{"id":36090,"date":"2025-08-17T10:48:18","date_gmt":"2025-08-17T10:48:18","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/17\/the-economist-inteligjenca-artificiale-po-permbys-industrine-e-reklamave\/"},"modified":"2025-08-17T10:48:18","modified_gmt":"2025-08-17T10:48:18","slug":"the-economist-inteligjenca-artificiale-po-permbys-industrine-e-reklamave","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/17\/the-economist-inteligjenca-artificiale-po-permbys-industrine-e-reklamave\/","title":{"rendered":"The Economist: Inteligjenca Artificiale po p\u00ebrmbys industrin\u00eb e reklamave"},"content":{"rendered":"<p>E ardhmja mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb bot\u00eb ku IA krijon reklamat, i targeton dhe i lexon vet\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb, ekspert\u00ebt e reklamave n\u00eb Kan\u00eb duhet ta shijojn\u00eb fest\u00ebn, sa ende vazhdon, shkruan The Economist<\/p>\n<p>Industria e reklamave di ta shes\u00eb veten m\u00eb mir\u00eb se \u00e7do gj\u00eb tjet\u00ebr. Kjo aft\u00ebsi u shfaq qart\u00eb n\u00eb ceremonin\u00eb vjetore t\u00eb ndarjes s\u00eb \u00e7mimeve n\u00eb Cannes Lions International Festival of Creativity, nj\u00eb nga ngjarjet m\u00eb prestigjioze n\u00eb bot\u00eb p\u00ebr reklam\u00ebn, marketingun dhe krijimtarin\u00eb tregtare, q\u00eb nisi m\u00eb 16 qershor.<\/p>\n<p>\u201c<em>Reklama jo vet\u00ebm q\u00eb zgjeron kufijt\u00eb krijues, por tregon ndikimin e preksh\u00ebm q\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb krijimtaria mbi biznesin dhe shoq\u00ebrin\u00eb\u201d, deklaroi nj\u00eb zyrtar i lart\u00eb i festivalit.<\/em><\/p>\n<p>\u00c7mimet u ndan\u00eb me solemnitet p\u00ebr fushata q\u00eb promovonin birr\u00ebn, \u00e7okollat\u00ebn dhe madje edhe Fondacionin e Herpesit n\u00eb Zeland\u00ebn e Re. Por nj\u00eb industri, q\u00eb vler\u00ebson krijimtarin\u00eb njer\u00ebzore, po p\u00ebrballet me nj\u00eb tronditje t\u00eb madhe nga Inteligjenca Artificiale (IA).<\/p>\n<p>Mark Zuckerberg, drejtuesi i Meta, ka premtuar se s\u00eb shpejti markat do t\u00eb mund t\u00eb \u201cna tregojn\u00eb \u00e7far\u00eb objektivi duan t\u00eb arrijn\u00eb, sa duan t\u00eb paguajn\u00eb p\u00ebr \u00e7do rezultat, dhe pastaj ne b\u00ebjm\u00eb gjith\u00e7ka tjet\u00ebr\u201d.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Sam Altman nga OpenAI, beson se \u201c95% e asaj q\u00eb sot ekspert\u00ebt e marketingut e k\u00ebrkojn\u00eb nga agjencit\u00eb, strateg\u00ebt dhe profesionist\u00ebt krijues, do t\u00eb realizohet leht\u00ebsisht, pothuajse menj\u00ebher\u00eb dhe me kosto minimale nga IA\u201d.<\/p>\n<p>Teknologjia e ka p\u00ebrmbysur industrin\u00eb e reklamave edhe m\u00eb par\u00eb k\u00ebt\u00eb shekull, kur buxhetet kaluan nga televizioni, gazetat dhe media tradicionale drejt gjigant\u00ebve dixhital\u00eb si Google dhe Meta.<\/p>\n<p>Por tani q\u00eb IA po hyn n\u00eb pjes\u00ebn krijuese t\u00eb industris\u00eb, dikur e konsideruar e paprekshme nga automatizimi, po nis nj\u00eb revolucion i ri. Kush do t\u00eb dal\u00eb n\u00eb krye dhe a do t\u00eb arrijn\u00eb ekspert\u00ebt n\u00eb Kan\u00eb t\u00eb ruajn\u00eb stilin e jet\u00ebs luksoze q\u00eb i ka karakterizuar deri tani? Festat n\u00eb jahte dhe pritjet buz\u00eb pishinave l\u00ebn\u00eb t\u00eb kuptohet se tregu i reklamave \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas WPP Media, nj\u00eb bler\u00ebs i madh reklamash, shpenzimet globale p\u00ebr reklama po rriten me rit\u00ebm t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm dhe pritet t\u00eb ken\u00eb rreth 6% rritje n\u00eb vit p\u00ebr tre vitet e ardhshme.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, kjo rritje \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrqendruar dhe po b\u00ebhet gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb e till\u00eb. Kat\u00ebr shit\u00ebsit m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb reklamave \u2013 Google, Meta, ByteDance dhe Amazon \u2013 p\u00ebrb\u00ebnin m\u00eb shum\u00eb se gjysm\u00ebn e tregut global vitin e kaluar, nga pak m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb e treta n\u00eb 2019. Tet\u00eb nga dhjet\u00eb shit\u00ebsit m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb reklamave jan\u00eb kompani teknologjike.<\/p>\n<p>N\u00eb Kan\u00eb, kompanit\u00eb teknologjike shfaq\u00ebn forc\u00ebn e tyre me struktura luksoze p\u00ebrgjat\u00eb bregdetit, duke e kthyer Croisette n\u00eb nj\u00eb parad\u00eb t\u00eb dominimit dixhital.<\/p>\n<p><strong>IA po forcon edhe m\u00eb tej kontrollin<\/strong><\/p>\n<p>Algoritmet e m\u00ebsimit automatik p\u00ebrmir\u00ebsojn\u00eb ndjesh\u00ebm sakt\u00ebsin\u00eb e targetimit t\u00eb reklamave: sistemi Advantage+ i Met\u00ebs pretendon se rrit kthimin nga shpenzimet p\u00ebr reklama me 22%, nd\u00ebrsa Performance Max i Google rrit shitjet me mbi 10%.<\/p>\n<p>Google ka nisur testimet me reklama t\u00eb pozicionuara n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb dinamike brenda k\u00ebrkimeve t\u00eb realizuara p\u00ebrmes IA, t\u00eb cilat pohon se jan\u00eb edhe m\u00eb efektive.<\/p>\n<p>K\u00ebrkesat q\u00eb p\u00ebrdoruesit i b\u00ebjn\u00eb Inteligjenc\u00ebs Artificiale jan\u00eb dy deri n\u00eb tre her\u00eb m\u00eb t\u00eb gjata sesa k\u00ebrkimet tradicionale, \u00e7ka i mund\u00ebson kompanis\u00eb jo vet\u00ebm t\u00eb kuptoj\u00eb \u00e7far\u00eb po k\u00ebrkojn\u00eb njer\u00ebzit, por edhe pse. \u201cIA \u00ebsht\u00eb teknologjia me ndikimin m\u00eb t\u00eb madh n\u00eb rezultatet e biznesit n\u00eb nj\u00ebzet\u00eb vitet e fundit, thot\u00eb Sean Downey, drejtues i lart\u00eb i Google.<\/p>\n<p>Kompani t\u00eb tjera po p\u00ebrdorin IA p\u00ebr t\u00eb matur m\u00eb sakt\u00eb efektin e reklamave. Alembic, nj\u00eb startup, p\u00ebrdor algoritmet e gjurmimit t\u00eb kontakteve t\u00eb zhvilluara gjat\u00eb pandemis\u00eb s\u00eb COVID-19, p\u00ebr t\u00eb ndjekur n\u00ebse konsumator\u00ebt q\u00eb kan\u00eb par\u00eb nj\u00eb reklam\u00eb blejn\u00eb m\u00eb von\u00eb produktin.<\/p>\n<p>Duke analizuar miliarda rreshta t\u00eb dh\u00ebnash, nga transmetimet televizive te vizitat n\u00eb faqe web,\u00a0kompania zbuloi se sponsorizimi nga Delta Airlines i ceremonive t\u00eb medaljeve n\u00eb Loj\u00ebrat Olimpike t\u00eb vitit t\u00eb kaluar, dha kthimin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb investimit krahasuar me \u00e7do fushat\u00eb tjet\u00ebr t\u00eb kompanis\u00eb.<\/p>\n<p>Pasi kan\u00eb dominuar pjes\u00ebn e targetimit dhe matjes, kompanit\u00eb teknologjike besojn\u00eb tani se mund t\u00eb krijojn\u00eb edhe vet\u00eb reklamat, nj\u00eb fush\u00eb q\u00eb deri m\u00eb tani u p\u00ebrkiste agjencive t\u00eb specializuara. N\u00eb Kan\u00eb, TikTok prezantoi mjete t\u00eb fuqizuara nga IA, q\u00eb gjenerojn\u00eb reklama video nga teksti apo foto.<\/p>\n<p>Meta prezantoi funksione t\u00eb reja, si personalizimi automatik i p\u00ebrmbajtjes p\u00ebr audienca t\u00eb ndryshme n\u00eb dhjet\u00eb gjuh\u00eb. N\u00eb fillim t\u00eb qershorit, Kalshi, kompania amerikane q\u00eb lejon baste t\u00eb ligjshme mbi ngjarje ekonomike dhe politike, transmetoi nj\u00eb reklam\u00eb televizive me efekte speciale t\u00eb realizuar p\u00ebrmes IA s\u00eb Google.<\/p>\n<p>Reklama u krijua p\u00ebr 48 or\u00eb, me vet\u00ebm 2,000 dollar\u00eb buxhet, nga nj\u00eb regjisor q\u00eb tha me krenari se \u201cisha me pizhame gjat\u00eb gjith\u00eb xhirimeve\u201d.<\/p>\n<p>Drejtuesit e agjencive k\u00ebmb\u00ebngulin se nuk do t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsohen nga inxhinier\u00eb me pizhame. Modelet e IA, t\u00eb nd\u00ebrtuara p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrgjigjen m\u00eb t\u00eb pritshme dhe t\u00eb mundshme, nuk jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatshme p\u00ebr krijimin e fushatave q\u00eb t\u00ebrheqin v\u00ebrtet v\u00ebmendjen.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb bot\u00eb ku \u00e7do kompani mund t\u00eb krijoj\u00eb reklama t\u00eb mira, agjencit\u00eb thon\u00eb se do t\u00eb jet\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme se kurr\u00eb t\u00eb realizohen p\u00ebrmbajtje q\u00eb bien n\u00eb sy.<\/p>\n<p>Mjetet DIY (nga anglishtja, Do It Yourself) t\u00eb Meta dhe TikTok duket se synojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb bizneset e vogla, sesa markat e m\u00ebdha q\u00eb p\u00ebrdorin agjenci. Disa agjenci kan\u00eb kaluar nga pagesa me or\u00eb n\u00eb tarifa fikse, p\u00ebr t\u00eb mbrojtur t\u00eb ardhurat, nd\u00ebrsa IA po redukton or\u00ebt e nevojshme p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb fushat\u00eb marketingu.<\/p>\n<p>Klient\u00ebt mund t\u00eb paguajn\u00eb m\u00eb pak p\u00ebr krijimin e reklamave, por shum\u00eb prej tyre po riinvestojn\u00eb kursimet te agjencit\u00eb: nj\u00eb drejtuese marketingu e nj\u00eb marke globale thot\u00eb se thjesht po blen m\u00eb shum\u00eb hap\u00ebsir\u00eb reklamash me parat\u00eb e kursyera.<\/p>\n<p>Investitor\u00ebt nuk jan\u00eb aq t\u00eb bindur. Kat\u00ebr nga pes\u00eb grupet e m\u00ebdha t\u00eb agjencive kan\u00eb par\u00eb r\u00ebnie t\u00eb vler\u00ebs s\u00eb aksioneve q\u00eb nga fillimi i vitit t\u00eb kaluar. WPP\u00a0\u00ebsht\u00eb n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb nj\u00eb drejtuesi t\u00eb ri.<\/p>\n<p>Omnicom dhe Interpublic planifikojn\u00eb t\u00eb bashkohen deri n\u00eb fund t\u00eb vitit p\u00ebr t\u00eb ulur kostot. Publicis ka shmangur r\u00ebnien kryesisht duke bindur tregun se ka investuar mjaftuesh\u00ebm n\u00eb IA p\u00ebr t\u2019u mbrojtur.<\/p>\n<p><strong>Nga robot\u00ebt, p\u00ebr robot\u00ebt<\/strong><\/p>\n<p>IA mund ta ndryshoj\u00eb industrin\u00eb e reklam\u00ebs edhe n\u00eb m\u00ebnyra m\u00eb t\u00eb \u00e7uditshme. Me kalimin e k\u00ebrkimeve nga motor\u00ebt klasik\u00eb te chatbot-et e fuqizuar nga IA, reklamuesit duhet t\u00eb kuptojn\u00eb si t\u2019i b\u00ebjn\u00eb markat e tyre t\u00eb rekomandohen nga sisteme si ChatGPT apo Gemini i Google.<\/p>\n<p>Disa po krijojn\u00eb tashm\u00eb p\u00ebrmbajtje promocionale jo p\u00ebr njer\u00ebzit, por p\u00ebr modelet e m\u00ebdha gjuh\u00ebsore (LLM), q\u00eb p\u00ebrpunojn\u00eb informacion n\u00eb internet. Evertune, nj\u00eb tjet\u00ebr startup, analizon m\u00ebnyr\u00ebn se si chatbot-\u00ebt i perceptojn\u00eb markat, duke u b\u00ebr\u00eb dhjet\u00ebra mij\u00eb pyetje p\u00ebr kategori t\u00eb ndryshme produktesh.<\/p>\n<p>Kur pyeten p\u00ebr t\u00eb rekomanduar nj\u00eb mark\u00eb \u00e7ar\u00e7af\u00ebsh, p\u00ebr shembull, modelet bien dakord p\u00ebr tre markat kryesore, por pastaj ndahen ndjesh\u00ebm n\u00eb preferenca. (Chatbot-\u00ebt e Meta preferojn\u00eb mark\u00ebn Mellanni; Casper p\u00eblqehet nga shumica e modeleve, p\u00ebrve\u00e7 Gemini).<\/p>\n<p>K\u00ebto dallime shpjegohen me t\u00eb dh\u00ebnat me t\u00eb cilat modelet jan\u00eb trajnuar: Google dhe ChatGPT p\u00ebrdorin p\u00ebrmbajtje t\u00eb licencuar nga Reddit, nd\u00ebrsa modeli i Meta bazohet m\u00eb shum\u00eb n\u00eb materialin nga platformat e veta sociale.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb ndikuar LLM-t\u00eb, duhen ndikuar burimet e tyre, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtohet nj\u00eb baz\u00eb t\u00eb fort\u00eb ndjek\u00ebsish online.<\/p>\n<p>P\u00ebr grupet e m\u00ebdha t\u00eb agjencive, kjo do t\u00eb thot\u00eb se metodat klasike t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve me publikun (PR) vazhdojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb jetike. \u201cMarr\u00ebdh\u00ebniet me publikun jan\u00eb nd\u00ebr mjetet m\u00eb t\u00eb fuqishme q\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrdorni\u201d, thot\u00eb Brian Stempeck, drejtues i Evertune.<\/p>\n<p>Por ka edhe teknika t\u00eb tjera. LLM-t\u00eb kan\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi t\u00eb lexojn\u00eb grafik\u00ebt, ndaj ato duhet t\u00eb p\u00ebrkthehen n\u00eb tekst.<\/p>\n<p>Gjithashtu, IA \u201cg\u00eblltit\u201d me k\u00ebnaq\u00ebsi p\u00ebrshkrime t\u00eb holl\u00ebsishme produktesh, q\u00eb p\u00ebr njer\u00ebzit do t\u00eb ishin t\u00eb m\u00ebrzitshme: nj\u00eb njeri ndoshta nuk do t\u00eb lexonte kurr\u00eb list\u00ebn e gjat\u00eb t\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00ebsve t\u00eb nj\u00eb produkti, por nj\u00eb model gjuh\u00ebsor po, duke b\u00ebr\u00eb t\u00eb mundur q\u00eb ta rekomandoj\u00eb produktin.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa \u201cagjent\u00ebt\u201d e fuqizuar nga IA p\u00ebrdoren gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb kryer detyra n\u00eb em\u00ebr t\u00eb njer\u00ebzve, reklamuesit do t\u00eb duhet t\u00eb kuptojn\u00eb si t\u2019i ndikojn\u00eb k\u00ebta \u201cndihm\u00ebs\u201d dixhital\u00eb.<\/p>\n<p>Google s\u00eb fundmi prezantoi nj\u00eb agjent blerjesh, q\u00eb mund t\u00eb njoftoj\u00eb p\u00ebrdoruesin kur \u00e7mimi i nj\u00eb produkti bie n\u00ebn nj\u00eb nivel t\u00eb caktuar. S\u00eb shpejti, k\u00ebta agjent\u00eb mund t\u00eb marrin vendime m\u00eb t\u00eb nd\u00ebrlikuara blerjeje.<\/p>\n<p>Shit\u00ebsit e reklamave online po diskutojn\u00eb tashm\u00eb, sa duhet t\u00eb tarifojn\u00eb kur reklamat shihen nga nj\u00eb agjent, n\u00eb vend t\u00eb njeriut. E ardhmja mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb bot\u00eb ku IA krijon reklamat, i targeton dhe i lexon vet\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb, ekspert\u00ebt e reklamave n\u00eb Kan\u00eb duhet ta shijojn\u00eb fest\u00ebn, sa ende vazhdon.<\/p>\n<p>\/Monitor\/<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/the-economist-inteligjenca-artificiale-po-permbys-industrine-e-reklamave\/\">The Economist: Inteligjenca Artificiale po p\u00ebrmbys industrin\u00eb e reklamave<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>E ardhmja mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb bot\u00eb ku IA krijon reklamat, i targeton dhe i lexon vet\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb, ekspert\u00ebt e reklamave n\u00eb Kan\u00eb duhet ta shijojn\u00eb fest\u00ebn, sa ende vazhdon, shkruan The Economist Industria e reklamave di ta shes\u00eb veten m\u00eb mir\u00eb se \u00e7do gj\u00eb tjet\u00ebr. Kjo aft\u00ebsi u shfaq qart\u00eb n\u00eb ceremonin\u00eb vjetore t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-36090","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/36090","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=36090"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/36090\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=36090"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=36090"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=36090"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}