{"id":36243,"date":"2025-08-18T10:46:19","date_gmt":"2025-08-18T10:46:19","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/18\/kriza-e-mbetjeve-si-i-vjel-krimi-i-organizuar-fondet-publike\/"},"modified":"2025-08-18T10:46:19","modified_gmt":"2025-08-18T10:46:19","slug":"kriza-e-mbetjeve-si-i-vjel-krimi-i-organizuar-fondet-publike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/18\/kriza-e-mbetjeve-si-i-vjel-krimi-i-organizuar-fondet-publike\/","title":{"rendered":"Kriza e mbetjeve, si i vjel krimi i organizuar fondet publike"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb nj\u00eb rrip toke mes lumit Erzen dhe nj\u00eb ligatine t\u00eb gjelb\u00ebr n\u00eb fshatin Shet\u00ebl t\u00eb Shijakut, grumbujt e mbetjeve urbane jan\u00eb pjes\u00eb e pandashme e peizazhit. Dikur habitat p\u00ebr shpend\u00eb dhe gjallesa t\u00eb tjera ujore, ligatina po e humbet funksionin e saj natyror p\u00ebr shkak t\u00eb ndotjes nga mbeturinat.<\/p>\n<p>Sipas banor\u00ebve dhe d\u00ebshmive t\u00eb mbledhura nga BIRN, kamion\u00ebt e kompanis\u00eb \u201cAMR\u201d, kontraktore e Bashkis\u00eb Shijak, kan\u00eb shkarkuar aty p\u00ebr vite me radh\u00eb, jo vet\u00ebm nga zonat p\u00ebrreth, por edhe nga fshatra m\u00eb t\u00eb larg\u00ebt si Maminasi.<\/p>\n<p>Fenomeni u b\u00eb i duksh\u00ebm vet\u00ebm pas r\u00ebnies s\u00eb nj\u00eb serie zjarresh, q\u00eb zbuluan shtresat e plehrave dhe t\u00ebrhoq\u00ebn v\u00ebmendjen e mediave.<\/p>\n<p>\u201cKan\u00eb tre vjet q\u00eb i sjellin k\u00ebtu,\u201d tha p\u00ebr BIRN Demir Stafa, banor i zon\u00ebs. \u201cJemi m\u00ebsuar t\u00eb mbyllemi brenda p\u00ebr t\u2019i shp\u00ebtuar er\u00ebs s\u00eb r\u00ebnd\u00eb, por askush nuk merr masa,\u201d u ankua ai.<\/p>\n<p>M\u00eb 8 gusht, Prokuroria e Posa\u00e7me vendosi sekuestro preventive mbi kompanin\u00eb \u201cAMR\u201d, pasi pronari i saj, Fadil Balla akuzohet se \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb nj\u00eb rrjet kriminal t\u00eb trafikut nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb kokain\u00ebs. Gjat\u00eb pes\u00eb viteve t\u00eb fundit, kompania p\u00ebrfitoi tre kontrata publike nga Bashkia Shijak me vler\u00eb totale 1.9 milion\u00eb euro \u2013 t\u00eb gjitha t\u00eb fituara pa konkurrenc\u00eb.<\/p>\n<p>Por kjo \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm maja e ajsbergut.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb mbledhura nga BIRN, bashkit\u00eb e vendit shpenzojn\u00eb \u00e7do vit dhjet\u00ebra miliona euro p\u00ebr pastrimin, gjelb\u00ebrimin dhe depozitimin e mbetjeve urbane, por shumica e k\u00ebtyre fondeve p\u00ebrfundojn\u00eb tek nj\u00eb grusht kompanish q\u00eb operojn\u00eb koncesione, q\u00eb jan\u00eb n\u00ebn hetim p\u00ebr korrupsion si dhe te kompani q\u00eb kan\u00eb lidhje me an\u00ebtar\u00eb t\u00eb krimit t\u00eb organizuar.<\/p>\n<p>N\u00eb gjasht\u00eb vitet e fundit, m\u00eb shum\u00eb se 1\/3 e fondeve t\u00eb trajtimit t\u00eb mbetjeve ka shkuar n\u00eb llogarit\u00eb e kompanive t\u00eb sekuestruara koncesionare q\u00eb operojn\u00eb tre landfillet e tejmbushura me plehra t\u00eb Tiran\u00ebs, Elbasanit dhe Fierit. Nd\u00ebrkoh\u00eb, dhjetra milion\u00eb euro jan\u00eb p\u00ebrfituar nga kompani t\u00eb lidhura me grupe t\u00eb krimit t\u00eb organizuar n\u00ebn akuz\u00eb p\u00ebr trafik nd\u00ebrkomb\u00ebtar droge.<\/p>\n<p>Venddepozitimi ilegal mes fushave t\u00eb fshatit Shet\u00ebl ka sot nj\u00eb volum t\u00eb reduktuar mbetjesh p\u00ebr shkak t\u00eb zjarrit q\u00eb shp\u00ebrtheu n\u00eb qershor. Mbi pirgjet e krijuara nd\u00ebr vite \u00ebsht\u00eb hedhur nj\u00eb shtres\u00eb dheu, duke mbuluar gjurm\u00ebt e grumbullimeve t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura t\u00eb plehrave n\u00eb k\u00ebt\u00eb zon\u00eb.<\/p>\n<p>Ndryshe nga sa BIRN konstatoi n\u00eb terren, Bashkia Shijak deklaroi se \u201chotspoti i krijuar \u00ebsht\u00eb evaduar.\u201d<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb Fshatin Sh\u00ebtel t\u00eb Nj.Ad.Gjepalaj kan\u00eb qen\u00eb krijuar disa hotspote, t\u00eb cilat jan\u00eb marr\u00eb masat dhe jan\u00eb pastruar,\u201d tha bashkia Shijak n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje me shkrim. Kompania \u201cAMR\u201d nuk i komentoi akuzat e banor\u00ebve, vendimin p\u00ebr sekuestron dhe hetimet e SPAK deri n\u00eb publikimin e k\u00ebtij shkrimi.<\/p>\n<p><strong>Si i doli tymi skem\u00ebs s\u00eb djeg\u00ebsve<\/strong><\/p>\n\n<p>Menaxhimi i mbetjeve urbane \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr problemet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha mjedisore t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb tranzicionit. Vet\u00ebm gjat\u00eb vitit 2023, bashkit\u00eb llogarit\u00ebn s\u00eb bashku rreth 844 mij\u00eb ton mbetje t\u00eb menaxhuara, nd\u00ebrsa tonelata t\u00eb tjera shfaqen t\u00eb hedhura n\u00eb venddepozitime ilegale me rrezik t\u00eb lart\u00eb ndotjeje ose transformimi n\u00eb vatra zjarresh.<\/p>\n<p>N\u00eb kodrat e Sharr\u00ebs, n\u00eb periferi t\u00eb Tiran\u00ebs, shtat\u00eb vite m\u00eb par\u00eb qeveria vendosi t\u00eb nd\u00ebrtonte, p\u00ebrmes nj\u00eb kontrate t\u00eb partneritetit publik-privat, nj\u00eb djeg\u00ebs p\u00ebr mbeturinat e ngurta urbane, i cili parashikohej t\u00eb prodhonte edhe energji elektrike.<\/p>\n<p>Inceneratori nuk u nd\u00ebrtua kurr\u00eb, nd\u00ebrsa kompania q\u00eb mori p\u00ebrsip\u00ebr nd\u00ebrtimin e tij, \u201cIntegrated Energy BV\u201d, u vu n\u00ebn sekuestro preventive nga Prokuroria e Posa\u00e7me, mes dyshimeve p\u00ebr korrupsion dhe abuzim me fondet publike. Sipas SPAK, kompania kontrollohej de fakto nga biznesmen\u00ebt Mirel M\u00ebrtiri dhe Klodian Zoto, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb d\u00ebnuar p\u00ebr korrupsion dhe gjenden n\u00eb arrati.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat e Thesarit tregojn\u00eb se bashkit\u00eb kryesore t\u00eb vendit kan\u00eb shpenzuar mbi 260 milion\u00eb euro n\u00eb gjasht\u00eb vitet e fundit vet\u00ebm p\u00ebr pastrim, gjelb\u00ebrim dhe depozitimin e mbetjeve. Rreth nj\u00eb t\u00eb tretat e k\u00ebsaj shume, rreth 90 milion\u00eb euro, kan\u00eb shkuar p\u00ebr kontratat koncesionare p\u00ebr incenerimin ose depozitimin e mbetjeve n\u00eb landfill.<\/p>\n<p>M\u00eb 16 prill, Gjykata e Tiran\u00ebs shpalli fajtor\u00eb p\u00ebr shp\u00ebrdorim detyre shtat\u00eb ish-zyrtar\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka, p\u00ebr kontrat\u00ebn koncesionare t\u00eb inceneratorit t\u00eb Tiran\u00ebs. Ish-deputeti socialist Alqi Bllako, i gjykuar ve\u00e7mas p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn afer\u00eb, u d\u00ebnua me 2 vjet e 8 muaj burg.<\/p>\n<p>Inceneratori i Tiran\u00ebs \u00ebsht\u00eb projekti m\u00eb i madh nga tre projektet e debatueshme t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb kryeministrit Edi Rama p\u00ebr trajtimin e mbetjeve urbane p\u00ebrmes incenerimit. Tarifa e incenerimit vler\u00ebsohej se do t\u2019u kushtonte taksapaguesve qindra milion\u00eb euro gjat\u00eb nj\u00eb periudhe 30-vje\u00e7are.<\/p>\n<p>Nj\u00eb projekt i ngjash\u00ebm, por m\u00eb i vog\u00ebl, i financuar nga buxheti i shtetit n\u00eb Fier, nuk u vu kurr\u00eb n\u00eb pun\u00eb, nd\u00ebrsa inceneratori i Elbasanit funksionoi p\u00ebr pak koh\u00eb dhe sot \u00ebsht\u00eb jasht\u00eb p\u00ebrdorimit.<\/p>\n<p>P\u00ebr menaxhimin e zon\u00ebs s\u00eb mbetjeve dhe inceneratorit, n\u00eb vitin 2021, shtat\u00eb bashkit\u00eb e qarkut Elbasan themeluan kompanin\u00eb publike \u201cEco-Alb\u201d. N\u00eb shkurt 2025, kjo kompani, p\u00ebrmes nj\u00eb analize kostosh t\u00eb zhvilluar me \u201cFilto Auditing\u201d, konstatoi se kostoja minimale e trajtimit t\u00eb mbetjeve p\u00ebr vitin 2025, pa incenerator, \u00ebsht\u00eb 2,600 lek\u00eb p\u00ebr ton, nd\u00ebrsa me incenerator n\u00eb pun\u00eb arrin n\u00eb 5,000 lek\u00eb p\u00ebr ton \u2013 gati dyfish. Sipas raportit, n\u00ebse turbinat p\u00ebr prodhimin e energjis\u00eb do t\u00eb viheshin plot\u00ebsisht n\u00eb funksion dhe inceneratori do t\u00eb punonte me kapacitetin teknik t\u00eb lejes mjedisore, at\u00ebher\u00eb \u00e7mimi p\u00ebr mbulimin e kostove do t\u00eb zbriste n\u00eb 4,200 lek\u00eb p\u00ebr ton.<\/p>\n<p>Administratori i \u201cEco-Alb\u201d, Leli Kaja, q\u00eb menaxhon zon\u00ebn e trajtimit t\u00eb mbetjeve n\u00eb Elbasan, la t\u00eb kuptohej gjat\u00eb nj\u00eb interpelance me K\u00ebshillin Bashkiak m\u00eb 29 korrik se inceneratori nuk do t\u00eb vihej m\u00eb n\u00eb pun\u00eb, duke e konsideruar situat\u00ebn emergjente. \u201cDuhet nd\u00ebrtuar nj\u00eb landfill i ri. Sasia e mbetjeve ka arritur t\u00eb shemb\u00eb disa skarpata an\u00ebsore t\u00eb landfillit,\u201d tha ai, duke akuzuar k\u00ebshilltar\u00ebt bashkiak\u00eb p\u00ebr munges\u00eb mb\u00ebshtetjeje.<\/p>\n<p>Sipas tij, \u00e7do dit\u00eb n\u00eb landfillin ekzistues hyjn\u00eb mbi 150 ton mbetje dhe \u00ebsht\u00eb e pamundur t\u00eb menaxhohet kjo sasi. \u201cDo t\u00eb ket\u00eb p\u00ebrs\u00ebri rrezik,\u201d paralajm\u00ebroi ai.<\/p>\n<p>Interpelanca, e thirrur pas nj\u00eb zjarri n\u00eb fillim t\u00eb korrikut, nxori s\u00ebrish n\u00eb pah kriz\u00ebn e thell\u00eb t\u00eb trajtimit t\u00eb mbetjeve p\u00ebr shkak t\u00eb d\u00ebshtimit t\u00eb projektit t\u00eb incenerator\u00ebve. Incenerator\u00ebt e Fierit dhe Elbasanit i kan\u00eb kushtuar buxhetit rreth 50 milion\u00eb euro. T\u00eb tre projektet e incenerator\u00ebve kan\u00eb gjeneruar kosto t\u00eb larta p\u00ebr taksapaguesit dhe jan\u00eb kthyer n\u00eb kriza mjedisore p\u00ebr bashkit\u00eb q\u00eb duhej t\u00eb trajtonin mbetjet n\u00eb to.<\/p>\n<p><strong>Lidhjet me krimin e organizuar<\/strong><\/p>\n<p>Ajman Park<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb cep t\u00eb parkimit t\u00eb madh t\u00eb \u201cAjman Park Resort\u201d \u2013 nj\u00eb kompleks luksoz p\u00ebr organizimin e festave me sh\u00ebrbime hoteli dhe restoranti \u2013 q\u00ebndrojn\u00eb t\u00eb rreshtuara edhe automjetet q\u00eb mbledhin mbetjet urbane t\u00eb Bashkis\u00eb Shijak dhe t\u00eb nj\u00ebsive t\u00eb saj administrative.<\/p>\n<p>Kompania \u201cAMR\u201d sh.p.k., e krijuar n\u00eb vitin 2015, hyri n\u00eb sektorin e pastrimit dy vite m\u00eb von\u00eb, kur s\u00eb bashku me kompanin\u00eb \u201cAlb Garden\u201d fitoi tenderin e par\u00eb p\u00ebr sh\u00ebrbimin e t\u00ebrheqjes s\u00eb mbetjeve urbane, me nj\u00eb vler\u00eb gati 343 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>E ardhmja e k\u00ebtij sh\u00ebrbimi n\u00eb Shijak u vu n\u00eb pik\u00ebpyetje m\u00eb 8 gusht, kur, pas nj\u00eb operacioni t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb SPAK dhe autoriteteve t\u00eb huaja, Gjykata e Posa\u00e7me vendosi sekuestrimin e \u201cAMR\u201d sh.p.k., n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb Fadil Ball\u00ebs.<\/p>\n<p>I njohur n\u00eb zon\u00eb edhe si \u201cJulian\u201d apo \u201cJul Balla\u201d, ai akuzohet p\u00ebr p\u00ebrfshirje n\u00eb nj\u00eb nga organizatat m\u00eb t\u00eb fuqishme shqiptare t\u00eb trafikut nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb drog\u00ebs, e cila dyshohet se ka trafikuar t\u00eb pakt\u00ebn 28 ton kokain\u00eb nga Amerika e Jugut drejt vendeve t\u00eb Bashkimit Europian.<\/p>\n<p>\u201cAMR\u201d nuk \u00ebsht\u00eb e vetmja kompani aktive n\u00eb sektorin e grumbullimit t\u00eb mbetjeve q\u00eb dyshohet p\u00ebr lidhje me krimin e organizuar. N\u00eb qarkun e Elbasanit, kompania \u201cViola Green\u201d sh.p.k. ka p\u00ebrfituar gjat\u00eb gjasht\u00eb viteve t\u00eb fundit m\u00eb shum\u00eb se 8 milion\u00eb euro p\u00ebr pastrimin e mbetjeve nga bashkit\u00eb Ku\u00e7ov\u00eb, Rrogozhin\u00eb dhe Peqin.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga tre aksioner\u00ebt e k\u00ebsaj kompanie, Marsel Shega, gjithashtu i njohur si Bujar Shega, \u00ebsht\u00eb arrestuar nga SPAK n\u00eb Itali si pjes\u00eb e organizat\u00ebs kriminale t\u00eb udh\u00ebhequr nga Suel \u00c7ela, e cila, sipas prokuror\u00ebve, kishte lidhje t\u00eb ngushta me politik\u00ebn, policin\u00eb dhe gjyq\u00ebsorin.<\/p>\n<p>M\u00eb n\u00eb veri, n\u00eb Lezh\u00eb, pastrimi i qytez\u00ebs bregdetare t\u00eb Sh\u00ebngjinit i \u00ebsht\u00eb besuar nga bashkia kompanis\u00eb \u201cCoral Shengjini\u201d. Ish-pronari i k\u00ebsaj kompanie, Ardian Nikulaj, ka garuar n\u00eb vitin 2021 si kandidat p\u00ebr deputet p\u00ebr Partin\u00eb SocialDemokrate dhe n\u00eb formularin e vet\u00ebdeklarimit ka specifikuar se ishte d\u00ebnuar p\u00ebr arm\u00ebmbajtje pa leje n\u00eb vitin 2003 dhe p\u00ebr kontraband\u00eb n\u00eb vitin 2006.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2023, Nikulaj u ekzekutua n\u00eb hotelin e tij n\u00eb Sh\u00ebngjin, n\u00eb nj\u00eb vrasje me stil mafioz, p\u00ebr arsye gjakmarrjeje nga nj\u00eb shtetas portugez.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr kompani, \u201cREJ\u201d sh.p.k., ka p\u00ebrfituar rreth 8 milion\u00eb euro n\u00eb gjasht\u00eb vjet nga bashkit\u00eb Shkod\u00ebr, Pogradec dhe Himar\u00eb p\u00ebr kontrata p\u00ebr pastrimin e mbetjeve urbane. Aksioner i saj n\u00eb minoranc\u00eb \u00ebsht\u00eb kompania \u201cKLIVA\u201d sh.p.k. n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb Gzim Salillarit, i cili, sipas autoriteteve italiane, kontrabandonte drog\u00eb n\u00eb qytetin jugor t\u00eb Barit nga porti shqiptar i Durr\u00ebsit n\u00eb fund t\u00eb viteve 1990.<\/p>\n<p>Salillari u d\u00ebnua nga nj\u00eb gjykat\u00eb e Barit n\u00eb vitin 2002, por nuk e vuajti d\u00ebnimin fal\u00eb nj\u00eb vendimi t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri dhe nj\u00eb procesi faljeje nga Ministria italiane e Drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb biznesin e bashkive p\u00ebr trajtimin e mbetjeve urbane operojn\u00eb edhe kompani t\u00eb hetuara p\u00ebr probleme me tenderat. Nj\u00ebra prej tyre \u00ebsht\u00eb \u201cV.A.L.E Recycling\u201d, e cila operon gjithashtu n\u00eb fush\u00ebn e riciklimit t\u00eb mbetjeve spitalore, e cila ka p\u00ebrfituar rreth 2.1 milion\u00eb euro nga kontratat e grumbullimit dhe depozitimit t\u00eb mbetjeve me bashkit\u00eb e La\u00e7it dhe t\u00eb Lezh\u00ebs.<\/p>\n<p>Administratori i kompanis\u00eb, Elvis Miri \u00ebsht\u00eb d\u00ebrguar p\u00ebr gjykim nga Prokuroria e Tiran\u00ebs, pasi dyshohet se ka p\u00ebrfituar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligjshme tender\u00eb nga spitalet. Miri i ka kund\u00ebrshtuar akuzat n\u00eb deklarimet e tij n\u00eb Prokurori.<\/p>\n<p><strong>Turizmi, peng i mbetjeve<\/strong><\/p>\n\n<p>Gjat\u00eb muajve t\u00eb nxeht\u00eb t\u00eb ver\u00ebs, kur dielli i m\u00ebngjesit lind mbi gjirin e Vlor\u00ebs, qyteti shpesh zgjohet jo me arom\u00ebn e jodit dhe er\u00ebn e kripur t\u00eb detit, por n\u00ebn nj\u00eb perde t\u00eb dendur tymi ngjyr\u00eb gri q\u00eb ngrihet ngadal\u00eb nga fusha e grumbullimit t\u00eb mbetjeve n\u00eb periferi. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb pamje apokaliptike e p\u00ebrs\u00ebritur prej vitesh.<\/p>\n<p>\u201cD\u00ebmi i shkaktuar nga djegiet p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb krim mjedisor ndaj qytetar\u00ebve dhe d\u00ebmton r\u00ebnd\u00eb turizmin,\u201d tha p\u00ebr BIRN ambientalisti Simo Ribaj, i cili prej vitesh ndjek situat\u00ebn.<\/p>\n<p>Ai ngriti pyetje mbi munges\u00ebn e hetimeve efektive: \u201cP\u00ebrse nuk \u00ebsht\u00eb zbuluar asnj\u00eb autor i ndezjes, pavar\u00ebsisht p\u00ebrs\u00ebritjes s\u00eb rasteve?\u201d<\/p>\n<p>P\u00ebr vite me radh\u00eb, qyteti turistik i Vlor\u00ebs i vari shpresat te landfilli i Sherisht\u00ebs \u2013 nj\u00eb projekt i integruar p\u00ebr menaxhimin e mbetjeve me vler\u00eb 20.8 milion\u00eb euro, i financuar nga banka gjermane KfW, nga t\u00eb cilat 12.5 milion\u00eb euro jan\u00eb kredi q\u00eb paguhen nga qeveria shqiptare dhe pjesa tjet\u00ebr grante.<\/p>\n<p>Projekti iu besua kompanis\u00eb \u201cIntegrated Technology Services\u201d t\u00eb Klodian Zotos dhe ngeci n\u00eb vendnum\u00ebro q\u00eb prej sekuestrimit t\u00eb kompanis\u00eb me vendim t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me dhe arratisjes nga drejt\u00ebsia t\u00eb pronarit t\u00eb saj, i d\u00ebnuar nga gjykata p\u00ebr korrupsion dhe pastrim parash me koncesionet e incenerator\u00ebve.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse landfilli i ri i Sherisht\u00ebs u hap zyrtarisht n\u00eb prill, deri n\u00eb muajin qershor mbetjet urbane t\u00eb Vlor\u00ebs vazhdonin t\u00eb hidheshin n\u00eb venddepozitimin e vjet\u00ebr pran\u00eb qytetit. Punimet n\u00eb landfillin e Sherisht\u00ebs duhej t\u00eb kishin p\u00ebrfunduar n\u00eb vitin 2021.<\/p>\n<p><strong>Kosto e lart\u00eb, eficienc\u00eb e ul\u00ebt<\/strong><\/p>\n\n<p>Nd\u00ebrsa vonesat n\u00eb hapjen e landfillit t\u00eb ri n\u00eb Vlor\u00eb soll\u00ebn kosto mjedisore, mbyllja e venddepozitimit t\u00eb Porto Romanos n\u00eb qytetin e Durr\u00ebsit dhe transferimi i mbetjeve n\u00eb landfillin e Sharr\u00ebs n\u00eb Tiran\u00eb ka sjell\u00eb nj\u00eb fatur\u00eb t\u00eb lart\u00eb financiare.<\/p>\n<p>Nj\u00eb raport i Kontrollit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Shtetit p\u00ebr vitet 2020\u20132023 tregon se rreth 30% e buxhetit t\u00eb Bashkis\u00eb Durr\u00ebs p\u00ebrdoret p\u00ebr menaxhimin e mbetjeve urbane \u2013 shum\u00eb mbi normat e rekomanduara nga OKB-ja prej 3\u201315%. Qyteti dhe nj\u00ebsit\u00eb administrative menaxhohen nga dy nd\u00ebrmarrje publike p\u00ebr pastrimin, nd\u00ebrsa p\u00ebr zonat m\u00eb t\u00eb larg\u00ebta si Sukthi dhe Ishmi, bashkia ka kontraktuar kompanin\u00eb private \u201cAFA GRUP\u201d sh.p.k.<\/p>\n<p>Sipas Planit Sektorial Komb\u00ebtar p\u00ebr Menaxhimin e Mbetjeve t\u00eb Ngurta, Bashkia Durr\u00ebs duhet t\u2019i depozitoj\u00eb mbetjet n\u00eb landfillin e Sharr\u00ebs, por mund t\u00eb ul\u00eb kostot p\u00ebrmes nd\u00ebrtimit t\u00eb nj\u00eb stacioni transferimi.<\/p>\n<p>\u201cKy dokument parashikon nd\u00ebrtimin e stacioneve t\u00eb transferimit, q\u00eb lejojn\u00eb transportin e mbetjeve me mjete me tonazh m\u00eb t\u00eb lart\u00eb, duke reduktuar kostot dhe distancat e transportit,\u201d tha p\u00ebr BIRN eksperti i mjedisit, Erni Kocani. Sipas tij, bashkia duhet t\u00eb nis\u00eb investimet n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim.<\/p>\n<p>Buxheti i nd\u00ebrmarrjes publike q\u00eb mbulon kryesisht zon\u00ebn urbane t\u00eb qytetit \u00ebsht\u00eb dyfishuar vitet e fundit, duke arritur n\u00eb rreth 4.6 milion\u00eb euro, nd\u00ebrsa nd\u00ebrmarrja q\u00eb mbulon zon\u00ebn e Plazhit ka regjistruar nj\u00eb rritje t\u00eb leht\u00eb, me rreth 2.1 milion\u00eb euro n\u00eb vit.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, nj\u00eb v\u00ebzhgim i BIRN n\u00eb disa lagje t\u00eb Durr\u00ebsit tregoi se pasdite kontejner\u00ebt jan\u00eb shpesh t\u00eb mbushur p\u00ebrtej kapacitetit, me mbetje t\u00eb hedhura jasht\u00eb tyre edhe n\u00eb zona turistike si Plazhi. Bashkia tha se gjeneron dhe evadon mesatarisht 185 ton mbetje n\u00eb dit\u00eb dhe se gjat\u00eb sezonit turistik, grumbullimi kryhet 3-4 her\u00eb n\u00eb dit\u00eb n\u00eb zonat e banuara, tregtare dhe bregdetare.<\/p>\n<p>Sipas Kocanit, sektori i menaxhimit t\u00eb mbetjeve urbale p\u00ebrballet sot me nj\u00eb s\u00ebr\u00eb problematikash, t\u00eb cilat k\u00ebrkojn\u00eb investime p\u00ebr rehabilitim dhe standardizim t\u00eb sh\u00ebrbimit.<\/p>\n<p>\u201cPas reform\u00ebs territoriale, bashkit\u00eb trash\u00ebguan rreth 190 venddepozitime ilegale me p\u00ebrmasa t\u00eb ndryshme. P\u00ebr shembull, edhe sot Bashkia Tepelen\u00eb depoziton mbetjet n\u00eb brigjet e lumit Vjosa,\u201d p\u00ebrfundoi ai.\/ <strong>Nga Geri Emiri, Erjola Azizolli, Bardha Nergjoni dhe Xhevahir Zhabina<\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/08\/18\/kriza-e-mbetjeve-si-i-vjel-krimi-i-organizuar-fondet-publike\/\">Kriza e mbetjeve, si i vjel krimi i organizuar fondet publike<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb nj\u00eb rrip toke mes lumit Erzen dhe nj\u00eb ligatine t\u00eb gjelb\u00ebr n\u00eb fshatin Shet\u00ebl t\u00eb Shijakut, grumbujt e mbetjeve urbane jan\u00eb pjes\u00eb e pandashme e peizazhit. Dikur habitat p\u00ebr shpend\u00eb dhe gjallesa t\u00eb tjera ujore, ligatina po e humbet funksionin e saj natyror p\u00ebr shkak t\u00eb ndotjes nga mbeturinat. Sipas banor\u00ebve dhe d\u00ebshmive t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":36244,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-36243","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/36243","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=36243"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/36243\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media\/36244"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=36243"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=36243"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=36243"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}