{"id":36120,"date":"2025-08-17T13:48:17","date_gmt":"2025-08-17T13:48:17","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/17\/cfare-nuk-iu-tha-publikut-per-takimin-tramp-putin\/"},"modified":"2025-08-17T13:48:17","modified_gmt":"2025-08-17T13:48:17","slug":"cfare-nuk-iu-tha-publikut-per-takimin-tramp-putin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/17\/cfare-nuk-iu-tha-publikut-per-takimin-tramp-putin\/","title":{"rendered":"\u00c7far\u00eb nuk iu tha publikut p\u00ebr takimin Tramp-Putin"},"content":{"rendered":"<p>Nga Dritan Hila<\/p>\n<p>Fitore e Putin, posht\u00ebrim i Trump, tradh\u00ebti ndaj Ukrain\u00ebs, jan\u00eb boshti i shkrimeve t\u00eb mainstrimit per\u00ebndimor lidhur me takimin e Alask\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt ta shikosh me k\u00ebt\u00eb sy, \u00ebsht\u00eb tipike e nj\u00eb kontinenti q\u00eb dikur ka qen\u00eb fuqi koloniale dhe ndante bot\u00ebn, kurse tani ka p\u00ebrmasat reale t\u00eb tij: Nj\u00eb gadishull mesatar i kontinentit Euroaziatik pa z\u00eb n\u00eb rindarjen q\u00eb po i b\u00ebhet bot\u00ebs.<\/p>\n<p>Urgjenca e takimit t\u00eb Trampit me Putinin, nuk ka asfare lidhje me situat\u00ebn n\u00eb Ukrain\u00eb. Ukraina ka qen\u00eb nj\u00eb nga pikat dhe jo m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishmja. Vet\u00eb ardhja e Trampit n\u00eb pushtet ka lidhje me urgjenc\u00ebn q\u00eb aparatet amerikane shikonin p\u00ebr nj\u00eb korrigjim t\u00eb vektorit pa krye ku e kishte futur vendin Biden. Rusia, nj\u00eb aset i madh territorial dhe l\u00ebnd\u00ebsh t\u00eb para po shtyhej n\u00eb krah\u00ebt e Kin\u00ebs dhe intrasigjenca e Biden, p\u00ebr faj edhe t\u00eb gjendjes s\u00eb tij demenciale, por edhe t\u00eb fajkojve n\u00eb aparatet amerikane, po e b\u00ebnte boshtin ruso-kinez nj\u00eb faktor k\u00ebrc\u00ebnues p\u00ebr shekullin e 21.<\/p>\n<p>Mendjet m\u00eb t\u00eb kthjell\u00ebta, k\u00ebrkonin nj\u00eb rialokim t\u00eb kursit, dhe Trampi e shfaqi k\u00ebt\u00eb tendenc\u00eb q\u00eb n\u00eb fushat\u00eb.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo k\u00ebta gjasht\u00eb muaj, nuk kishin mjaftuar q\u00eb Putinit dhe enturazhit t\u00eb tij, t\u2019i rikthehej besimi ndaj nj\u00eb per\u00ebndimi i cili e kishte zhg\u00ebnjyer disa her\u00eb. Aq m\u00eb shum\u00eb prania n\u00eb politik\u00ebn e BE-s\u00eb e fajkojve t\u00eb frustruar q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb vende pa pesh\u00eb ekonomike apo ushtarake por me gjuh\u00eb ekstremiste, po b\u00ebnte t\u00eb pamundur frenimin e rr\u00ebshqitjes s\u00eb Rusis\u00eb n\u00eb krah\u00ebt e Kin\u00ebs. Ndaj edhe duhej nj\u00eb sinjal i fort\u00eb dhe ky ishte takimi i Alask\u00ebs.<\/p>\n<p>Vet\u00eb pritja e ngroht\u00eb e Trampit, ceremoniali perandorak, dalja p\u00ebrtej protokollit gjat\u00eb transmetimit publik t\u00eb takimit, tregonin nj\u00eb kthes\u00eb t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb SHBA-s\u00eb ndaj fqinjit t\u00eb tyre. Aparatet amerikane nuk mund ta l\u00ebn\u00eb Rusin\u00eb t\u00eb rr\u00ebshqas\u00eb n\u00eb vasalitetin e Kin\u00ebs, pasi kjo do ta b\u00ebnte me shum\u00eb t\u00eb panjohura t\u00eb ardhmen e globit. Ndaj edhe nuk e vran\u00eb shum\u00eb mendjen se \u00e7far\u00eb thoshin aleat\u00ebt e tyre evropian\u00eb q\u00eb ende mendojn\u00eb me mentalitetin e shekullit t\u00eb 19-t\u00eb dhe besojn\u00eb se bota sillet rreth tyre.<\/p>\n<p>A ishte ky nj\u00eb takim p\u00ebr Ukrain\u00ebn?<\/p>\n<p>Si\u00e7 edhe u tha n\u00eb nj\u00eb fragment t\u00eb deklaratave, u bisedua p\u00ebr shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr, p\u00ebr Arktikun, nj\u00eb sistem t\u00eb ri bot\u00ebror e shum\u00eb t\u00eb tjera q\u00eb nuk iu than\u00eb publikut. Sa i takon Ukrain\u00ebs, me siguri \u00ebsht\u00eb l\u00ebn\u00eb n\u00eb nj\u00eb gjendje standby. Ukrainasit nuk jan\u00eb larg kolapsit dhe kjo do t\u2019i b\u00ebj\u00eb m\u00eb t\u00eb d\u00ebgjuesh\u00ebm ndaj k\u00ebrkesave t\u00eb fuqive t\u00eb m\u00ebdha. Asgj\u00eb e re kjo q\u00eb po ndodh dhe q\u00eb po skandalizoka evropian\u00ebt. Jan\u00eb k\u00ebta q\u00eb n\u00eb emrin e Sykes dhe Pikot, e kan\u00eb ndar\u00eb Lindjen e Mesme me viza t\u00eb drejta duke nakatosur kombe, tribu dhe rraca, burim sherr\u00ebsh p\u00ebr dy shekuj dhe p\u00ebr shekujt q\u00eb do t\u00eb vijn\u00eb. Jan\u00eb k\u00ebto fuqi evropiane q\u00eb i kan\u00eb b\u00ebr\u00eb l\u00ebmsh kufijt\u00eb e tyre dhe atyre m\u00eb t\u00eb dobt\u00ebve, duke i cop\u00ebtuar kombet apo bashkuar t\u00eb ndryshmit. Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shembull sesi t\u00eb trajtojn\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenjt\u00eb. Ndaj nuk ka asgj\u00eb t\u00eb re q\u00eb Ukraina mund t\u00eb cop\u00ebrohet apo riformohet. Jo rrall\u00eb copa territoresh jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr qoka ndaj m\u00eb t\u00eb fuqishm\u00ebve. Rishtas Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb shembull p\u00ebr k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb takimin e Alask\u00ebs, Trampi nuk b\u00ebri asgj\u00eb m\u00eb shum\u00eb sesa iu rikthye realpolitik\u00ebs. Rusia \u00ebsht\u00eb superfuqia ushtarake e Evrop\u00ebs dhe ai do b\u00ebj\u00eb marr\u00ebveshje me t\u00eb fort\u00ebt. Kjo sa i takon Ukrain\u00ebs. Gjithashtu Rusia ka nj\u00eb shtrirje t\u00eb jasht\u00ebzakonshme territoriale dhe zot\u00ebron resurse l\u00ebnd\u00ebsh t\u00eb para si asnj\u00eb vend tjet\u00ebr, ndaj edhe Trampi do ta mbaj\u00eb af\u00ebr. Rus\u00ebt jan\u00eb nj\u00eb popull imperial dhe si t\u00eb till\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb trajtim ekuivalent. Trampi ia u dha k\u00ebt\u00eb duke pritur Carin e Kremlinit me nderet q\u00eb i takojn\u00eb. Tashm\u00eb mund t\u00eb shpresohet nga aparatet amerikane q\u00eb klima e mosbesimit ka filluar t\u00eb ndryshoj\u00eb te rus\u00ebt. Sa p\u00ebr Ukrain\u00ebn, u pa q\u00eb fati i saj \u00ebsht\u00eb ende n\u00eb teh t\u00eb thik\u00ebs. Do ta mendoj dy-tre jav\u00eb a do vendos sanksione t\u00eb reja ndaj Rusis\u00eb, tha Trampi. Por k\u00ebt\u00eb nuk do ta b\u00ebj\u00eb p\u00ebr hat\u00ebr t\u00eb luft\u00ebs, por p\u00ebr ato q\u00eb nuk iu than\u00eb publikut.\/dritare.net<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/08\/cfare-nuk-iu-tha-publikut-per-takimin-tramp-putin\/\">\u00c7far\u00eb nuk iu tha publikut p\u00ebr takimin Tramp-Putin<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Dritan Hila Fitore e Putin, posht\u00ebrim i Trump, tradh\u00ebti ndaj Ukrain\u00ebs, jan\u00eb boshti i shkrimeve t\u00eb mainstrimit per\u00ebndimor lidhur me takimin e Alask\u00ebs. N\u00eb fakt ta shikosh me k\u00ebt\u00eb sy, \u00ebsht\u00eb tipike e nj\u00eb kontinenti q\u00eb dikur ka qen\u00eb fuqi koloniale dhe ndante bot\u00ebn, kurse tani ka p\u00ebrmasat reale t\u00eb tij: Nj\u00eb gadishull mesatar [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-36120","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/36120","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=36120"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/36120\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=36120"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=36120"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=36120"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}