{"id":36397,"date":"2025-08-19T08:48:27","date_gmt":"2025-08-19T08:48:27","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/19\/historia-e-panjohur-si-u-acaruan-marredheniet-e-hrushovit-me-enver-hoxhen-ne-kongresin-e-partise-komuniste-te-bs-ne-1961\/"},"modified":"2025-08-19T08:48:27","modified_gmt":"2025-08-19T08:48:27","slug":"historia-e-panjohur-si-u-acaruan-marredheniet-e-hrushovit-me-enver-hoxhen-ne-kongresin-e-partise-komuniste-te-bs-ne-1961","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/19\/historia-e-panjohur-si-u-acaruan-marredheniet-e-hrushovit-me-enver-hoxhen-ne-kongresin-e-partise-komuniste-te-bs-ne-1961\/","title":{"rendered":"Historia e panjohur: Si u acaruan marr\u00ebdh\u00ebniet e Hrushovit me Enver Hoxh\u00ebn n\u00eb Kongresin e Partis\u00eb Komuniste t\u00eb BS n\u00eb 1961"},"content":{"rendered":"<p>Gjat\u00eb raportit t\u00eb Kongresit t\u00eb Partis\u00eb Komuniste t\u00eb Bashkimit Sovjetik m\u00eb 17 tetor 1961, Hrushovi denoncoi tendencat pro-staliniste t\u00eb qeveris\u00eb shqiptare, si dhe k\u00ebrkoi largimin e udh\u00ebheq\u00ebsve aktual\u00eb t\u00eb saj, Enver Hoxh\u00ebs dhe Mehmet Shehut. Madje, Hrushovi i akuzonte ata se e kishin keqkuptuar termin e destalinizimit. P\u00ebrplasja e deklaratave mes Mosk\u00ebs dhe Tiran\u00ebs, solli dhe \u00e7arjen e thyerjen e madhe e p\u00ebrfundimtare me Bashkimin Sovjetik.<\/p>\n<p>Q\u00eb prej mesit t\u00eb vitit 1960, marr\u00ebdh\u00ebniet sovjeto-shqiptare u p\u00ebrkeq\u00ebsuan ndjesh\u00ebm, sidomos pas tetorit 1961. Konferenca e Bukureshtit n\u00eb qershor 1960, parashikoi se do t\u00eb dominohej nga konflikti nd\u00ebrmjet partive komuniste sovjetike dhe kineze, kurse partia shqiptare ka luajtur nj\u00eb rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, si mb\u00ebshtet\u00ebse e vet\u00ebm e Pekinit. Menj\u00ebher\u00eb pas k\u00ebsaj, udh\u00ebheq\u00ebsit shqiptar\u00eb m\u00ebnjanuan nj\u00eb grusht shteti, q\u00eb sipas tyre, mb\u00ebshtetej nga Moska. Si pasoj\u00eb, Moska dhe ndjek\u00ebsit e saj filluan t\u00eb reduktonin marr\u00ebdh\u00ebniet tregtare dhe ndihmat p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas Hrushovit, Partia Komuniste shqiptare n\u00eb gusht 1960, kishte refuzuar dy her\u00eb ofertat sovjetike p\u00ebr bisedime. Nd\u00ebrkoh\u00eb, sipas shqiptar\u00ebve, Hrushovi n\u00eb tetor t\u00eb vitit 1960, kishte th\u00ebn\u00eb se ai do ta trajtonte Shqip\u00ebrin\u00eb si Jugosllavin\u00eb. Gjat\u00eb konferenc\u00ebs s\u00eb Mosk\u00ebs s\u00eb partive komuniste, n\u00eb n\u00ebntor 1960, delegacioni shqiptar p\u00ebrs\u00ebri e kishte mb\u00ebshtetur t\u00ebr\u00ebsisht Pekinin. K\u00ebshtu, Hoxha e denoncoi Hrushovin me terma spektakolar\u00eb. Sipas Hrushovit, Hoxha dhe Shehu n\u00eb k\u00ebt\u00eb konferenc\u00eb, kishin refuzuar p\u00ebr her\u00eb t\u00eb tret\u00eb bisedimet.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb vitit 1960, t\u00eb gjitha kredit\u00eb sovjetike dhe ndoshta edhe ato t\u00eb vendeve t\u00eb tjera Lindore ndaj Shqip\u00ebris\u00eb, ishin anuluar. Moska filloi t\u00eb k\u00ebrkonte nga Shqip\u00ebria t\u00eb paguante borxhet e m\u00ebparshme, q\u00eb n\u00eb vitin 1961, ato borxhe q\u00eb ishin parashikuar t\u2018i shlyente n\u00eb vitin 1970. N\u00eb fund t\u00eb vitit 1960, kinez\u00ebt blen\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 100 mij\u00eb ton\u00eb grur\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb. Gjat\u00eb gjith\u00eb vitit 1961, Shqip\u00ebria filloi t\u00eb b\u00ebnte p\u00ebrpjekje q\u00eb t\u00eb konsiderohej si pjes\u00eb e kampit kinez. Nd\u00ebrkoh\u00eb, n\u00eb janar t\u00eb po k\u00ebtij viti Bashkimi Sovjetik (sipas Tiran\u00ebs), kishte t\u00ebrhequr nj\u00eb grup teknik\u00ebsh, duke n\u00ebnkuptuar se do t\u2018i t\u00ebrhiqte m\u00eb von\u00eb t\u00eb gjith\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb kongresin e partis\u00eb, n\u00eb shkurt \u201861, Hoxha rikonfirmoi me vendosm\u00ebri pozicionin pro-kinez dhe shpalli publikisht se kishte zbuluar nj\u00eb tentativ\u00eb grushti shteti (pa akuzuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb direkte Mosk\u00ebn, si mb\u00ebshtet\u00ebse t\u00eb k\u00ebtij grushti). Sipas shqiptar\u00ebve, Hrushovi kishte deklaruar se Bashkimi Sovjetik, do t\u00eb ndalonte t\u00eb gjitha ndihmat e Shqip\u00ebris\u00eb. N\u00eb prill 1961, kinez\u00ebt kishin r\u00ebn\u00eb dakord q\u00eb t\u2018i jepnin Shqip\u00ebris\u00eb nj\u00eb ndihm\u00eb ekonomike, n\u00eb shum\u00ebn prej 125 milion\u00eb dollar\u00ebsh. Kjo \u00ebsht\u00eb e nj\u00ebjta shum\u00eb q\u00eb u ishte premtuar m\u00eb par\u00eb, por ishte anuluar nga Bashkimi Sovjetik dhe vendet Lindore.<\/p>\n<p>N\u00eb maj t\u00eb k\u00ebtij viti, nj\u00eb gjyq fals kund\u00ebr \u201cspiun\u00ebve dhe tradhtar\u00ebve\u201d, u mbajt n\u00eb Shqip\u00ebri, i cili ishte n\u00eb fakt, nj\u00eb demonstrim force antisovjetik. Kjo u shoq\u00ebrua me evakuimin e baz\u00ebs s\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb n\u00ebndet\u00ebseve n\u00eb Vlor\u00eb, d\u00ebbimin e atasheve ushtarak\u00eb sovjetik dhe shqiptar\u00eb, d\u00ebbimi dhe t\u00ebrheqjen e disa k\u00ebshilltar\u00ebve ushtarak\u00eb sovjetik\u00eb, d\u00ebrgimin n\u00eb sht\u00ebpi t\u00eb thuajse t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb student\u00ebve shqiptar\u00eb, (civil\u00eb dhe ushtarak) nga Bashkimi Sovjetik dhe vendet e tjera Lindore dhe nj\u00eb r\u00ebnie drastike t\u00eb tregtis\u00eb mes dy vendeve.<\/p>\n<p>N\u00eb muajt pasardh\u00ebs ka t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr nj\u00eb fluks t\u00eb madh k\u00ebshilltar\u00ebsh ushtarak\u00eb, ekonomik\u00eb kinez\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, si dhe vazhdimi i importimit t\u00eb nj\u00eb sasie t\u00eb madhe drithi kinez nga Shqip\u00ebria, pavar\u00ebsisht situat\u00ebs s\u00eb v\u00ebshtir\u00eb ushqimore n\u00eb Kin\u00eb. Mbi t\u00eb gjitha, kjo tregonte se Kina po shfaqej si i vetmi burim i ndihm\u00ebs s\u00eb huaj p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb raportit t\u00eb Kongresit t\u00eb Partis\u00eb Komuniste t\u00eb Bashkimit Sovjetik m\u00eb 17 tetor 1961, Hrushovi iu p\u00ebrgjigj pyetjes retorike, n\u00ebse kishte qen\u00eb e nevojshme q\u00eb t\u00eb sulmohej Stalini dhe stalinizmi \u201ckaq hapur\u201d. \u201cIshte absolutisht e nevojshme. N\u00eb interes t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb mira mes partis\u00eb dhe popullit, t\u00eb zhvillimit ekonomik dhe t\u00eb pozicionit sovjetik n\u00eb bot\u00eb\u201d,- tha ai. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr, ai theksoi se kursi politik i destalinizimit, \u201cnuk ishte kuptuar plot\u00ebsisht\u201d nga udh\u00ebheqja shqiptare.<\/p>\n<p>Sipas Hrushovit, kund\u00ebrshtimi i udh\u00ebheqjes shqiptare ndaj destalinizimit, mund t\u00eb shpjegohej me faktin q\u00eb ata vet\u00eb p\u00ebrdornin metoda t\u00eb kultit t\u00eb individit. Ai u mor shum\u00eb me gabimet e udh\u00ebheq\u00ebsve shqiptar\u00eb dhe p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr deklaroi se \u201c\u00e7do gj\u00eb e keqe, q\u00eb ka ekzistuar n\u00eb vendin ton\u00eb, n\u00eb koh\u00ebn e kultit t\u00eb individit, po manifestohej n\u00eb form\u00ebn m\u00eb t\u00eb keqe, n\u00eb partin\u00eb komuniste shqiptare\u201d. N\u00eb vazhdim t\u00eb kongresit, m\u00eb 27 tetor 1961, Hrushovi e \u00e7oi konfliktin me Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb nj\u00eb faz\u00eb t\u00eb re, duke k\u00ebrkuar hapur p\u00ebrmbysjen e udh\u00ebheqjes shqiptare.<\/p>\n<p>Ai i konsideroi ata stalinist\u00eb t\u00eb pakorrigjuesh\u00ebm, si dhe i akuzoi p\u00ebr spastrimin e udh\u00ebheq\u00ebsve partiak\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt kishin mb\u00ebshtetur idet\u00eb e Hrushovit. Ai tha: P\u00ebr t\u2018i dh\u00ebn\u00eb fund kultit t\u00eb personalitetit t\u00eb Shehut, Hoxh\u00ebs dhe t\u00eb tjer\u00ebve do t\u00eb thot\u00eb n\u00eb thelb q\u00eb ata t\u00eb heqin dor\u00eb nga postet komanduese n\u00eb parti dhe n\u00eb shtet, por ata nuk kan\u00eb nd\u00ebrmend ta b\u00ebjn\u00eb k\u00ebt\u00eb. Por ne kemi besim se do t\u00eb vij\u00eb nj\u00eb koh\u00eb q\u00eb komunist\u00ebt dhe populli shqiptar do ta thon\u00eb fjal\u00ebn e tyre dhe m\u00eb pas k\u00ebta persona do t\u00eb p\u00ebrgjigjen p\u00ebr ato q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb pes\u00eb jav\u00ebve mes kongresit t\u00eb partis\u00eb sovjetike dhe prishjes p\u00ebrfundimtare t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve sovjetiko-shqiptare (n\u00eb 3 dhjetor 1961) ngjarjet rrodh\u00ebn shum\u00eb shpejt ashtu si ishin parashikuar nga rrjedha e kongresit. Partia shqiptare nxori n\u00eb 1 n\u00ebntor, nj\u00eb editorial q\u00eb e p\u00ebrshkruante Hrushovin nj\u00eb g\u00ebnjeshtar, mashtrues, intrigant dhe antimarksist.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr, n\u00eb nj\u00eb fjalim t\u00eb mbajtur n\u00eb 7 n\u00ebntor, Hoxha duke vazhduar akuzat ndaj Hrushovit p\u00ebr shantazh dhe bllokad\u00eb, ai vuri n\u00eb kontrast figur\u00ebn liderit aktual sovjetik me rolin e Stalinit si mik dhe mbrojt\u00ebs i Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Hoxha k\u00ebmb\u00ebngulte se meritat e Stalinit ishin shum\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha se dob\u00ebsit\u00eb e tij. Ai akuzonte Hrushovin se po e p\u00ebrdorte \u00e7\u00ebshtjen e stalinizmit p\u00ebr t\u00eb eliminuar njer\u00ebz q\u00eb nuk i p\u00eblqenin dhe tha se Hrushovi krijonte vet\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb flagrante nj\u00eb kult t\u00eb personalitetit t\u00eb tij. \/ Memorie.al<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/08\/historia-e-panjohur-si-u-acaruan-marredheniet-e-hrushovit-me-enver-hoxhen-ne-kongresin-e-partise-komuniste-te-bs-ne-1961\/\">Historia e panjohur: Si u acaruan marr\u00ebdh\u00ebniet e Hrushovit me Enver Hoxh\u00ebn n\u00eb Kongresin e Partis\u00eb Komuniste t\u00eb BS n\u00eb 1961<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjat\u00eb raportit t\u00eb Kongresit t\u00eb Partis\u00eb Komuniste t\u00eb Bashkimit Sovjetik m\u00eb 17 tetor 1961, Hrushovi denoncoi tendencat pro-staliniste t\u00eb qeveris\u00eb shqiptare, si dhe k\u00ebrkoi largimin e udh\u00ebheq\u00ebsve aktual\u00eb t\u00eb saj, Enver Hoxh\u00ebs dhe Mehmet Shehut. Madje, Hrushovi i akuzonte ata se e kishin keqkuptuar termin e destalinizimit. P\u00ebrplasja e deklaratave mes Mosk\u00ebs dhe Tiran\u00ebs, solli [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-36397","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/36397","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=36397"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/36397\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=36397"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=36397"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=36397"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}