{"id":36231,"date":"2025-08-18T09:48:22","date_gmt":"2025-08-18T09:48:22","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/18\/linda-rama-si-i-perceptova-prishjet-pa-leje-sigurine-ushqimore-dhe-shkarkimet-on-block-te-drejtoreve-te-bashkise\/"},"modified":"2025-08-18T09:48:22","modified_gmt":"2025-08-18T09:48:22","slug":"linda-rama-si-i-perceptova-prishjet-pa-leje-sigurine-ushqimore-dhe-shkarkimet-on-block-te-drejtoreve-te-bashkise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/18\/linda-rama-si-i-perceptova-prishjet-pa-leje-sigurine-ushqimore-dhe-shkarkimet-on-block-te-drejtoreve-te-bashkise\/","title":{"rendered":"Linda Rama: Si i p\u00ebrceptova prishjet pa leje, sigurin\u00eb ushqimore dhe shkarkimet \u201con-block\u201d t\u00eb drejtor\u00ebve t\u00eb Bashkis\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Nuk do t\u00eb m\u00eb kishte shkuar mendja vet\u00eb, po t\u00eb mos ma kishte kujtuar Linda: Nila, kam 12 vjet pa dal\u00eb n\u00eb kopertin\u00eb.<\/p>\n<p>Instinkti im gazetaresk reagoi menj\u00ebher\u00eb. U p\u00ebrpoqa t\u00eb kujtoja se kur e kisha lexuar p\u00ebr her\u00eb t\u00eb fundit nj\u00eb intervist\u00eb me Linda Ram\u00ebn n\u00eb nj\u00eb revist\u00eb. M\u2019u kujtua vagullt se pas dasm\u00ebs me Edin, diku nga marsi i vitit 2011, ajo ishte intervistuar nga Iva Tico. Martesa e tyre kishte ndodhur n\u00eb vjesht\u00ebn e 2010-s, dhe k\u00ebt\u00eb detaj e mbaj mend mir\u00eb: kur Edi Rama m\u00eb prezantoi asokohe me Lind\u00ebn, iu drejtua me nj\u00eb buz\u00ebqeshje dhe nj\u00eb shenj\u00eb gishtit nga un\u00eb: \u201cJa, nj\u00eb tjet\u00ebr Basha p\u00ebrball\u00eb teje\u201d \u2013 meq\u00eb Linda mbante ende mbiemrin e vajz\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb qen\u00eb e sigurt, mora n\u00eb telefon Arta Markun. Ajo m\u00eb sakt\u00ebsoi se dalja e fundit e Lind\u00ebs n\u00eb kopertin\u00ebn e nj\u00eb reviste kishte qen\u00eb n\u00eb prill 2012, kur ishte ende bashk\u00ebshortja e liderit t\u00eb opozit\u00ebs. Linda e kujtonte mir\u00eb at\u00eb periudh\u00eb dhe e pranoi me k\u00ebnaq\u00ebsi ftes\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb intervist\u00eb t\u00eb re, pas tre mandatesh qeverisjeje t\u00eb bashk\u00ebshortit t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Shpesh kemi th\u00ebn\u00eb se ajo \u00ebsht\u00eb natyr\u00eb diskrete \u2013 nuk flet shum\u00eb p\u00ebr veten, familjen apo f\u00ebmij\u00ebt. Por k\u00ebt\u00eb her\u00eb, do t\u00eb suprizoheni. N\u00eb k\u00ebt\u00eb bised\u00eb, Linda u tregua e hapur p\u00ebr gjith\u00e7ka: nga darkat familjare, tek zhvillimet m\u00eb t\u00eb fundit politike. Pa e k\u00ebrkuar, u b\u00eb pjes\u00eb e fushat\u00ebs zgjedhore t\u00eb k\u00ebtij viti, pas nj\u00eb letre t\u00eb disa deputet\u00ebve t\u00eb grupit parlamentar t\u00eb PD-s\u00eb, drejtuar institucioneve nd\u00ebrkomb\u00ebtare, ku k\u00ebrkohej p\u00ebrjashtimi i saj si eksperte nga studimet e tyre.<\/p>\n<p>M\u00eb shum\u00eb se gjesti, e preku thell\u00eb ideja q\u00eb dikush mund t\u00eb vinte n\u00eb pik\u00ebpyetje thelbin e pushtetit t\u00eb saj personal: profesionalizmin.<\/p>\n<p>E pyeta p\u00ebr pun\u00ebn e saj, p\u00ebr familjen, p\u00ebr ritmin e vrullsh\u00ebm t\u00eb Rilindjes Urbane 2.0, p\u00ebrdebatin mbi sistemin fiskal, p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrkomb\u00ebtare, sfidat dhe idhujt q\u00eb e frym\u00ebzojn\u00eb. Dhe, pas 13 vitesh \u2013 nga intervista n\u00eb intervist\u00eb \u2013 vura re di\u00e7ka q\u00eb nuk kishte ndryshuar: rr\u00ebfimi i saj p\u00ebr familjen mbetet po ai, ve\u00e7se tani f\u00ebmij\u00ebve iu jan\u00eb shtuar nipi dhe, s\u00eb fundmi, nj\u00eb mbes\u00eb. Por mbi t\u00eb gjitha, Linda ka nj\u00eb mendim t\u00eb prer\u00eb p\u00ebr realitetin shqiptar: nga beteja e p\u00ebrditshme me trafikun q\u00eb duket i pafund, deri tek nj\u00eb projekt p\u00ebr arsimin q\u00eb dot\u00eb donte ta b\u00ebnte realitet.<\/p>\n<p>Nga Anila Basha<\/p>\n<p>Faleminderit q\u00eb pranuat k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr NEWSBOMB. Dua ta filloj thjesht\u00eb dhe p\u00ebr s\u00eb af\u00ebrmi: si nis nj\u00eb dit\u00eb e zakonshme p\u00ebr ju? Zgjon Edi Lind\u00ebn, apo Linda Edin? Apo \u00ebsht\u00eb Zaho ai q\u00eb ju zgjon t\u00eb dyve? Si duket nj\u00eb dit\u00eb tipike p\u00ebr ju, larg syve t\u00eb publikut?<\/p>\n<p>Kur dita zbardh m\u00eb gjen 100% t\u00eb zgjuar. K\u00ebshtu q\u00eb zgjuesja jam un\u00eb q\u00ebkurse Zaho s\u2019\u00ebsht\u00eb m\u00eb bebja q\u00eb na zgjonte pa u gdhir\u00eb. Tani ai \u00ebsht\u00eb n\u00eb mosh\u00ebn kur shk\u00ebputja nga gjumi \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb, megjith\u00eb t\u00eb p\u00ebrk\u00ebdhelurat e mia dhe t\u00eb Edit. N\u00eb koh\u00eb pushimesh, zgjimi i Zahos ndodh bashk\u00eb me pyetjen \u201cmami \u00e7a do b\u00ebj un\u00eb sot?\u201d. Nd\u00ebrsa n\u00eb koh\u00ebn e shkoll\u00ebs, zgjimi pararendet nga lutja \u201caman t\u00eb fle dhe pes\u00eb minuta, aman pes\u00eb minuta\u201d. Dhe zgjat duart drejt meje symbyllur, q\u00eb t\u00eb m\u00eb marr\u00eb edhe mua bashk\u00eb me ato pes\u00eb minuta. Kurse un\u00eb t\u00eb them t\u00eb drejt\u00ebn ato pes\u00eb minuta nuk ja refuzoj edhe sikur t\u00eb jemi vertet\u00eb shum\u00eb von\u00eb p\u00ebr shkoll\u00eb. M\u00eb kujtohet kur ishim n\u00eb mosh\u00ebn e tij, t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn lutje t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur kishim p\u00ebr prind\u00ebrit kur na zgjonin, t\u00eb rrinim dhe pes\u00eb minuta m\u00eb shum\u00eb. Nj\u00eb pes\u00ebminut\u00ebsh i art\u00eb p\u00ebr t\u2019u ndar\u00eb paq\u00ebsisht me nat\u00ebn, me gjumin, me ndjesin\u00eb p\u00ebrk\u00ebdhel\u00ebse q\u00eb t\u00eb p\u00ebrcjell ngroht\u00ebsia e shtratit. Dhe p\u00ebr ta filluar edhe dit\u00ebn paq\u00ebsisht, pa urdh\u00ebra.<\/p>\n<p>Pjesa tjet\u00ebr p\u00ebrgjith\u00ebsisht \u00ebsht\u00eb rutin\u00eb m\u00ebngjesore, por megjithat\u00eb ritmike p\u00ebr mua q\u00eb duhet t\u2019ja dal\u00eb t\u00eb b\u00ebj gjith\u00e7ka p\u00ebrmban menuja e pun\u00ebve t\u00eb m\u00ebngjesit p\u00ebr gruan e sht\u00ebpis\u00eb, t\u00eb celebroj kur mundem fillimin e dit\u00ebs me arom\u00ebn e nj\u00eb kafeje t\u00eb shpejt\u00eb me Edin, dhe t\u00eb dal n\u00eb koh\u00eb nga sht\u00ebpia me Zahon p\u00ebr t\u00eb mos mbetur n\u00eb radh\u00ebn e shofer\u00ebve t\u00eb makinave t\u00eb b\u00ebra vargan n\u00eb rrug\u00ebn e shkoll\u00ebs. <\/p>\n<p>-Si e balanconi ju dhe kryeministri jet\u00ebn familjare me at\u00eb politike? A flisni p\u00ebr politik\u00eb gjat\u00eb darkave, apo p\u00ebrpiqeni ta mbani tryez\u00ebn e familjes larg temave t\u00eb pushtetit?<\/p>\n<p>Ju po m\u00eb pyesni p\u00ebr t\u00eb ditur p\u00ebr 24 or\u00ebt e jet\u00ebs son\u00eb t\u00eb p\u00ebrditshme n\u00eb 12 vite t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb Edit si kryeminist\u00ebr dhe pyetja juaj ting\u00ebllon kaq e qet\u00eb, kaq e patrazuar, kaq relaksuese madje, sa m\u00eb vjen shum\u00eb keq q\u00eb ta trazoj e komplikoj un\u00eb me t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb kund\u00ebrtat e k\u00ebtyre ndjesive. Sidoqoft\u00eb, sa p\u00ebr ta filluar mund t\u00eb them q\u00eb n\u00ebn \u00e7atin\u00eb e sht\u00ebpis\u00eb son\u00eb nuk ka dy jet\u00eb t\u00eb ndara, nj\u00ebra familjare p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ne dhe nj\u00ebra politike p\u00ebr Edin. Ka vet\u00ebm nj\u00eb. Natyrisht secili b\u00ebn pun\u00ebn e tij t\u00eb p\u00ebrditshme, por pa e harruar n\u00eb asnj\u00eb moment q\u00eb Edi \u00ebsht\u00eb kryeminist\u00ebr, dometh\u00ebn\u00eb n\u00eb nj\u00eb pozicion q\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paevitueshme krijon ngarkes\u00eb mbi supe, kusht\u00ebzim t\u00eb hapave dhe shqet\u00ebsim t\u00eb nj\u00eb lloji fare t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb e t\u00eb pashprehur n\u00eb mendje dhe n\u00eb zem\u00ebr. Mund t\u2019ju duket \u00e7udi, po pozicioni i Edit, p\u00ebrtej Edit, i krijon k\u00ebto kusht\u00ebzime dhe preokupime ve\u00e7an\u00ebrisht tek un\u00eb dhe f\u00ebmij\u00ebt, q\u00eb vijn\u00eb bashk\u00eb me ngarkes\u00ebn q\u00eb ka njeriu n\u00eb jet\u00ebn e tij t\u00eb zakonshme. Dhe, mos harroni, un\u00eb i kam jetuar t\u00eb dyja.<\/p>\n<p>-P\u00ebrpara se t\u00eb ishit bashk\u00ebshortja e Kryeministrit, ju ishit \u2013 dhe mbeteni \u2013 nj\u00eb grua me profil t\u00eb qart\u00eb profesional: akademike, ekonomiste, pjes\u00eb e shoq\u00ebris\u00eb civile. Si arrini ta ruani k\u00ebt\u00eb identitet n\u00eb syt\u00eb e publikut dhe n\u00eb raport me veten?<\/p>\n<p>Duke mos pranuar q\u00eb n\u00eb dit\u00ebn e par\u00eb t\u00eb Edit n\u00eb pushtet dhe n\u00eb asnj\u00eb dit\u00eb t\u00eb Edit kryeminist\u00ebr q\u00eb ta lejoj thelbin tim qytetar, profesional dhe m\u00ebnyr\u00ebn time t\u00eb t\u00eb jetuarit brenda dhe jasht\u00eb sht\u00ebpis\u00eb t\u00eb ndikohet nga ngjitja e tim shoqi n\u00eb maj\u00eb, kam krijuar qysh at\u00eb dit\u00eb e \u00e7do dit\u00eb m\u00eb tej, nj\u00eb distanc\u00eb t\u00eb sigurt\u00eb higjenike nga pushteti. Ky term q\u00eb m\u00eb ka p\u00eblqyer shum\u00eb q\u00eb n\u00eb sekond\u00ebn q\u00eb e kam d\u00ebgjuar shum\u00eb koh\u00eb m\u00eb par\u00eb prej Arb\u00ebn Xhaferrit. I kam rezistuar k\u00ebshtu \u00e7do p\u00ebrpjekjeje p\u00ebr t\u00eb m\u00eb konsideruar si paradhom\u00eb t\u00eb zyr\u00ebs s\u00eb Edit dhe i kam b\u00ebr\u00eb ball\u00eb \u00e7do keqkuptimi kur njer\u00ebz t\u00eb af\u00ebrt a t\u00eb panjohur, m\u00eb jan\u00eb adresuar si p\u00ebshp\u00ebrit\u00ebse n\u00eb veshin e tij. Kam ruajtur ritualet e mia, q\u00eb nga vendi ku prej 26 vjet\u00ebsh pi \u00e7do m\u00ebngjes kafen para se t\u00eb ngjitem n\u00eb po at\u00eb zyr\u00eb, lidhjet e mia t\u00eb af\u00ebrta a t\u00eb larg\u00ebta po ashtu, duke mbajtur ndezur kontaktet njerezore dhe ndjeshm\u00ebrin\u00eb e shqet\u00ebsimin p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt\u00ebn. Duke e b\u00ebr\u00eb pun\u00ebn time \u00e7do dit\u00eb me t\u00eb nj\u00ebjtin seriozitet, p\u00ebrkushtim e pasion profesional. T\u00eb merresh me ekonomin\u00eb dhe me politikat publike n\u00eb profesion, t\u00eb kesh ndjeshm\u00ebri p\u00ebr grupet vulnerab\u00ebl dhe t\u00eb drejtat dhe t\u00eb kesh bashk\u00ebshortin kryeminist\u00ebr nuk \u00ebsht\u00eb edhe aq kollaj dhe gjithashtu nuk \u00ebsht\u00eb aspak e leht\u00eb t\u00eb kap\u00ebrcesh dyshimet apo p\u00ebrball\u00ebsh paragjykimet dhe gjykimet, t\u00eb cilat kan\u00eb forc\u00ebn t\u00eb t\u00eb shqet\u00ebsojn\u00eb megjith\u00ebse apo sidomos sepse n\u00eb shumic\u00ebn d\u00ebrmuese t\u00eb rasteve, s\u2019kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me ty po me stereotipin e bashk\u00ebshortes s\u00eb kryeministrit, q\u00eb \u00ebsht\u00eb kaq i fort\u00eb sa q\u00eb nganj\u00ebher\u00eb habitesh se si edhe dikush q\u00eb t\u00eb njeh prej vitesh keqkuptohet deri n\u00eb pik\u00ebn e t\u00eb pabesueshmes. Por nj\u00ebkoh\u00ebsisht \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb oportunitet p\u00ebr t\u00eb provuar veten dhe p\u00ebr t\u00eb jetuar n\u00eb nj\u00eb dimension t\u00eb pazakont\u00eb.<\/p>\n<p>-Pak para nisjes s\u00eb fushat\u00ebs p\u00ebr zgjedhjet e 11 majit, u b\u00ebt\u00eb subjekt i nj\u00eb s\u00ebr\u00eb akuzash publike nga opozita. U d\u00ebrguan letra tek partner\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb q\u00eb k\u00ebrkonin largimin tuaj nga disa projekte ku jeni e p\u00ebrfshir\u00eb. A ju shqet\u00ebsoi kjo fushat\u00eb? Pat\u00ebt ndonj\u00eb reagim nga partner\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb? E kishit parashikuar q\u00eb do t\u00eb ishit n\u00eb fokus n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb?<\/p>\n<p>U d\u00ebrgua nga burrat dhe fatkeq\u00ebsisht edhe grat\u00eb deputete t\u00eb grupit parlamentar t\u00eb Partis\u00eb Demokratike nj\u00eb let\u00ebr apo ndjes\u00eb p\u00ebr p\u00ebrcaktimin e sakt\u00eb, nj\u00eb ferman turpi politik, drejt institucioneve nd\u00ebrkomb\u00ebtare q\u00eb mb\u00ebshtesin Shqip\u00ebrin\u00eb. Ai ferman q\u00eb n\u00eb fakt konfirmonte aft\u00ebsit\u00eb e mia profesionale duke u shprehur se \u201cne nuk gjykojm\u00eb kapacitet profesionale t\u00eb zonj\u00ebs Rama\u201d, u k\u00ebrkonte nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve t\u00eb mos m\u00eb angazhonin n\u00eb projektet e tyre ose e th\u00ebn\u00eb ndryshe, t\u00eb m\u00eb pushonin nga puna, p\u00ebr shkak se isha bashk\u00ebshortja e kryeministrit. Them t\u00eb m\u00eb pushonin nga puna sepse un\u00eb dhe zyra ime nuk jemi financuar gjerm\u00ebsot nga asnj\u00eb qindark\u00eb e buxhetit t\u00eb shtetit shqiptar. Pra ata burra dhe ato gra k\u00ebrkonin q\u00eb institucionet nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb m\u00eb mohonin arbirtrarisht t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb pun\u00ebn q\u00eb b\u00ebj me ta qysh prej vitit 1999, kur dola apo m\u00eb sakt\u00eb m\u00eb than\u00eb se nuk isha m\u00eb e nevojshme si sh\u00ebrb\u00ebtore e shtetit shqiptar.<\/p>\n<p>Fillimisht m\u2019u duk nj\u00eb \u00e7udi e madhe q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsimi m\u00eb i lart\u00eb institucional opozitar, n\u00eb vigjilje t\u00eb fushat\u00ebs elektorale, i kishte mbledhur t\u00eb gjitha forcat dhe firmat e veta, p\u00ebr t\u00eb m\u00eb hequr nga puna mua. Jo Edin. Dometh\u00ebn\u00eb n\u00eb at\u00eb moment parazgjedhor p\u00ebr opozit\u00ebn pushteti p\u00ebr t\u2019u luftuar nuk ishte Edi me t\u00eb vet\u00ebt, por isha un\u00eb dhe studimet e mia.<\/p>\n<p>Besoj q\u00eb ajo let\u00ebr s\u00eb pari dhe mbi t\u00eb gjitha ishte shprehja m\u00eb e qart\u00eb e d\u00ebshp\u00ebrimit kolektiv t\u00eb kund\u00ebrshtar\u00ebve t\u00eb Edit, q\u00eb pas p\u00ebrpjekjes s\u00eb d\u00ebshtuar 12 vje\u00e7are p\u00ebr t\u00eb gjetur qoft\u00eb dhe nj\u00eb rast t\u00eb pik\u00ebtakimit tim t\u00eb \u00e7far\u00ebdollojsh\u00ebm me pushtetin e Edit, p\u00ebrfunduan tek nj\u00eb sulm publik frontal ndaj t\u00eb vetmit pushtet timit: pun\u00ebs profesionale.<\/p>\n<p>Ai ferman ishte edhe nj\u00eb akt ezaurimi i dikujt q\u00eb u p\u00ebrpoq t\u00eb thurrte mij\u00ebra fjal\u00eb t\u00eb liga ndaj famijes ton\u00eb, por nuk mundi dot q\u00eb n\u00eb mij\u00ebra faqe studime t\u00eb miat t\u00eb botuara n\u00eb vite t\u00eb gjente nj\u00eb shif\u00ebr apo nj\u00eb argument q\u00eb t\u00eb hedh\u00eb dyshimin m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl mbi q\u00ebllimin, seriozitetin dhe cil\u00ebsin\u00eb e ushtrimit t\u00eb profesionit tim apo mbi korrekt\u00ebsin\u00eb profesionale ndaj institucioneve me t\u00eb cilat punoj prej m\u00eb shum\u00eb se 25 vitesh. <\/p>\n<p>Ai ferman i firmosur si ato listat e zborit kur t\u00ebrhiqnim uniform\u00ebn jeshile dhe pushk\u00ebt e drurit, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb d\u00ebshmi ul\u00ebrit\u00ebse hipokrizie \u2013 besoj do t\u00eb mbetet n\u00eb analet e parlamentarizmit shqiptar \u2013 e t\u00eb gjith\u00eb atyre deputet\u00ebve q\u00eb votojn\u00eb e angazhohen p\u00ebr zbatimin e t\u00eb gjitha konventave p\u00ebr t\u00eb drejtat e njeriut e plot t\u00eb tjer\u00eb dokumenta t\u00eb lidhur me parimet demokratike. Por pa asnj\u00eb turp i japin vetes t\u00eb drejt\u00ebn dhe partis\u00eb firm\u00ebn q\u00eb t\u2019ia heqin t\u00eb drejt\u00ebn e pun\u00ebs dikujt q\u00eb pun\u00ebn e ka krijuar me mundin dhe me djers\u00ebn e vet.<\/p>\n<p>Fermani q\u00eb \u00e7uditi t\u00eb madh e t\u00eb vog\u00ebl n\u00eb rrethet profesionale dhe n\u00eb institucionet nd\u00ebrkomb\u00ebtare, u hartua n\u00eb pragun e fushat\u00ebs elektorale, kur ethet e pasiguris\u00eb mes deputet\u00ebve p\u00ebr vendin n\u00eb list\u00ebn e kandidat\u00ebve ishin m\u00eb t\u00eb forta se sa besnik\u00ebria e tyre ndaj parimeve demokratike apo konventave nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Firmat e tyre ishin shum\u00eb m\u00eb mjerane se sa ato t\u00eb d\u00ebshmitar\u00ebve t\u00eb rrem\u00eb n\u00eb koh\u00ebn e mallkuar kur humbja e testit t\u00eb besnik\u00ebris\u00eb ndaj partis\u00eb t\u00eb hante kok\u00ebn, sepse testi i tyre i besnik\u00ebris\u00eb nuk lidhej me kok\u00ebn po me ul\u00ebsen n\u00eb parlamentin e radh\u00ebs. Secili prej tyre, pa p\u00ebrjashtim, burr\u00eb apo grua, duke firmosur p\u00ebr t\u00eb ekzekutuar t\u00eb drejt\u00ebn time p\u00ebr t\u00eb punuar, p\u00ebr t\u00eb ruajtur ul\u00ebsen e vet, provoi se ishte i gatsh\u00ebm t\u00eb ekzekutonte k\u00ebdo q\u00eb do t\u2019i k\u00ebrkohej p\u00ebr besnik\u00ebri ndaj ul\u00ebses s\u00eb vet. Bashk\u00ebshorti pedagog n\u00eb universitet, \u00ebndrra e f\u00ebmij\u00ebs s\u00eb mir\u00ebarsimuar, kontrata e pun\u00ebs s\u00eb motr\u00ebs konsulente n\u00eb BE, Bank\u00eb Bot\u00ebrore, EBRD apo UN, humb\u00ebn zyrtarisht p\u00ebrball\u00eb ul\u00ebses. Madje p\u00ebr ul\u00ebsen jan\u00eb krejt t\u00eb natyrshme t\u00eb firmosen edhe rivrarja n\u00eb varr e gjyshit t\u00eb persekutuar nga letrat e t\u00eb paudh\u00ebve apo syrgjynosja e v\u00ebllait q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb pun\u00ebn e tij n\u00eb nj\u00eb institucion publik.<\/p>\n<p>Zgjedhjet politike kan\u00eb p\u00ebrfunduar, deputet\u00ebt fitues t\u00eb list\u00ebs s\u00eb mbyllur e t\u00eb hapur t\u00eb Partis\u00eb Demokratike jan\u00eb shpallur, por p\u00ebr mua, deputet\u00ebt q\u00eb e siguruan ul\u00ebsen duke firmosur at\u00eb ferman turpi politik, jan\u00eb dhe do t\u00eb mbeten t\u00eb vet\u00ebd\u00ebnuar si humb\u00ebs.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, institucionet nd\u00ebrkomb\u00ebtare u p\u00ebrgjigj\u00ebn publikisht duke qart\u00ebsuar se transparenca, mosdiskriminimi, konkurenca e hapur, profesionalizmi, integriteti dhe pavar\u00ebsia jan\u00eb kriteret e p\u00ebrzgjedhjes s\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb tyre nd\u00ebrsa burra dhe gra, figura t\u00eb njohura t\u00eb medias dhe t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile reaguan gjithashtu publikisht duke e quajtur absurd dhe t\u00eb padrejt\u00eb sulmin e grupit parlamentar t\u00eb Partis\u00eb Demokratike ndaj meje.<\/p>\n<p>M\u00eb pyet\u00ebt a ju shqet\u00ebsoi kjo fushat\u00eb. Aspak. Kisha b\u00ebr\u00eb durimplot\u00eb gjith\u00e7ka kisha patur n\u00eb dor\u00eb p\u00ebr t\u00eb mos c\u00ebnuar profesionin dhe lirin\u00eb time. Kur ajo let\u00ebr u publikua n\u00eb media isha e qart\u00eb q\u00eb duhej t\u00eb prisja t\u00eb tjer\u00ebt t\u00eb b\u00ebnin t\u00eb tyren. Dhe e b\u00ebn\u00eb duke m\u00eb dh\u00ebn\u00eb ndjesin\u00eb e triumfit q\u00eb mbart dija, puna e devotshme, pavar\u00ebsia dhe integriteti profesional, liria p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb zgjedhjet q\u00eb do dhe kurajo p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb e p\u00ebr t\u2019u ballafaquar pa b\u00ebr\u00eb llogari t\u00eb vogla dhe kompromise. Ky \u00ebsht\u00eb pushteti i madh i njerzve t\u00eb thjesht\u00eb q\u00eb duke i besuar vetes, profesionit dhe pun\u00ebs, e provokojn\u00eb dhe sfidojn\u00eb me lirin\u00eb e tyre politik\u00ebn dhe pushtetin e saj.<\/p>\n<p>-Q\u00eb nga vitet \u201990 e k\u00ebtej, Shqip\u00ebria ka pasur disa kryeministra, dhe me ta edhe bashk\u00ebshorte q\u00eb kan\u00eb marr\u00eb role t\u00eb ndryshme publike. Zonja Liri Berisha \u00ebsht\u00eb par\u00eb aktive n\u00eb fusha sociale. Rexhina Nano dhe m\u00eb pas Xhoana Nano, gjithashtu. Edhe ju keni nd\u00ebrtuar nj\u00eb profil t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb publik. A mendoni se roli i bashk\u00ebshortes s\u00eb Kryeministrit ka ndryshuar nd\u00ebr vite? Dhe a duhet t\u00eb ndryshoj\u00eb m\u00eb tej?<\/p>\n<p>P\u00ebr bashk\u00ebshorten e Kryeministrit nuk ka rol t\u00eb parashikuar n\u00eb ligjet dhe rregulloret e shtetit shqiptar, p\u00ebrve\u00e7 pranis\u00eb s\u00eb saj n\u00eb pak raste protokollare. K\u00ebshtu ka qen\u00eb gjithnj\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb shkak, angazhimi publik i bashk\u00ebshortes si e till\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb zgjedhje personale. Nuk ka as tradit\u00eb, as guida, as ndonj\u00eb asistenc\u00eb institucionale p\u00ebr t\u00eb. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb zgjedhje personale q\u00eb nuk m\u00ebsohet po zbulohet, me p\u00ebrpjekje e me eksperienc\u00eb, pak nga pak dhe me shum\u00eb durim duke iu shmangur terreneve t\u00eb minuara. Por kur s\u2019ka \u201ckopje\u201d apo mund\u00ebsi p\u00ebrs\u00ebritjeje modelesh t\u00eb gatshme, b\u00ebhet m\u00eb e natyrshme t\u00eb transmetosh at\u00eb q\u00eb ti je, duke u munduar mish\u00ebrosh at\u00eb q\u00eb ti beson dhe t\u00eb kontribuosh me at\u00eb q\u00eb ty t\u00eb vjen ndoresh. N\u00eb k\u00ebto 3 dekada e gjys\u00ebm, profili publik q\u00eb bashk\u00ebshortet kan\u00eb zgjedhur dhe kan\u00eb kultivuar ka qen\u00eb i ndrysh\u00ebm. E rend\u00ebsishme mendoj \u00ebsht\u00eb q\u00eb profili i bashk\u00ebshortes t\u00eb kryeministrit t\u00eb jet\u00eb  komplementar p\u00ebr bashk\u00ebshortin n\u00eb funksionin e tij publik pa u b\u00ebr\u00eb e tep\u00ebrt p\u00ebr njer\u00ebzit n\u00eb p\u00ebrditshm\u00ebrin\u00eb e tyre.<\/p>\n<p>-Ju nuk jeni nj\u00eb figur\u00eb q\u00eb shfaqet shpesh n\u00eb media apo n\u00eb rrjete sociale. \u00cbsht\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb gjesh nj\u00eb foto tuaj\u00ebn me nipin, apo me familjen n\u00eb momente intime. Pse keni zgjedhur k\u00ebt\u00eb diskrecion? \u00cbsht\u00eb mbrojtje, filozofi, apo di\u00e7ka tjet\u00ebr?<\/p>\n<p>Avi tashm\u00eb ka edhe nj\u00eb mot\u00ebr q\u00eb quhet Rui, mbesa ime q\u00eb sapo ka mbushur kat\u00ebr muaj. Zaho, Avi dhe Rui jan\u00eb tre zogj q\u00eb, kur jemi s\u00ebbashku, na mb\u00ebshtjellin me nj\u00eb larmi t\u00eb hatashme z\u00ebrash e tingujsh, t\u00eb qarash e t\u00eb qeshurash, z\u00ebnkash, ngacmimesh e p\u00ebrqafimesh f\u00ebminore. Nd\u00ebrsa momentet intime familjare secili i konsumon p\u00ebr veten, ndryshe nuk do t\u00eb quheshin intime. Qysh n\u00eb vog\u00ebli e kam patur t\u00eb fort\u00eb instiktin e moslejimit t\u00eb prekjes s\u00eb territorit tim t\u00eb privat\u00ebsis\u00eb dhe po k\u00ebshtu e kam respektuar k\u00ebt\u00eb territor tek t\u00eb tjer\u00ebt. Privat\u00ebsia \u00ebsht\u00eb shije e nj\u00eb lloji t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb q\u00eb t\u00eb p\u00ebrket vet\u00ebm ty, \u00ebsht\u00eb respekt p\u00ebr jet\u00ebn t\u00ebnde, por dhe p\u00ebr jet\u00ebn e tjetrit, p\u00ebr koh\u00ebn t\u00ebnde dhe koh\u00ebn e tjetrit. Ajo hap\u00ebsir\u00eb \u00ebsht\u00eb eskluziviteti yt. <\/p>\n<p>-Zonja Brigitte Macron, me t\u00eb cil\u00ebn q\u00ebndruat bashk\u00eb gjat\u00eb vizit\u00ebs zyrtare t\u00eb \u00e7iftit Macron n\u00eb Tiran\u00eb, ka th\u00ebn\u00eb se \u201cnuk d\u00ebshiron t\u00eb jet\u00eb e padukshme, edhe pse nuk ka nj\u00eb funksion institucional\u201d. A mendoni se bashk\u00ebshortet e lider\u00ebve politik\u00eb duhet t\u00eb ken\u00eb nj\u00eb z\u00eb m\u00eb t\u00eb fort\u00eb publik?<\/p>\n<p>Brigitte \u00ebsht\u00eb grua shum\u00eb speciale dhe ndjehem me fat q\u00eb rasti e ka sjell\u00eb p\u00ebr mua q\u00eb ta takoj dhe t\u00eb kem mund\u00ebsi t\u00eb kaloj koh\u00eb me t\u00eb. Brigitte zot\u00ebron fuqin\u00eb q\u00eb t\u00eb jet\u00eb Zonj\u00eb e Par\u00eb n\u00eb \u00e7do mjedis ku gjendet, jo thjesht\u00eb dhe vet\u00ebm se \u00ebsht\u00eb Zonja e Par\u00eb e Franc\u00ebs por sepse \u00ebsht\u00eb vet\u00eb Ajo. Me eleganc\u00eb, kujdes, vemendje p\u00ebr k\u00ebdo pran\u00eb saj ajo ja del mrekullisht mir\u00eb t\u00eb ndaj\u00eb shqet\u00ebsimet e m\u00ebdha t\u00eb bot\u00ebs dhe g\u00ebzimet e kuptimet e vogla por dometh\u00ebn\u00ebse t\u00eb jet\u00ebs. N\u00eb vizit\u00ebn e saj zyrtare t\u00eb para tre muajve n\u00eb Shqip\u00ebri s\u00ebbashku me Presidentin Macron, Brigitte zhvilloi nj\u00eb bised\u00eb me nx\u00ebn\u00ebsit e seksionit frankofon n\u00eb shkoll\u00ebn e mesme \u201cAsim Vokshi\u201d n\u00eb Tiran\u00eb dhe t\u00eb disa nx\u00ebn\u00ebsve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb ardhur nga Kor\u00e7a. Aty pash\u00eb se si papritur Zonja e Par\u00eb e Franc\u00ebs u kthye leht\u00ebsisht n\u00eb m\u00ebsuesen pasionante q\u00eb i fliste nx\u00ebn\u00ebsve p\u00ebr r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e p\u00ebrqendrimit n\u00eb shkoll\u00eb dhe moslejimin e problemeve t\u00eb t\u00eb p\u00ebrditshmes, sfidave emocionale dhe marr\u00ebdh\u00ebnieve sentimentale q\u00eb t\u00eb shp\u00ebrqendrojn\u00eb v\u00ebmendjen nga m\u00ebsimi. Pash\u00eb se si i inkurajonte p\u00ebr t\u00eb shkruar lirsh\u00ebm mendimet, shqet\u00ebsimet apo ngjarjet e dit\u00ebs menj\u00ebher\u00eb pasi ato ndodhin si m\u00ebnyr\u00eb e sh\u00ebndetshme p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrpunuar ndjenjat dhe p\u00ebr t\u00eb rikthyer ekuilibrin emocional. Pash\u00eb sa e v\u00ebshtir\u00eb u b\u00eb p\u00ebr nx\u00ebn\u00ebsit t\u00eb shk\u00ebpusnin bised\u00ebn me Brigitte p\u00ebr let\u00ebrsin\u00eb frenge dhe autor\u00ebt e m\u00ebdhenj francez\u00eb. Dhe m\u00eb tej pash\u00eb se si n\u00eb fund u rishfaq n\u00eb bised\u00eb p\u00ebrs\u00ebri Zonja e Par\u00eb e Franc\u00ebs teksa komplimentonte e impresionuar nx\u00ebn\u00ebsit bashk\u00ebbisedues p\u00ebr nivelin e dijes dhe seriozitetin ndaj shkoll\u00ebs duke i krahasuar dhe me bashk\u00ebmoshatar\u00ebt e tyre n\u00eb Franc\u00eb. Brigitte Macron \u00ebsht\u00eb nj\u00eb grua e fort\u00eb dhe sfiduese q\u00eb me origjinalitetin e saj t\u00eb spikatur ka aft\u00ebsin\u00eb t\u00eb provokoj\u00eb dhe t\u00eb inspiroj\u00eb.<\/p>\n<p>-Dua t\u00eb ndalem n\u00eb k\u00ebt\u00eb grup pyetjesh t\u00eb dyta tek zgjedhjet e post-zgjedhjet. Si t\u2019u duk fitorja e PS. E prisje q\u00eb do t\u00eb ndodhte k\u00ebshtu?<\/p>\n<p>Zgjedhjet parlamentare jan\u00eb momenti politik m\u00eb i rend\u00ebsish\u00ebm i vler\u00ebsimit t\u00eb pun\u00ebs t\u00eb kat\u00ebr viteve dhe shprehja m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e besimit p\u00ebr kat\u00ebr vitet e ardhshme. Sigurisht ato jan\u00eb nj\u00eb moment i rend\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr Edin, por mbeten padyshim  t\u00eb tilla edhe p\u00ebr mua dhe f\u00ebmij\u00ebt. M\u00eb vjen mir\u00eb q\u00eb Edi rimorri besimin e shumic\u00ebs dhe uroj q\u00eb t\u00eb jet\u00eb i merituar n\u00eb \u00e7do dit\u00eb t\u00eb ushtrimit t\u00eb mandatit.<\/p>\n<p>-Nga pozicioni i ekspertes s\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile, besoj dhe ju e keni ndjekur debatin e madh q\u00eb b\u00ebhet n\u00eb media \u2013 (ndryshe nga Edi p\u00ebr shkak t\u00eb natyr\u00ebs s\u00eb pun\u00ebs suaj ju lexoni dhe d\u00ebgjoni lajme) \u2013 lidhur me nd\u00ebrhyrjen e kryeministrit n\u00eb kompetencat e pushtetit vendor. K\u00ebrkesa on-block t\u00eb dor\u00ebheqjeve t\u00eb drejtor\u00ebve n\u00ebp\u00ebr bashki, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb kompetenc\u00eb e kryebashkiak\u00ebve. A keni ndonj\u00eb koment p\u00ebr k\u00ebt\u00eb?<\/p>\n<p>E kam ndjekur k\u00ebt\u00eb zhvillim q\u00eb n\u00eb fakt \u00ebsht\u00eb i pazakont\u00eb pik\u00ebrisht p\u00ebr at\u00eb q\u00eb ju artikuloni, imponimin e autoritetit ekzekutiv q\u00ebndror tek autoriteti ekzekutiv i disa bashkive t\u00eb m\u00ebdha. Nga sa \u00ebsht\u00eb shpjeguar, ky zhvillim ka marr\u00eb shkas pik\u00ebrisht nga niveli i besimit t\u00eb marr\u00eb n\u00eb zgjedhje dhe pritshm\u00ebria e qytetar\u00ebve p\u00ebr nj\u00eb zhvillim t\u00eb ri edhe n\u00eb raport me hap\u00ebrsir\u00ebn publike. Por mbase mosushtrimi n\u00eb koh\u00eb apo si\u00e7 duhet i disa prej kompetencave n\u00eb fush\u00ebn e juridiksionit t\u00eb pushtetit vendor, n\u00eb kushtet kur sfidat e qyteteve t\u00eb m\u00ebdha jan\u00eb b\u00ebr\u00eb edhe m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha, ka sjell\u00eb n\u00eb rendin e dit\u00ebs nevoj\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb shkundje t\u00ebr\u00ebsore n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb zhvillimit t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm t\u00eb qyteteve. Un\u00eb nuk ka se si ti di t\u00eb gjith\u00eb argumentet dhe kund\u00ebargumentet mbi k\u00ebt\u00eb zhvillim. Ajo q\u00eb mund t\u00eb them \u00ebsht\u00eb q\u00eb performanca e pushtetit lokal \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfitim apo kosto e p\u00ebrditshme p\u00ebr qytetarin dhe cil\u00ebsi e rritur apo e munguar jetese p\u00ebr t\u00eb. Se \u00e7far\u00eb nuk funksionon n\u00eb mekanizmin zbatues, at\u00eb t\u00eb kontrollit dhe llogaridh\u00ebnies n\u00eb bashkit\u00eb tona, nevojitet t\u00eb kuptohet. Dhe p\u00ebr nj\u00eb kuptim t\u00eb drejt\u00eb duhet t\u00eb shprehen s\u00eb pari vet\u00eb bashkit\u00eb, nj\u00eb ser\u00eb agjencish t\u00eb lidhura me to, shum\u00eb organizata t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile q\u00eb p\u00ebr tre dekada kan\u00eb mb\u00ebshtetur bashkit\u00eb. Duhet t\u00eb shprehen ministrit\u00eb e linj\u00ebs dhe sigurisht t\u00eb zgjedhurit e qytetar\u00ebve n\u00eb parlament. Nuk e di n\u00ebse e keni k\u00ebrkuar opinionin e tyre, por di q\u00eb asnj\u00eb prej tyre nuk mund t\u2019i shmanget p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb funksionale dhe qytetare p\u00ebr problematikat lokale. Nj\u00ebkoh\u00ebsisht na lipset t\u00eb p\u00ebrshpejtojm\u00eb agjend\u00ebn lokale t\u00eb zhvillimit inteligjent q\u00eb \u00ebsht\u00eb mund\u00ebsia e art\u00eb p\u00ebr sh\u00ebrbime efikase. Por a mund ta realizojn\u00eb vet\u00eb bashkit\u00eb zhvillimin inteligjent t\u00eb tyre? Nisur nga konkluzionet e nj\u00eb studimi t\u00eb para pak viteve p\u00ebr financat dhe cil\u00ebsin\u00eb e sh\u00ebrbimeve n\u00eb bashkit\u00eb e vendit, mund t\u00eb them q\u00eb p\u00ebrve\u00e7 bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs q\u00eb i kishte mund\u00ebsit\u00eb p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb avangard\u00eb n\u00eb disa aspekte, bashkit\u00eb e tjera nuk i kishin k\u00ebto mund\u00ebsi. Mbase kjo ka ndryshuar dhe Tirana s\u2019\u00ebsht\u00eb m\u00eb e vetmja, por kjo nuk e ndryshon faktin q\u00eb bashkit\u00eb duhen mb\u00ebshtetur. Natyrisht, me premis\u00ebn q\u00eb ato vet\u00eb t\u00eb jen\u00eb t\u00eb interesuara dhe vullnetmira q\u00eb t\u00eb ecin n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim.<\/p>\n<p>-A nuk jan\u00eb k\u00ebta njer\u00ebz, sido q\u00eb t\u00eb jen\u00eb, q\u00eb kan\u00eb kontribuar mjaftuesh\u00ebm n\u00eb fitoren e partis\u00eb socialiste me 83 mandate. A duhet t\u00eb largoheshin k\u00ebshtu? Me turp?<\/p>\n<p>Zyrtari publik paguhet nga ne t\u00eb gjith\u00eb p\u00ebr t\u2019i sh\u00ebrbyer publikut dhe jo aktivizmit politik e ambicjeve t\u00eb partive, apo jo?! Nd\u00ebrsa sipas meje, turp \u00ebsht\u00eb t\u00eb p\u00ebrdor\u00ebsh si argument kontributin n\u00eb nj\u00eb parti fituese, p\u00ebr t\u00eb mos i ndenjur gatitu ligjit dhe qytetarit n\u00eb funksionin t\u00ebnd zyrtar apo edhe m\u00eb keq, p\u00ebr t\u2019i ren\u00eb n\u00eb qaf\u00eb qytetit e komunitetit t\u00ebnd, duke fjetur gjum\u00eb n\u00eb krye t\u00eb detyr\u00ebs, duke mbyllur syt\u00eb p\u00ebrpara shkeljeve t\u00eb ligjit.<\/p>\n<p>-Po e nis nga Thethi, por rilindja urbane 2.0 po shkakton jo pak trauma. Pik\u00ebrisht n\u00eb pikun e sezonit. Nd\u00ebrtimet aty kan\u00eb qen\u00eb gjithmon\u00eb. Ose n\u00eb k\u00ebto 10 vite jan\u00eb shtuar si k\u00ebrpudhat n\u00ebn syt\u00eb dhe v\u00ebzhgimin e cdo administratori n\u00eb administrat\u00ebn publike. Tani turist\u00ebt po ankohen p\u00ebr kaosin; bizneset po ankohen p\u00ebr pun\u00ebn; njer\u00ebzve po u shkaktohet panik. E keni ndjer\u00eb k\u00ebt\u00eb? A ishte nj\u00eb mas\u00eb e duhur nj\u00eb reform\u00eb prishjesh e menj\u00ebhershme, apo reforma duhet t\u00eb vinte natyrsh\u00ebm, qet\u00eb, jo kaq e dhimbshme\u2026<\/p>\n<p>T\u00eb prish\u00ebsh nd\u00ebrtime pa leje nuk \u00ebsht\u00eb reform\u00eb. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb mas\u00eb apo nj\u00eb veprim korigjues i dhimbsh\u00ebm. Nd\u00ebrsa reforma \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb sesa nj\u00eb veprim dhe mund t\u00eb pyesni qeverin\u00eb se \u00e7far\u00eb ka parasysh me nj\u00eb faz\u00eb t\u00eb dyt\u00eb zbatimi t\u00eb programit t\u00eb rilindjes urbane. Lejimi i nj\u00eb nd\u00ebrtimi apo aktiviteti t\u00eb paligjsh\u00ebm dhe mospengimi n\u00eb koh\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb m\u00ebkat i d\u00ebnuesh\u00ebm ligj\u00ebrisht p\u00ebr cilindo zyrtar publik q\u00eb e ka kryer edhe pse fenomeni nuk mund t\u00eb shpjegohet vet\u00ebm me k\u00ebt\u00eb element. Dihet se taksapaguesit i paguajn\u00eb zyrtar\u00ebt p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebrbyer e p\u00ebr t\u00eb orientuar drejt qytetarin, jo p\u00ebr ta futur at\u00eb n\u00eb kurthe duke i k\u00ebrkuar rryshfet apo p\u00ebr t\u2019u joshur nga rryshfeti i k\u00ebtij t\u00eb fundit. Por nga ana tjet\u00ebr fakti q\u00eb zyrtar\u00eb t\u00eb till\u00eb fatkeq\u00ebsisht nuk mungojn\u00eb nuk e justifikon qytetarin q\u00eb t\u00eb shkel\u00eb ligjin, p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr kur t\u00eb tjer\u00eb qytetar\u00eb m\u00eb par\u00eb kan\u00eb vuajtur pasojat e paligjshm\u00ebris\u00eb s\u00eb nd\u00ebrtimeve t\u00eb tyre. Nd\u00ebrtimet pa leje jan\u00eb nj\u00eb traum\u00eb q\u00eb vazhdojm\u00eb ta vuajm\u00eb edhe pas 35 vitesh, por \u00ebsht\u00eb detyr\u00eb e shtetit t\u00eb gjej\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn si ta mbyll\u00eb p\u00ebrfundimisht k\u00ebt\u00eb kapitull.<\/p>\n<p>-Zonja Rama, besoj se edhe ju e keni ndjekur debatin e fundit mes Bardh\u00ebs dhe Mu\u00e7it, q\u00eb u b\u00eb viral n\u00eb rrjet si simbolik\u00eb e asaj \u00e7far\u00eb po ndodh realisht n\u00eb vend. Shum\u00ebkush e ironizoi zyrtarin e tatimeve n\u00eb Sarand\u00eb dhe ndjeu keqardhje p\u00ebr thirrjet e Bardh\u00ebs, q\u00eb lutet p\u00ebr mbijetes\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Adri Nurellari, n\u00eb analiz\u00ebn e botuar n\u00eb numrin e kaluar t\u00eb revist\u00ebs Ne\u00ebsbomb.al, shkruan: \u201cNj\u00eb sistem fiskal si i yni, q\u00eb favorizon luksin p\u00ebrball\u00eb prodhimit, nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb nj\u00eb sistem konkurrues, por klientelist\u201d. Ai n\u00ebnvizon se \u201cBig\u201d-\u00ebt jan\u00eb t\u00eb privilegjuar, nd\u00ebrsa \u201ct\u00eb vegjlit\u201d si Bardha penalizohen.<\/p>\n<p>Ju, si ekonomiste \u2014 e ndjeni k\u00ebt\u00eb shqet\u00ebsim? A ndani k\u00ebt\u00eb perceptim p\u00ebr sistemin aktual fiskal dhe p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn si trajtohen sot t\u00eb vegjlit n\u00eb ekonomin\u00eb shqiptare? Fermeri, peshkatari, biznesmeni me tend\u00ebn buz\u00eb rrug\u00ebs p\u00ebrball\u00eb kullave t\u00eb m\u00ebdha pa leje apo atyre biznesmen\u00ebve me status special si t\u00eb stimuluar\u2026<\/p>\n<p>Le t\u00eb p\u00ebpiqemi t\u2019i marrim nj\u00eb nga nj\u00eb. Fillimisht, t\u00eb shk\u00ebputemi p\u00ebr nj\u00eb moment nga komentet p\u00ebr personat konkret\u00eb dhe t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb llogjik\u00ebn e debatit midis inspektorit zyrtar dhe subjektit tregtar. Ai debat m\u00eb kujtoi f\u00ebmij\u00ebrin\u00eb time, koh\u00ebn kur tre \u2013 kat\u00ebr jav\u00eb t\u00eb pushimeve verore, s\u00ebbashku me v\u00ebllain i kalonim n\u00eb Kruj\u00eb, tek gjysh\u00ebrit. Disa prej kush\u00ebrirave t\u00eb mamas\u00eb sime ishin moshatare me mua. Me to, nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb koh\u00ebs e kalonim duke mbledhur lule kamomili dhe lule mullage. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb shum\u00eb gra shkonin n\u00eb malin e Kruj\u00ebs p\u00ebr t\u00eb mbledhur sherebel\u00eb dhe mbanin ekonomin\u00eb e tyre familjare edhe me t\u00eb ardhurat nga shitja e sherebelit. Kamomilin dhe lulet e mullag\u00ebs q\u00eb mblidhja i hapja n\u00eb oborr mbi nj\u00eb \u00e7ar\u00e7af dhe i thaja. Lulet e thara, n\u00eb fund t\u00eb pushimeve, i fusja n\u00eb nj\u00eb qese dhe i \u00e7oja tek nj\u00eb pik\u00eb grumbullimi e bim\u00ebve mjeksore q\u00eb ndodhej tek Xim Zeneli, emri me t\u00eb cilin identifikohej ajo zon\u00eb. Aty i peshonin dhe m\u00eb jepnin n\u00eb k\u00ebmbim parat\u00eb q\u00eb m\u00eb p\u00ebrkisnin. Ishin pak por t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb ndjer\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb e pun\u00ebs dhe p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb e ndonj\u00eb dhurate fare simbolike p\u00ebr prind\u00ebrit apo motr\u00ebn e vog\u00ebl. Nga pika e grumbullimit bim\u00ebt e thara ndiqnin zinxhirin e p\u00ebrpunimit dhe tregtimit n\u00eb tregun vendas apo eksport. Pra kushdo q\u00eb mbledh bim\u00eb mjek\u00ebsore n\u00eb mal a fush\u00eb, peshkon n\u00eb det, mbledh mar\u00e9 apo manaferra e ve\u00e7an\u00ebrisht kush prodhon vez\u00eb nga pulat n\u00eb kotecin e tij, qum\u00ebsht e mish nga bag\u00ebtia q\u00eb zot\u00ebron mund t\u2019i konsumoj\u00eb, por n\u00ebse vendos t\u2019i tregtoj\u00eb tek t\u00eb tjer\u00eb at\u00ebher\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb i lejuar, i licensuar, i autorizuar, i kontrolluar nga shteti. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb konsumatori t\u00eb jet\u00eb i mbrojtur. Kjo quhet siguri ushqimore dhe \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga funksionet m\u00eb t\u00eb rend\u00ebsishme t\u00eb shtetit. P\u00ebr t\u2019ju kthyer rastit konkret, inspektori ka p\u00ebr detyr\u00eb t\u00eb verifikoj\u00eb burimin e furnizimit t\u00eb produktit ushqimor q\u00eb tregtohet dhe e vetmja m\u00ebnyr\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet faturave midis subjektit furnizues, q\u00eb \u00ebsht\u00eb dhe garantuesi i cil\u00ebsis\u00eb, dhe subjektit tregtues. N\u00eb rastin konkret q\u00eb ju flisni, diskutimi q\u00eb lidhet me sigurin\u00eb ushqimore \u00ebsht\u00eb absolutisht m\u00eb i rend\u00ebsish\u00ebm se sa thjesht\u00eb diskutimi mbi detyrimin fiskal. Dhe n\u00eb diskutimin p\u00ebr sigurin\u00eb ushqimore ne duhet t\u00eb solidarizohemi t\u00eb gjith\u00eb shum\u00eb seriozisht si konsumator\u00eb pasi lidhet me sh\u00ebndetin ton\u00eb, t\u00eb f\u00ebmijve dhe prind\u00ebrve tan\u00eb. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, tashm\u00eb q\u00eb turizmi po kthehet n\u00eb industri q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb gjat\u00eb nj\u00eb viti t\u00eb mos jemi 2.5 milion konsumator\u00eb por t\u00eb jemi 12.5 milion apo edhe m\u00eb shum\u00eb. Jemi t\u00eb vonuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim dhe n\u00ebse vijojm\u00eb k\u00ebshtu do t\u00eb jet\u00eb me pasoja t\u00eb m\u00ebdha dhe afatgjat\u00eb p\u00ebr individin dhe p\u00ebr ekonomin\u00eb.<\/p>\n<p>Le t\u00eb vijojm\u00eb m\u00eb tej me pyetjen tuaj n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn keni deduktuar edhe dy shqet\u00ebsime kryesore.<\/p>\n<p>S\u00eb pari, sistemin fiskal shqiptar e quani, po kuotoj frazat tuaja, \u201csistem fiskal q\u00eb favorizon luksin p\u00ebrball\u00eb prodhimit, sistem jo konkurrues, por klientelist, sistem q\u00eb privilegjon \u201cBig\u201d-\u00ebt, nd\u00ebrsa \u201ct\u00eb vegjlit\u201d i penalizon\u201d.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb nj\u00eb deduksion q\u00eb q\u00ebndron n\u00eb ekstrem dhe p\u00ebrsa koh\u00eb b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr sistemin fiskal le t\u2019i referohemi raportit t\u00eb fundit t\u00eb BE p\u00ebr progresin e Shqip\u00ebris\u00eb dhe raportit t\u00eb stafit t\u00eb FMN, dy institucione q\u00eb na mbikqyrin prej fillimit t\u00eb viteve \u201890. Ato konstatojn\u00eb q\u00eb Shqip\u00ebria qysh prej vitit 2016 kontrollon financat publike n\u00ebp\u00ebrmjet rregullit fiskal t\u00eb miratuar, performanca fiskale \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar ndjesh\u00ebm, rregulli fiskal \u00ebsht\u00eb zbatuar nd\u00ebrsa politikat e kujdesshme fiskale kan\u00eb kontribuar n\u00eb ulje t\u00eb ndjeshme t\u00eb borxhit publik. Pra, alarmi q\u00eb bie n\u00eb revist\u00ebn tuaj p\u00ebr sistemin fiskal shqiptar nuk rezulton t\u00eb jet\u00eb shqet\u00ebsues as p\u00ebr BE dhe as p\u00ebr FMN.<\/p>\n<p>Shqet\u00ebsimi i dyt\u00eb lidhet p\u00ebr trajtimin e diferencuar t\u00eb subjekteve ekonomike nga administrata fiskale, po ju kuotoj p\u00ebrs\u00ebri \u201ct\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenjve ekonomik\u00eb me status special, nd\u00ebrtues t\u00eb kullave t\u00eb m\u00ebdha pa leje krahasuar me t\u00eb vegjlit apo fermerin, peshkatarin, biznesmenin me tend\u00ebn buz\u00eb rrug\u00ebs\u201d . <\/p>\n<p>Po, \u00ebsht\u00eb shqet\u00ebsim. Ekzistojn\u00eb probleme t\u00eb politikave t\u00eb diferencuara tatimore dhe ve\u00e7an\u00ebrisht problematika t\u00eb administrimit tatimor. Ndaj k\u00ebto raporte sugjerojn\u00eb uljen e informalitetit n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi si dhe trajtimin e kujdessh\u00ebm t\u00eb tarifave t\u00eb reduktuara n\u00eb sektor\u00eb si ai i turizmit, t\u00eb p\u00ebrjashtimeve tatimore p\u00ebr nxitjen e investimeve strategjike, t\u00eb p\u00ebrjashtimeve tatimore p\u00ebr kategori t\u00eb caktuara t\u00eb biznesit e t\u00eb tjera si k\u00ebto pasi krijojn\u00eb kushte p\u00ebr informalitet, konkurenc\u00eb t\u00eb pandershme dhe korrupsion t\u00eb zyrtar\u00ebve tatimor\u00eb. Presioni i vijuesh\u00ebm q\u00eb duhet t\u00eb ushtrojm\u00eb t\u00eb gjith\u00eb mbi shtetin, vet\u00eb bizneset n\u00eb rradh\u00eb t\u00eb par\u00eb, p\u00ebr ta sjell\u00eb n\u00eb shina korrekte t\u00eb p\u00ebrditshmen e tij me qytetarin dhe biznesin \u00ebsht\u00eb i domosdosh\u00ebm. Vet\u00ebm k\u00ebshtu do t\u00eb mundim t\u00eb kemi ekonomi t\u00eb shendetshme, klim\u00eb motivuese investimesh, paqe e drejt\u00ebsi sociale. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, vet\u00ebm k\u00ebshtu ajo \u00e7far\u00eb i m\u00ebsojm\u00eb e k\u00ebrkojm\u00eb f\u00ebmij\u00ebve n\u00eb shkoll\u00eb do t\u00eb jet\u00eb ajo q\u00eb f\u00ebmij\u00ebt d\u00ebgjojn\u00eb e m\u00ebsojn\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi.<\/p>\n<p>-Vizitat e nivelit t\u00eb lart\u00eb, samitet n\u00eb Tiran\u00eb, dy vizita t\u00eb Presidentit Macron, ardhja e pritur e Presidentit Trump p\u00ebr samitin e NATO-s\u2026 Po jetojm\u00eb nj\u00eb moment t\u00eb art\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb planin nd\u00ebrkomb\u00ebtar. Sipas jush, kjo ndodh p\u00ebr shkak t\u00eb rrethanave, lidershipit, apo sepse kemi punuar v\u00ebrtet shum\u00eb mir\u00eb si shtet?<\/p>\n<p>Po, \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb vitet e fundit jan\u00eb vite shum\u00eb t\u00eb mira p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb. Vite q\u00eb kan\u00eb \u00e7liruar frik\u00ebrat dhe kan\u00eb zbehur komplekset e Shqiptar\u00ebve k\u00ebtu dhe anemban\u00eb bot\u00ebs duke b\u00ebr\u00eb t\u00eb ndjehemi t\u00eb gjith\u00eb mir\u00eb. Nuk ka dyshim besoj q\u00eb merita i takon vizionit t\u00eb qart\u00eb t\u00eb Edit, lidershipit inspirues, inkurajues, insistues e transformues t\u00eb tij, pun\u00ebs s\u00eb jasht\u00ebzakonshme t\u00eb shqiptar\u00ebve p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb t\u00eb jetueshme, t\u00eb vizitueshme, t\u00eb reklamueshme si dhe me kapacitetet  e nevojshme p\u00ebr t\u00eb pritur e organizuar me dinjitet aktivitete nd\u00ebrkomb\u00ebtare q\u00eb do t\u00eb kulmojn\u00eb n\u00eb vitin 2027 kur do t\u00eb presim samitin e NATO-s.<\/p>\n<p>-N\u00ebse kemi punuar kaq mir\u00eb, at\u00ebher\u00eb pse po ikin shqiptar\u00ebt nga Shqip\u00ebria?<\/p>\n<p>Besoj se arsyet e emigrimit nuk jan\u00eb vet\u00ebm ekonomike. Jan\u00eb t\u00eb nd\u00ebrlidhura me faktor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb kulturor\u00eb, social\u00eb, komunitar\u00eb dhe gjinor\u00eb \u2013 me fjal\u00eb t\u00eb tjera, edhe me faktor\u00eb psiko-social\u00eb. P\u00ebrmir\u00ebsimi i t\u00eb ardhurave \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrpjekje individuale, nd\u00ebrsa trajtimi i gjith\u00e7kaje q\u00eb lidhet me trash\u00ebgimin\u00eb kulturore, sociale dhe komunitare, si dhe me marr\u00ebdh\u00ebniet njer\u00ebzore, k\u00ebrkon pun\u00eb si me veten, ashtu edhe me t\u00eb tjer\u00ebt.<\/p>\n<p>Individi p\u00ebrballet ende me presionin e familjes, t\u00eb af\u00ebrmve, t\u00eb komunitetit \u2013 dhe padyshim, ndikimi i rrjeteve sociale sot \u00ebsht\u00eb i madh. Ekziston gjithashtu presioni nga lajmet apo nga retorika e ashp\u00ebr politike. \u00c7lirimi i individit nga ky presion mbetet nj\u00eb mision i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr familjen, shkoll\u00ebn, median, institucionet dhe shoq\u00ebrin\u00eb civile.<\/p>\n<p>Na nevojitet gjithashtu t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb nj\u00eb bised\u00eb m\u00eb kuptimplot\u00eb dhe t\u00eb sinqert\u00eb me t\u00eb rinjt\u00eb. Duhet t\u2019i d\u00ebgjojm\u00eb ata dhe t\u2019i mb\u00ebshtesim. Nd\u00ebrtimi i dialogut me ta \u00ebsht\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb madhe p\u00ebr t\u00eb ardhmen.<\/p>\n<p>-Kjo ulja e Edit n\u00eb gjunj\u00eb p\u00ebrball\u00eb kryeministres Giorgia Meloni nuk ka ndodhur ve\u00e7 nj\u00eb her\u00eb. Ka marr\u00eb v\u00ebmendjen e medias nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Si e keni perceptuar ju vet\u00eb si bashk\u00ebshortja e Edit?<\/p>\n<p>Behet fjal\u00eb p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjtin Edi q\u00eb shkon n\u00eb takimin me Presidentin Macron apo n\u00eb takime t\u00eb tjera t\u00eb rend\u00ebsishme me atlete t\u00eb bardha apo Edin q\u00eb n\u00eb nj\u00eb rast b\u00ebnte dirigjentin e liderave t\u00eb vendeve t\u00eb BE p\u00ebrpara se aparati fotografik t\u00eb shkrepte foton familjare diku n\u00eb Bruksel apo Edin q\u00eb nuk nguron t\u00eb marr\u00eb tabakan\u00eb e t\u00eb b\u00ebj\u00eb kamarierin p\u00ebr t\u00eb ftuarit e tij n\u00eb fund t\u00eb nj\u00eb aktiviteti kulturor n\u00eb COD. Edi \u00ebsht\u00eb atipik dhe atipizmi i tij nuk ka se si t\u00eb mos marr\u00eb vemendjen e mediave nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb cilat jetojn\u00eb me lajmin. Mua vet\u00eb, artistikisht, m\u00eb ka p\u00eblqyer kur kam par\u00eb Edin m\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr se Giorgia Meloni.<\/p>\n<p>-Ne q\u00eb jemi n\u00eb media e ndjejm\u00eb shpesh dhun\u00ebn ndaj grave. Shum\u00eb thon\u00eb se vjen si pasoj\u00eb e kultur\u00ebs, mosarsimimit, shoq\u00ebris\u00eb patriarkale q\u00eb kemi trash\u00ebguar me breza. Cilat jan\u00eb sipas jush sfidat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha me t\u00eb cilat p\u00ebrballet sot gruaja n\u00eb Shqip\u00ebri?<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha k\u00ebto q\u00eb that\u00eb ju duke shtuar dhe var\u00ebsin\u00eb ende t\u00eb lart\u00eb ekonomike t\u00eb gruas dhe p\u00ebrplasjen midis brezave, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb komunitetet e periferis\u00eb urbane dhe atyre rurale.<\/p>\n<p>A ka nj\u00eb grua t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb \u2013 shqiptare apo nd\u00ebrkomb\u00ebtare \u2013 q\u00eb ju ka inspiruar thell\u00ebsisht? Q\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb model?<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa po flasim, kam tre mikesha q\u00eb jan\u00eb n\u00eb betej\u00eb me kancerin. Kush\u00ebrira ime studente gjendet n\u00eb k\u00ebt\u00eb betej\u00eb gjithashtu . Kam edhe mikesha q\u00eb jan\u00eb n\u00ebn presion t\u00eb madh jet\u00ebsor p\u00ebr shkak t\u00eb rrethanave t\u00eb pafat t\u00eb jet\u00ebs. Dhe ka shum\u00eb e shum\u00eb t\u00eb tjera n\u00eb kushte t\u00eb ngjashme anemban\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Forca, kurajo, aft\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb mobilizuar m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn e tyre dhe p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar ndjenjat dhe jet\u00ebn e t\u00eb tjer\u00ebve p\u00ebrreth tyre \u00ebsht\u00eb sublime dhe e admirueshme. Sublim dhe i admiruesh\u00ebm \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkushtimi i palodhsh\u00ebm i n\u00ebn\u00ebs sime ndaj babait dhe ndaj nesh, dhe i admiruesh\u00ebm \u00ebsht\u00eb babai im p\u00ebr dinjitetin me t\u00eb cilin jeton problemet e sh\u00ebndetit. I admiroj ata dhe shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb \u00e7do dit\u00eb i p\u00ebrkushtohen f\u00ebmij\u00ebve me nevoja t\u00eb ve\u00e7anta, q\u00eb kujdesen p\u00ebr t\u00eb moshuarit, q\u00eb v\u00ebn\u00eb veten pas p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt. Ata mbeten modeli dhe inspirimi im i p\u00ebrditsh\u00ebm.<\/p>\n<p>-Hillary Clinton shpesh theksonte se grat\u00eb nuk duhet t\u00eb zgjedhin mes ambicies dhe familjes. A e ndjeni ende k\u00ebt\u00eb presion n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare?<\/p>\n<p>Po, patjet\u00ebr q\u00eb e ndjej. Po aq sa e shoh q\u00eb ka gjithnj\u00eb dhe m\u00eb shum\u00eb vajza e gra q\u00eb sot gjenden n\u00eb nj\u00eb ekuilib\u00ebr t\u00eb ar\u00ebsyesh\u00ebm t\u00eb karier\u00ebs, familjes dhe jet\u00ebs.<\/p>\n<p>-N\u00ebse do t\u00eb ishit e lir\u00eb t\u00eb lanconit nj\u00eb projekt n\u00eb vend, totalisht juaji personal, cili do t\u00eb ishte? Ku do t\u00eb fokusoheshit? Ose nj\u00eb mision tuajin, larg politik\u00ebs\u2026<\/p>\n<p>Arsimi. M\u00eb intrigon shum\u00eb arsimi, si p\u00ebrfituesi dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht i sfiduari m\u00eb i madh  n\u00eb epok\u00ebn q\u00eb po jetojm\u00eb.\/Newsbomb <\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/08\/linda-rama-si-i-perceptova-prishjet-pa-leje-sigurine-ushqimore-dhe-shkarkimet-on-block-te-drejtoreve-te-bashkise\/\">Linda Rama: Si i p\u00ebrceptova prishjet pa leje, sigurin\u00eb ushqimore dhe shkarkimet \u201con-block\u201d t\u00eb drejtor\u00ebve t\u00eb Bashkis\u00eb<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nuk do t\u00eb m\u00eb kishte shkuar mendja vet\u00eb, po t\u00eb mos ma kishte kujtuar Linda: Nila, kam 12 vjet pa dal\u00eb n\u00eb kopertin\u00eb. Instinkti im gazetaresk reagoi menj\u00ebher\u00eb. U p\u00ebrpoqa t\u00eb kujtoja se kur e kisha lexuar p\u00ebr her\u00eb t\u00eb fundit nj\u00eb intervist\u00eb me Linda Ram\u00ebn n\u00eb nj\u00eb revist\u00eb. M\u2019u kujtua vagullt se pas dasm\u00ebs [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-36231","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/36231","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=36231"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/36231\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=36231"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=36231"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=36231"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}