{"id":36428,"date":"2025-08-19T10:18:09","date_gmt":"2025-08-19T10:18:09","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/19\/me-15-shtator-nis-paraqitja-e-provave-nga-mbrojtja-e-ish-krereve-te-uck-se\/"},"modified":"2025-08-19T10:18:09","modified_gmt":"2025-08-19T10:18:09","slug":"me-15-shtator-nis-paraqitja-e-provave-nga-mbrojtja-e-ish-krereve-te-uck-se","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/19\/me-15-shtator-nis-paraqitja-e-provave-nga-mbrojtja-e-ish-krereve-te-uck-se\/","title":{"rendered":"M\u00eb 15 shtator nis paraqitja e provave nga mbrojtja e ish-krer\u00ebve t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>M\u00eb 15 shtator, mbrojtja e ish-krer\u00ebve t\u00eb Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs do t\u00eb nis\u00eb paraqitjen e provave p\u00ebr rastin e saj, tha trupi gjykues gjat\u00eb konferenc\u00ebs statusore q\u00eb u mbajt n\u00eb Dhomat e Specializuara t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb Hag\u00eb. T\u00eb pranish\u00ebm n\u00eb sall\u00eb plenare jan\u00eb Hashim Tha\u00e7i, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi, nd\u00ebrkaq Jakup Krasniqi po e p\u00ebrcjell seanc\u00ebn p\u00ebrmes video-lidhjes.<\/p>\n<p>Avokati i Hashim Tha\u00e7it, Lluka Miseti\u00e7, tha se idealisht shpreson q\u00eb t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb me provat dhe d\u00ebshmitar\u00ebt deri n\u00eb fund t\u00eb tetorit. Por, do t\u00eb d\u00ebshironte q\u00eb t\u00eb kishte koh\u00eb m\u00eb pas \u2013 si\u00e7 ka pasur edhe Prokuroria \u2013 p\u00ebr paraqitjen e mocioneve p\u00ebr prova jogojore.<\/p>\n<p>Avokati i Jakup Krasniqit, Aidan Ellis, tha se parasheh q\u00eb do t\u2019i duhet 1 jav\u00eb koh\u00eb p\u00ebr paraqitjen e provave dhe d\u00ebshmitar\u00ebve. Nd\u00ebrkaq, n\u00eb nisje t\u00eb konferenc\u00ebs, trupi gjykues k\u00ebrkoi nga mbrojtja e Tha\u00e7it dhe Krasniqit q\u00eb t\u00eb jap\u00eb afate kohore se kur do t\u00eb nxjerr\u00eb deklaratat p\u00ebr d\u00ebshmitar\u00ebt.<\/p>\n<p>Mbrojtja e Tha\u00e7it tha se nga 11 d\u00ebshmitar\u00eb, p\u00ebr pes\u00eb prej tyre ende nuk ka nxjerr\u00eb p\u00ebrmbledhje e deklaratave. Avokati i Tha\u00e7it, Lluka Misetiq tha se autorizim po presim p\u00ebr nj\u00eb d\u00ebshmitar nga Mbret\u00ebria e Bashkuar, nd\u00ebrkaq kat\u00ebr t\u00eb tjer\u00eb jan\u00eb nga SHBA-ja.<\/p>\n<p>Mbrojtja tha se d\u00ebshmitar\u00ebt nga SHBA-ja jan\u00eb figura t\u00eb larta dhe t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, por nuk zbuloi identetitet e tyre. Qeveria e SHBA-s\u00eb, tha mbrojtja, \u00ebsht\u00eb duke punuar q\u00eb t\u00eb jap\u00eb autorizimet e duhura p\u00ebr k\u00ebta d\u00ebshmitar\u00eb, pasi sipas mbrojtjes, ata do t\u00eb paraqesin informacione shfaj\u00ebsuese.<\/p>\n<p>Prokuroria e Specializuar tha se do t\u2019i duhet nj\u00eb muaj koh\u00eb nga koha kur mbrojtja t\u00eb nxjerr\u00eb k\u00ebto deklarata t\u00eb d\u00ebshmitar\u00ebve, deri n\u00eb paraqitjen e tyre n\u00eb gjykat\u00eb. Por, mbrojtja tha se nuk \u00ebsht\u00eb e obliguar q\u00eb t\u2019i nxjerr\u00eb p\u00ebrmbledhjet e tyre.<\/p>\n<p>Mbrojtja e Hashim Tha\u00e7it njoftoi se do t\u2019i duhen 35.5 or\u00eb p\u00ebr dh\u00ebnien e d\u00ebshmis\u00eb s\u00eb d\u00ebshmitar\u00ebve q\u00eb do t\u00eb th\u00ebrras\u00eb n\u00eb rast. Gjykat\u00ebsi pyeti mbrojtjen n\u00ebse t\u00eb 11-12 d\u00ebshmitar\u00ebt q\u00eb mbrojtja e Tha\u00e7it ka planifikuar t\u00eb ftoj\u00eb do t\u00eb japin d\u00ebshmin\u00eb para gjykat\u00ebs, dhe avokat\u00ebt konfirmuan se po.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, mbrojtja e Jakup Krasniqit njoftoi se planifikon q\u00eb dy d\u00ebshmitar\u00eb do t\u00eb japin d\u00ebshmin\u00eb n\u00eb gjykatore, nd\u00ebrkaq dy t\u00eb tjer\u00eb do t\u00eb japin d\u00ebshmin\u00eb me shkrim dhe kjo d\u00ebshmi ve\u00e7se u \u00ebsht\u00eb dor\u00ebzuar prokuror\u00ebve.<\/p>\n<p>Sipas k\u00ebsaj p\u00ebrllogaritje, gjykat\u00ebsi tha se do t\u00eb duhen 35 dit\u00eb pun\u00eb \u2013 pes\u00eb or\u00eb n\u00eb dit\u00eb d\u00ebshmi \u2013 p\u00ebr p\u00ebrfundimin e d\u00ebshmitar\u00ebve, duke parashikuar se d\u00ebshmia e tyre mund t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb n\u00eb dhjetor. I pyetur n\u00ebse t\u00eb gjith\u00eb d\u00ebshmitar\u00ebt do t\u00eb japin d\u00ebshmi n\u00eb seanc\u00eb t\u00eb hapura, Mishetiq tha se ky \u00ebsht\u00eb synimi.<\/p>\n<p>\u201cNuk mund ta themi 100 p\u00ebr qind \u2013 mund t\u00eb ket\u00eb segmente q\u00eb do t\u00eb jen\u00eb n\u00eb seanc\u00eb private \u2013 por synimi yn\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsisht seanca t\u00eb jet\u00eb publike\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Mbrojtja e Tha\u00e7it tha se p\u00ebr kat\u00ebr d\u00ebshmitar\u00eb q\u00eb po pret autorizimet, jan\u00eb n\u00eb bllokun e fundit t\u00eb d\u00ebshmitar\u00ebve, q\u00eb mbrojtja ka planifikuar t\u00eb ftoj\u00eb.<\/p>\n<p>Ish-presidenti i Kosov\u00ebs, Hashim Tha\u00e7i, ish-kryeparlamentar\u00ebt Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi si dhe ish-deputeti Rexhep Selimi akuzohen p\u00ebr krime lufte dhe krime kund\u00ebr njer\u00ebzimit. Ata jan\u00eb deklaruar t\u00eb pafajsh\u00ebm p\u00ebr akuzat.<\/p>\n<p>N\u00eb konferenc\u00ebn e fundit statusore, t\u00eb mbajtur m\u00eb 22 korrik, ekipet e mbrojtjes t\u00eb ish-krer\u00ebve t\u00eb Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs (U\u00c7K), jan\u00eb ankuar se nuk kan\u00eb koh\u00eb t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr p\u00ebrgatitjen e rastit t\u00eb tyre. Q\u00eb nga 4 dhe 5 n\u00ebntori 2020, q\u00eb t\u00eb kat\u00ebr t\u00eb akuzuarit ndodhen n\u00eb paraburgim n\u00eb Hag\u00eb, ku jan\u00eb Dhomat e Specializuara t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Procesi gjyq\u00ebsor ndaj tyre ka nisur m\u00eb prill t\u00eb vitit 2023. N\u00eb mbi dy vjet, Zyra e Prokurorit t\u00eb Specializuar thirri n\u00eb gjykatore 125 d\u00ebshmitar\u00eb si dhe ka paraqitur rreth 3.000 prova materiale. ZPS-ja deklaroi m\u00eb 16 prill se ka p\u00ebrmbyllur paraqitjen e provave ndaj ish-krer\u00ebve t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb. Pas prokuroris\u00eb, radh\u00ebn do ta ken\u00eb ekipet mbrojt\u00ebse p\u00ebr t\u00eb paraqitur \u00e7\u00ebshtjen e tyre.<\/p>\n<p>Zyra e Prokurorit t\u00eb Specializuar kishte konfirmuar aktakuz\u00ebn ndaj ish-krer\u00ebve t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb n\u00eb tetor t\u00eb vitit 2020, por e b\u00ebri publike vet\u00ebm nj\u00eb muaj m\u00eb von\u00eb. Aktakuza i ngarkon t\u00eb akuzuarit p\u00ebr p\u00ebrgjegj\u00ebsi \u201cpersonale\u201d, por edhe p\u00ebr \u201ckrimet e kryera nga vart\u00ebsit e tyre\u201d.<\/p>\n<p>Sipas aktakuz\u00ebs, Tha\u00e7i, Veseli, Selimi dhe Krasniqi akuzohen p\u00ebr krime kund\u00ebr njer\u00ebzimit dhe krime lufte, p\u00ebrfshir\u00eb vrasjen e m\u00eb shum\u00eb se 100 viktimave si dhe mbajtjen n\u00eb paraburgim n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligjshme e torturimin e qindra viktimave.<\/p>\n<p>Aktakuza thot\u00eb se kat\u00ebr t\u00eb akuzuarit dhe an\u00ebtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb ishin pjes\u00eb e nj\u00eb \u201cnd\u00ebrmarrjeje t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt kriminale\u201d dhe \u201ckan\u00eb ndar\u00eb q\u00ebllimin e nj\u00ebjt\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb dhe ushtruar kontrollin n\u00eb gjith\u00eb Kosov\u00ebn me t\u00eb gjitha mjetet, p\u00ebrfshir\u00eb edhe frik\u00ebsimin, keqtrajtimin, ushtrimin e dhun\u00ebs dhe eliminimin e atyre q\u00eb i konsideronin kund\u00ebrshtar\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit t\u00eb Specializuar \u2013 t\u00eb njohura gjer\u00ebsisht si Gjykata Speciale \u2013 jan\u00eb themeluar n\u00eb vitin 2015 nga Kuvendi i Kosov\u00ebs dhe jan\u00eb pjes\u00eb e sistemit gjyq\u00ebsor t\u00eb Kosov\u00ebs, por veprojn\u00eb me personel nd\u00ebrkomb\u00ebtar n\u00eb Holand\u00eb. Gjykata Speciale heton krimet e pretenduara t\u00eb pjes\u00ebtar\u00ebve t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb, t\u00eb kryera kund\u00ebr pakicave etnike dhe rival\u00ebve politik\u00eb q\u00eb nga janari i vitit 1998 deri n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2000.\/ REL<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/08\/19\/me-15-shtator-nis-paraqitja-e-provave-nga-mbrojtja-e-ish-krereve-te-uck-se\/\">M\u00eb 15 shtator nis paraqitja e provave nga mbrojtja e ish-krer\u00ebve t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>M\u00eb 15 shtator, mbrojtja e ish-krer\u00ebve t\u00eb Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs do t\u00eb nis\u00eb paraqitjen e provave p\u00ebr rastin e saj, tha trupi gjykues gjat\u00eb konferenc\u00ebs statusore q\u00eb u mbajt n\u00eb Dhomat e Specializuara t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb Hag\u00eb. T\u00eb pranish\u00ebm n\u00eb sall\u00eb plenare jan\u00eb Hashim Tha\u00e7i, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi, nd\u00ebrkaq Jakup Krasniqi po [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-36428","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/36428","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=36428"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/36428\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=36428"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=36428"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=36428"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}