{"id":36186,"date":"2025-08-18T05:35:46","date_gmt":"2025-08-18T05:35:46","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/18\/shtrenjtohen-qirate-dhe-kafeja-ne-korrik\/"},"modified":"2025-08-18T05:35:46","modified_gmt":"2025-08-18T05:35:46","slug":"shtrenjtohen-qirate-dhe-kafeja-ne-korrik","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/18\/shtrenjtohen-qirate-dhe-kafeja-ne-korrik\/","title":{"rendered":"Shtrenjtohen qirat\u00eb dhe kafeja n\u00eb korrik"},"content":{"rendered":"<p> \u00c7mimet e kafes\u00eb, qirave dhe shtresave t\u00eb dyshemes\u00eb jan\u00eb rritur 5.4 deri n\u00eb 7 p\u00ebr qind, gati dy dhe her\u00eb dhe m\u00eb shum\u00eb n\u00eb krahasim me nivelin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb \u00e7mimeve, sipas tabel\u00ebs s\u00eb detajuar mbi inflacionin nga INSTAT.<\/p>\n<p>Qirat\u00eb p\u00ebr banesat jan\u00eb rritur ndjesh\u00ebm q\u00eb prej vitit 2021 dhe kan\u00eb vijuar me k\u00ebt\u00eb trend deri n\u00eb mesin e vitit 2025. Sidomos n\u00eb periudh\u00ebn midis muajve janar 2023 dhe korrik 2025, rritja ka qen\u00eb e q\u00ebndrueshme, me norma mujore q\u00eb shpesh arrijn\u00eb nga 3% deri n\u00eb 5% n\u00eb baz\u00eb vjetore.<\/p>\n<p>N\u00eb muajin korrik 2025 ndryshimi vjetor i \u00e7mimit t\u00eb qiras\u00eb ishte 5.4%, nga 0.9 p\u00ebr qind q\u00eb ishte ky ndryshim n\u00eb shkurt 2025. Ky rit\u00ebm rritjeje ka reflektuar presionin q\u00eb po p\u00ebrballin familjet shqiptare, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb zonat urbane, ku k\u00ebrkesa p\u00ebr banesa me qira mbetet e lart\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb urbanizimit dhe fluksit t\u00eb lart\u00eb t\u00eb turist\u00ebve, sidomos n\u00eb Tiran\u00eb ku ka edhe l\u00ebvizje migratore te brendshme.<\/p>\n<p>Nj\u00eb faktor kryesor q\u00eb ka ndikuar n\u00eb shtrenjtimin e qirave afatgjata lidhet me zhvillimet turistike, ku shum\u00eb nd\u00ebrtesa jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb me qira afatshkurtra, duke i hequr ato nga tregu i qirave afatgjata, q\u00eb kan\u00eb si klient\u00eb kryesisht familjet vendase.<\/p>\n<p>N\u00ebse jep sht\u00ebpin\u00eb me qira mujore, sipas t\u00eb dh\u00ebnave nga agjencit\u00eb e pasurive t\u00eb paluajtshme, n\u00eb kryeqytet, nj\u00eb apartament 1+1, m\u00eb i liri \u00ebsht\u00eb n\u00eb zon\u00ebn e Freskut, q\u00eb varion nga 330-400 euro, m\u00eb i shtrenjti te zona e ish-Bllokut dhe e Stadiumit Air Albania, deri n\u00eb 800 euro\/muaj. P\u00ebr apartamente 2+1, qiraja fillon nga 550 euro 2+1 dhe arrin n\u00eb 1300 euro n\u00eb zon\u00ebn e Stadiumit Air Albania dhe ish-Blloku.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr kategori q\u00eb ka njohur rritje t\u00eb ndjeshme \u00e7mimesh mbi mesataren e p\u00ebrgjithshme jan\u00eb pijet joalkoolike dhe sh\u00ebrbimet e kafeneve. N\u00eb korrik 2025 \u00e7mimet mesatare t\u00eb kafes\u00eb u rrit\u00ebn me 6% n\u00eb krahasim me korrikun 2024.<\/p>\n<p>\u00c7mimet e kafes\u00eb, \u00e7ajit dhe ujit t\u00eb ofruara n\u00eb ambiente publike jan\u00eb rritur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme, sidomos pas vitit 2022, duke reflektuar kostot n\u00eb rritje p\u00ebr pagat e stafit dhe \u00e7mimet e importit t\u00eb kafes\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo duket se nuk ka ndikuar shum\u00eb n\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr konsum, pasi kafeneja mbetet nj\u00eb pjes\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e kultur\u00ebs shqiptare. Megjithat\u00eb, p\u00ebr konsumator\u00ebt me t\u00eb ardhura t\u00eb kufizuara, frekuentimi i p\u00ebrditsh\u00ebm i kafeneve \u00ebsht\u00eb kthyer gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb n\u00eb nj\u00eb luks t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrballuar.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb qirat\u00eb dhe pijet n\u00eb kafene mbeten nd\u00ebr sektor\u00ebt me rritje m\u00eb t\u00eb lart\u00eb, edhe disa kategori t\u00eb tjera kan\u00eb sh\u00ebnuar luhatje. Gjithashtu mbulesat e dyshemes\u00eb ndon\u00ebse jan\u00eb nj\u00eb produkt q\u00eb nuk kan\u00eb shum\u00eb pesh\u00eb n\u00eb shpenzimet e buxheteve t\u00eb familjeve jan\u00eb n\u00eb rritje t\u00eb vazhdueshme.<\/p>\n<p>N\u00eb korrik 2024 \u00e7mimet e k\u00ebtij grupi u rriten mesatarisht 6.7%. Nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb n\u00eb korrik ky ndryshim ishte 2.9%. Edhe pse normat e p\u00ebrgjithshme t\u00eb inflacionit kan\u00eb filluar t\u00eb bien krahasuar me kulmin n\u00eb vitin 2022, \u00e7mimet nuk po kthehen n\u00eb nivelet e m\u00ebparshme, duke u shnd\u00ebrruar n\u00eb barr\u00eb t\u00eb p\u00ebrhershme mbi konsumator\u00ebt.\/ Monitor<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/08\/18\/shtrenjtohen-qirate-dhe-kafeja-ne-korrik\/\">Shtrenjtohen qirat\u00eb dhe kafeja n\u00eb korrik<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u00c7mimet e kafes\u00eb, qirave dhe shtresave t\u00eb dyshemes\u00eb jan\u00eb rritur 5.4 deri n\u00eb 7 p\u00ebr qind, gati dy dhe her\u00eb dhe m\u00eb shum\u00eb n\u00eb krahasim me nivelin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb \u00e7mimeve, sipas tabel\u00ebs s\u00eb detajuar mbi inflacionin nga INSTAT. Qirat\u00eb p\u00ebr banesat jan\u00eb rritur ndjesh\u00ebm q\u00eb prej vitit 2021 dhe kan\u00eb vijuar me k\u00ebt\u00eb trend [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-36186","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/36186","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=36186"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/36186\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=36186"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=36186"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=36186"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}