{"id":36283,"date":"2025-08-18T14:58:12","date_gmt":"2025-08-18T14:58:12","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/18\/gjykata-kushtetuese-urdheron-kuvendin-e-kosoves-te-zgjedhe-kryetarin-brenda-30-ditesh\/"},"modified":"2025-08-18T14:58:12","modified_gmt":"2025-08-18T14:58:12","slug":"gjykata-kushtetuese-urdheron-kuvendin-e-kosoves-te-zgjedhe-kryetarin-brenda-30-ditesh","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/18\/gjykata-kushtetuese-urdheron-kuvendin-e-kosoves-te-zgjedhe-kryetarin-brenda-30-ditesh\/","title":{"rendered":"Gjykata Kushtetuese urdh\u00ebron Kuvendin e Kosov\u00ebs t\u00eb zgjedh\u00eb kryetarin brenda 30 dit\u00ebsh"},"content":{"rendered":"<p>Gjykata Kushtetuese e Kosov\u00ebs ka publikuar aktgjykimin e plot\u00eb lidhur me \u00e7\u00ebshtjen e konstituimit t\u00eb Kuvendit. M\u00eb 8 gusht, Kushtetuesja ka urdh\u00ebruar Kuvendin q\u00eb brenda 30-dit\u00ebsh t\u00eb zgjedh\u00eb kryeparlamentarin e ri p\u00ebrmes votimit t\u00eb hapur, duke e hedhur n\u00eb votim t\u00eb nj\u00ebjtin kandidat jo m\u00eb shum\u00eb se tri her\u00eb. Me publikimin e aktgjykimit t\u00eb plot\u00eb, nis edhe rrjedhja e afatit 30-ditor, q\u00eb n\u00ebnkupton se deputet\u00ebt nga sot mund t\u00eb mblidhen p\u00ebr t\u00eb konstituuar Kuvendin.<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtja e trajtuar lidhur me form\u00ebn e votimit t\u00eb kryeparlamentarit \u00ebsht\u00eb ngritur nga Partia Demokratike e Kosov\u00ebs dhe Lidhja Demokratike. Por, Gjykata tha se k\u00ebrkesat e l\u00ebnd\u00ebve nd\u00ebrlidhen edhe me l\u00ebnd\u00ebn e dor\u00ebzuar paraprakisht nga Aleanca p\u00ebr Ardhm\u00ebrin\u00eb e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p><em>\u201cGjykata konstatoi q\u00eb kryesuesi i seanc\u00ebs konstituive duhet t\u00eb vazhdoj\u00eb me pik\u00ebn 3 t\u00eb rendit t\u00eb dit\u00ebs s\u00eb seanc\u00ebs konstituive, t\u00eb ftoj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesin e grupit m\u00eb t\u00eb madh parlamentar p\u00ebr t\u00eb propozuar kandidatin\/en p\u00ebr kryetar\/e t\u00eb Kuvendit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, i\/e cili\/cila zgjidhet p\u00ebrmes votimit t\u00eb hapur, votimi i cili mund t\u00eb realizohet vet\u00ebm deri n\u00eb 3 her\u00eb p\u00ebr kandidatin\/en e nj\u00ebjt\u00eb\u201d, u tha n\u00eb aktgjykim.<\/em><\/p>\n<p>PDK, LDK dhe AAK kan\u00eb kund\u00ebrshtuar vendimin e 1 majit t\u00eb kryesuesit t\u00eb seanc\u00ebs, Avni Dehari, i cili ndryshoi form\u00ebn e votimit p\u00ebr kryeparlamentar nga i hapur n\u00eb t\u00eb mbyllur. Dehari iu k\u00ebrkoi grupeve parlamentare q\u00eb t\u00eb propozonin nj\u00eb kandidat p\u00ebr komisionin q\u00eb do t\u00eb mbik\u00ebqyrte k\u00ebt\u00eb votim, por PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe vazhdimisht e refuzuan, duke b\u00ebr\u00eb q\u00eb seancat t\u00eb nd\u00ebrpriteshin shpejt, e t\u00eb thirreshin pothuajse \u00e7do 48 or\u00eb.<\/p>\n<p><em>\u201cGjykata rithekson q\u00eb n\u00eb rrethanat e rastit konkret, ushtrimi i funksionit t\u00eb deputet\u00ebve t\u00eb zgjedhur n\u00eb pajtim me k\u00ebt\u00eb Kushtetut\u00ebn, ligjet dhe rregullat e procedur\u00ebs s\u00eb Kuvendit q\u00eb rezulton n\u00eb zgjedhjen e kryetarit\/es dhe n\u00ebnkryetar\u00ebve t\u00eb Kuvendit \u00ebsht\u00eb n\u00eb interesin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, dhe i sh\u00ebrben ruajtjes s\u00eb rendit kushtetues dhe garantimit t\u00eb funksionimit t\u00eb institucioneve. Si rrjedhoj\u00eb, Gjykata s\u00ebrish n\u00ebnvizon se nuk ka interes m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, se sa organi m\u00eb i lart p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb jet\u00eb i konstituuar dhe t\u00eb filloj\u00eb sa m\u00eb par\u00eb me funksionimin e tij dhe ushtrimin e kompetencave dhe detyrimeve t\u00eb tij kushtetuese\u201d, tha Gjykata Kushtetuese e Kosov\u00ebs.<\/em><\/p>\n<p><em>\u201cGjykata s\u00ebrish v\u00eb theksin n\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e deputet\u00ebve t\u00eb zgjedhur t\u00eb Kuvendit q\u00eb veprimet e tyre duhet t\u00eb jen\u00eb n\u00eb pajtim me Kushtetut\u00ebn dhe frym\u00ebn e saj dhe t\u00eb nj\u00ebjtit t\u00eb kontribuojn\u00eb n\u00eb mbar\u00ebvajtjen dhe bashk\u00ebrendimin e pun\u00ebve me interes publik p\u00ebr shtetin\u201d, u shtua n\u00eb aktgjykim.<\/em><\/p>\n<p>N\u00eb aktgjykim u tha se seanca e nisur m\u00eb 15 prill nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmbyllur, pasi nuk jan\u00eb kaluar edhe dy pika: zgjedhja e kryetarit dhe n\u00ebnkryetar\u00ebve, t\u00eb cilat tani duhet t\u00eb p\u00ebrmbyllen brenda 30 dit\u00ebsh. N\u00eb aktgjykim, Kushtetuesja sqaroi se pse emri i nj\u00eb kandidati p\u00ebr kryeparlamentar mund t\u00eb hidhet n\u00eb votim vet\u00ebm tri her\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo pik\u00eb e vendimit ishte kritikuar ashp\u00ebr nga LVV-ja, pasi Kushtetuesja kishte nxjerr\u00eb vendimin m\u00eb 8 gusht. Kushtetuesja tha se ky afat nd\u00ebrlidhet me votimet e krer\u00ebve t\u00eb institucioneve t\u00eb tjera nga ana e Kuvendit, sikurse \u00ebsht\u00eb zgjedhja e presidentit, e Avokatit t\u00eb Popullit, proces q\u00eb zhvillohet brenda nj\u00eb afati t\u00eb caktuar koh9or dhe \u201cp\u00ebrmes nj\u00eb numri t\u00eb arsyesh\u00ebm t\u00eb rundeve t\u00eb votimit\u201d.<\/p>\n<p><em>\u201cPrandaj, Gjykata vler\u00ebson q\u00eb kufizimi i mund\u00ebsis\u00eb s\u00eb votimit t\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtit\/es kandidat\/e p\u00ebr kryetar\/e t\u00eb Kuvendit deri n\u00eb tri her\u00eb konsiderohet si nj\u00eb mekaniz\u00ebm dhe mund\u00ebsi q\u00eb deputet\u00ebt e zgjedhur, n\u00eb frym\u00ebn e bashk\u00ebpunimit konstruktiv t\u00eb n\u00eb frym\u00ebn e ushtrimit t\u00eb mandatit t\u00eb tyre kushtetues sipas p\u00ebrcaktimeve t\u00eb Kushtetut\u00ebs t\u00eb arrijn\u00eb q\u00eb realizojn\u00eb detyrimet e tyre kushtetuese p\u00ebr zgjedhjen e kryetarit\/es t\u00eb Kuvendit\u201d, u tha n\u00eb aktgjykim.<\/em><\/p>\n<p>Njoftimi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb aktgjykim \u2013 i publikuar m\u00eb 8 gusht \u2013 ishte mir\u00ebpritur nga partit\u00eb q\u00eb m\u00eb her\u00ebt ishin n\u00eb opozit\u00eb, por ishte kritikuar nga partia fituese e zgjedhjeve, L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje, e cila e kishte cil\u00ebsuar si vendim arbitrar.<\/p>\n<p>Disa or\u00eb para publikimit t\u00eb aktgjykimit t\u00eb Kushtetueses, kryeministri n\u00eb detyr\u00eb i Kosov\u00ebs, nj\u00ebher\u00ebsh udh\u00ebheq\u00ebsi i LVV-s\u00eb, Albin Kurti, tha se gjithmon\u00eb i ka respektuar vendimet e Kushtetueses.<\/p>\n<p><em>\u201cPor, kur m\u00eb pyesin s\u00ebrish a do ta respektoj aktgjykimin e Gjykat\u00ebs Kushtetuese kjo m\u00eb b\u00ebn t\u00eb mendoj q\u00eb do t\u00eb jet\u00eb pazakonsh\u00ebm i padrejt\u00eb, i paduruesh\u00ebm, saq\u00eb ndoshta duhet ta konsiderojm\u00eb se \u00e7far\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebjm\u00eb\u201d, tha Kurti p\u00ebr gazetar\u00eb.<\/em><\/p>\n<p>N\u00eb aktgjykim nuk p\u00ebrmenden pasojat e mundshme juridike, n\u00ebse deputet\u00ebt nuk e respektojn\u00eb aktgjykimin, si\u00e7 kishin b\u00ebr\u00eb me aktgjykimin paraprak t\u00eb publikuar m\u00eb 26 qershor.<\/p>\n<p><em>\u201cGjykata, fillimisht v\u00eb n\u00eb dukje q\u00eb bazuar n\u00eb paragrafin 1 t\u00eb nenit 116 [Efekti Juridik i Vendimeve] t\u00eb Kushtetut\u00ebs, vendimet e saj jan\u00eb t\u00eb detyrueshme p\u00ebr gjyq\u00ebsorin dhe t\u00eb gjith\u00eb personat dhe institucionet e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs\u201d, u tha n\u00eb aktgjykim.<\/em><\/p>\n<p>M\u00eb 26 qershor, Kushtetuesja po ashtu kishte obliguar deputet\u00ebt t\u00eb konstituonin Kuvendin brenda 30-dit\u00ebsh. Por, vendimi ishte shp\u00ebrfillur nga deputet\u00ebt. Vazhdimet e seanc\u00ebs t\u00eb mbajtura nga 27 qershori deri m\u00eb 27 korrik jan\u00eb shpallur t\u00eb pavlefshme, pasi Kushtetuesja ka argumentuar se nuk ishte respektuar aktgjykimi i saj paraprak.<\/p>\n<p>Pas aktgjykimit t\u00eb par\u00eb, LVV-ja kishte ngulur k\u00ebmb\u00eb se lejohej votimi i fsheht\u00eb p\u00ebr zgjedhjen e kryeparlamentarit, duke nxitur PDK-n\u00eb dhe LDK-n\u00eb q\u00eb t\u2019i drejtoheshin Kushtetueses. Seanca konstituive nuk ka arritur t\u00eb p\u00ebrmbyllet p\u00ebr shkak se asnj\u00ebra parti nuk ka fituar vota t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb vet shumic\u00ebn dhe po ashtu nuk \u00ebsht\u00eb arritur nj\u00eb marr\u00ebveshje politike.<\/p>\n<p>LVV-ja e kryeministrit n\u00eb detyr\u00eb, Albin Kurti, i fitoi 48 ul\u00ebse dhe partit\u00eb e tjera parlamentare nuk kan\u00eb pranuar ta votojn\u00eb kandidaten e saj p\u00ebr kryetare t\u00eb Kuvendit, p\u00ebr em\u00ebrimin e s\u00eb cil\u00ebs nevojiten t\u00eb pakt\u00ebn 61 vota. Derisa LVV-ja ngul k\u00ebmb\u00eb se Albulena Haxhiu \u00ebsht\u00eb kandidate meritore, disa prej partive m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha parlamentare, si PDK, LDK dhe AAK, e p\u00ebrjashtojn\u00eb at\u00eb si \u201cp\u00ebr\u00e7ar\u00ebse\u201d.<\/p>\n<p>PDK-ja doli e dyta me 24 ul\u00ebse, LDK-ja e treta me 20, pasuar nga Lista Serbe \u2013 partia m\u00eb e madhe e serb\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb me 9, dhe koalicioni mes AAK-s\u00eb dhe Nism\u00ebs Socialdemokrate, me 8 t\u00eb tilla. Edhe 11 ul\u00ebse tjera jan\u00eb t\u00eb pakicave.\/REL<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/gjykata-kushtetuese-urdheron-kuvendin-e-kosoves-te-zgjedhe-kryetarin-brenda-30-ditesh\/\">Gjykata Kushtetuese urdh\u00ebron Kuvendin e Kosov\u00ebs t\u00eb zgjedh\u00eb kryetarin brenda 30 dit\u00ebsh<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjykata Kushtetuese e Kosov\u00ebs ka publikuar aktgjykimin e plot\u00eb lidhur me \u00e7\u00ebshtjen e konstituimit t\u00eb Kuvendit. M\u00eb 8 gusht, Kushtetuesja ka urdh\u00ebruar Kuvendin q\u00eb brenda 30-dit\u00ebsh t\u00eb zgjedh\u00eb kryeparlamentarin e ri p\u00ebrmes votimit t\u00eb hapur, duke e hedhur n\u00eb votim t\u00eb nj\u00ebjtin kandidat jo m\u00eb shum\u00eb se tri her\u00eb. Me publikimin e aktgjykimit t\u00eb plot\u00eb, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-36283","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/36283","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=36283"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/36283\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=36283"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=36283"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=36283"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}