{"id":36131,"date":"2025-08-17T14:48:52","date_gmt":"2025-08-17T14:48:52","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/17\/me-profesion-demokrat-i-papune\/"},"modified":"2025-08-17T14:48:52","modified_gmt":"2025-08-17T14:48:52","slug":"me-profesion-demokrat-i-papune","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/17\/me-profesion-demokrat-i-papune\/","title":{"rendered":"Me profesion demokrat i papun\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Denis Dyrnjaja<\/strong><\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa rr\u00ebmoja p\u00ebrmes lajmesh e komentesh t\u00eb dit\u00ebs, m\u00eb ra n\u00eb sy reagimi i ish deputetes demokrate Liliana Elmazi Billa. P\u00ebrmes nj\u00eb statusi n\u00eb rrjetet sociale ajo shpreh revolt\u00ebn e saj, q\u00eb koleg\u00eb apo ish koleg\u00eb deputet\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb nga pozitat q\u00eb kan\u00eb p\u00ebr favore dhe pasurim nga pushteti aktual. Deri k\u00ebtu bashkohem me znj Billa, pasi n\u00ebse kjo ndodh, s\u00eb pari nuk \u00ebsht\u00eb morale dhe s\u00eb dyti mund t\u00eb jet\u00eb edhe vep\u00ebr penale, pasi bie ndesh me konfliktin e interesit, gjithnj\u00eb n\u00ebse kjo provohet.<\/p>\n<p>Ajo \u00e7ka m\u00eb ra n\u00eb sy m\u00eb tej n\u00eb vijim n\u00eb reagimin e ish deputetes s\u00eb PD dhe q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb logjik\u00eb e paarsyeshme, \u00ebsht\u00eb mentaliteti, q\u00eb demokrat\u00ebt e thjesht\u00eb rrin\u00eb rrug\u00ebve prej 13 vitesh pa pun\u00eb dhe pa pushtet. Kjo nuk do as mend as kalem p\u00ebr ta kuptuar \u00e7far\u00eb n\u00ebnkupton. Pra sipas znj Elmazi k\u00ebta jan\u00eb njer\u00ebz t\u00eb papun\u00eb, sepse mund dhe duhet t\u2019iu gjej\u00eb pun\u00eb partia dhe q\u00eb partia t\u2019iu gjej\u00eb pun\u00eb duhet marr\u00eb pushteti.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb mentalitet i vjet\u00ebr dhe tipik komunist, kur shteti \u00ebsht\u00eb garanti i vendit te pun\u00ebs, pse jo dhe i p\u00ebrfitimeve t\u00eb tjera t\u00eb n\u00ebnkuptuara. Pra \u00ebsht\u00eb pak a shum\u00eb nj\u00eb lloj lufte klasash q\u00eb ndodh me z\u00ebvend\u00ebsim njer\u00ebzish n\u00eb vende pune n\u00eb administrat\u00ebn publike kur nd\u00ebrrojn\u00eb vendet n\u00eb pushtet partit\u00eb politike. Q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se ndryshimi i pushtetit automatikisht paralajm\u00ebron edhe largimin nga puna t\u00eb nj\u00eb morie njer\u00ebzish, p\u00ebr t\u2019u z\u00ebvend\u00ebsuar nga nj\u00eb mori njer\u00ebzish t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb kryesisht profesion kryesor kan\u00eb qenien militant.<\/p>\n<p>Kjo mend\u00ebsi duhet refuzuar, jo se kjo administrata q\u00eb \u00ebsht\u00eb sot n\u00eb pushtet \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb duhet, apo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb siguri se po b\u00ebn at\u00eb q\u00eb duhet, por se nuk mund t\u00eb vazhdojm\u00eb pa fund t\u00eb kemi nj\u00eb administrat\u00eb publike politike ose partiake q\u00eb pret vendin e pun\u00ebs nga ndryshimi i pushtetit dhe k\u00ebshtu do kemi gjithnj\u00eb probleme me paaft\u00ebsin\u00eb, pap\u00ebrgjegjshm\u00ebrin\u00eb dhe p\u00ebr pasoj\u00eb edhe arroganc\u00eb e korrupsion.<\/p>\n<p>Pra nuk ka r\u00ebnd\u00ebsi q\u00eb nuk ke nj\u00eb profesion t\u00eb specializuar apo kualifikimin e duhur, mjafton t\u00eb jet\u00eb partia ku aderon n\u00eb pushtet, se mund t\u00eb b\u00ebhesh edhe m\u00ebsues edhe mjek, edhe doganier edhe agjent tatimor, edhe faturues n\u00eb OSHE apo n\u00eb uj\u00ebsjell\u00ebs, edhe sportelist n\u00eb zyra postare e shum\u00eb, e shum\u00eb profesione t\u00eb tjera, edhe pa patur asnj\u00eb lidhje kualifikimi me to.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb degradimi q\u00eb ka ndodhur me mend\u00ebsin\u00eb r shtetit n\u00eb Shqip\u00ebri. Prandaj dhe zgjedhjet nuk jan\u00eb zgjedhje por votime, sepse njer\u00ebzit shkojn\u00eb me interesin t\u00eb fitoj\u00eb m\u00eb mir\u00eb partia ime, partia q\u00eb do m\u00eb jap\u00eb nj\u00eb vend pune qyl, nj\u00eb t\u00eb drejt\u00eb studimi pa merit\u00eb, q\u00eb m\u00eb von\u00eb kthehet n\u00eb p\u00ebrfitime.<\/p>\n<p>P\u00ebrsa koh\u00eb pushteti do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb konsiderohet si lop\u00eb q\u00eb duhet marr\u00eb, zot\u00ebruar e mjel\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar, nuk do t\u00eb ket\u00eb as zgjedhje t\u00eb drejta dhe as administrata t\u00eb mira. Ndaj demokrat\u00ebt q\u00eb jan\u00eb pa pun\u00eb kan\u00eb n\u00eb dor\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb ndryshimin, duke u b\u00ebr\u00eb profesionist\u00eb, se t\u00eb jesh profesionist t\u00eb mban t\u00eb pavarur ekonomikisht nga pushteti, t\u00eb b\u00ebn m\u00eb t\u00eb fort\u00eb si individ dhe si rrjedhoj\u00eb edhe si forc\u00eb politike.<\/p>\n<p>Por n\u00ebse pret q\u00eb nj\u00eb militant socialist, q\u00eb ka z\u00ebn\u00eb vendin t\u00ebnd q\u00eb n\u00eb 2013 ta z\u00ebvend\u00ebsosh p\u00ebrs\u00ebri po ti, zor se kjo do t\u00eb ndodh\u00eb, se p\u00ebr nj\u00eb vend pune kur pretendojn\u00eb dy militant\u00eb m\u00eb i favorizuar \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb ka pushtetin.<\/p>\n<p>Ndaj t\u00eb jesh demokrat e t\u00eb rrish rrug\u00ebve pa pun\u00eb p\u00ebr 13 vjet, sikurse referon ish deputetja Liliana Elmazi Billa, nuk \u00ebsht\u00eb faji askujt, p\u00ebrve\u00e7 se i vet\u00eb atyre njer\u00ebzve q\u00eb nuk jan\u00eb t\u00eb aft\u00eb t\u00eb gjejn\u00eb pun\u00eb se nuk kan\u00eb nj\u00eb profesion apo aft\u00ebsi p\u00ebr t\u2019u angazhuar me pun\u00eb p\u00ebrve\u00e7se se te jen\u00eb militant\u00eb. Jemi n\u00eb sistemin kapitalist dhe ai q\u00eb ka vler\u00eb gjen vend pune pa u marr\u00eb kush me bindjet e tij politike. Rasti i vet\u00ebm kur nuk gjen pun\u00eb \u00ebsht\u00eb ose paaft\u00ebsi profesionale ose dembeliz\u00ebm karakterial q\u00eb v\u00ebrdalliset rreth nj\u00eb vendi pune n\u00eb shtet.<\/p>\n<p>Njoh shum\u00eb inxhinier\u00eb, arkitekt\u00eb, m\u00ebsues, mjek\u00eb apo elektricist\u00eb t\u00eb aft\u00eb q\u00eb jan\u00eb demokrat\u00eb apo opozitar\u00eb me k\u00ebt\u00eb qeveri. Por kjo si ka l\u00ebn\u00eb ata as pa pun\u00eb as n\u00eb pritje t\u00eb pushtetit. Ata jan\u00eb demokrat\u00eb se kan\u00eb bindjen e tyre p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb me at\u00eb krah politik, por kjo nuk i b\u00ebn ata aq pa dinjitet, sa t\u00eb rrin\u00eb t\u00eb presin kur do vijn\u00eb n\u00eb pushtet p\u00ebr t\u00eb z\u00ebn\u00eb nj\u00eb vend pune n\u00eb shtet.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb fare m\u00ebnyre p\u00ebr ta th\u00ebn\u00eb thjesht\u00eb fare, aktivizmi politik duhet marr\u00eb si tifozerit\u00eb e skuadrave t\u00eb futbollit. T\u00eb gjith\u00eb punojn\u00eb n\u00eb profesione t\u00eb ndryshme, por kur vjen puna te sporti profesioni dhe gara jan\u00eb t\u00eb ndara. Ata nuk presin t\u00eb b\u00ebhen futbollist\u00eb pa qen\u00eb t\u00eb till\u00eb, q\u00eb edhe t\u00eb fitojn\u00eb kampionatin bashk\u00eb me skuadr\u00ebn e tyre t\u00eb preferuar. Edhe aktivizmi politik b\u00ebhet p\u00ebr bindje, jo p\u00ebr t\u00eb kap pun\u00eb n\u00eb shtet.<\/p>\n<p>N\u00eb administrat\u00eb duhet t\u00eb punojn\u00eb profesionist\u00ebt p\u00ebrtej bindjeve t\u00eb tyre politike. E kemi arritur k\u00ebt\u00eb standard? Jo. A duhet t\u00eb ndryshojm\u00eb mend\u00ebsin\u00eb? Po. Filloni e ndryshoni mend\u00ebsin\u00eb dhe do kuptoni sesa m\u00eb par\u00eb t\u00eb jeni t\u00eb pavarur nga pushteti e t\u00eb keni nj\u00eb profesion real p\u00ebr t\u2019u pun\u00ebsuar, do vij\u00eb edhe dinjiteti. Dhe askush nuk do flas\u00eb m\u00eb p\u00ebr demokrat\u00ebt sikur te jen\u00eb lypsar\u00eb rrug\u00ebsh, q\u00eb duhet t\u00eb presim kur PD do vij\u00eb n\u00eb pushtet q\u00eb t\u00eb kapin nj\u00eb vend pune n\u00eb shtet!<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/08\/me-profesion-demokrat-i-papune\/\">Me profesion demokrat i papun\u00eb<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Denis Dyrnjaja Nd\u00ebrsa rr\u00ebmoja p\u00ebrmes lajmesh e komentesh t\u00eb dit\u00ebs, m\u00eb ra n\u00eb sy reagimi i ish deputetes demokrate Liliana Elmazi Billa. P\u00ebrmes nj\u00eb statusi n\u00eb rrjetet sociale ajo shpreh revolt\u00ebn e saj, q\u00eb koleg\u00eb apo ish koleg\u00eb deputet\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb nga pozitat q\u00eb kan\u00eb p\u00ebr favore dhe pasurim nga pushteti aktual. Deri k\u00ebtu bashkohem [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-36131","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/36131","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=36131"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/36131\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=36131"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=36131"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=36131"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}