{"id":36657,"date":"2025-08-20T23:56:50","date_gmt":"2025-08-20T23:56:50","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/20\/mes-inskenimit-dhe-rrembimit-mafioz-daniel-shima-deshmitari-qe-u-zhduk-ne-tirane\/"},"modified":"2025-08-20T23:56:50","modified_gmt":"2025-08-20T23:56:50","slug":"mes-inskenimit-dhe-rrembimit-mafioz-daniel-shima-deshmitari-qe-u-zhduk-ne-tirane","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/20\/mes-inskenimit-dhe-rrembimit-mafioz-daniel-shima-deshmitari-qe-u-zhduk-ne-tirane\/","title":{"rendered":"Mes inskenimit dhe rr\u00ebmbimit mafioz\/ Daniel Shima, d\u00ebshmitari q\u00eb u zhduk n\u00eb Tiran\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Dyshimet p\u00ebr zhdukjen e Daniel Shim\u00ebs, ish-numrit dy t\u00eb Agjencis\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb Informacionit l\u00ebvizin n\u00eb dy pista delikate dhe n\u00eb t\u00eb dyja \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb baz\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb fakteve.<\/p>\n\n<p><strong>E para<\/strong> \u00ebsht\u00eb se largimi pa l\u00ebn\u00eb gjurm\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb inskenim, i organizuar nga vet\u00eb Shima.<\/p>\n<p>Prej m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb viti, Shima \u00ebsht\u00eb gjendur n\u00ebn presione t\u00eb forta. Jo vet\u00ebm se \u00ebsht\u00eb thirrur p\u00ebr t\u2019u marr\u00eb n\u00eb pyetje n\u00eb SPAK p\u00ebr nj\u00eb hetim n\u00eb lidhje me tenderat e institucionit, por m\u00eb pas \u00ebsht\u00eb shkarkuar nga posti i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm q\u00eb mbante. Prej marsit t\u00eb vitit 2024 nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb zv.drejtor i institucionit pasi u shkarkua nga shefja e tij Mirlinda Kar\u00e7anaj.<\/p>\n<p>Policia \u00ebsht\u00eb n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb filmimeve nga kamerat e siguris\u00eb n\u00eb rrug\u00ebt e Tiran\u00ebs. Mesdit\u00ebn e k\u00ebsaj t\u00eb enjteje, ai ka pasur kontaktet e fundit me familjen. N\u00eb media \u00ebsht\u00eb raportuar se mesazhi q\u00eb Shima i ka d\u00ebrguar t\u00eb shoqes ishte \u201cPo m\u00eb arrestojn\u00eb\u201d, por zyrtarisht<a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/08\/20\/zhdukja-e-ish-zv-drejtorit-te-aksh-reagon-policia-e-shtetit\/\"> policia<\/a> u mjaftua me nj\u00eb njoftim t\u00eb shkurt\u00ebr, pa shum\u00eb detaje. Ajo q\u00eb dihet zyrtarisht \u00ebsht\u00eb se denoncimi u b\u00eb nga e \u00ebma e Danielit rreth or\u00ebs 17:00. Duket se ajo kishte shkuar bashk\u00eb me t\u00eb shoqen e Daniel Shim\u00ebs p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar t\u00eb birin q\u00eb \u201ce kishin arrestuar\u201d, por ky informacion rezultoi i rrem\u00eb.<\/p>\n<p>Pista e dyt\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb version m\u00eb ogurzi. Rr\u00ebmbimi n\u00eb form\u00ebn e nj\u00eb arrestimi, nga persona t\u00eb veshur me uniforma policie ka ndodhur n\u00eb disa ngjarje kriminale, ku ve\u00e7ohet rasti i Enver Stafuk\u00ebs. Interesat q\u00eb p\u00ebrplasen tek AKSHI ku punoi Daniel Shima dhe ku qarkullojn\u00eb dhjet\u00ebra apo qindra miliona euro, jan\u00eb aq t\u00eb m\u00ebdha saq\u00eb p\u00ebrdorimi i grupeve kriminale p\u00ebr t\u00eb mbrojtur \u201cbiznesin\u201d nuk duhet p\u00ebrjashtuar si opsion. \u00c7do or\u00eb q\u00eb kalon pa zbuluar gjurm\u00ebt e Daniel Shim\u00ebs e p\u00ebrforcon k\u00ebt\u00eb skenar.<\/p>\n<h4><strong>Paralajm\u00ebrimi i Ahmetajt: \u201cDanieli u k\u00ebrc\u00ebnua nga drejtp\u00ebrdrejt nga Edi Rama\u201d<\/strong><\/h4>\n\n<p>Shkarkimi i Daniel Shim\u00ebs si zv.drejtues nga AKSHI n\u00eb mars 2024 nuk u shoq\u00ebrua me ndonj\u00eb buj\u00eb mediatike. Shima nuk konsiderohej nj\u00eb figur\u00eb publike dhe l\u00ebvizja e nj\u00eb zv.drejtori n\u00eb administrat\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsisht nuk p\u00ebrb\u00ebn lajm. Por fakti q\u00eb firma e shkarkimit t\u00eb tij nga puna u hodh n\u00eb 19 mars 2024 dit\u00ebn q\u00eb Mirlinda Kar\u00e7anaj u mor n\u00eb pyetje nga SPAK \u00ebsht\u00eb nj\u00eb detaj q\u00eb nuk mund t\u00eb anashkalohet, pasi konfirmon p\u00ebrplasjen e brendshme mes tij dhe Kar\u00e7anajt p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje korrupsionin n\u00ebn hetim.<\/p>\n<p><span>Emri i Daniel Shim\u00ebs nuk do t\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb buj\u00eb edhe p\u00ebr denoncimin e familjar\u00ebve t\u00eb tij, sikur Arben Ahmetaj, ish-zv.kryeministri i larguar n\u00eb Zvic\u00ebr t\u00eb mos e kishte p\u00ebrmendur n\u00eb nj\u00eb nga intervistat e tij p\u00ebr k\u00ebrc\u00ebnimet direkte q\u00eb kishte marr\u00eb Danieli nga kryeministri Edi Rama.<\/span><\/p>\n<p>Arsyet e k\u00ebrc\u00ebnimit Ahmetaj nuk i dha, por la t\u00eb kuptohej se lidhen me hetimin p\u00ebr tenderat e AKSHI.<\/p>\n<p>\u201cAKSHI \u00ebsht\u00eb tmerr. Danieli \u00ebsht\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuar. Tani ata q\u00eb e kuptojn\u00eb e din\u00eb shum\u00eb mir\u00eb q\u00eb t\u00eb mbylli goj\u00ebn. <strong>Danieli \u00ebsht\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuar nga vet\u00eb kryeministri q\u00eb t\u00eb mbyll\u00eb goj\u00ebn<\/strong>. Le t\u00eb dal\u00eb e t\u00eb b\u00ebj\u00eb batuta, jo tha\u2026 Po, drejt p\u00ebr s\u00eb drejti. Ta thash\u00eb edhe nj\u00ebher\u00eb, le t\u00eb dal\u00eb me batuta. Ky i k\u00ebrkuari, ky derri n\u00eb pyll, ky pa atdhe\u201d deklaroi at\u00ebher\u00eb Ahmetaj.<\/p>\n<p>\nP\u00ebr akuz\u00ebn se ka k\u00ebrc\u00ebnuar personalisht nj\u00eb punonj\u00ebs t\u00eb administrat\u00ebs, kryeministri Edi Rama nuk ka folur asnj\u00ebher\u00eb. Por Ahmetaj e sqaroi se Danieli p\u00ebrve\u00e7 postit drejtues tek AKSHI ishte edhe \u201cish-punonj\u00ebs i ABS\u201d, nj\u00eb em\u00ebr me t\u00eb cil\u00ebn iu referua kompanis\u00eb \u201cAdvanced Business Solutions\u201d. Kjo kompani i p\u00ebrket baxhanakut t\u00eb Edi Ram\u00ebs, Armand Frangu. Ishte p\u00ebrfshirja e familjar\u00ebve t\u00eb kryeministrit n\u00eb aferat e AKSHI, q\u00eb e detyruan Ram\u00ebn t\u00eb nd\u00ebrhyj\u00eb personalisht duke k\u00ebrc\u00ebnuar Daniel Shim\u00ebn, sipas Arben Ahmetaj.<\/p>\n<p><strong>Milionat e AKSHI-q\u00eb t\u00eb \u00e7ojn\u00eb te familja e Ram\u00ebs<\/strong><\/p>\n\n<p>N\u00eb d\u00ebshmin\u00eb q\u00eb dha n\u00eb janar t\u00eb 2025, ish zv\/kryeministri Arben Ahmetaj shpjegoi se<br \/>\nEdi Rama ka nd\u00ebrhyr\u00eb personalisht, sepse n\u00ebse do t\u00eb ndiqej paraja nga SPAK, rruga do t\u2019i \u00e7onte hetuesit n\u00eb Surrel.<\/p>\n<p>Ish zv\/kryeministri ka treguar tek \u201c\u00c7im Peka live\u201d fakte dhe t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr t\u00eb pakt\u00ebn nj\u00eb projekt plot 15 milion euro, at\u00eb p\u00ebr laborator\u00ebt e AKSHI-t, t\u00eb cilin e ka fituar kompania, q\u00eb rezulton e baxhanakut t\u00eb kryeministrit Rama. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb afer\u00eb skandaloze, Ahemtaj tha se SPAK nuk pati k\u00ebllqe t\u00eb hetoj\u00eb deri n\u00eb fund dhe se n\u00eb fund t\u00eb vitit 2024 u gris\u00ebn dy flet\u00eb- arreste, si pasoj\u00eb e ndikimit t\u00eb kryeministrit mbi organet e drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr rastin n\u00eb fjal\u00eb Ahmetaj evidentoi dy aspekte.<strong> S\u00eb pari<\/strong> q\u00eb projekti 15 milion euro rezulton nj\u00eb vjedhje e frikshme dhe <strong>s\u00eb dyti,<\/strong> se parat\u00eb e grabitura t\u00eb \u00e7ojn\u00eb te familja e Edi Ram\u00ebs. P\u00ebr faktin se projekti \u00ebsht\u00eb nj\u00eb grabitje, Ahmetaj tha se mjafton t\u00eb shihen regjistrat doganor\u00eb p\u00ebr t\u00eb konstatuar se me \u00e7far\u00eb \u00e7mimi jan\u00eb futur n\u00eb Shqip\u00ebri pajisjet e laborator\u00ebve dhe se m\u00eb pas jan\u00eb faturuar dhjet\u00eb fish m\u00eb shum\u00eb. \u201c<em>G\u00ebrmoni k\u00ebto, shkoni n\u00eb dogan\u00eb, po qe se nuk gjeni 10-fishin e kostos si fitim at\u00ebher\u00eb kthehuni tek un\u00eb\u201d,<\/em> deklaroi Ahmetaj.<\/p>\n<p>Ish numri i dy i qeveris\u00eb Rama, denoncoi gjithashtu se projekti 15 milion euro \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb pa tender t\u00eb hapur, madje nuk \u00ebsht\u00eb botuar fare si thirrje p\u00ebr aplikim. \u201c<em>Gjejeni t\u00eb botuar! E ka marr\u00eb kompania First dhe \u2018follo\u00eb the money\u2019\u201d,<\/em> tha Ahmetaj duke sjell\u00eb m\u00eb pas t\u00eb dh\u00ebna se kjo kompani \u00ebsht\u00eb e lidhur me kryeministrin Edi Rama.<\/p>\n<p>\u201cAKSHI \u00ebsht\u00eb kopshti privat i kryeministrit, ku njer\u00ebz t\u00eb lidhur me familjen e tij, b\u00ebjn\u00eb \u00e7far\u00eb ju do qejfi\u2026 Kam nj\u00eb ekstrakt tatimesh. Ju them gazetar\u00ebve investigativ\u00eb, \u2018follo\u00eb the money\u2019, le t\u00eb thot\u00eb Rama do ta gri maskarain, p\u00ebr mua, dhe le t\u00eb thot\u00eb Altin Dumani e kam personale. Pyetje p\u00ebr gazetar\u00ebt investigativ\u00eb: Si \u00ebsht\u00eb fshehur ish- kompania ABS tek kompania AIBS? Mund t\u00eb b\u00ebni nj\u00eb kontroll se te SPAK-u s\u2019kam besim. Kompania e baxhanakut\u201d, deklaoi Ahmetaj, i cili b\u00ebri dhe nj\u00eb skanim t\u00eb fitimeve dhjetra fish t\u00eb kompanis\u00eb n\u00eb fjal\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cShikoni sa interesante. N\u00eb vitin 2021, kjo kompania q\u00eb thash\u00eb si \u00ebsht\u00eb fshehur ABS n\u00eb AIBS, ka pas t\u00eb ardhura totale n\u00eb 2021 af\u00ebrsisht 2 milion\u00eb dollar\u00eb dhe shpenzime totale i ka 200 mij\u00eb dollar\u00eb. <strong>N\u00eb \u00e7\u2019vend t\u00eb bot\u00ebs keni par\u00eb ju q\u00eb t\u00eb harxhosh 200 mij\u00eb dollar\u00eb dhe t\u00eb fitosh 2 milion\u00eb?<\/strong> E kuptoni, 10 fishin e kostos? Pastaj n\u00eb 2022 t\u00eb ardhurat totale shkojn\u00eb tek 3.1 milion\u00eb dollar\u00eb, shpenzimet totale i ka vet\u00ebm 97 mij\u00eb dollar\u00eb, pra fitimi \u00ebsht\u00eb 2.9 milion\u00eb dollar\u00eb. <strong>Ku keni par\u00eb q\u00eb t\u00eb shpenzosh 1 euro dhe t\u00eb fitosh 10 euro.<\/strong> Po pse mo, Elon Musk jan\u00eb k\u00ebta? Korrupsion i hapur\u201d, tha Ahmetaj n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb tez\u00ebs s\u00eb tij se AKSHI \u00ebsht\u00eb kopshti privat i Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cMeq\u00eb skeptik\u00ebt desh\u00ebn fakte. Merrini, ndiqni k\u00ebto. \u2018follo\u00eb the money\u2019 q\u00eb t\u2019u \u00e7oj\u00eb tek familja\u201d, ishte sfida e Ahmetajt.<\/p>\n<p>M\u00eb her\u00ebt, Ahmetaj kishte deklaruar se ekziston nj\u00eb p\u00ebrgjim ambjental q\u00eb implikonte familjar\u00eb t\u00eb kryeministrit dhe q\u00eb gjendej n\u00eb SPAK, ku d\u00ebshmohej qart\u00eb ndikimi mbi drejtuesit kukulla t\u00eb Agjensis\u00eb.<\/p>\n<p><a class=\"linkbrenda\" href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/02\/20\/ergys-agasi-eminenca-gri-e-rames-nga-lidhjet-me-bandat-te-fitimet-ne-biznes\/\">Ergys Agasi, eminenca gri e Ram\u00ebs: Nga lidhjet me bandat te fitimet n\u00eb biznes<\/a><\/p>\n<p>\u201cKa 8 muaj q\u00eb investigohet AKSHI. <strong>\u00cbsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjim ambiental<\/strong> q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb SPAK. Mund ta zhdukin po dikush e ka nj\u00eb kopje t\u00eb k\u00ebsajdhe m\u00eb ka garantuar q\u00eb nj\u00eb kopje e saj \u00ebsht\u00eb n\u00eb nj\u00eb kuti. \u00cbsht\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebrgjim ambiental ku \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb familja e kryeministrit te AKSHI, 43 milion\u00eb euro me prestanome. I \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmendur emri p\u00ebr shum\u00eb gj\u00ebra. Q\u00eb nga ajo dit\u00eb, ABS q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prestanome e kryeministrit iu k\u00ebput filli se u thirr n\u00eb SPAK dhe deponoi. Un\u00eb e di se \u00e7far\u00eb ka th\u00ebn\u00eb. Tani \u00ebsht\u00eb n\u00eb kontroll t\u00eb dikujt tjet\u00ebr AKSHI. Danieli, nj\u00eb ish-punonj\u00ebs \u00ebsht\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuar q\u00eb t\u00eb mbyll\u00eb goj\u00ebn. Nga kryeministri vet\u00eb.\u201d \u2013 tha Ahmetaj.<\/p>\n<p>Ahmetaj nuk sqaroi n\u00ebse p\u00ebrgjimi ishte p\u00ebr baxhanakun e kryeministit Rama, Armand Frangun apo p\u00ebr bashk\u00ebshorten e tij Linda Ram\u00ebn, por ai p\u00ebrfshiu n\u00eb k\u00ebto akuza edhe eminenc\u00ebn gri t\u00eb kryeministrit, Ergys Agasi, p\u00ebr t\u00eb cilin tha se komandon praktikisht gjith\u00eb aktivitetin e AKSHI-t.<\/p>\n<p>Askush nuk mund t\u00eb flas\u00eb me siguri sot p\u00ebr fatin e Daniel Shim\u00ebs, por rrethanat q\u00eb i paraprijn\u00eb denoncimit t\u00eb familjar\u00ebve t\u00eb tij nuk paralajm\u00ebrojn\u00eb asgj\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Por, n\u00ebse n\u00eb dit\u00ebt n\u00eb vijim k\u00ebrkimet do t\u00eb zvarriten dhe t\u00eb rejat n\u00eb lidhje me ngjarjen do t\u00eb shuhen dhe censurohen n\u00eb media, mund t\u00eb thuhet se bashk\u00eb me Danielin ka humbur edhe vija q\u00eb ndan mafian me shtetin.\/ Lapsi.al<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/08\/21\/mes-inskenimit-dhe-rrembimit-mafioz-daniel-shima-deshmitari-qe-u-zhduk-ne-tirane\/\">Mes inskenimit dhe rr\u00ebmbimit mafioz\/ Daniel Shima, d\u00ebshmitari q\u00eb u zhduk n\u00eb Tiran\u00eb<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Dyshimet p\u00ebr zhdukjen e Daniel Shim\u00ebs, ish-numrit dy t\u00eb Agjencis\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb Informacionit l\u00ebvizin n\u00eb dy pista delikate dhe n\u00eb t\u00eb dyja \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb baz\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb fakteve. E para \u00ebsht\u00eb se largimi pa l\u00ebn\u00eb gjurm\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb inskenim, i organizuar nga vet\u00eb Shima. Prej m\u00eb shum\u00eb se [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":36658,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-36657","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/36657","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=36657"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/36657\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media\/36658"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=36657"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=36657"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=36657"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}