{"id":36568,"date":"2025-08-20T10:49:57","date_gmt":"2025-08-20T10:49:57","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/20\/te-gjithe-duan-te-shpetojne-nga-ukraina\/"},"modified":"2025-08-20T10:49:57","modified_gmt":"2025-08-20T10:49:57","slug":"te-gjithe-duan-te-shpetojne-nga-ukraina","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/20\/te-gjithe-duan-te-shpetojne-nga-ukraina\/","title":{"rendered":"T\u00eb gjith\u00eb duan t\u00eb shp\u00ebtojn\u00eb nga Ukraina"},"content":{"rendered":"<p><em><strong>Nga Frrok \u00c7upi<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Madje edhe vet\u00eb Ukraina do t\u00eb shp\u00ebtoj\u00eb nga \u2018Ukraina\u2019.<\/p>\n<p>Q\u00eb nga muaji shkurt 2025 deri n\u00eb dje, 18 gusht 2025, presidenti i Ukrain\u00ebs u kthye n\u00eb nj\u00eb \u2018njeri fleksib\u00ebl\u2019. Vet\u00eb Trump e cil\u00ebsoi k\u00ebshtu. Nga nj\u00eb \u2018eg\u00ebrsir\u00eb\u201d q\u00eb u cil\u00ebsua po nga Sht\u00ebpia e Bardh\u00eb n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb, para 6 muaj. K\u00ebsaj here presidenti Zelensky kishte bler\u00eb edhe kostum p\u00ebr t\u00eb ardhur n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb. Her\u00ebn e kaluar kur \u2018e neveriti Donald Trump\u2019 edhe p\u00ebr pun\u00ebn e kostumit, ukrainasi i pat th\u00ebn\u00eb se \u2018edhe mund ta blej nj\u00eb kostum si edhe ju\u201d.<\/p>\n<div class=\"insertion-box\"><\/div>\n<p>Zoti i Ukrain\u00ebs duket se \u00ebsht\u00eb gati t\u00eb l\u00ebshoj\u00eb jo vet\u00ebm me \u2018eg\u00ebrsin\u00eb\u2019 personale dhe veshjen e luft\u00ebs, por mimika e tij duket se k\u00ebrkon nga Trump: \u2018Si t\u00eb dalim, jam gati t\u00eb flas edhe me Putinin, t\u00eb b\u00ebjm\u00eb edhe zgjedhje\u2019.<\/p>\n<p>Madje vet\u00eb presidenti i Rusis\u00eb do t\u00eb shp\u00ebtoj\u00eb nga Ukraina.<\/p>\n<p>Nuk ka m\u00eb rezerva p\u00ebr t\u00eb kaluar dimrin q\u00eb po vjen. Nuk ka m\u00eb durim n\u00eb popullin e Rusis\u00eb. Tjet\u00ebr gj\u00eb \u00ebsht\u00eb entuziazmi \u2018heroik\u2019i imponuar i popullit t\u00eb tmerruar ukrainas. Sondazhet brendap\u00ebrbrenda Ukrain\u00ebs nxjerrin n\u00eb pah se mbi 68 p\u00ebr qind e ukrainasve nuk duan t\u00eb l\u00ebshojn\u00eb toka p\u00ebr Rusin\u00eb. Megjithat\u00eb edhe lojtar\u00ebt e golfit po vriten ose mbeten pa k\u00ebmb\u00eb. Nj\u00ebri prej tyre, p\u00ebrmes Zelensky i d\u00ebrgoi shkopin e golfit si dhurat\u00eb p\u00ebr Trump. Si n\u00eb nj\u00eb proz\u00eb t\u00eb mahnitshme t\u00eb nj\u00eb shkrimtari t\u00eb realizmit kritik shqiptar, vet\u00ebm 26 vje\u00e7, q\u00eb shkruante n\u00eb mes t\u00eb dimrit e mjerimit: \u201cMerreni k\u00ebt\u00eb statuj\u00eb (Luli i Voc\u00ebrr, nx\u00ebn\u00ebs i tij) \u00e7ojeni n\u00eb kryeqytet\u201d (Migjeni). Trump nuk u zem\u00ebrua, edhe pse shkopi, dhurata e ukrainasit, mund t\u00eb ishte ironike. T\u00eb kishte ndodhur kjo n\u00eb shkurt, kushedi ku do t\u00eb fluturonte Zelensky. Por tani t\u00eb gjith\u00eb kan\u00eb liruar disa burma nga nervat.<\/p>\n<p>Mendo, kur ka liruar vet\u00eb Putin, \u2018 p\u00ebrbind\u00ebshi n\u00eb prag t\u00eb Europ\u00ebs\u201d, si\u00e7 e quajti presidenti i Franc\u00ebs. Ai, edhe ai, duket se nuk ka shteg ku del tashm\u00eb. Europa u bashkua me Amerik\u00ebn, dhe k\u00ebt\u00eb di ta lexoj\u00eb Putin.<\/p>\n<p>Vet\u00eb po e ndien se i dridhen k\u00ebmb\u00ebt nga nj\u00eb s\u00ebmundje apo lodhje q\u00eb askush nuk po e thot\u00eb. Ekranet e tregojn\u00eb, sigurisht edhe ai me vete e vuan. 35 vjet n\u00eb pushtet; n\u00eb fund t\u00eb fundit n\u00eb Rusi jetojn\u00eb qytetar\u00eb edhe pa demokraci. P\u00ebr t\u00eb ardhur n\u00eb vendet e Per\u00ebndimit, Carit t\u00eb madh, i duhet t\u00eb marr\u00eb garanci e leje. Nj\u00eb djalosh zviceran, minist\u00ebr i jasht\u00ebm, sapo mori vesh se vendi i tij \u00ebsht\u00eb caktuar si arena ku do t\u00eb takohen Zelensky dhe Putin. Ministri menj\u00ebher\u00eb mori q\u00ebndrim solemn dhe deklaroi se \u2018pa merak le t\u00eb vij\u00eb zoti Putin, ne nuk do ta arrestojm\u00eb\u201d. Por edhe mund t\u00eb arrestohet. N\u00eb 100 shtete t\u00eb bot\u00ebs, edhe n\u00eb Zvic\u00ebr, k\u00ebrkohet p\u00ebr hekura. Nd\u00ebrsa Zelensky, q\u00eb rusi \u2018i madh\u2019 e p\u00ebrbuz e nuk ia p\u00ebrmend emrin asnj\u00ebher\u00eb, \u00ebsht\u00eb \u2018 mbreti\u2019 n\u00eb mir\u00ebseardhje kudo n\u00eb bot\u00eb. Kjo e b\u00ebn p\u00ebrbind\u00ebshin t\u00eb plas\u00eb nga inati dhe nga dob\u00ebsia.<\/p>\n<p>As Putin, as Zelensky nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm se tjetri. Aq m\u00eb pak m\u00eb i fort\u00eb se tjetri. Pse i rrin\u00eb p\u00ebrball\u00eb nj\u00ebri tjetrit? P\u00ebr karshill\u00ebk, bota do q\u00eb t\u00eb jetoj\u00eb\u00a0 e qet\u00eb. K\u00ebta kan\u00eb humbur mbi 200 mij\u00eb jet\u00eb ushtar\u00ebsh, t\u00eb dy s\u00eb bashku; kan\u00eb humbur mij\u00ebra tanke dhe plot mjete t\u00eb tjera luftarake. Zelensky k\u00ebrkon para p\u00ebr arm\u00eb, nd\u00ebrsa Putin mblidhet sa nj\u00eb grusht q\u00eb t\u00eb mos i shtojn\u00eb sanksionet. Europa, edhe pas takimit n\u00eb Zyr\u00ebn Ovale, deklaroi se duhen k\u00ebrkuar sanksione m\u00eb t\u00eb larta.<\/p>\n<p>Europa nuk e do m\u00eb Ukrain\u00ebn. I duhet garanci nga p\u00ebrbindshmi n\u00eb prag, ndryshe duhet t\u00eb rrij\u00eb zgjuar nat\u00eb e dit\u00eb p\u00ebr t\u00eb ruajtur kufijt\u00eb, q\u00eb p\u00ebrbind\u00ebshi t\u00eb mos kthehet n\u00eb Bashkimin Sovjetik t\u00eb vendosur n\u00eb Jalt\u00eb, 1945. Putin nuk guxon, prandaj bluz\u00ebn me BRPSS ia ka veshur numrit Dy, Lavrovit.<\/p>\n<p>M\u00eb i relaksuar duket presidenti Trump. Ai \u00ebsht\u00eb i pari q\u00eb nuk e do luft\u00ebn n\u00eb Ukrain\u00eb. Ka edhe nj\u00eb lidhje personale me synimin p\u00ebr marr\u00ebveshje. E para ka librin ku shkruan se vet\u00eb \u00ebsht\u00eb kampion i marr\u00ebveshjeve n\u00eb bot\u00eb. Sikur t\u00eb mos ec\u00eb kjo marr\u00ebveshje, at\u00ebher\u00eb ku mbeti libri?!<\/p>\n<p>E dyta ka synimin p\u00ebr \u00c7mimin Nobel p\u00ebr Paqe. Me siguri, diku n\u00eb horizont po e shikon Stokholmin duke marr\u00eb titullin dhe rreth 1 milion\u00eb dollar\u00eb. Dollar\u00ebt mund t\u2019 i jap\u00eb p\u00ebr lojtar\u00ebt e golfit n\u00eb Rusi dhe n\u00eb Ukrain\u00eb, nd\u00ebrsa i duhet titulli.<\/p>\n<p>Ai di\u00e7 di. P\u00ebrderisa e priti dhe e p\u00ebrcolli Putinin si n\u00eb nj\u00eb \u2018n\u00ebnshtrim mikpritjeje\u201d, nuk ka qejf t\u2019 i zgjoj\u00eb nervin, as ta b\u00ebj\u00eb t\u00eb ndryshoj\u00eb mendjen. Trump di\u00e7 di p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pun\u00eb. P\u00ebrderisa shpreh siguri se \u2018 Putin \u00ebsht\u00eb djal\u00eb i mir\u00eb, ai do t\u00eb vij\u00eb n\u00eb marr\u00ebveshje\u2026, e di un\u00eb, ai do t\u00eb n\u00ebnshkruaj\u00eb\u2019. T\u2019i ket\u00eb dh\u00ebn\u00eb bes\u00ebn vet\u00eb Putin? Besa \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nocion Lindor. Vet\u00ebm n\u00eb nj\u00eb gjendje tmerr\u00ebsisht t\u00eb dob\u00ebt nj\u00eb burr\u00eb shteti si Rusi, mund t\u2019 i tregoj\u00eb se \u2018 ka nj\u00eb hall\u201d.<\/p>\n<p>\u2018Nuk mendoj se do t\u00eb jet\u00eb problem (arritja e nj\u00eb marr\u00ebveshjeje paqeje), p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb i sinqert\u00eb me ju. Mendoj se Putini \u00ebsht\u00eb i lodhur prej saj. Mendoj se t\u00eb gjith\u00eb jan\u00eb t\u00eb lodhur prej saj, por kurr\u00eb nuk i dihet\u201d, tha Trump.<\/p>\n<p>Prap\u00eb\u00a0 cikli i lodhjes s\u00eb t\u00eb gjith\u00ebve mbyllet n\u00eb Mosk\u00eb.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/08\/te-gjithe-duan-te-shpetojne-nga-ukraina\/\">T\u00eb gjith\u00eb duan t\u00eb shp\u00ebtojn\u00eb nga Ukraina<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frrok \u00c7upi Madje edhe vet\u00eb Ukraina do t\u00eb shp\u00ebtoj\u00eb nga \u2018Ukraina\u2019. Q\u00eb nga muaji shkurt 2025 deri n\u00eb dje, 18 gusht 2025, presidenti i Ukrain\u00ebs u kthye n\u00eb nj\u00eb \u2018njeri fleksib\u00ebl\u2019. Vet\u00eb Trump e cil\u00ebsoi k\u00ebshtu. Nga nj\u00eb \u2018eg\u00ebrsir\u00eb\u201d q\u00eb u cil\u00ebsua po nga Sht\u00ebpia e Bardh\u00eb n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb, para 6 muaj. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-36568","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/36568","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=36568"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/36568\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=36568"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=36568"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=36568"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}