nga t\u00eb gjitha an\u00ebt e bot\u00ebs.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria nd\u00ebrton shum\u00eb ,ndoshta m\u00eb shum\u00eb se kushdo n\u00eb Evrop\u00eb dhe duke marr\u00eb parasysh madh\u00ebsin\u00eb dhe popullsin\u00eb q\u00eb ka kuptohet se nd\u00ebrton p\u00ebr t\u00eb huajt q\u00eb mund t\u00eb vijn\u00eb nes\u00ebr.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr ajo po largohet me shpejt\u00ebsi dhe kok\u00ebfort\u00ebsi nga konfliktet me komshinjt\u00eb, madje deri n\u00eb at\u00eb pik\u00eb saq\u00eb duket sikur interesat e shqiptar\u00ebve q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb vende t\u00eb tjera po i injoron n\u00eb dobi t\u00eb interesave t\u00eb veta tregtare.<\/p>\n<p>Ballkani i hapur \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ilustrim. Megjith\u00ebse Kosova u corr duke b\u00ebrtitur se Ballkani i hapur i d\u00ebmtonte interesat e saj, s\u00ebrish Shqip\u00ebria nuk u t\u00ebrhoq dhe n\u00ebnshkroi bashk\u00eb me Serbin\u00eb dhe Maqedonin\u00eb p\u00ebr t\u00eb hapur kufijt\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb taksuar m\u00eb pak qarkullimin e mallrave, nj\u00eb gjest tipik i nj\u00eb Republike Tregtare q\u00eb takson m\u00eb pak miellin dhe m\u00eb shum\u00eb gjakun, sepse i pari shitet, kurse i dyti jo.<\/p>\n<p>Sot, nj\u00eb biznesmen nga Dubai p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, ka m\u00eb shum\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi se gjith\u00eb qeveria serbe. Nj\u00eb autobus turist\u00ebsh nga Anglia ka m\u00eb shum\u00eb pesh\u00eb se \u00e7do i \u00e7mendur n\u00eb Bosnje.<\/p>\n<p>Nj\u00eb grup kinez\u00ebsh n\u00eb kafenet\u00eb e Tiran\u00ebs sjell m\u00eb shum\u00eb t\u00eb ardhura se nj\u00eb qytet nga Kosova dhe \u00e7far\u00eb mendon Bullgaria p\u00ebr integrimin e Shqip\u00ebris\u00eb nuk b\u00ebn m\u00eb asnj\u00eb lajm, ndryshe nga 30 vjet m\u00eb par\u00eb kur vizita e nj\u00eb bullgari me kostum ishte nj\u00eb ngjarje komb\u00ebtare q\u00eb festohej n\u00eb bulevard. Tani Republika e Tregtare e Shqip\u00ebris\u00eb shikon vet\u00ebm xhepat e saj. Ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb Republik\u00eb agresivisht egoiste dhe k\u00ebshtu duhet t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb jet\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe konflikti i fundit me Greqin\u00eb ishte konflitk i nj\u00eb Republike Tregtare q\u00eb grindet me nj\u00eb Republik\u00eb tjet\u00ebr Tregtare. Grindja p\u00ebr Bashkin\u00eb e Himar\u00ebs nuk ndodhi p\u00ebr shkaqe nacionaliste por p\u00ebr arsye ekonomike, tregtare.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria nuk mund t\u00eb pranonte q\u00eb lejen p\u00ebr hotelet, p\u00ebr plazhet dhe shezlonat t\u2019ia p\u00ebrcaktonte nj\u00eb Republik\u00eb rivale Detare dhe ka t\u00eb drejt\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00ebse Himara do kishte qen\u00eb n\u00eb Mallakast\u00ebr apo n\u00eb Dib\u00ebr, asnj\u00eb konflikt nuk do ndodhte me Greqin\u00eb. Prandaj Shqip\u00ebria nuk veproi si nj\u00eb Republik\u00eb Nacionaliste, por si nj\u00eb Republik\u00eb Tregtare. Ajo mbrojti me forc\u00eb, me polici dhe gjykata detin e vet, pra n\u00eb nj\u00eb kuptim ekonomin\u00eb e vet duke i shkuar parimit se, raison d\u2019etat, pra e drejta e shtetit, prevalon mbi t\u00eb drejtat e njeriut.<\/p>\n<p>Por n\u00ebse Republika Tregtare e Shqip\u00ebris\u00eb ka nj\u00eb rrezik ai vjen nga Europa. Europa \u00ebsht\u00eb gjithnj\u00eb kund\u00ebr Republikave Tregtare. Franca e Napoleonit shkat\u00ebrroi n\u00eb fillim Republik\u00ebn e mrekullueshme tregtare t\u00eb Venecias. Pastaj Italia u bashkua duke mbledhur mbetjet e t\u00eb gjitha republikave t\u00eb veta tregtare p\u00ebrfshi Venecian, Genov\u00ebn, Pis\u00ebn dhe Napolin.<\/p>\n<p>Pak m\u00eb von\u00eb  u bashkua Gjermania e cila shkat\u00ebrroi me sukses republikat tregtare t\u00eb Amsterdamit, Antverpit dhe Hamburgut.<\/p>\n<p>Bashkimi Evropian vitet e fundit shkat\u00ebrroi me sukses republikat e mbetura tregtare t\u00eb Malt\u00ebs dhe Qipros. K\u00ebsaj t\u00eb fundit ia mori t\u00eb gjitha kursimet mbi 100 mij\u00eb dollar\u00eb brenda nj\u00eb nat\u00eb cka \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga aktet m\u00eb mizor\u00eb financiar\u00eb n\u00eb historin\u00eb moderne. Dhe t\u00eb mendosh se k\u00ebt\u00eb e b\u00ebri me pretendimin se do ta shp\u00ebtonte Qipron nga falimentimi.<\/p>\n<p>Ishte sigurisht nj\u00eb g\u00ebnjesht\u00ebr e sajuar nga urrejtja e pangopur gjermane ndal lirive t\u00eb tepruara financiare. Q\u00ebllimi i v\u00ebrtet\u00eb ishte zhdukja e modelit ekonomik t\u00eb Qipros bankat e t\u00eb cil\u00ebs mblidhnin para nga gjith\u00eb bota pa pyetur cfar\u00eb pasaporte ke.<\/p>\n<p>Ne sa kemi nisur t\u00eb negociojm\u00eb me Europ\u00ebn dhe k\u00ebrk\u00ebsa kryesore e saj \u00ebsht\u00eb formalizimi ekstrem, kontrolli i rrept\u00eb i tregut, i bankave dhe i t\u00eb ardhurave. P\u00ebr emigrant\u00ebt shqiptar\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb kollaj t\u00eb cojn\u00eb kursimet n\u00eb Taj\u00eban sesa ti sjellin n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Europa nuk i lejon sepse ajo mendon se bankat jan\u00eb kasaforta, cel\u00ebsin e t\u00eb cilave e ka gjithmon\u00eb ajo. Por kur ne t\u00eb kemi mbaruar negociatat, p\u00ebr pes\u00eb vjet, e sigurt \u00ebsht\u00eb se Europa nuk do jet\u00eb m\u00eb kjo q\u00eb \u00ebsht\u00eb sot.<\/p>\n<p>Forca t\u00eb reja politike po lindin t\u00eb cilat do k\u00ebrkojn\u00eb ta ndryshojn\u00ebn k\u00ebt\u00eb model ekonomik duke i dh\u00ebn\u00eb pak m\u00eb shum\u00eb fuqi vendeve antare. Europa do kuptoj\u00eb se periferia e saj nuk mund t\u00eb sillet si veriu i ngurt\u00eb. K\u00ebtu ka m\u00eb shum\u00eb diell ,njere\u00ebzit vishen me rroba t\u00eb lehta dhe era e detit i fluturon parat\u00eb nga xhepat.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria ka qen\u00eb historikisht mes Lindjes dhe Per\u00ebndimit dhe ky lloj hub-i mund t\u00eb funksionoj\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen si cepi apo m\u00eb sakt\u00eb si kepi i nj\u00eb lirije m\u00eb t\u00eb madhe financiare.<\/p>\n<p>Prandaj them se ndoshta k\u00ebt\u00eb her\u00eb mund t\u00eb kemi pak fat. Mund ta shijojm\u00eb Republik\u00ebn ton\u00eb Tregtare p\u00ebr disa vjet sepse sic thon\u00eb marinar\u00ebt e vjet\u00ebr, era duket e ngoht\u00eb dhe mund ta shtyj\u00eb anijen ton\u00eb n\u00eb uj\u00ebra m\u00eb t\u00eb qeta.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/08\/ben-blushi-rreziqet-qe-vijne-nga-europa-pse-serbia-kerkon-vazhdimisht-konflikte-dikur-ishin-mbareshtruesit-kryesore-te-derrave\/\">Ben Blushi: Rreziqet q\u00eb vijn\u00eb nga Europa! Pse Serbia k\u00ebrkon vazhdimisht konflikte, dikur ishin mbar\u00ebshtruesit kryesor\u00eb t\u00eb derrave<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>NGA BEN BLUSHI Ballkani ka vet\u00ebm republika parlamentare, por ato nuk jan\u00eb t\u00eb gjitha nj\u00eblloj. Serbia \u00ebsht\u00eb nj\u00eb Republik\u00eb Ushtarake. Ajo k\u00ebrkon vazhdimisht konflikt. Dikur Serbia ka qen\u00eb nj\u00eb Republik\u00eb Fshatare dhe kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga arsyet pse serb\u00ebt nuk u konvertuan n\u00eb Islam. Gjat\u00eb pushtimit osman shumica e fshatar\u00ebve serb\u00eb ishin mbar\u00ebshtruesit kryesor\u00eb t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-36848","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/36848","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=36848"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/36848\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=36848"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=36848"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=36848"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}