{"id":36552,"date":"2025-08-20T09:50:22","date_gmt":"2025-08-20T09:50:22","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/20\/cmimet-e-referencave-profesionistet-leter-ministrise-se-financave-nuk-perjashtojne-pastrimin-e-parave-do-shtrenjtojne-apartamentet\/"},"modified":"2025-08-20T09:50:22","modified_gmt":"2025-08-20T09:50:22","slug":"cmimet-e-referencave-profesionistet-leter-ministrise-se-financave-nuk-perjashtojne-pastrimin-e-parave-do-shtrenjtojne-apartamentet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/20\/cmimet-e-referencave-profesionistet-leter-ministrise-se-financave-nuk-perjashtojne-pastrimin-e-parave-do-shtrenjtojne-apartamentet\/","title":{"rendered":"\u00c7mimet e referencave\/ Profesionist\u00ebt let\u00ebr Ministris\u00eb s\u00eb Financave: Nuk p\u00ebrjashtojn\u00eb pastrimin e parave, do shtrenjtojn\u00eb apartamentet"},"content":{"rendered":"<p>Aleanca e Profesionist\u00ebve t\u00eb Lir\u00eb (APL) me nj\u00eb let\u00ebr drejtuar Ministris\u00eb t\u00eb Financave ngre shqet\u00ebsimin se projektvendimi i propozuar p\u00ebr p\u00ebrcaktimin e \u00e7mimit t\u00eb referenc\u00ebs p\u00ebr shitblerjen e apartamenteve n\u00eb rrethe, nuk pasqyron realitetin e tregut t\u00eb pasurive t\u00eb paluajtshme dhe rrezikon t\u00eb deformoj\u00eb tregun dhe t\u00eb shtremb\u00ebroj\u00eb \u00e7mimet mesatare t\u00eb apartamenteve.<\/p>\n<p>Nd\u00ebr problematikat kryesore p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ngrihet shqet\u00ebsimi lidhet me transparenc\u00ebn e metodologjis\u00eb s\u00eb \u00e7mimeve referenc\u00eb dhe vendosjen e nj\u00eb vlere dysheme.<\/p>\n<p>N\u00eb analiz\u00ebn e detajuar p\u00ebr projektvendimin \u201cP\u00ebr miratimin e metodologjis\u00eb, rregullave dhe procedurave p\u00ebr p\u00ebrcaktimin e vler\u00ebs s\u00eb taksueshme t\u00eb pasuris\u00eb s\u00eb paluajtshme \u2018nd\u00ebrtesa\u2019, llogaritjen e taks\u00ebs mbi nd\u00ebrtes\u00ebn dhe pages\u00ebn e saj\u201d profesionist\u00ebt e lir\u00eb theksojn\u00eb se n\u00eb form\u00ebn aktuale, drafti p\u00ebr p\u00ebrcaktimin e \u00e7mimeve t\u00eb referenc\u00ebs nuk jep asnj\u00eb garanci se jan\u00eb filtruar transaksionet e fryra apo t\u00eb lidhura me fenomene t\u00eb paligjshme, si p.sh. pastrimi i parave, \u00e7ka mund t\u00eb shtremb\u00ebroj\u00eb m\u00eb tej \u00e7mimet mesatare.<\/p>\n<p>APL paralajm\u00ebron se \u00e7mimet e referenc\u00ebs nuk ndjekin tendenc\u00ebn\u00a0 e tregut, p\u00ebr rrjedhoj\u00eb politika t\u00eb tilla do t\u00eb nxisin tendenc\u00ebn rrit\u00ebse t\u00eb \u00e7mimeve t\u00eb shitjes s\u00eb apartamenteve.<\/p>\n<p>\u201cLegjislacioni aktual mbi tatimin e t\u00eb ardhurave ka vendosur tashm\u00eb nj\u00eb vler\u00eb minimale n\u00ebn t\u00eb cil\u00ebn transaksionet e shitblerjes nuk pranohen. Projektvendimi ndjek t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn qasje duke mos reflektuar rastet e r\u00ebnies s\u00eb \u00e7mimeve, edhe kur k\u00ebto p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb prirje reale tregu.<\/p>\n<p>Nj\u00eb politik\u00eb e till\u00eb nxit vet\u00ebm prirjet rrit\u00ebse t\u00eb \u00e7mimeve, duke penguar funksionimin natyral t\u00eb ofert\u00ebs dhe k\u00ebrkes\u00ebs. Si rrjedhoj\u00eb, \u00e7mimet referenc\u00eb rrezikojn\u00eb t\u00eb p\u00ebrdoren m\u00eb shum\u00eb si instrument fiskal p\u00ebr rritjen e t\u00eb ardhurave, sesa si tregues real i tregut\u201d, theksohet n\u00eb letr\u00ebn e APL.<br \/>\nProfesionist\u00ebt rekomandojn\u00eb rishikimin e dispozitave problematike duke vendosur kritere objektive, t\u00eb matshme dhe t\u00eb verifikueshme, si dhe kufizime t\u00eb qarta p\u00ebr t\u00eb shmangur arbitraritetin dhe deformimet n\u00eb treg.<\/p>\n<p>Po ashtu APL thekson se p\u00ebrdorimi i metodave alternative p\u00ebr llogaritjen e taks\u00ebs pa kritere t\u00eb qarta mund t\u00eb ngarkoj\u00eb tatimpaguesit p\u00ebr shkak t\u00eb boshll\u00ebqeve e mosharmonizimit institucional.<\/p>\n<p>Pas publikimit p\u00ebr konsultim publik t\u00eb projektvendimit t\u00eb metodologjis\u00eb s\u00eb llogaritjes s\u00eb taks\u00ebs s\u00eb nd\u00ebrtes\u00ebs ku propozohet rritje e \u00e7mimeve t\u00eb referenc\u00ebs n\u00eb rrethe, Aleanca e Profesionist\u00ebve t\u00eb Lir\u00eb (APL) i \u00ebsht\u00eb drejtuar edhe me nj\u00eb let\u00ebr t\u00eb m\u00ebparshme ministrit t\u00eb Financave Petrit Malaj ku rekomandonin q\u00eb banesa e par\u00eb e qytetar\u00ebve t\u00eb p\u00ebrjashtohej nga taksa e nd\u00ebrtes\u00ebs. Sipas tyre, nj\u00eb ndryshim i till\u00eb.<\/p>\n<p><strong>LETRA E PLOT\u00cb<\/strong><\/p>\n<p>REPUBLIKA E SHQIP\u00cbRIS\u00cb<\/p>\n<p>MINISTRIA E FINANCAVE, KRYEMINISTRIA, MEDIA<\/p>\n<p>Drejtuar:\u00a0Ministrit t\u00eb Financave<\/p>\n<p>P\u00ebr Dijeni:\u00a0Zyra e Kryeministrit, Media<\/p>\n<p>Nga:\u00a0Aleanca e Profesionist\u00ebve t\u00eb Lir\u00eb (APL)<\/p>\n<p>L\u00ebnda: Objeksione dhe rekomandime mbi Projektvendimin: \u201cP\u00ebr miratimin e metodologjis\u00eb, rregullave dhe procedurave p\u00ebr p\u00ebrcaktimin e vler\u00ebs s\u00eb taksueshme t\u00eb pasuris\u00eb s\u00eb paluajtshme \u2018nd\u00ebrtesa\u2019, llogaritjen e taks\u00ebs mbi nd\u00ebrtes\u00ebn dhe pages\u00ebn e saj\u201d<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar,<\/p>\n<p>N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb konsultimit publik mbi projektvendimin n\u00eb fjal\u00eb, paraqiten m\u00eb posht\u00eb disa v\u00ebrejtje dhe problematika me karakter ekonomik, juridik dhe administrativ:<\/p>\n<p>Mungesa e transparenc\u00ebs metodologjike dhe v\u00ebshtir\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb reflektuar realitetin e tregut<br \/>\nN\u00eb relacionin shoq\u00ebrues parashikohet se \u00e7mimet e referenc\u00ebs jan\u00eb p\u00ebrllogaritur mbi baz\u00ebn e transaksioneve t\u00eb viteve 2022\u20132024, duke p\u00ebrjashtuar ato q\u00eb \u201cnuk kan\u00eb logjik\u00eb ekonomike\u201d ose q\u00eb jan\u00eb n\u00ebn nivelin e referenc\u00ebs.<\/p>\n<p>Termi \u201cmunges\u00eb logjike ekonomike\u201d nuk shoq\u00ebrohet me ndonj\u00eb kriter t\u00eb qart\u00eb, objektiv apo teknik, gj\u00eb q\u00eb krijon pasiguri ligjore dhe rrezik p\u00ebr subjektivitet n\u00eb p\u00ebrzgjedhjen e t\u00eb dh\u00ebnave. P\u00ebrjashtimi selektiv i transaksioneve q\u00eb sh\u00ebnojn\u00eb \u00e7mime m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta nga referenca, pa nj\u00eb argumentim t\u00eb qart\u00eb, priret t\u00eb krijoj\u00eb nj\u00eb pasqyr\u00eb t\u00eb nj\u00ebanshme t\u00eb tregut dhe t\u00eb prodhoj\u00eb nj\u00eb efekt rrit\u00ebs artificial t\u00eb \u00e7mimeve, duke cenuar parimin e neutralitetit fiskal. Nuk jepet asnj\u00eb garanci se jan\u00eb filtruar transaksionet e fryra apo t\u00eb lidhura me fenomene t\u00eb paligjshme, si p.sh. pastrimi i parave, \u00e7ka mund t\u00eb shtremb\u00ebroj\u00eb m\u00eb tej \u00e7mimet mesatare.<\/p>\n<p>Kufizimi i mekanizmave t\u00eb tregut p\u00ebrmes vendosjes s\u00eb vler\u00ebs dysheme<br \/>\nLegjislacioni aktual mbi tatimin e t\u00eb ardhurave ka vendosur tashm\u00eb nj\u00eb vler\u00eb minimale n\u00ebn t\u00eb cil\u00ebn transaksionet e shitblerjes nuk pranohen. Projektvendimi ndjek t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn qasje duke mos reflektuar rastet e r\u00ebnies s\u00eb \u00e7mimeve, edhe kur k\u00ebto p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb prirje reale tregu.<\/p>\n<p>Nj\u00eb politik\u00eb e till\u00eb nxit vet\u00ebm prirjet rrit\u00ebse t\u00eb \u00e7mimeve, duke penguar funksionimin natyral t\u00eb ofert\u00ebs dhe k\u00ebrkes\u00ebs. Si rrjedhoj\u00eb, \u00e7mimet referenc\u00eb rrezikojn\u00eb t\u00eb p\u00ebrdoren m\u00eb shum\u00eb si instrument fiskal p\u00ebr rritjen e t\u00eb ardhurave, sesa si tregues real i tregut.<\/p>\n<p>P\u00ebrdorimi i projekteve t\u00eb ardhshme si faktor p\u00ebrcaktues \u00e7mimi<br \/>\nProjektvendimi parashikon q\u00eb \u00e7mimi t\u00eb ndikohet nga projekte t\u00eb ardhshme zhvillimore apo plane strategjike urbane. Kjo qasje mbart rrezik, pasi p\u00ebrdor projeksione ende t\u00eb pasigurta dhe jo t\u00eb realizuara p\u00ebr t\u00eb justifikuar \u00e7mime m\u00eb t\u00eb larta, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat reale t\u00eb tregut p\u00ebrjashtohen si t\u00eb pap\u00ebrshtatshme. P\u00ebrdorimi i pritshm\u00ebrive t\u00eb pasigurta si faktor\u00eb \u00e7mim-formues \u00ebsht\u00eb i pabazuar n\u00eb logjik\u00ebn ekonomike dhe mund t\u00eb \u00e7oj\u00eb n\u00eb deformim t\u00eb tregut.<\/p>\n<p>Neni 2, pika 12(c) \u2013 Njohja fiskale e poseduesve pa dokumentacion ligjor<br \/>\nDispozita e cila e konsideron \u201cp\u00ebrdorues\u201d edhe individin q\u00eb mban n\u00eb posedim nj\u00eb nj\u00ebsi pa leje nd\u00ebrtimi apo dokument pron\u00ebsie, pa aplikuar p\u00ebr legalizim, krijon precedent t\u00eb diskutuesh\u00ebm. Kjo p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb form\u00eb njohjeje fiskale t\u00eb nj\u00eb situate t\u00eb paligjshme, duke rrezikuar t\u00eb perceptohet si nxitje indirekte e nd\u00ebrtimit informal. Nj\u00eb dispozit\u00eb e till\u00eb dob\u00ebson p\u00ebrpjekjet p\u00ebr uljen e informalitetit n\u00eb sektorin e nd\u00ebrtimit dhe krijon perceptim p\u00ebr legjitimim t\u00eb faktit t\u00eb kryer.<\/p>\n<p>Neni 4 \u2013 Hierarkia e burimeve t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave dhe pasojat juridike<br \/>\nJepet p\u00ebrpar\u00ebsi t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb verifikuara nga bashkia n\u00eb terren kur k\u00ebto rezultojn\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha se sip\u00ebrfaqja e regjistruar n\u00eb ASHK. Kjo qasje mund t\u00eb p\u00ebrfshij\u00eb edhe nd\u00ebrtime informale ose zgjerime t\u00eb paligjshme, t\u00eb cilat n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb trajtohen si fakte t\u00eb kryera p\u00ebr q\u00ebllime fiskale. Mungesa e kufizimeve t\u00eb qarta p\u00ebr zbatimin e k\u00ebsaj dispozite krijon pasiguri juridike dhe hap rrug\u00eb p\u00ebr arbitraritet administrativ.<\/p>\n<p>Neni 5 \u2013 Klasifikimi i nj\u00ebsive t\u00eb nd\u00ebrtimit<br \/>\nDispozitat e nenit 5 lejojn\u00eb klasifikimin fiskal t\u00eb nj\u00ebsive nd\u00ebrtimore n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pavarur nga destinacioni i p\u00ebrdorimit t\u00eb p\u00ebrcaktuar n\u00eb dokumentet ligjore (leje nd\u00ebrtimi, certifikata p\u00ebrdorimi, certifikata pron\u00ebsie etj.). Ky rregullim rrezikon t\u00eb relativizoj\u00eb aktet juridike t\u00eb planifikimit dhe zhvillimit t\u00eb territorit, duke krijuar mosp\u00ebrputhje mes dokumentacionit ligjor dhe trajtimit fiskal. Kjo bie ndesh me parimin e ligjshm\u00ebris\u00eb dhe krijon standard t\u00eb dyfisht\u00eb mes subjekteve q\u00eb respektojn\u00eb legjislacionin dhe atyre q\u00eb veprojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb informale.<\/p>\n<p>Neni 16 \u2013 Vler\u00ebsimi alternativ i detyrimit tatimor<br \/>\nProjektvendimi parashikon p\u00ebrdorimin e metodave alternative p\u00ebr p\u00ebrcaktimin e vler\u00ebs s\u00eb taksueshme n\u00eb munges\u00eb t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave zyrtare. Kjo dispozit\u00eb rrezikon t\u00eb transferoj\u00eb barr\u00ebn e pasojave t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb administrimit apo koordinimit institucional mbi tatimpaguesin, edhe kur ai nuk ka vepruar n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin.<\/p>\n<p>P\u00ebrdorimi i metod\u00ebs alternative duhet t\u00eb kufizohet vet\u00ebm n\u00eb raste t\u00eb identifikuara t\u00eb shmangies s\u00eb q\u00ebllimshme tatimore, jo si mekaniz\u00ebm i p\u00ebrgjithsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb mbuluar boshll\u00ebqet administrative. N\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt, kjo bie ndesh me parimin e mir\u00ebbesimit, barazis\u00eb tatimore dhe siguris\u00eb juridike.<\/p>\n<p>P\u00ebrfundim<\/p>\n<p>Projektvendimi, n\u00eb form\u00ebn aktuale, paraqet disa pasiguri dhe situata te diskutueshme p\u00ebr funksionimin e tregut t\u00eb pasurive t\u00eb paluajtshme, p\u00ebr sigurin\u00eb juridike dhe p\u00ebr parimin e barazis\u00eb tatimore. Rekomandohet rishikimi i dispozitave problematike duke vendosur kritere objektive, t\u00eb matshme dhe t\u00eb verifikueshme, si dhe kufizime t\u00eb qarta p\u00ebr t\u00eb shmangur arbitraritetin dhe deformimet n\u00eb treg.<\/p>\n<p>Aleanca e Profesionist\u00ebve t\u00eb Lir\u00eb\u00a0 \u2013 APL<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/cmimet-e-referencave-profesionistet-leter-ministrise-se-financave-nuk-perjashtojne-pastrimin-e-parave-do-shtrenjtojne-apartamentet\/\">\u00c7mimet e referencave\/ Profesionist\u00ebt let\u00ebr Ministris\u00eb s\u00eb Financave: Nuk p\u00ebrjashtojn\u00eb pastrimin e parave, do shtrenjtojn\u00eb apartamentet<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Aleanca e Profesionist\u00ebve t\u00eb Lir\u00eb (APL) me nj\u00eb let\u00ebr drejtuar Ministris\u00eb t\u00eb Financave ngre shqet\u00ebsimin se projektvendimi i propozuar p\u00ebr p\u00ebrcaktimin e \u00e7mimit t\u00eb referenc\u00ebs p\u00ebr shitblerjen e apartamenteve n\u00eb rrethe, nuk pasqyron realitetin e tregut t\u00eb pasurive t\u00eb paluajtshme dhe rrezikon t\u00eb deformoj\u00eb tregun dhe t\u00eb shtremb\u00ebroj\u00eb \u00e7mimet mesatare t\u00eb apartamenteve. Nd\u00ebr problematikat kryesore [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-36552","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/36552","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=36552"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/36552\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=36552"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=36552"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=36552"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}