{"id":36793,"date":"2025-08-21T19:49:13","date_gmt":"2025-08-21T19:49:13","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/21\/kqz-nuk-e-certifikon-listen-serbe-per-zgjedhjet-lokale-te-tetorit\/"},"modified":"2025-08-21T19:49:13","modified_gmt":"2025-08-21T19:49:13","slug":"kqz-nuk-e-certifikon-listen-serbe-per-zgjedhjet-lokale-te-tetorit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/21\/kqz-nuk-e-certifikon-listen-serbe-per-zgjedhjet-lokale-te-tetorit\/","title":{"rendered":"KQZ, nuk e certifikon List\u00ebn Serbe p\u00ebr zgjedhjet lokale t\u00eb tetorit"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosov\u00ebs nuk e ka certifikuar List\u00ebn Serbe \u2013 partin\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb serb\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs \u2013 p\u00ebr zgjedhjet lokale t\u00eb 12 tetorit, duke nxitur reagim nga Serbia, e cila e d\u00ebnoi vendimin.<\/p>\n<p>Rekomandimi p\u00ebr certifikimin e List\u00ebs Serbe, e cila g\u00ebzon mb\u00ebshtetjen e Beogradit, i mori vet\u00ebm 2 vota p\u00ebr, 2 kund\u00ebr dhe 7 abstenime gjat\u00eb nj\u00eb mbledhjeje t\u00eb KQZ-s\u00eb t\u00eb enjten pasdite.<\/p>\n<p>Lista Serbe mund t\u00eb ankohet ndaj k\u00ebtij vendimi n\u00eb Panelin Zgjedhor p\u00ebr Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), i cili, sipas disa ekspert\u00ebve ligjor\u00eb, do ta rr\u00ebzoj\u00eb vendimin e KQZ-s\u00eb.<\/p>\n<p>PZAP e kishte rr\u00ebzuar nj\u00eb vendim t\u00eb ngjash\u00ebm t\u00eb KQZ-s\u00eb muaj me par\u00eb p\u00ebr zgjedhjet parlamentare, duke ia mund\u00ebsuar List\u00ebs Serbe pjes\u00ebmarrjen n\u00eb votime. An\u00ebtar\u00ebt e L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje n\u00eb KQZ, Sami Kurteshi dhe Alban Krasniqi, ishin z\u00ebsh\u00ebm kund\u00ebr certifikimin t\u00eb k\u00ebsaj partie dhe ishin t\u00eb vetmit q\u00eb votuan kund\u00ebr.<\/p>\n<p>Duke folur n\u00eb mbledhje, Kurteshi tha se mbi \u201c90 p\u00ebr qind t\u00eb personave q\u00eb jan\u00eb n\u00eb listat e kandidat\u00ebve t\u00eb List\u00ebs Serbe jan\u00eb t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsuar n\u00eb institucione paralele serbe n\u00eb Kosov\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Kurteshi e kund\u00ebrshtoi kandidatur\u00ebn e Sasha Milloshevi\u00e7it nga Lista Serbe p\u00ebr kryetar t\u00eb Novob\u00ebrd\u00ebs, duke th\u00ebn\u00eb se ai ishte em\u00ebruar nga Qeveria serbe p\u00ebr kryetar t\u00eb komun\u00ebs s\u00eb Gjilanit, komun\u00eb kjo paralele serbe.<\/p>\n<p>\u201cKy luan rol dyfish\u201d, tha Kurteshi. \u201cKy punon n\u00eb institucione t\u00eb nj\u00eb shteti q\u00eb ka synime agresive edhe ushtarake ndaj Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Milloshevi\u00e7 ishte em\u00ebruar p\u00ebr kryetar t\u00eb Gjilanit nga Qeveria serbe m\u00eb 27 shkurt 2020, si \u201ckryetar i Organit t\u00eb P\u00ebrkohsh\u00ebm t\u00eb Komun\u00ebs s\u00eb Gjilanit\u201d.<\/p>\n<p>Por, Qeveria e Serbis\u00eb, m\u00eb 7 gusht, mori mbi 20 vendime kadrovike p\u00ebr em\u00ebrimin dhe shkarkimin e zyrtar\u00ebve t\u00eb institucioneve, mes tyre edhe disa q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb krye t\u00eb organeve t\u00eb p\u00ebrkohshme p\u00ebr komunat n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Ajo nuk dha arsye p\u00ebr k\u00ebto shkarkime, n\u00eb mesin e t\u00eb cil\u00ebve ishin edhe Sasha Millosheiq, Zoran Todiq nga Leposaviqi, Novak Zhiviq i ngarkuar p\u00ebr komun\u00ebn e Prishtin\u00ebs, Goran Dan\u00e7etovi\u00e7, kryetar i komun\u00ebs s\u00eb Obiliqit, Bozhidar Dejanoviq nga Vitia, etj.<\/p>\n<p>An\u00ebtari tjet\u00ebr i Vet\u00ebvendosjes, Alban Krasniqi, tha se Lista Serbe \u00ebsht\u00eb \u201cdor\u00eb e zgjatur e presidentit t\u00eb Serbis\u00eb, Aleksandar Vu\u00e7iq\u201d dhe se ajo nuk lufton p\u00ebr interesat e serb\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cI lus koleg\u00ebt e mi t\u00eb votojm\u00eb kund\u00ebr certifikimit t\u00eb List\u00ebs Serbe\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Zyra e Partive Politike n\u00eb KQZ \u2013 e cila ka p\u00ebr obligim t\u00eb shqyrtoj\u00eb aplikimet e subjekteve politike dhe kandidat\u00ebve t\u00eb tyre p\u00ebr t\u2019u certifikuar p\u00ebr pjes\u00ebmarrje n\u00eb zgjedhje \u2013 kishte rekomanduar certifikimin e List\u00ebs Serbe.<\/p>\n<p>An\u00ebtarja e KQZ-s\u00eb nga Lista Serbe, Gordana Llaban, tha se n\u00ebse zyr\u00ebs i \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb se t\u00eb gjith\u00eb kan\u00eb kaluar filtrat dhe se t\u00eb gjith\u00eb kandidat\u00ebt jan\u00eb t\u00eb rregullt, at\u00ebher\u00eb duhet t\u00eb certifikohen t\u00eb gjith\u00eb kandidat\u00ebt.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse ekzistojn\u00eb \u00e7far\u00ebdo d\u00ebshmish, le t\u00eb kryejn\u00eb institucionet pun\u00ebn e tyre. Mendoj se jan\u00eb p\u00ebrdorur shum\u00eb fjal\u00eb t\u00eb r\u00ebnda. Duke ju d\u00ebgjuar juve si flisni, pas k\u00ebsaj un\u00eb mendoj se asnj\u00eb serb m\u00eb nuk do t\u00eb mbetet serb, pa u quajtur terrorist apo kriminel. M\u00eb intereson n\u00ebse i keni kontrolluar k\u00ebshtu listat e \u00e7do partie. A ka kriminel\u00eb n\u00eb ndonj\u00eb parti tjet\u00ebr, apo jan\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vet\u00ebm n\u00eb List\u00ebn Serbe? Nuk mund ta lejoj q\u00eb populli serb n\u00eb Kosov\u00eb t\u00eb barazohet me nj\u00eb num\u00ebr terrorist\u00ebsh apo kriminel\u00ebsh. Organet q\u00eb jan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, le t\u2019i ndjekin kriminel\u00ebt dhe le t\u2019i arrestojn\u00eb, por nuk mund t\u00eb barazohet i gjith\u00eb populli serb me kriminel\u00ebt\u201d, tha Llaban, duke iu drejtuar Kurteshit.<\/p>\n<p>Kurteshi ia ktheu duke th\u00ebn\u00eb se \u201cnuk e cil\u00ebsoj popullin serb terrorist, por mendoj se Lista Serbe ka t\u00eb kaluar dhe t\u00eb tashme terroriste\u201d.<br \/>\nAn\u00ebtar\u00ebt e partive t\u00eb tjera politike n\u00eb KQZ abstenuan nga votimi dhe than\u00eb se institucionet e siguris\u00eb duhet t\u2019i verifikojn\u00eb pretendimet e Kurteshit dhe Krasniqit lidhur me historin\u00eb e kandidat\u00ebve t\u00eb List\u00ebs Serbe p\u00ebr zgjedhjet lokale, para se ata t\u00eb hidhen p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb votim.<br \/>\nP\u00ebr certifikimin e List\u00ebs Serbe votuan vet\u00ebm an\u00ebtarja e k\u00ebsaj partie, Gordana Llaban dhe kryetari i KQZ-s\u00eb, Kreshnik Radoniqi.<\/p>\n<p>Vendimi u p\u00ebrshendet nga ministrja n\u00eb detyr\u00eb e Drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, Albulena Haxhiu, e cila tha se Lista Serbe \u201cn\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur ka vepruar kund\u00ebr parimeve kushtetuese dhe ka cenuar rendin demokratik t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs\u201d.<br \/>\nLista Serbe mund t\u00eb ankohet ndaj k\u00ebtij vendimi n\u00eb Panelin Zgjedhor p\u00ebr Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), i cili, sipas disa ekspert\u00ebve ligjor\u00eb, do ta rr\u00ebzoj\u00eb vendimin e KQZ-s. Serbia e d\u00ebnoi fuqish\u00ebm vendimin, duke e cil\u00ebsuar si \u201cshembull flagrant i inxhinieris\u00eb politike q\u00eb synon p\u00ebrjashtimin e popullit serb nga jeta demokratike\u201d.<\/p>\n<p>Ministri i Jasht\u00ebm i Serbis\u00eb, Marko Gjuriq, shkroi n\u00eb Facebook se \u201cduke refuzuar kandidaturat e dor\u00ebzuara n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb rregullt, t\u00eb cilat plot\u00ebsojn\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebrkesat ligjore, autoritetet n\u00eb Prishtin\u00eb edhe nj\u00eb her\u00eb kan\u00eb shkelur sundimin e ligjit dhe kan\u00eb zbuluar synimin e tyre t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb \u2013 t\u00eb heshtin z\u00ebrin legjitim t\u00eb serb\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb dhe Metohi\u201d.<br \/>\nEugen Cakolli, nga Instituti Demokratik i Kosov\u00ebs, shkroi n\u00eb Facebook se vendimi i sot\u00ebm p\u00ebr t\u00eb mos certifikuar List\u00ebn Serbe \u201cnuk \u00ebsht\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se nj\u00eb akt politik, i cili do t\u00eb rr\u00ebzohet nga PZAP-ja\u201d.<\/p>\n<p>\u201cMe k\u00ebt\u00eb hap, KQZ-ja ka tejkaluar kompetencat e saj dhe ka hyr\u00eb n\u00eb fush\u00eb q\u00eb i takon vet\u00ebm institucioneve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb dhe t\u00eb siguris\u00eb\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Sipas tij, p\u00ebrderisa nuk ka nj\u00eb akt q\u00eb shpall nj\u00eb subjekt si organizat\u00eb terroriste, ai trajtohet si \u00e7do pjes\u00ebmarr\u00ebs tjet\u00ebr q\u00eb plot\u00ebson kriteret formale.<\/p>\n<p>\u201cEdhe sikur nj\u00eb vendim i till\u00eb t\u00eb merrej, ai do t\u00eb ishte i kontestuesh\u00ebm\u201d, shkroi ai.<br \/>\nEhat Miftaraj nga Instituti i Kosov\u00ebs p\u00ebr Drejt\u00ebsi (IKD), tha se nj\u00eb subjekti politik nuk mund t\u2019i kufizohet e drejta p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb zgjedhje me vendim administrativ nga nj\u00eb organ administrativ n\u00eb procedure administrative.<\/p>\n<p>\u201cSipas Kushtetut\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, ligjeve t\u00eb aplikueshme n\u00eb Kosov\u00eb dhe opinioneve t\u00eb Komisionit t\u00eb Venecias nj\u00eb partie politike mund t\u2019i kufizohet e drejta p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb zgjedhje vet\u00ebm p\u00ebrmes nja procesi gjyq\u00ebsor, duke e shpallur subjektin politik me vendim gjyq\u00ebsor se ka cenuar rendin kushtetues te atij vendi\u201d, shkroi Miftaraj n\u00eb Facebook.<\/p>\n<p>N\u00eb prag t\u00eb mbledhjes s\u00eb KQZ-s\u00eb, e ngarkuara me pun\u00eb n\u00eb Ambasad\u00ebn amerikane n\u00eb Prishtin\u00eb, Anu Prattipati, ia shprehu kryeministrit n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs, Albin Kurti, shqet\u00ebsimin e Shteteve t\u00eb Bashkuara nga \u00e7do p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u2019ua kufizuar partive serbe pjes\u00ebmarrjen n\u00eb zgjedhjet lokale t\u00eb tetorit.<\/p>\n<p>Prattipati n\u00ebnvizoi se \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb serb\u00ebt e Kosov\u00ebs t\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb zgjedhje, duke shtuar se \u201cjemi t\u00eb shqet\u00ebsuar p\u00ebr \u00e7do p\u00ebrpjekje q\u00eb ua kufizon k\u00ebt\u00eb mund\u00ebsi.<br \/>\n\u201cFola p\u00ebr k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje me kryeministrin n\u00eb detyr\u00eb dhe i theksova v\u00ebmendjen e Shteteve t\u00eb Bashkuara p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje\u201d, theksoi ajo.<\/p>\n<p>Vet\u00ebvendosje luftoi kund\u00ebr certifikimit t\u00eb List\u00ebs Serbe edhe p\u00ebr zgjedhjet parlamentare t\u00eb shkurtit, dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk e kishte certifikuar at\u00eb fillimisht.<br \/>\nMegjithat\u00eb, pas ankesave n\u00eb instanca m\u00eb t\u00eb larta, Lista Serbe u certifikua dhe mori pjes\u00eb n\u00eb zgjedhje, duke i fituar 9 ul\u00ebse n\u00eb Kuvend.<br \/>\nLista Serbe vendosi t\u00eb garoj\u00eb n\u00eb zgjedhjet e sivjetshme lokale, pasi kishte bojkotuar zgjedhjet e kaluara lokale, duke b\u00ebr\u00eb q\u00eb kryetar\u00ebt shqiptar\u00eb ta merrnin dhe mbanin pushtetin n\u00eb kat\u00ebr komunat me shumic\u00eb serbe n\u00eb veri t\u00eb vendit nga maji i vitit 2023.<\/p>\n<p>N\u00ebse certifikohet, Lista Serbe pritet t\u2019i rimarr\u00eb t\u00eb gjitha kat\u00ebr komunat veriore: Mitrovic\u00eb e Veriut, Leposaviq, Zve\u00e7an dhe Zubin Potok.<br \/>\nLista Serbe ishte n\u00eb pushtet n\u00eb t\u00eb dhjet\u00eb komunat me shumic\u00eb serbe n\u00eb Kosov\u00eb deri n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit 2022, kur mori vendim p\u00ebr t\u2019u larguar nga institucionet n\u00eb veri, p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb k\u00ebrkese t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr t\u2019i z\u00ebvend\u00ebsuar targat serbe t\u00eb makinave me ato t\u00eb Kosov\u00ebs.\/REL\/<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/08\/kqz-nuk-e-certifikon-listen-serbe-per-zgjedhjet-lokale-te-tetorit\/\">KQZ, nuk e certifikon List\u00ebn Serbe p\u00ebr zgjedhjet lokale t\u00eb tetorit<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosov\u00ebs nuk e ka certifikuar List\u00ebn Serbe \u2013 partin\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb serb\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs \u2013 p\u00ebr zgjedhjet lokale t\u00eb 12 tetorit, duke nxitur reagim nga Serbia, e cila e d\u00ebnoi vendimin. Rekomandimi p\u00ebr certifikimin e List\u00ebs Serbe, e cila g\u00ebzon mb\u00ebshtetjen e Beogradit, i mori vet\u00ebm 2 vota [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-36793","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/36793","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=36793"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/36793\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=36793"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=36793"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=36793"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}