{"id":36491,"date":"2025-08-19T16:30:41","date_gmt":"2025-08-19T16:30:41","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/19\/debimi-i-serbeve-nga-banesat-ne-veri-cila-eshte-e-verteta\/"},"modified":"2025-08-19T16:30:41","modified_gmt":"2025-08-19T16:30:41","slug":"debimi-i-serbeve-nga-banesat-ne-veri-cila-eshte-e-verteta","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/19\/debimi-i-serbeve-nga-banesat-ne-veri-cila-eshte-e-verteta\/","title":{"rendered":"D\u00ebbimi i serb\u00ebve nga banesat n\u00eb veri: Cila \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta?"},"content":{"rendered":"<p>Nj\u00eb banes\u00eb, dy pronar\u00eb, para dhe pas luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb. Raste t\u00eb tilla ka me dhjet\u00ebra n\u00eb Mitrovic\u00eb t\u00eb Veriut \u2013 pjesa veriore e Kosov\u00ebs dhe gati n\u00eb t\u00eb gjitha nj\u00ebri prej pronar\u00ebve \u00ebsht\u00eb shqiptar dhe tjetri serb.<\/p>\n<p>Ato jan\u00eb kryesisht banesa q\u00eb nd\u00ebrmarrja shoq\u00ebrore Trep\u00e7a ua ka ndar\u00eb pun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb saj nga radh\u00ebt e komunitetit shqiptar, n\u00eb vitet \u201880 dhe \u201890.<\/p>\n<p>Por, pas p\u00ebrfundimit t\u00eb luft\u00ebs m\u00eb 1999, nj\u00eb num\u00ebr i madh i familjeve shqiptare q\u00eb kan\u00eb jetuar n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs, ku serb\u00ebt kan\u00eb qen\u00eb shumic\u00eb, i kan\u00eb l\u00ebn\u00eb sht\u00ebpit\u00eb e tyre p\u00ebr arsye t\u00eb siguris\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, disa persona thuhet se kan\u00eb humbur t\u00eb drejt\u00ebn e banimit n\u00eb pronat e nd\u00ebrmarrjeve shoq\u00ebrore dhe, p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjtat prona, institucionet e kontrolluara nga Serbia u kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb vendime p\u00ebr p\u00ebrdorim qytetar\u00ebve t\u00eb komunitetit serb.<\/p>\n<p>Pronar\u00ebt e rinj nga komuniteti serb pretendojn\u00eb se, nd\u00ebrkoh\u00eb, i kan\u00eb bler\u00eb ato, por ish-pronar\u00ebt shqiptar\u00eb tani i k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat.<\/p>\n<p>Disa jan\u00eb t\u00eb zem\u00ebruar sepse, si\u00e7 thon\u00eb, i kan\u00eb humbur sht\u00ebpit\u00eb, nd\u00ebrsa t\u00eb tjer\u00eb jan\u00eb t\u00eb lumtur q\u00eb kan\u00eb arritur t\u2019i rikthejn\u00eb pas 26 vjet\u00ebsh.<\/p>\n<p>T\u00eb dyja pal\u00ebt pretendojn\u00eb se kan\u00eb vendime pron\u00ebsie.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, Agjencia Kosovare p\u00ebr Krahasim dhe Verifikim t\u00eb Pron\u00ebs \u2013 e cila merret me pronat e uzurpuara pas luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb \u2013 nuk i njeh vendimet q\u00eb posedojn\u00eb pronar\u00ebt nga komuniteti serb.<\/p>\n<p>Misioni i Kombeve t\u00eb Bashkuara n\u00eb Kosov\u00eb \u2013 UNMIK, i cili pas luft\u00ebs ka krijuar nj\u00eb administrat\u00eb t\u00eb p\u00ebrkohshme, ka miratuar nj\u00eb rregullore, sipas s\u00eb cil\u00ebs \u00e7do person q\u00eb ka humbur t\u00eb drejt\u00ebn mbi pron\u00ebn n\u00eb periudh\u00ebn nga 23 marsi 1989 deri m\u00eb 24 mars 1999, p\u00ebr shkak t\u00eb diskriminimit, ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb kompensim.<\/p>\n<p>\u201cKompensimi mund t\u00eb b\u00ebhet n\u00eb form\u00ebn e rikthimit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs pron\u00ebsore ose si kompensim financiar\u201d, thuhet n\u00eb at\u00eb rregullore.<\/p>\n<p>Sipas ligjeve n\u00eb Serbi, e drejta e banimit n\u00eb pronat e nd\u00ebrmarrjeve shoq\u00ebrore humbet, n\u00ebse p\u00ebrdoruesi nuk banon n\u00eb banes\u00eb p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se gjasht\u00eb muaj pa nj\u00eb arsye t\u00eb justifikuar.<\/p>\n<p>Zoran Jana\u00e7koviq ka jetuar n\u00eb banes\u00ebn e tij n\u00eb Mitrovic\u00eb t\u00eb Veriut \u2013 t\u00eb cil\u00ebn prind\u00ebrit e tij e kan\u00eb fituar n\u00eb vitin 1999 dhe m\u00eb pas e kan\u00eb bler\u00eb nga Trep\u00e7a \u2013 deri m\u00eb 6 gusht t\u00eb k\u00ebtij viti.<\/p>\n<p>Ai thot\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb se, n\u00eb fund t\u00eb viteve \u201880, Trep\u00e7a ka b\u00ebr\u00eb shk\u00ebmbime banesash me nj\u00eb kompani tjet\u00ebr dhe se banesa n\u00eb Mitrovic\u00eb t\u00eb Veriut at\u00ebkoh\u00eb i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb shqiptari, i cili ka banuar aty deri n\u00eb fund t\u00eb viteve \u201890.<\/p>\n<p>Ai shton se pronari i banes\u00ebs ka vdekur nd\u00ebrkoh\u00eb dhe se, sipas ligjit t\u00eb asaj kohe, Trep\u00e7a e ka rikthyer pron\u00ebn n\u00ebn zot\u00ebrimin e vet dhe m\u00eb pas ia ka ndar\u00eb babait t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, familja Jana\u00e7koviq nuk ka mundur t\u00eb zhvendoset n\u00eb at\u00eb banes\u00eb q\u00eb nga viti 2007, sepse, sipas Zoranit, ajo \u00ebsht\u00eb uzurpuar nga nj\u00eb serb.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, procedura p\u00ebr lirimin e saj ka nd\u00ebrmarr\u00eb edhe familja e nj\u00eb shqiptari q\u00eb ka jetuar aty deri n\u00eb fund t\u00eb viteve \u201890.<\/p>\n<p>\u201cAt\u00ebher\u00eb, Habitat-i [program i Kombeve t\u00eb Bashkuara] ka vendosur q\u00eb kjo banes\u00eb \u00ebsht\u00eb e tyre, pa e ditur q\u00eb edhe ne ekzistojm\u00eb dhe kemi vendimin ton\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb, ne kemi dashur q\u00eb ta largonim ligj\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb serb q\u00eb ka uzurpuar banes\u00ebn, ndaj kemi shkuar tek administrata e UNMIK-ut p\u00ebr t\u00eb legalizuar n\u00eb sistemin e Kosov\u00ebs vendimin dhe kontrat\u00ebn e blerjes q\u00eb kemi pasur me Trep\u00e7\u00ebn\u201d, rr\u00ebfen Jana\u00e7koviq, duke shtuar se me konfirmimet e marra nga sistemi i Kosov\u00ebs, kan\u00eb arritur ta nxjerrin jasht\u00eb personin q\u00eb ka uzurpuar banes\u00ebn e tyre.<\/p>\n<p>Zoran Jana\u00e7koviq thot\u00eb se deri vitin e kaluar, askush nuk e ka informuar se dikush po e k\u00ebrkonte banes\u00ebn e tij.<\/p>\n<p>Kur familja e tij ka paraqitur dokumentet q\u00eb tregonin se banesa i takonte asaj, Agjencia Kosovare p\u00ebr Krahasim dhe Verifikim t\u00eb Pron\u00ebs i ka th\u00ebn\u00eb se ato dokumente nuk njihen, sepse jan\u00eb l\u00ebshuar nga \u201cinstitucionet paralele\u201d serbe.<\/p>\n<p>Kosova i konsideron t\u00eb gjitha institucionet q\u00eb funksionojn\u00eb brenda sistemit serb n\u00eb Kosov\u00eb si paralele dhe ilegale.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb u kam th\u00ebn\u00eb se si mund t\u00eb mos vlejn\u00eb institucionet e UNMIK-ut, pasi ato, at\u00ebkoh\u00eb, kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb vetmet t\u00eb vlefshme si p\u00ebr ju, ashtu edhe p\u00ebr ne. Ata m\u00eb kan\u00eb th\u00ebn\u00eb: \u2018Jo, ne nuk njohim asgj\u00eb para 2008-\u00ebs\u2019 \u2013 koh\u00eb kur e kan\u00eb shpallur pavar\u00ebsin\u00eb e tyre. Ata konsiderojn\u00eb se banesa tani \u00ebsht\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb shqiptarit dhe se ai ka m\u00eb shum\u00eb t\u00eb drejta se un\u00eb, edhe pse un\u00eb kam vendim si n\u00eb sistemin serb, ashtu edhe n\u00eb at\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs\u201d, thot\u00eb Jana\u00e7koviq.<\/p>\n<p>Jana\u00e7koviq tregon se Lista Serbe \u2013 partia m\u00eb e madhe e serb\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb, e cila ka mb\u00ebshtetjen e Beogradit \u2013 i ka gjetur familjes s\u00eb tij strehim t\u00eb p\u00ebrkohsh\u00ebm, por shton se nuk do t\u00eb heq\u00eb dor\u00eb nga banesa q\u00eb \u00ebsht\u00eb dashur ta liroj\u00eb.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb nuk ka arritur t\u00eb kontaktoj\u00eb me personin q\u00eb ka k\u00ebrkuar dhe konfirmuar pron\u00ebsin\u00eb mbi banes\u00ebn ku ka banuar familja Jana\u00e7koviq.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, REL-i ka biseduar me familjen Shipoli, e cila pas 26 vjet\u00ebsh ka arritur ta rikthej\u00eb banes\u00ebn e saj n\u00eb Mitrovic\u00ebn e Veriut, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ka jetuar nj\u00eb tjet\u00ebr familje serbe \u2013 Janiqijeviq.<\/p>\n<p>Edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, dy veta pretendojn\u00eb se jan\u00eb pronar\u00eb t\u00eb ligjsh\u00ebm t\u00eb banes\u00ebs.<\/p>\n<p>Familja Janiqijeviq \u00ebsht\u00eb d\u00ebbuar prej saj me ndihm\u00ebn e policis\u00eb, m\u00eb 23 korrik.<\/p>\n<p>\u201cNe e kemi bler\u00eb banes\u00ebn dhe kemi banuar aty. Pronari i ardhsh\u00ebm nuk ka jetuar n\u00eb banes\u00eb, ua ka dh\u00ebn\u00eb me qira personave t\u00eb tjer\u00eb dhe e ka humbur t\u00eb drejt\u00ebn e banimit. Tani, papritmas, ne po dalim nga banesa dhe ai po kthehet aty\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Millojka Janiqijeviq p\u00ebr mediat lokale n\u00eb gjuh\u00ebn serbe, gjat\u00eb zhvendosjes.<\/p>\n<p>Pronari shqiptar i banes\u00ebs, Ferki Shipoli, thot\u00eb se banesa i \u00ebsht\u00eb z\u00ebn\u00eb prej vitesh.<\/p>\n<p>Ai thot\u00eb se babai i tij e ka fituar at\u00eb nga ushtria jugosllave n\u00eb vitet \u201870, ku ka punuar si bojaxhi.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb nj\u00eb ndjesi e mir\u00eb kur kthehesh n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb t\u00ebnde pas 26 vjet\u00ebsh. Por, p\u00ebr t\u2019u kthyer, nevojitet nj\u00eb investim i madh, sepse gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb e d\u00ebmtuar \u2013 q\u00eb nga dritaret dhe dyert, p\u00ebr t\u00eb mos p\u00ebrmendur banj\u00ebn. N\u00eb at\u00eb banes\u00eb nuk ka asgj\u00eb nga ajo q\u00eb ka qen\u00eb aty para luft\u00ebs. T\u00eb gjith\u00eb fqinj\u00ebt e tjer\u00eb kan\u00eb investuar n\u00eb banesa, p\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj familjeje q\u00eb nuk ka investuar. Ajo e ka ditur q\u00eb banesa nuk \u00ebsht\u00eb e saj\u201d, thot\u00eb Shipoli.<\/p>\n<p>Ai, gjithashtu, pretendon se \u00e7do dokumentacion mbi pron\u00ebsin\u00eb e familjes Janiqijeviq, \u00ebsht\u00eb i falsifikuar.<\/p>\n<p>\u201cFaturat e ujit dhe energjis\u00eb elektrike jan\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb babait tim, Isa Shipoli\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>P\u00ebrpara se familja Janiqijeviq t\u00eb largohej nga banesa, ai thot\u00eb se ajo i ka k\u00ebrkuar t\u2019ia jepte me qira, por se ai nuk ka qen\u00eb i interesuar.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje me shkrim p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb, Agjencia Kosovare p\u00ebr Krahasim dhe Verifikim t\u00eb Pron\u00ebs thot\u00eb se \u00ebsht\u00eb e detyruar t\u2019i zbatoj\u00eb vendimet e Komisionit p\u00ebr K\u00ebrkesa Pron\u00ebsore dhe Komisionit p\u00ebr K\u00ebrkesa Pron\u00ebsore Banesore, dhe se k\u00ebto vendime nuk i n\u00ebnshtrohen asnj\u00eb rishikimi, n\u00eb p\u00ebrputhje me Rregulloren e UNMIK-ut 1999\/23.<\/p>\n<p>Ajo thot\u00eb se \u00ebsht\u00eb e detyruar t\u2019ua kthej\u00eb pron\u00ebn paraqit\u00ebsve t\u00eb suksessh\u00ebm, duke e liruar at\u00eb nga shfryt\u00ebzuesit e paligjsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Deri m\u00eb tash, thuhet n\u00eb p\u00ebrgjigje, \u201cjan\u00eb liruar 65 prona n\u00eb pjes\u00ebn veriore t\u00eb Mitrovic\u00ebs, t\u00eb cilat, m\u00eb pas, u jan\u00eb kthyer pronar\u00ebve t\u00eb ligjsh\u00ebm\u201d.<\/p>\n<p>\u201cDuke pasur parasysh ndjeshm\u00ebrin\u00eb e situat\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb n\u00eb rajonin e veriut t\u00eb Mitrovic\u00ebs, p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb Agjencia Kosovare p\u00ebr Krahasim dhe Verifikim t\u00eb Pron\u00ebs ka qen\u00eb e kufizuar n\u00eb zbatimin e vendimeve sipas mandatit t\u00eb saj n\u00eb k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs. Megjithat\u00eb, ju informojm\u00eb se, p\u00ebr t\u00eb garantuar respektimin e t\u00eb drejtave pron\u00ebsore dhe p\u00ebrmbushjen e mandatit t\u00eb saj ligjor, q\u00eb nga viti i kaluar Agjencia ka shqyrtuar k\u00ebrkesat p\u00ebr kthim n\u00eb posedim p\u00ebr 67 prona n\u00eb pjes\u00ebn veriore t\u00eb Mitrovic\u00ebs\u201d, thuhet n\u00eb p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p>Aty, po ashtu, theksohet se jan\u00eb b\u00ebr\u00eb tentime p\u00ebr t\u00eb shmangur \u201cmasat e detyrueshme ligjore p\u00ebr lirimin e pronave nga shfryt\u00ebzuesit e paligjsh\u00ebm\u201d dhe se jan\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr lirimin vullnetar.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, Agjencia Kosovare p\u00ebr Krahasim dhe Verifikim t\u00eb Pron\u00ebs ka zhvilluar takime me kryetar\u00ebt e komunave p\u00ebrkat\u00ebse p\u00ebr t\u00eb shqyrtuar mund\u00ebsin\u00eb e gjetjes s\u00eb akomodimit p\u00ebr qytetar\u00ebt e prekur nga zbatimi i vendimeve t\u00eb Agjencis\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt potencialisht p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb raste humanitare\u201d, thuhet n\u00eb p\u00ebrgjigjen e k\u00ebsaj agjencie.<\/p>\n<p>Problemi rreth d\u00ebbimit t\u00eb familjeve serbe q\u00eb kan\u00eb marr\u00eb banesa nga Trep\u00e7a n\u00eb vitet 1990, \u00ebsht\u00eb aktualizuar n\u00eb qershor t\u00eb vitit t\u00eb kaluar, kur Agjencia Kosovare p\u00ebr Krahasim dhe Verifikim t\u00eb Pron\u00ebs ka filluar t\u2019i informoj\u00eb ata se t\u00eb nj\u00ebjtat banesa po k\u00ebrkohen nga pronar\u00ebt e m\u00ebparsh\u00ebm nga radh\u00ebt e komunitetit shqiptar.<\/p>\n<p>At\u00ebkoh\u00eb, drejtori i Zyr\u00ebs p\u00ebr Kosov\u00ebn n\u00eb Qeverin\u00eb e Serbis\u00eb, Petar Petkoviq, ka deklaruar se Agjencia Kosovare p\u00ebr Krahasim dhe Verifikim t\u00eb Pron\u00ebs po p\u00ebrpiqet t\u00eb d\u00ebboj\u00eb rreth nj\u00ebqind familje serbe nga banesat e tyre dhe se k\u00ebto jan\u00eb banesa q\u00eb jan\u00eb bler\u00eb rreth 20-30 vjet m\u00eb par\u00eb nga Trep\u00e7a dhe nd\u00ebrmarrje t\u00eb tjera shoq\u00ebrore.<\/p>\n<p>Ai ka vler\u00ebsuar se b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb \u201cvendim politik\u201d, duke e cil\u00ebsuar at\u00eb si \u201cvazhdim t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb d\u00ebbimit t\u00eb popullit serb nga Kosova\u201d.<\/p>\n<p>M\u00eb 23 korrik t\u00eb k\u00ebtij viti, kur familja Janiqijeviq \u00ebsht\u00eb d\u00ebbuar, Petkoviq ka reaguar s\u00ebrish, duke th\u00ebn\u00eb se shqiptari \u201cia ka marr\u00eb padrejt\u00ebsisht banes\u00ebn\u201d.<\/p>\n<p>Ai ka th\u00ebn\u00eb se ky \u00ebsht\u00eb \u201cterrori\u201d q\u00eb po ushtron kryeministri i Kosov\u00ebs, Albin Kurti.<\/p>\n<p>\u201cAta gabojn\u00eb n\u00ebse mendojn\u00eb se serb\u00ebt do t\u00eb mbeten pa kulm mbi kok\u00eb\u201d, shkroi Petkoviq n\u00eb rrjetin social X.<\/p>\n<p>Agjencia Kosovare p\u00ebr Krahasim dhe Verifikim t\u00eb Pron\u00ebs tha se deklaratat e Petkoviqit jan\u00eb t\u00eb pav\u00ebrteta dhe t\u00eb papranueshme, sepse nxisin tensione dhe minojn\u00eb sundimin e ligjit dhe bashk\u00ebjetes\u00ebn.<\/p>\n<p>Agjencia theksoi se banesa ku ka q\u00ebndruar familja Janiqijeviq \u00ebsht\u00eb, n\u00eb fakt, n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb familjes s\u00eb Ferki Shipolit.<\/p>\n<p>Sipas saj, ky rast \u00ebsht\u00eb zhvilluar n\u00eb vitin 2005, \u201ckur \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar se pala \u00ebsht\u00eb pronare ligjore e pron\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Agjencia sqaroi se zbaton vendimet e institucioneve ligjore dhe shtoi se kthimi i pronave kryhet p\u00ebrmes procedurave t\u00eb rregullta ligjore dhe zbatohet p\u00ebr \u00e7do uzurpim t\u00eb paligjsh\u00ebm, pavar\u00ebsisht nga etnia apo statusi i pal\u00ebs.<\/p>\n<p>Agjencia Kosovare p\u00ebr Krahasim dhe Verifikim t\u00eb Pron\u00ebs ka mandat n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb territorin e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrgjigjen dh\u00ebn\u00eb Radios Evropa e Lir\u00eb, ajo tha se, aktualisht, ka n\u00ebn administrim 11.224 prona t\u00eb paluajtshme n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Kosov\u00ebn, p\u00ebr t\u00eb cilat, kur t\u00eb paraqiten k\u00ebrkesat, do t\u2019i nd\u00ebrmarr\u00eb t\u00eb gjith\u00eb hapat e nevojsh\u00ebm p\u00ebr t\u2019ua kthyer pronar\u00ebve t\u00eb ligjsh\u00ebm.<\/p>\n<p>N\u00eb fillim t\u00eb janarit t\u00eb vitit 2022, Marija Novakoviq ka rikthyer banes\u00ebn e saj n\u00eb Prishtin\u00eb me ndihm\u00ebn e k\u00ebsaj agjencie dhe t\u00eb Habitat-it.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb kthim, ajo ka pritur mbi 20 vjet.<\/p>\n<p>M\u00eb her\u00ebt, n\u00eb vitin 2021, Agjencia Kosovare p\u00ebr Krahasim dhe Verifikim t\u00eb Pron\u00ebs ka liruar edhe banes\u00ebn e Dragica Gashiqit n\u00eb Gjakov\u00eb \u2013 gj\u00eb q\u00eb ka nxitur kund\u00ebrshtime t\u00eb ashpra nga komuniteti lokal shqiptar n\u00eb at\u00eb qytet.<\/p>\n<p>Gashiq, p\u00ebrndryshe, \u00ebsht\u00eb gruaja e par\u00eb serbe q\u00eb \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb Gjakov\u00eb pas luft\u00ebs n\u00eb vitin 1999.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, ka edhe raste kur pronar\u00ebt e kan\u00eb provuar pron\u00ebsin\u00eb e tyre n\u00eb gjykata, por nuk kan\u00eb mundur t\u00eb rikthejn\u00eb pron\u00ebn e tyre.<\/p>\n<p>N\u00eb prill t\u00eb vitit 2024, Radio Evropa e Lir\u00eb ka shkruar p\u00ebr Lubisha Ceroviqin nga fshati Bellopoj\u00eb i Pej\u00ebs, t\u00eb cilit i \u00ebsht\u00eb shitur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligjshme toka pas luft\u00ebs, nd\u00ebrsa ai dhe familja e tij kan\u00eb qen\u00eb refugjat\u00eb n\u00eb Serbi.<\/p>\n<p>Ai nuk ka arritur ta kthej\u00eb k\u00ebt\u00eb tok\u00eb as pas vendimeve gjyq\u00ebsore n\u00eb favor t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Problemi i pronave t\u00eb uzurpuara p\u00ebrmendet edhe n\u00eb raportin e Departamentit amerikan t\u00eb Shtetit p\u00ebr gjendjen e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut n\u00eb Kosov\u00eb p\u00ebr vitin 2023.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb raport theksohet, mes tjerash, se disa p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb serb\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs kan\u00eb pohuar se institucionet qeveritare \u201cnuk i kan\u00eb zbatuar vendimet e gjykatave n\u00eb favor t\u00eb serb\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs, sidomos kur b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr mosmarr\u00ebveshje pron\u00ebsore\u201d.<a href=\"https:\/\/www.evropaelire.org\/a\/debimi-i-serbeve-ne-veri-\/33506335.html\">\/REL<\/a><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/08\/19\/debimi-i-serbeve-nga-banesat-ne-veri-cila-eshte-e-verteta\/\">D\u00ebbimi i serb\u00ebve nga banesat n\u00eb veri: Cila \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta?<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb banes\u00eb, dy pronar\u00eb, para dhe pas luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb. Raste t\u00eb tilla ka me dhjet\u00ebra n\u00eb Mitrovic\u00eb t\u00eb Veriut \u2013 pjesa veriore e Kosov\u00ebs dhe gati n\u00eb t\u00eb gjitha nj\u00ebri prej pronar\u00ebve \u00ebsht\u00eb shqiptar dhe tjetri serb. Ato jan\u00eb kryesisht banesa q\u00eb nd\u00ebrmarrja shoq\u00ebrore Trep\u00e7a ua ka ndar\u00eb pun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb saj nga radh\u00ebt e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-36491","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/36491","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=36491"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/36491\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=36491"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=36491"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=36491"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}