{"id":3664,"date":"2024-11-29T07:01:06","date_gmt":"2024-11-29T07:01:06","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2024\/11\/29\/zgjedhjet-e-ardhshme-duhet-te-jene-shembull-i-nje-faqeje-te-re-mesazhi-i-presidentit-ne-diten-e-pavaresise-politikanet-te-ndjekin-shembullin-e-patrioteve-te-1912-es\/"},"modified":"2024-11-29T07:01:06","modified_gmt":"2024-11-29T07:01:06","slug":"zgjedhjet-e-ardhshme-duhet-te-jene-shembull-i-nje-faqeje-te-re-mesazhi-i-presidentit-ne-diten-e-pavaresise-politikanet-te-ndjekin-shembullin-e-patrioteve-te-1912-es","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2024\/11\/29\/zgjedhjet-e-ardhshme-duhet-te-jene-shembull-i-nje-faqeje-te-re-mesazhi-i-presidentit-ne-diten-e-pavaresise-politikanet-te-ndjekin-shembullin-e-patrioteve-te-1912-es\/","title":{"rendered":"\u201cZgjedhjet e ardhshme duhet t\u00eb jen\u00eb shembull i nj\u00eb faqeje t\u00eb re\u201d, mesazhi i Presidentit n\u00eb Dit\u00ebn e Pavar\u00ebsis\u00eb: Politikan\u00ebt t\u00eb ndjekin shembullin e patriot\u00ebve t\u00eb 1912-\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Presidenti Bajram Begaj u b\u00ebri thirrje politikan\u00ebve shqiptar\u00eb q\u00eb t\u00eb ndjekin shembullin e atdhetar\u00ebve t\u00eb vitit 1912. N\u00eb mesazhin p\u00ebr Dit\u00ebn e Pavar\u00ebsis\u00eb, ai theksoi se zgjedhjet e ardhshme duhet t\u00eb jen\u00eb shembull i nj\u00eb faqeje t\u00eb re, ku interesi i qytetarit dhe sh\u00ebrbimi publik ndaj tij vihet mbi gjith\u00e7ka tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Presidenti zhvilloi sot ceremonin\u00eb shtet\u00ebrore t\u00eb pritjes me rastin e 112-vjetorit t\u00eb shpalljes s\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb ceremoni mor\u00ebn pjes\u00eb autoritete t\u00eb larta t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe Kosov\u00ebs, pasardh\u00ebs t\u00eb familjeve atdhetare t\u00eb firm\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb, p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb forcave politike shqiptare n\u00eb Shqip\u00ebri dhe rajon, p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb Trupit Diplomatik t\u00eb akredituar n\u00eb Tiran\u00eb, drejtues t\u00eb komuniteteve fetare, si dhe personalitete t\u00eb sip\u00ebrmarrjes, artit, kultur\u00ebs dhe medias.<\/p>\n<p>Mesazhi i plot\u00eb i Presidentit Begaj: Sot, ne mblidhemi p\u00ebr t\u00eb nderuar kujtimin dhe guximin e atyre q\u00eb m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb shekull m\u00eb par\u00eb deklaruan e jet\u00ebsuan pavar\u00ebsin\u00eb e kombit dhe krijimin e shtetit shqiptar.<\/p>\n<p>N\u00eb koh\u00eb t\u00eb ndryshimeve t\u00eb m\u00ebdha gjeopolitike, si\u00e7 ishte fillimi i shekullit XX, n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb kur pavar\u00ebsia e nj\u00eb shteti t\u00eb vog\u00ebl dukej sa e par\u00ebnd\u00ebsishme, aq dhe e paarritshme, disa udh\u00ebheq\u00ebs vizionar\u00eb, t\u00eb drejtuar nga Ismail Qemali, nuk iu dor\u00ebzuan rrethanave, por krijuan momentin e tyre, momentin ton\u00eb, momentin e shtetit t\u00eb ardhsh\u00ebm t\u00eb pavarur t\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>T\u00eb udh\u00ebhequr nga dashuria p\u00ebr atdheun dhe ndjenja e p\u00ebrkat\u00ebsis\u00eb europiane, ata vendos\u00ebn q\u00eb: \u201cShqip\u00ebria t\u00eb bahet m\u00eb vehte, e lir\u00eb, e mosvarme\u201d.<\/p>\n<p>M\u00eb 28 n\u00ebntor 1912 kombi shqiptar triumfoi pas shekujve q\u00ebndrese.<\/p>\n<p>Sot dhe n\u00eb n\u00ebntor\u00ebt e pafund t\u00eb liris\u00eb, pavar\u00ebsis\u00eb e zhvillimit t\u00eb shtetit shqiptar, ne do t\u2019u mbetemi mir\u00ebnjoh\u00ebs atyre burrave e grave q\u00eb pat\u00ebn guximin t\u00eb ndryshojn\u00eb rrjedh\u00ebn e historis\u00eb.<\/p>\n<p>Ata vendos\u00ebn gurin e themelit m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb historin\u00eb e vendit, duke u b\u00ebr\u00eb arkitekt\u00ebt e shtetit ton\u00eb t\u00eb pavarur.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsia e shpallur 112 vite m\u00eb par\u00eb ishte, nj\u00ebkoh\u00ebsisht, realizimi i nj\u00eb \u00ebndrre t\u00eb hershme t\u00eb nj\u00eb kombi q\u00eb diti t\u2019i q\u00ebndroj\u00eb si i till\u00eb shekujve, me harmonin\u00eb e bashk\u00ebjetes\u00ebn fetare, me pasurin\u00eb kulturore dhe i paasimiluar.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsia e Shqip\u00ebris\u00eb mbetet n\u00eb \u00e7do n\u00ebntor agimi i ri i \u00ebndrrave dhe simboli m\u00eb i qart\u00eb i vendosm\u00ebris\u00eb shqiptare.<\/p>\n<p>\u00c7do n\u00ebntor \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rifillim dhe nj\u00eb vijim, n\u00eb t\u00eb cilin vazhdojm\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb me vendosm\u00ebri arritjet e nj\u00eb vendi q\u00eb \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e Evrop\u00ebs dhe q\u00eb rilindi n\u00eb 1912-\u00ebn si shtet i pavarur.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb pik\u00ebrisht kjo dita dhe momenti q\u00eb t\u00eb fal\u00ebnderojm\u00eb mikun e aleatin ton\u00eb historik e strategjik, Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, p\u00ebr mb\u00ebshtetjen q\u00eb i ka dh\u00ebn\u00eb kombit shqiptar nga deklarimi i pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>U jemi mir\u00ebnjoh\u00ebs Shteteve t\u00eb Bashkuara, Bashkimit Evropian dhe partner\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb p\u00ebr mb\u00ebshtetjen e pakursyer p\u00ebr nd\u00ebrtimin dhe konsolidimin e demokracis\u00eb dhe shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs, si dhe forcimin e institucioneve shqiptare, e ve\u00e7an\u00ebrisht atyre t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar miq e t\u00eb ftuar,<\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt jan\u00eb trash\u00ebgimtar\u00eb t\u00eb amanetit p\u00ebr pavar\u00ebsi dhe premtimit p\u00ebr nj\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb drejt\u00eb e t\u00eb zhvilluar.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsia mbetet p\u00ebrgjegj\u00ebsi.<\/p>\n<p>P\u00ebrkushtimi yn\u00eb i pakufish\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb shanseve t\u00eb barabarta e t\u00eb shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs vazhdon.<\/p>\n<p>P\u00ebr gjithsecilin prej nesh \u00ebsht\u00eb koha e angazhimeve t\u00eb pakthyeshme, n\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb zhvillimit dhe begatimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Sot, sfid\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb vet\u00ebm mbrojtja e kufijve, por edhe siguria, drejt\u00ebsia, ekonomia, arsimi, sh\u00ebndet\u00ebsia, teknologjia, demografia, kujdesi ndaj ambientit e mbi t\u00eb gjitha, mir\u00ebqenia e qytetar\u00ebve tan\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha k\u00ebrkojn\u00eb p\u00ebrkushtim dhe qart\u00ebsi p\u00ebr modelin e zhvillimit shoq\u00ebror dhe ekonomik.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsia jon\u00eb matet me cil\u00ebsin\u00eb e jet\u00ebs s\u00eb qytetar\u00ebve, me mund\u00ebsit\u00eb q\u00eb krijojm\u00eb p\u00ebr t\u00eb rinjt\u00eb tan\u00eb dhe me vendosm\u00ebrin\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar t\u00eb sotmen dhe krijimin e nj\u00eb vizioni p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb nes\u00ebrme premtuese p\u00ebr vendin.<\/p>\n<p>Zonja dhe zot\u00ebrinj,<\/p>\n<p>Atdhetar\u00ebt patriot\u00eb 1912 vite m\u00eb par\u00eb  treguan guxim dhe vizion.<\/p>\n<p>Ata lan\u00eb pas ndasit\u00eb p\u00ebr nj\u00eb q\u00ebllim dhe mision t\u00eb madh: Shqip\u00ebrin\u00eb e pavarur.<\/p>\n<p>Sot, m\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb, politika duhet t\u00eb ndjek\u00eb shembullin e tyre.<\/p>\n<p>Klasa politike duhet t\u00eb jet\u00eb n\u00eb nj\u00eb dialog t\u00eb hapur me popullin, t\u00eb d\u00ebgjoj\u00eb shqet\u00ebsimet, nevojat dhe \u00ebndrrat e tij.<\/p>\n<p>Kthejini syt\u00eb nga ata q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsoni!<\/p>\n<p>Zgjedhjet e ardhshme duhet t\u00eb jen\u00eb shembull i nj\u00eb faqeje t\u00eb re, ku interesi i qytetarit dhe sh\u00ebrbimi publik ndaj tij vihet mbi gjith\u00e7ka tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb m\u00ebnyra p\u00ebr t\u00eb nderuar ata q\u00eb shpall\u00ebn pavar\u00ebsin\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb Shqip\u00ebri q\u00eb e meriton vendin n\u00eb Evrop\u00eb.<\/p>\n<p>Hapja e kapitujve me Bashkimin Evropian \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb proces teknik, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb test i pjekuris\u00eb ton\u00eb komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Ky proces k\u00ebrkon t\u00eb forcojm\u00eb institucionet, t\u00eb mb\u00ebshtesim drejt\u00ebsin\u00eb dhe SPAK-un, t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsojm\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e jetes\u00ebs s\u00eb qytetar\u00ebve tan\u00eb dhe t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb nj\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb denj\u00eb p\u00ebr shqiptar\u00ebt dhe p\u00ebr familjen evropiane.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb koha p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb bashk\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb ecur drejt \u00ebndrr\u00ebs gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb prekshme evropiane.<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar Shk\u00eblqesi,<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar miq e t\u00eb ftuar,<\/p>\n<p>Bota e sotme po p\u00ebrballet me sfida t\u00eb m\u00ebdha.<\/p>\n<p>Pjes\u00eb e tyre jan\u00eb luft\u00ebrat e konfliktet e pranishme n\u00eb kufijt\u00eb e Evrop\u00ebs Lindore, n\u00eb Lindjen e Mesme, dhe jo vet\u00ebm.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb bot\u00eb t\u00eb trazuar, roli yn\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb nj\u00eb vend i vog\u00ebl q\u00eb ndjek k\u00ebto zhvillime, por nj\u00eb vend q\u00eb kontribuon dhe frym\u00ebzon.<\/p>\n<p>Ne jemi besnik\u00eb ndaj p\u00ebrkat\u00ebsis\u00eb son\u00eb Euroatlantike e vlerave q\u00eb ajo p\u00ebrfaq\u00ebson dhe do t\u00eb mbetemi pakthyeshm\u00ebrisht t\u00eb angazhuar q\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb jet\u00eb kontribuuese aktive p\u00ebr paqen, stabilitetin dhe dialogun n\u00eb rajonin ton\u00eb dhe m\u00eb gjer\u00eb.<\/p>\n<p>Me qart\u00ebsin\u00eb n\u00eb vlerat q\u00eb mbrojm\u00eb dhe t\u00eb bashkuar n\u00eb aleancat e popujve demokratik\u00eb, sfidat nuk jan\u00eb t\u00eb patejkalueshme.<\/p>\n<p>112 vite m\u00eb par\u00eb, t\u00eb par\u00ebt tan\u00eb i kap\u00ebrcyen ato p\u00ebr t\u00eb na dh\u00ebn\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb q\u00eb g\u00ebzojm\u00eb sot.<\/p>\n<p>Ne kemi sfidat tona, por kemi edhe forc\u00ebn, men\u00e7urin\u00eb dhe pjekurin\u00eb p\u00ebr t\u2019i p\u00ebrballuar ato.<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar miq e t\u00eb ftuar!<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb se kufijt\u00eb e saj.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb qytetar\u00ebt e saj, q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb \u00e7do cep t\u00eb globit e transmetojn\u00eb vlerat e kultur\u00ebn ton\u00eb.<\/p>\n<p>Ata tashm\u00eb jan\u00eb faktor\u00eb n\u00eb jet\u00ebn sociale, kulturore e politike, kudo ndodhen.<\/p>\n<p>Ne si komb, dy shtetet tona, Shqip\u00ebria e Kosova, duhet t\u00eb jemi t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm p\u00ebr k\u00ebt\u00eb fuqi q\u00eb kemi dhe ta p\u00ebrdorim n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb aleancave q\u00eb forcojn\u00eb rolin ton\u00eb n\u00eb aren\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Kosova ka patur, ka dhe do t\u00eb k\u00ebt\u00eb kurdoher\u00eb mb\u00ebshtetjen e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Ajo do t\u00eb ket\u00eb mb\u00ebshtetjen e gjithhershme p\u00ebr njohje t\u00eb reja dhe an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb organizatat nd\u00ebrkomb\u00ebtare, si dhe arritjen e objektivave t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta, p\u00ebrfshir\u00eb edhe an\u00ebtar\u00ebsimin n\u00eb BE.<\/p>\n<p>Republika e Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb realitet q\u00eb nuk ndryshon e faktor paqeje n\u00eb rajon.<\/p>\n<p>Zonja e zot\u00ebrinj,<\/p>\n<p>Nga udh\u00ebtimi yn\u00eb p\u00ebr  pavar\u00ebsi, deri tek udh\u00ebtimi yn\u00eb drejt Evrop\u00ebs, sot \u00ebsht\u00eb momenti p\u00ebr t\u00eb nderuar t\u00eb kaluar\u00ebn, p\u00ebr t\u00eb festuar t\u00eb tashmen dhe p\u00ebr t\u2019u angazhuar me p\u00ebrgjegjshm\u00ebri p\u00ebr t\u00eb ardhmen.<\/p>\n<p>N\u00eb 28 N\u00ebntor, n\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb t\u00eb bekuar, i uroj \u00e7do shqiptari suksese e arritje t\u00eb m\u00ebtejshme n\u00eb rrug\u00ebn e q\u00ebndrueshme evropiane t\u00eb mir\u00ebqenies.<\/p>\n<p>Urime dhe G\u00ebzuar Diten e Flamurit, Diten e Pavaresis\u00eb t\u00eb vendit ton\u00eb t\u00eb paqt\u00eb, t\u00eb lir\u00eb, mikprit\u00ebs e bujar!<\/p>\n<p>Zoti e bekoft\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb dhe shqip\u00ebtar\u00ebt!<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2024\/11\/zgjedhjet-e-ardhshme-duhet-te-jene-shembull-i-nje-faqeje-te-re-mesazhi-i-presidentit-ne-diten-e-pavaresise-politikanet-te-ndjekin-shembullin-e-patrioteve-te-1912-es\/\">\u201cZgjedhjet e ardhshme duhet t\u00eb jen\u00eb shembull i nj\u00eb faqeje t\u00eb re\u201d, mesazhi i Presidentit n\u00eb Dit\u00ebn e Pavar\u00ebsis\u00eb: Politikan\u00ebt t\u00eb ndjekin shembullin e patriot\u00ebve t\u00eb 1912-\u00ebs<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Presidenti Bajram Begaj u b\u00ebri thirrje politikan\u00ebve shqiptar\u00eb q\u00eb t\u00eb ndjekin shembullin e atdhetar\u00ebve t\u00eb vitit 1912. N\u00eb mesazhin p\u00ebr Dit\u00ebn e Pavar\u00ebsis\u00eb, ai theksoi se zgjedhjet e ardhshme duhet t\u00eb jen\u00eb shembull i nj\u00eb faqeje t\u00eb re, ku interesi i qytetarit dhe sh\u00ebrbimi publik ndaj tij vihet mbi gjith\u00e7ka tjet\u00ebr. Presidenti zhvilloi sot ceremonin\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-3664","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3664","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3664"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3664\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3664"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3664"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3664"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}