{"id":36533,"date":"2025-08-20T07:50:50","date_gmt":"2025-08-20T07:50:50","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/20\/propozohet-organizimi-i-ri-institucionet-e-varesise-do-bashkohen-me-agjencite-autonome\/"},"modified":"2025-08-20T07:50:50","modified_gmt":"2025-08-20T07:50:50","slug":"propozohet-organizimi-i-ri-institucionet-e-varesise-do-bashkohen-me-agjencite-autonome","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/20\/propozohet-organizimi-i-ri-institucionet-e-varesise-do-bashkohen-me-agjencite-autonome\/","title":{"rendered":"Propozohet organizimi i ri, institucionet e var\u00ebsis\u00eb do bashkohen me agjencit\u00eb autonome"},"content":{"rendered":"<p>Qeveria ka propozuar ndryshime n\u00eb organizimin e institucioneve t\u00eb administrat\u00ebs publike, duke reduktuar kategorin\u00eb e institucioneve jo-ministrore nga 3 q\u00eb jan\u00eb aktualisht n\u00eb 2, me q\u00ebllim rritjen e funksionimit dhe llogaridh\u00ebnies. P\u00ebr krijimin e institucioneve t\u00eb var\u00ebsis\u00eb nga ministrit\u00eb \u00ebsht\u00eb propozuar vendosja e nj\u00eb pragu minimal t\u00eb punonj\u00ebsve q\u00eb do t\u00eb justifikoj\u00eb krijimin e tyre.<\/p>\n<p>Ndryshimet jan\u00eb propozuar n\u00eb projektligjin \u201cP\u00ebr disa shtesa dhe ndryshime n\u00eb ligjin nr.90\/2012, \u201cP\u00ebr organizimin dhe funksionimin e administrat\u00ebs shtet\u00ebrore\u201d t\u00eb publikuar te konsultimet publike.<\/p>\n<p>Sipas projektligjit p\u00ebr ndryshimet n\u00eb Ligjin nr. 90\/2012, i cili \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e Reform\u00ebs n\u00eb Administrat\u00ebn Publike, numri i tipologjive t\u00eb institucioneve joministrore do t\u00eb reduktohet nga 3 n\u00eb 2, n\u00eb funksion t\u00eb qart\u00ebsimit t\u00eb rolit dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsive t\u00eb tyre. Drafti propozon bashkimin e Institucioneve t\u00eb Var\u00ebsis\u00eb dhe Agjencit\u00eb Autonome n\u00eb nj\u00eb kategori t\u00eb vetme, nd\u00ebrsa Autoritetet Rregullatore do t\u00eb rikonceptohen si nj\u00eb lloj i ve\u00e7ant\u00eb me autonomi funksionale t\u00eb garantuar sipas standardeve evropiane.<\/p>\n<p>\u201cLegjislacioni n\u00eb fuqi parashikon tre lloje t\u00eb trupave joministrore: Institucionet e Var\u00ebsis\u00eb (IV), Agjencit\u00eb Autonome (AA), t\u00eb dyja n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb ministrive dhe q\u00eb kryejn\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat funksione t\u00eb zbatimit t\u00eb politikave, por me regjime t\u00eb ndryshme juridike t\u00eb organizimit dhe funksionimit, dhe Autoritetet apo Entet Rregullatore (ARr) q\u00eb jan\u00eb krijuar me ligje t\u00eb ve\u00e7anta, dhe q\u00eb i raportojn\u00eb Kuvendit dhe kryejn\u00eb gjithashtu funksione t\u00eb zbatimit t\u00eb politikave, por specifikisht t\u00eb natyr\u00ebs rregullatore (tregjeve dhe industrive).<\/p>\n<p>Dallimi aktual midis institucioneve t\u00eb var\u00ebsis\u00eb dhe agjencive autonome nuk bazohet n\u00eb kritere t\u00eb dallimit funksional. Gjithashtu, mbajtja e autoriteteve rregullatore jasht\u00eb mbik\u00ebqyrjes s\u00eb qeveris\u00eb, sjell problematika n\u00eb zbatimin e parimit t\u00eb ndarjes s\u00eb pushteteve, fragmentarizmin e aft\u00ebsis\u00eb\/p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb s\u00eb qeveris\u00eb p\u00ebr hartimin dhe zbatimin e politikave shtet\u00ebrore dhe vakum n\u00eb sistemin e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb e llogaridh\u00ebnies qeveritare\u201d, citohet n\u00eb relacion.<\/p>\n<p>Projektligji propozon ekzistenc\u00ebn e vet\u00ebm dy llojeve t\u00eb trupave joministrore\/ekzekutive, pra mbajtjen e institucioneve klasike t\u00eb var\u00ebsis\u00eb (IV) ku sipas k\u00ebtij propozimi do t\u00eb p\u00ebrfshihen edhe agjencit\u00eb aktuale autonome, dhe ri-konceptimi t\u00ebr\u00ebsor i Agjencive Autonome p\u00ebr t\u00eb akomoduar tipologjin\u00eb aktuale t\u00eb Autoriteteve Rregullatore, duke rregulluar regjimin e tyre juridik t\u00eb organizimit dhe funksionimit t\u00eb aft\u00eb p\u00ebr t\u00eb garantuar nj\u00eb autonomi funksionale t\u00eb plot\u00eb n\u00eb kryerjen e funksioneve rregullatore, si\u00e7 k\u00ebrkohet nga legjislacioni evropian p\u00ebr secilin nga rregullator\u00ebt\u201d, citohet n\u00eb relacion.<\/p>\n<p>N\u00eb projektligj gjithashtu sillet n\u00eb v\u00ebmendje edhe situata problematike me institucionet e vogla n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb ministrive, duke n\u00ebnvizuar nevoj\u00ebn p\u00ebr rregullimin e funskionimit t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>\u201cNga nj\u00eb analiz\u00eb e situat\u00ebs, rezulton se p\u00ebr shkak t\u00eb mungesave n\u00eb ligjin 90, ka nj\u00eb tendence t\u00eb shk\u00ebputjes s\u00eb nj\u00ebsive t\u00eb brendshme administrative t\u00eb ministrive (drejtorive\/drejtorive t\u00eb p\u00ebrgjithshme) nga aparati i ministrive duke u krijuar si institucione vart\u00ebsie m\u00eb vehte. Kjo munges\u00eb ka pas sjell\u00eb n\u00eb disa raste krijimin e trupave\/institucioneve t\u00eb var\u00ebsis\u00eb shum\u00eb t\u00eb vogla, q\u00eb nuk kan\u00eb realisht kapacitate p\u00ebr funksionimin e tyre ndarazi jasht\u00eb ministris\u00eb m\u00ebm\u00eb. Projektligji propozon vendosjen e nj\u00eb pragu minimal t\u00eb punonj\u00ebsve q\u00eb justifikojn\u00eb krijimin e nj\u00eb institucioni var\u00ebsie, dhe njohjen e nj\u00eb lloji t\u00eb ri drejtorie me status t\u00eb posa\u00e7\u00ebm brenda aparatit t\u00eb ministris\u00eb, pa personalitet juridik por me autonomi t\u00eb rritur n\u00eb baz\u00eb t\u00eb delegimit t\u00eb ministrit\u201d.<\/p>\n<p>Po ashtu edhe sistemi i mbik\u00ebqyrjes apo llogaridh\u00ebnies s\u00eb institucioneve p\u00ebr trupat jo ministrore rezulton se nuk \u00ebsht\u00eb i uniformizuar. Projektligji, propozon gjithashtu krijimin e nj\u00eb sistemi t\u00eb detyruesh\u00ebm, t\u00eb uniformizuar t\u00eb mbik\u00ebqyrjes\/llogaridh\u00ebnies s\u00eb trupave joministrore bazuar n\u00eb rezultatet e institucionit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa p\u00ebr institucionet n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb Kryeministrit legjislacioni aktual nuk ka dispozita apo kufizime p\u00ebr to,  duke i trajtuar ato nj\u00ebsoj si institucionet n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb ministrive. N\u00eb relacion theksohet se me kalimin e viteve kjo ka krijuar nj\u00eb mbingarkes\u00eb n\u00eb funksionimin normal t\u00eb qendr\u00ebs s\u00eb qeverisjes si pasoj\u00eb e nj\u00eb numri t\u00eb konsideruesh\u00ebm institucionesh n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb kryeministrit.<\/p>\n<p>Projektligji propozon shtimin e disa dispozitave p\u00ebr krijimin e institucioneve n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb Kryeministrit. Dispozitat parashikojn\u00eb kritere pozitive dhe negative.<\/p>\n<p>Projektligji propozon edhe dy nd\u00ebrhyrje specifike sipas t\u00eb cilave: i) \u201cDrejtoria\u201d b\u00ebhet niveli thelb\u00ebsor i vendimmarrjes ekskluzive n\u00eb nj\u00eb ministri dhe titullari i drejtoris\u00eb (drejtori) \u00ebsht\u00eb ekskluzivisht p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb vendimmarrjen brenda fush\u00ebs s\u00eb kompetencave t\u00eb drejtoris\u00eb p\u00ebrkat\u00ebse, me p\u00ebrjashtim, sigurisht, t\u00eb asaj vendimmarrjeje q\u00eb i ngarkohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb eksplicite me legjislacion menaxher\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb (n\u00ebpun\u00ebsve civil\u00eb t\u00eb kategoris\u00eb t\u00eb lart\u00eb drejtuese) ose vet\u00eb ministrit, dhe ii) p\u00ebrcaktohen nj\u00eb set rregullash t\u00eb thjeshta q\u00eb lejojn\u00eb delegimin brenda var\u00ebsis\u00eb s\u00eb nj\u00eb tipologjie vendimmarrjeje apo nj\u00eb vendimmarrjeje konkrete.<\/p>\n<p>Nd\u00ebr t\u00eb tjera n\u00eb draft propozohen rregulla t\u00eb reja p\u00ebr kontroll m\u00eb t\u00eb fort\u00eb t\u00eb ndryshimeve institucionale, duke k\u00ebrkuar analiza t\u00eb detajuara nga ministrit\u00eb para krijimit t\u00eb institucioneve t\u00eb reja dhe duke i besuar Departamentit t\u00eb Administrat\u00ebs Publike rolin kryesor n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces.\/Monitor<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/08\/propozohet-organizimi-i-ri-institucionet-e-varesise-do-bashkohen-me-agjencite-autonome\/\">Propozohet organizimi i ri, institucionet e var\u00ebsis\u00eb do bashkohen me agjencit\u00eb autonome<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Qeveria ka propozuar ndryshime n\u00eb organizimin e institucioneve t\u00eb administrat\u00ebs publike, duke reduktuar kategorin\u00eb e institucioneve jo-ministrore nga 3 q\u00eb jan\u00eb aktualisht n\u00eb 2, me q\u00ebllim rritjen e funksionimit dhe llogaridh\u00ebnies. P\u00ebr krijimin e institucioneve t\u00eb var\u00ebsis\u00eb nga ministrit\u00eb \u00ebsht\u00eb propozuar vendosja e nj\u00eb pragu minimal t\u00eb punonj\u00ebsve q\u00eb do t\u00eb justifikoj\u00eb krijimin e tyre. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-36533","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/36533","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=36533"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/36533\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=36533"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=36533"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=36533"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}