{"id":36531,"date":"2025-08-20T07:50:49","date_gmt":"2025-08-20T07:50:49","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/20\/letra-e-pazakonte-e-esat-pashe-toptanit-per-pashiqin-i-ndjehem-me-qeverise-serbe-italia-po-me-trajton-si-armik\/"},"modified":"2025-08-20T07:50:49","modified_gmt":"2025-08-20T07:50:49","slug":"letra-e-pazakonte-e-esat-pashe-toptanit-per-pashiqin-i-ndjehem-me-qeverise-serbe-italia-po-me-trajton-si-armik","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/20\/letra-e-pazakonte-e-esat-pashe-toptanit-per-pashiqin-i-ndjehem-me-qeverise-serbe-italia-po-me-trajton-si-armik\/","title":{"rendered":"Letra e pazakont\u00eb e Esat Pash\u00eb Toptanit p\u00ebr Pashiqin: \u2018I ndjehem m\u00eb qeveris\u00eb serbe, Italia po m\u00eb trajton si armik\u2019"},"content":{"rendered":"<p>P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, nj\u00ebri nga personazhet politik\u00eb shqiptar\u00eb m\u00eb t\u00eb p\u00ebrfolur e t\u00eb damkosur nga historiografia dhe politika e shekullit XX-t\u00eb, Esat Pash\u00eb Toptani, tashm\u00eb \u201c\u00ebsht\u00eb dekonspiruar\u201d nga historiografia zyrtare serbe, n\u00eb volumin II-t\u00eb t\u00eb autor\u00ebve Ljubodrag Dimi\u00e7 dhe Gjorgje Borozan, (historian\u00eb akademist\u00eb), titulluar; \u201cShteti jugosllav dhe shqiptar\u00ebt\u201d, ofruar si ekskluzivitet nga \u201cInstituti Ushtarak-Historik\u201d i Jugosllavis\u00eb, botim i shtatorit t\u00eb vitit 1999.<\/p>\n<p>SI U ANKUA ESAT PASHA TEK KRYEMINISTRI SERBIS\u00cb, PASHIQI?<\/p>\n<p>Paris, 20 janar 1920<\/p>\n<p>(Private)<\/p>\n<p>I dashuri im kryetar!<\/p>\n<p>Q\u00ebndrova n\u00eb krah t\u00eb Antant\u00ebs: n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb i shpalla luft\u00eb Austris\u00eb, duke p\u00ebrdorur t\u00eb gjitha mjetet q\u00eb ligji vendas dhe ligjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare m\u00eb lejonin si p\u00ebrfaq\u00ebsues i vendit tim n\u00eb postin e kryetarit t\u00eb qeveris\u00eb dhe autoritetit shtet\u00ebror m\u00eb t\u00eb lart\u00eb, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb popullit tim me shumic\u00eb myslimane, duke iu p\u00ebrgjigjur edhe thirrjes s\u00eb p\u00ebrbotshme p\u00ebr hyrjen n\u00eb luft\u00eb, q\u00eb b\u00ebri Turqia.<\/p>\n<p>M\u00eb ndodh\u00ebn shum\u00eb fatkeq\u00ebsi, por arrita q\u00eb t\u2019i dal n\u00eb fund k\u00ebsaj rruge t\u00eb nisur. Turqia n\u00eb at\u00eb koh\u00eb vendosi t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb hapin e fundit. M\u00eb d\u00ebrgoi mua pran\u00eb Italis\u00eb, (e cila asokohe ende nuk kish hyr\u00eb n\u00eb luft\u00eb), me mision sekret ushtarak, n\u00ebn udh\u00ebheqjen e Fuad Pash\u00ebs, i cili besonte thell\u00ebsisht n\u00eb nderin, luajalitetin dhe ndjenjat e mia patriotike. Por kur un\u00eb refuzova propozimet e tij, ai m\u00eb mbajti mua si rob n\u00eb Oborr\u2026! M\u00eb pas, Gjyqi Ushtarak n\u00eb Stamboll m\u00eb d\u00ebnoi me vdekje dhe me sekuestrimin e t\u00eb gjitha pasurive.<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb nevoja t\u00eb flas p\u00ebr rolin tim dhe kontributet n\u00eb favor t\u00eb ushtris\u00eb serbe dhe mbrojtjen e Durr\u00ebsit, n\u00eb bashk\u00ebpunim me trupat italiane. Si shp\u00ebrblim\u2026, u dekorova me Kordonin e Madh t\u00eb \u201cSh\u00ebn Moris dhe Lazarenit\u201d.<\/p>\n<p>Kur q\u00ebndrimi im n\u00eb Durr\u00ebs u b\u00eb i pamundur, un\u00eb e braktisa at\u00eb, duke besuar n\u00eb fjal\u00ebn e p\u00ebrfaq\u00ebsuesit t\u00eb posa\u00e7\u00ebm diplomatik italian, i cili m\u00eb komunikoi n\u00eb mir\u00ebbesim t\u00eb plot\u00eb se; Italia, nga Fuqit\u00eb e Antant\u00ebs, kish marr\u00eb detyr\u00eb t\u00eb siguronte ushtarakisht t\u00ebrheqjen time personalisht, t\u00eb qeveris\u00eb dhe ushtris\u00eb time, me t\u00eb nj\u00ebjtat kushte me t\u00eb cilat Franca veproi, me qeverin\u00eb dhe ushtrin\u00eb serbe.<\/p>\n<p>Un\u00eb shkova n\u00eb Itali dhe, n\u00eb p\u00ebrmbushje t\u00eb detyr\u00ebs s\u00eb t\u00ebrheqjes sime ushtarake, u instalova n\u00eb ishullin e Ponsit, pran\u00eb Napolit.<\/p>\n<p>Qeveria italiane m\u00eb deklaroi se; \u201cde facto\u201d, m\u00eb njihte si kryetar i qeveris\u00eb shqiptare, por bisedimet q\u00eb un\u00eb zhvillova me p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e saj, p\u00ebr ta formalizuar me shkrim k\u00ebt\u00eb njohje, nuk pat\u00ebn sukses.<\/p>\n<p>Ndaj, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye un\u00eb refuzova t\u00eb p\u00ebrmbush k\u00ebrkes\u00ebn e z. Salandro, i cili me mir\u00ebsjellje m\u00eb k\u00ebrkoi miratimin, pasi m\u00eb vuri n\u00eb dijeni p\u00ebr vendimet e Paktit t\u00eb Fsheht\u00eb t\u00eb Londr\u00ebs t\u00eb Prillit t\u00eb vitit 1915, mbi Shqip\u00ebrin\u00eb, \u00e7ka u b\u00eb shkak q\u00eb t\u00eb m\u00eb vendosnin n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb izolimi, n\u00eb nj\u00eb skut\u00eb t\u00eb Italis\u00eb, gj\u00eb q\u00eb ishte n\u00eb kund\u00ebrshtim flagrant me angazhimet reciproke q\u00eb ishin nd\u00ebrmarr\u00eb nga un\u00eb, n\u00eb bashk\u00ebpunim me Fuqit\u00eb e Antant\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye un\u00eb braktisa Rom\u00ebn dhe shkova n\u00eb Paris. Por edhe bisedimet q\u00eb un\u00eb zhvillova atje me z. Titoni, ambasador i tanish\u00ebm i Italis\u00eb n\u00eb Paris, nuk pat\u00ebn sukses.<\/p>\n<p>N\u00eb vazhd\u00ebn e k\u00ebtyre d\u00ebshtimeve n\u00eb Paris, presidenti i Republik\u00ebs franceze m\u00eb shprehu mir\u00ebnjohjen p\u00ebr sh\u00ebrbimet q\u00eb kisha b\u00ebr\u00eb p\u00ebr aleat\u00ebt deri n\u00eb at\u00eb koh\u00eb dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb m\u00eb dekoroi me Urdhrin e Madh t\u00eb Legjionit t\u00eb Nderit. Disa dit\u00eb m\u00eb pas, n\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb ftes\u00ebs s\u00eb qeveris\u00eb britanike shkova n\u00eb Lond\u00ebr dhe, nga dora e vet\u00eb Mbretit, mora dekoratat e Urdhrit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb \u201cSaint Michel dhe Saint Georges\u201d.<\/p>\n<p>\u2026 Qeveria franceze m\u00eb k\u00ebrkoi bashk\u00ebpunimin dhe angazhimin ushtarak n\u00eb Frontin Lindor. Pas bisedave paraprake me qeverin\u00eb franceze dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesit diplomatik\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb serbe, dhash\u00eb p\u00eblqimin tim p\u00ebrfundimtar.<\/p>\n<p>N\u00eb muajin gusht 1916, shkova n\u00eb Selanik i shoq\u00ebruar nga z. De Fonten, (minist\u00ebr fuqiplot\u00eb i Franc\u00ebs pran\u00eb qeveris\u00eb sime), nga z. Krajevski, (p\u00ebrfaq\u00ebsues i qeveris\u00eb franceze pran\u00eb Komisionit t\u00eb Kontrollit n\u00eb Shqip\u00ebri) dhe nga z. Gavrillovi\u00e7, (p\u00ebrfaq\u00ebsues i plotfuqish\u00ebm diplomatik i Serbis\u00eb). M\u00eb pas, edhe Mbret\u00ebria e Greqis\u00eb em\u00ebroi p\u00ebrfaq\u00ebsuesin e saj diplomatik pran\u00eb qeveris\u00eb sime, dhe pas saj edhe Perandoria e Rusis\u00eb.<\/p>\n<p>Ushtria ime, e cila asokohe ndodhej n\u00eb ishullin Pons t\u00eb Italis\u00eb, u zhvendos p\u00ebr n\u00eb frontin e Selanikut, me ndihm\u00ebn e ushtris\u00eb franceze dhe m\u00eb pas u vendos n\u00ebn komand\u00ebn e nj\u00eb misioni ushtarak francez. Bashk\u00eb me mua, ushtria ime luftoi krahas nj\u00ebsis\u00eb s\u00eb misionit ushtarak francez, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin front, me gjat\u00ebsi prej 30 kilometrash, deri n\u00eb bregdet.<\/p>\n<p>Bashk\u00ebpunimi i suksessh\u00ebm i ushtris\u00eb franceze me ushtrin\u00eb time, p\u00ebrmendet n\u00eb mjaft njoftime t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme ushtarake dhe shtypi, p\u00ebr \u00e7ka presidenti i Republik\u00ebs franceze, m\u00eb d\u00ebrgoi disa fal\u00ebnderime dhe p\u00ebrg\u00ebzime t\u00eb ngrohta, kurse gjenerali Franshe D\u2019Eperi, komandant i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i trupave aleate n\u00eb Frontin Lindor, m\u00eb siguroi se; Franca kurr\u00eb nuk do t\u2019i harronte sh\u00ebrbimet q\u00eb un\u00eb i kisha b\u00ebr\u00eb asaj dhe aleat\u00ebve fitues t\u00eb Luft\u00ebs.<\/p>\n<p>Un\u00eb personalisht, sikund\u00ebr edhe shum\u00eb oficer\u00eb dhe luft\u00ebtar\u00eb shqiptar\u00eb, u dekoruam me \u201cKryqin e Luft\u00ebs\u201d p\u00ebr vepra trim\u00ebrore. Kjo d\u00ebshmon n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb padiskutueshme q\u00ebndrueshm\u00ebrin\u00eb dhe heroizmin e luft\u00ebtar\u00ebve t\u00eb mi. Por sh\u00ebrbimet e mia ndaj aleat\u00ebve t\u00eb Antant\u00ebs, si dhe n\u00eb postin e kryetarit t\u00eb qeveris\u00eb shqiptare, pat\u00ebn p\u00ebr mua pasoja tep\u00ebr t\u00eb r\u00ebnda.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, dy her\u00eb radhazi, flota ushtarake austriake, nga bregdeti i Durr\u00ebsit, bombardoi me topa t\u00eb r\u00ebnd\u00eb dhe shkat\u00ebrroi nd\u00ebrtesat qeveritare t\u00eb qeveris\u00eb sime n\u00eb k\u00ebt\u00eb qytet, si dhe pronat e mia, duke i shkat\u00ebrruar plot\u00ebsisht ato. N\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb k\u00ebtyre sulmeve, artileria ime i shkaktoi humbje t\u00eb r\u00ebnda flot\u00ebs armike, duke mbytur nj\u00eb torpediniere dhe duke z\u00ebn\u00eb rob ekuipazhin e tij.<\/p>\n<p>M\u00eb von\u00eb, nj\u00ebsi t\u00eb bashkuara t\u00eb armikut sulmuan t\u00eb gjitha pronat e mia, grabit\u00ebn gjith\u00e7ka, pren\u00eb dhe grabit\u00ebn pyjet e mia dhe b\u00ebn\u00eb shum\u00eb pla\u00e7k\u00eb n\u00eb kurriz t\u00eb pasurive personale, t\u00eb cilat i sakrifikova pa kurrfar\u00eb ngurrimi. K\u00ebshtu, n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb luft\u00ebs, t\u00eb gjitha d\u00ebmet n\u00eb njer\u00ebz dhe pasuri, ushtarake dhe civile, mbet\u00ebn n\u00eb kurrizin tim.<\/p>\n<p>Franca, ushtris\u00eb sime, kur luftonim n\u00eb frontin e Selanikut, i siguroi vet\u00ebm arm\u00eb dhe ushqime. Duke mbajtur mbi kurriz t\u00eb gjitha shpenzimet dhe d\u00ebmet e shkaktuara, sot e kam t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb siguroj edhe funksionimin normal t\u00eb qeveris\u00eb time, apo t\u00eb mbaj edhe nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb ushtris\u00eb, e cila bashk\u00eb me qeverin\u00eb, mbeti n\u00eb Selanik. N\u00eb koh\u00ebn e aksioneve ushtarake, shum\u00eb luft\u00ebtar\u00eb shqiptar\u00eb vdiq\u00ebn, u plagos\u00ebn, u sakatuan.<\/p>\n<p>Duke iu p\u00ebrmbajtur premtimeve ndaj tyre dhe familjeve t\u00eb tyre, vazhdoj t\u00eb paguaj rregullisht pensionet q\u00eb u takojn\u00eb. M\u00eb pas, n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb luft\u00ebs, qeveria franceze, n\u00eb prani t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesve diplomatik\u00eb, m\u00eb dha mua urdhrin ultimativ q\u00eb t\u00eb mos kthehem m\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, madje edhe t\u00eb mos i afrohem asaj, derisa Konferenca e Paqes t\u00eb vendos\u00eb bazat e Statusit t\u00eb ardhsh\u00ebm t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo sjellje e ka baz\u00ebn n\u00eb pak\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb dhe dashakeq\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb Fuqie t\u00eb Madhe aleate, e cila ka si arsye p\u00ebr k\u00ebt\u00eb mos mbajtjen e premtimeve t\u00eb saj. Tashm\u00eb ndjehem tejet i lodhur, p\u00ebr t\u00eb vazhduar t\u00eb jetoj jasht\u00eb vendit tim, n\u00eb kushte shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira materiale. Urdhri p\u00ebr t\u00eb q\u00ebndruar larg vendit tim, \u00ebsht\u00eb vendimi m\u00eb i habitsh\u00ebm, q\u00eb m\u00eb ka mbyllur der\u00ebn e bashk\u00ebpunimit dhe komunikimit me vendin tim dhe bashkatdhetar\u00ebt\u2026!<\/p>\n<p>N\u00eb rrethana t\u00eb tilla, k\u00ebrkoj t\u00eb m\u00eb premtohet kompensimi p\u00ebr humbjet e p\u00ebsuara, t\u00eb cilat mund t\u00eb vler\u00ebsohen n\u00eb shum\u00ebn 10 milion\u00eb franga ari. Nuk \u00ebsht\u00eb aspak e drejt\u00eb q\u00eb, nga t\u00eb gjith\u00eb aleat\u00ebt fitues, vet\u00ebm un\u00eb t\u00eb p\u00ebsoj d\u00ebme materiale e financiare. Nj\u00eb d\u00ebnim t\u00eb till\u00eb, plot\u00ebsisht t\u00eb padrejt\u00eb, nuk guxoj as ta \u00e7oj n\u00ebp\u00ebr mend, e jo m\u00eb ta pranoj.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu q\u00eb k\u00ebrkoj nga Fuqit\u00eb aleate, q\u00eb t\u00eb p\u00ebrpiqen dhe t\u00eb marrin vendimet e merituara n\u00eb favor t\u00eb vendit tim, pa harruar edhe ato \u00e7far\u00eb un\u00eb kam b\u00ebr\u00eb p\u00ebr kauz\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt, gjat\u00eb dit\u00ebve t\u00eb v\u00ebshtira kur un\u00eb ndodhesha n\u00eb an\u00ebn e tyre dhe kur me vullnet t\u00eb lire, u zgjodha kryetar i nj\u00eb qeverie t\u00eb zgjedhur gjithashtu me vullnet t\u00eb lir\u00eb, t\u00eb cil\u00ebn aleat\u00ebt e njoh\u00ebn nj\u00ebz\u00ebri si t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebrkoj gjithashtu q\u00eb t\u00eb m\u00eb kthehen t\u00eb gjitha t\u00eb drejtat q\u00eb kam patur e q\u00eb m\u00eb jan\u00eb marr\u00eb e mohuar padrejt\u00ebsisht. Shpresoj se pas k\u00ebtyre k\u00ebrkesave, do t\u00eb mbahen premtimet e dh\u00ebna dhe do t\u00eb t\u00ebrhiqen deklaratat kategorike t\u00eb Franc\u00ebs, dhe ajo t\u00eb mbaj\u00eb premtimet e saj, t\u00eb shtetar\u00ebve t\u00eb saj, dhe t\u00eb vazhdohen bashk\u00ebpunimi e marr\u00ebdh\u00ebniet me mua.<\/p>\n<p>N\u00eb rast se Konferenca e Paqes, do t\u00eb marr\u00eb vendimin q\u00eb mandatin mbi Shqip\u00ebrin\u00eb t\u2019ia besoj\u00eb Italis\u00eb, sikund\u00ebr edhe m\u00eb rezulton nga informacionet e deritanishme q\u00eb kam siguruar, m\u00eb b\u00ebhet e qart\u00eb se, n\u00eb t\u00eb ardhmen, nuk do t\u00eb kem m\u00eb mund\u00ebsi q\u00eb t\u00eb kthehem n\u00eb vendin tim.<\/p>\n<p>Armiq\u00ebsia q\u00eb Italia ka treguar dhe q\u00eb vazhdon t\u00eb tregoj\u00eb ndaj meje, vet\u00ebm e vet\u00ebm duke u bazuar mbi disa fakte dhe \u00e7ik\u00ebrrima, ngaq\u00eb nuk kam pranuar urdhrat e saj, apo ngaq\u00eb kam refuzuar izolimin tim t\u00eb plot\u00eb politik dhe ushtarak, i cili i interesonte politik\u00ebs s\u00eb saj, po m\u00eb mbyllin p\u00ebrgjithmon\u00eb dyert e atdheut.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb t\u00eb b\u00ebj n\u00eb t\u00eb tilla kushte t\u00eb r\u00ebnda politike e ekonomike, me pasoja p\u00ebr mua dhe ithtar\u00ebt e shumt\u00eb q\u00eb kam edhe n\u00eb Shqip\u00ebri? E ardhmja ime po b\u00ebhet gjithnj\u00eb edhe m\u00eb e err\u00ebt, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ndjehem gjithnj\u00eb edhe m\u00eb mir\u00ebnjoh\u00ebs ndaj qeveris\u00eb serbe, e cila p\u00ebrher\u00eb m\u00eb ka patur n\u00eb mendje dhe ka treguar interesim ndaj meje.\/Memorie.al<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/08\/letra-e-pazakonte-e-esat-pashe-toptanit-per-pashiqin-i-ndjehem-me-qeverise-serbe-italia-po-me-trajton-si-armik\/\">Letra e pazakont\u00eb e Esat Pash\u00eb Toptanit p\u00ebr Pashiqin: \u2018I ndjehem m\u00eb qeveris\u00eb serbe, Italia po m\u00eb trajton si armik\u2019<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, nj\u00ebri nga personazhet politik\u00eb shqiptar\u00eb m\u00eb t\u00eb p\u00ebrfolur e t\u00eb damkosur nga historiografia dhe politika e shekullit XX-t\u00eb, Esat Pash\u00eb Toptani, tashm\u00eb \u201c\u00ebsht\u00eb dekonspiruar\u201d nga historiografia zyrtare serbe, n\u00eb volumin II-t\u00eb t\u00eb autor\u00ebve Ljubodrag Dimi\u00e7 dhe Gjorgje Borozan, (historian\u00eb akademist\u00eb), titulluar; \u201cShteti jugosllav dhe shqiptar\u00ebt\u201d, ofruar si ekskluzivitet nga \u201cInstituti Ushtarak-Historik\u201d [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-36531","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/36531","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=36531"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/36531\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=36531"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=36531"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=36531"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}