{"id":36071,"date":"2025-08-17T08:49:04","date_gmt":"2025-08-17T08:49:04","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/17\/rasti-kur-feja-prodhon-harmoni-dhe-humor-jo-vetem-paralajmerim-e-qortim\/"},"modified":"2025-08-17T08:49:04","modified_gmt":"2025-08-17T08:49:04","slug":"rasti-kur-feja-prodhon-harmoni-dhe-humor-jo-vetem-paralajmerim-e-qortim","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/17\/rasti-kur-feja-prodhon-harmoni-dhe-humor-jo-vetem-paralajmerim-e-qortim\/","title":{"rendered":"Rasti kur feja prodhon harmoni dhe humor, jo vet\u00ebm paralajm\u00ebrim e qortim"},"content":{"rendered":"<p>Nga Enver Robelli\/<\/p>\n<p>Te besimtar\u00ebt e krishter\u00eb 15 gushti \u00ebsht\u00eb Festa e Sh\u00ebn M\u00ebris\u00eb ose Maris\u00eb, Festa e Zoj\u00ebs s\u00eb Ngjitur n\u00eb Qiell, Festa e Fjejtjes s\u00eb Hyjlind\u00ebses, Marrja n\u00eb Qiell e Zoj\u00ebs s\u00eb Bekuar. Ndoshta ka edhe shpjegime t\u00eb tjera p\u00ebr k\u00ebt\u00eb dit\u00eb. N\u00eb Kuran Maria quhet Marjam, n\u00eb p\u00ebrkthime n\u00eb shqip e gjen me emrin Merjeme ose Mejreme. Nje sure e t\u00ebr\u00eb e Kuranit (e 19-ta) i kushtohet k\u00ebsaj gruaje q\u00eb besohet t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb n\u00ebna e Jezusit (p\u00ebr t\u00eb krishter\u00ebt) dhe n\u00ebna e profetit Isa (p\u00ebr mysliman\u00ebt). P\u00ebrkund\u00ebr retorik\u00ebs ndar\u00ebse, fet\u00eb kan\u00eb aq shum\u00eb truall t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt.<\/p>\n<p>Mbi lumin e Vjos\u00ebs, n\u00eb fshatin Peshtan, mes Tepelen\u00ebs dhe P\u00ebrmetit, gjendet kisha Fjetja e Sh\u00ebn M\u00ebris\u00eb. Si \u00e7do vit, edhe sivjet pak pas or\u00ebs 08:00 n\u00eb katund u shfaq prifti ortodoks me gruan e tij. Mesha filloi me koh\u00eb, por besimtar\u00ebt e kishin marr\u00eb pun\u00ebn me nge. Kur nisi sh\u00ebrbesa, n\u00eb kish\u00eb ishin mbase dy t\u00eb krishter\u00eb dhe gjasht\u00eb mysliman\u00eb (mbase shumica jobesimtar\u00eb).<\/p>\n<p>Prifti ortodoks At Romanoi (Robert Tralo) dhe gruaja e tij Jolanda nuk reaguan me habi p\u00ebrball\u00eb k\u00ebsaj pamjeje, por vazhduan me leximet dhe k\u00ebndimet e tyre nga librat fetar\u00eb. Mesha pjes\u00ebrisht i ngjante nj\u00eb koncerti, n\u00eb fund prifti b\u00ebri edhe shqiponj\u00ebn dhe p\u00ebr pak u duk sikur kishte braktisur nj\u00eb ndeshje futbolli me Granit Xhak\u00ebn dhe Gjerdan Shaqirin. Feja mund t\u00eb jet\u00eb edhe gazmore, jo vet\u00ebm paralajm\u00ebrim e qortim.<br \/>\nN\u00eb fund t\u00eb sh\u00ebrbes\u00ebs, kisha e vog\u00ebl tashm\u00eb ishte mbushur me t\u00eb krishter\u00eb. \u201cNa mund\u00ebt ju mysliman\u00ebt\u201d, tha gazetari Mero Baze, nd\u00ebrsa un\u00eb dhe Andi Hoxhaj, profesor n\u00eb King\u2019s College n\u00eb Lond\u00ebr, po shikonim njer\u00ebzit q\u00eb ndeznin nj\u00eb qiri, por jo pa hedhur ndonj\u00eb lek n\u00eb ark\u00ebn e kish\u00ebs.<br \/>\nHistoria e k\u00ebtij objekti sakral e treguar shkurt: kur u ndalua feja n\u00eb Shqip\u00ebri m\u00eb 1967, kisha u b\u00eb stall\u00eb bag\u00ebtish. Kambana q\u00eb ka kjo kish\u00eb sot i p\u00ebrkiste dikur Kish\u00ebs s\u00eb Sh\u00ebn Thanasit n\u00eb Peshtan. Komunist\u00ebt e hoq\u00ebn dhe e \u00e7uan n\u00eb fshatin Luftinj\u00eb t\u00eb Tepelen\u00ebs, ku e p\u00ebrdornin p\u00ebr t\u00eb mbledhur an\u00ebtar\u00ebt e kooperativ\u00ebs. Mrekullisht kambana e mbijetoi komunizmin. N\u00eb t\u00eb gjendet ky mbishkrim: \u201cIndustria shqiptare, Kor\u00e7\u00eb, Spiro V. Na\u00e7e. Kambana e Katundit Peshtan Tepelen\u00eb 17.4.1938\u201d.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa lart jehonin z\u00ebrat e priftit dhe gruas s\u00eb tij, posht\u00eb gurgullonte uji i kristalt\u00eb i Vjos\u00ebs, lumit m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb jugore, p\u00ebr shp\u00ebtimin e t\u00eb cilit qe angazhuar edhe aktori Leonardo DiCaprio. Vjosa \u00ebsht\u00eb 272 kilometra e gjat\u00eb, me nj\u00eb sip\u00ebrfaqe t\u00eb pellgut uj\u00ebmbledh\u00ebs prej 6706 kilometra katror\u00eb, prej t\u00eb cilave, 4365 jan\u00eb brenda territorit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, nd\u00ebrsa pjesa tjet\u00ebr n\u00eb territorin grek. Deg\u00ebt kryesore t\u00eb Vjos\u00ebs jan\u00eb: Sarandoporo, Drinosi dhe Shushica.<br \/>\nRevista gjermane \u201cDer Spiegel\u201d k\u00ebshtu e niste nj\u00eb shkrim p\u00ebr Vjos\u00ebn n\u00eb vitin 2023: \u201cBretkosat kuakin n\u00eb Vjos\u00eb. Kush ec\u00ebn n\u00eb nj\u00eb dit\u00eb me diell marsi mbi gryk\u00ebn me zhavorr pran\u00eb brigjeve, i d\u00ebgjon qart\u00eb bretkosat e ujit. Ato jan\u00eb fshehur n\u00eb balt\u00ebn mes shelgjeve dhe kallamishteve. S\u00eb shpejti femrat do t\u00eb hedhin vez\u00ebt n\u00eb pellgjet e qeta me uj\u00eb t\u00eb cek\u00ebt, s\u00eb shpejti do t\u00eb fillojn\u00eb t\u00eb pjellin edhe qefujt e Pindit. Dhe shpend\u00ebt e par\u00eb shtegtar\u00eb do t\u00eb mb\u00ebrrijn\u00eb p\u00ebr t\u2019u \u00e7lodhur mbi zhavorrin e shtratit t\u00eb lumit.<\/p>\n<p>N\u00ebse ngre syt\u00eb k\u00ebtu, n\u00eb Qesarat, n\u00eb rrjedh\u00ebn e mesme t\u00eb Vjos\u00ebs, duken malet e mbuluara me d\u00ebbor\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. P\u00ebrpara tyre shtrihet nj\u00eb fush\u00eb e gjer\u00eb me zhavorr t\u00eb bardh\u00eb, gur\u00eb dhe r\u00ebr\u00eb, p\u00ebrmes s\u00eb cil\u00ebs rrjedh Vjosa. N\u00eb disa vende uji ndahet n\u00eb disa krah\u00eb, n\u00eb vende t\u00eb tjera bashkohet s\u00ebrish, merr hov, t\u00ebrheq me vete r\u00ebr\u00eb e zhavorr dhe i grumbullon diku tjet\u00ebr\u201d.<br \/>\nKa pasur plane p\u00ebr t\u00eb ngritur disa diga n\u00eb Vjos\u00eb p\u00ebr t\u00eb prodhuar energji elektrike. Rezistenca e madhe e aktivist\u00ebve p\u00ebr mbrojtje t\u00eb ambientit e ka penguar k\u00ebt\u00eb masak\u00ebr t\u00eb planifikuar ndaj natyr\u00ebs. Por p\u00ebr t\u00eb ruajtur Vjos\u00ebn duhet shum\u00eb m\u00eb shum\u00eb angazhim nga t\u00eb gjith\u00eb, ndoshta b\u00ebjn\u00eb pun\u00eb edhe lutjet e teolog\u00ebve.<\/p>\n<p>Kur k\u00ebto dit\u00eb shp\u00ebrtheu zjarri af\u00ebr fshatrave mbi Vjos\u00eb, banor\u00ebt pat\u00ebn dhe nj\u00eb hall tjet\u00ebr: malet p\u00ebrreth ende jan\u00eb t\u00eb mbuluara me helmeta, bajoneta, gjyle, gryka topi, bomba e \u00e7ka jo tjet\u00ebr \u2013 t\u00eb gjitha mbetje nga lufta italo-greke n\u00eb fillim t\u00eb vitit 1941. Zjarri mund t\u00eb \u00e7onte n\u00eb shp\u00ebrthimin e tyre. Fatmir\u00ebsisht nuk ndodhi gj\u00eb. Disa cop\u00ebzave t\u00eb armatimit nga lufta e Italis\u00eb fashiste kund\u00ebr Greqis\u00eb mund t\u2019u hidhet syri n\u00eb n\u00eb oborrin e bujtin\u00ebs (kampingut) s\u00eb Peshtanit. Nj\u00eb muze i vog\u00ebl i luft\u00ebs.<br \/>\nPor lufta nuk qe e vog\u00ebl. Supozohet se n\u00eb k\u00ebt\u00eb gjakderdhje humb\u00ebn jet\u00ebn rreth 16 mij\u00eb njer\u00ebz. K\u00ebndej \u00ebsht\u00eb inspiruar Ismail Kadare p\u00ebr t\u00eb shkruar romanin \u201cGjenerali i ushtris\u00eb s\u00eb vdekur\u201d. Bota \u00ebsht\u00eb e vog\u00ebl: vite m\u00eb par\u00eb takova nj\u00eb gazetar zviceran me em\u00ebr italian, shkruante p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje ekonomike. Filloi t\u00eb flas\u00eb gjer\u00eb e gjat\u00eb mbi shkrimtar\u00ebt shqiptar\u00eb, veprat e tyre i njihte mir\u00eb, kishte lexuar \u00e7do gj\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkthyer n\u00eb gjermanisht. Kur e pyeta se nga buronte ky interesim i tij p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, ai tha: \u201cXhaxhai im ka luftuar n\u00eb Vjos\u00eb m\u00eb 1941\u201d. Ai shp\u00ebtoi sepse ia shkrepi vetes nj\u00eb plumb n\u00eb gju. T\u00eb plagosur e \u00e7uan n\u00eb Itali. Mij\u00ebra t\u00eb tjer\u00eb nuk e pat\u00ebn k\u00ebt\u00eb fat. Ata lan\u00eb kockat n\u00eb malet mes Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb jugut dhe Greqis\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas historianit austriak Robert Pichler Vjosa \u00ebsht\u00eb edhe varr i viktimave t\u00eb komunizmit. N\u00eb nj\u00eb trajtes\u00eb t\u00eb botuar m\u00eb 2023 n\u00eb gazet\u00ebn austriake \u201cDer Standard\u201d Pichler shkruan: \u201cN\u00eb vitin 1949, n\u00eb veri t\u00eb qytetit (t\u00eb Tepelen\u00ebs), n\u00eb bashkimin e lumenjve B\u00ebn\u00e7a dhe Vjosa, u ngrit nj\u00eb nga kampet m\u00eb fam\u00ebkeqe t\u00eb internimit t\u00eb komunizmit shqiptar. Shum\u00eb nga t\u00eb burgosurit ishin pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb elit\u00ebs sunduese t\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb paraluft\u00ebs. P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, n\u00eb Tepelen\u00eb ishin t\u00eb internuara mbimesatarisht gra dhe pleq, t\u00eb cil\u00ebt kryesisht vinin nga Shqip\u00ebria e Veriut dhe e Mesme. Kampi dallohej p\u00ebr trajtimin ve\u00e7an\u00ebrisht \u00e7njer\u00ebzor t\u00eb t\u00eb burgosurve. T\u00eb mbijetuarit tregojn\u00eb p\u00ebr kushte katastrofike, kequshqyerje kronike, munges\u00eb totale t\u00eb kujdesit mjek\u00ebsor pavar\u00ebsisht pranis\u00eb s\u00eb disa s\u00ebmundjeve vdekjeprur\u00ebse, p\u00ebr vdekje nga t\u00eb ftohtit n\u00eb dim\u00ebr dhe nga rraskapitja si pasoj\u00eb e pun\u00ebs s\u00eb detyruar dhe uris\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Mes udh\u00ebtar\u00ebve t\u00eb famsh\u00ebm q\u00eb kan\u00eb q\u00ebndruar n\u00eb Tepelen\u00eb jan\u00eb edhe Lordi Byron dhe Edith Durham. N\u00eb vitin 2000 shkrimtarja holandeze Tessa de Loo shkroi romanin \u201cMiq tek Ali Pasha\u201d (i p\u00ebrkthyer nd\u00ebrkoh\u00eb n\u00eb shqip), ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb udh\u00ebp\u00ebrshkrim gjurm\u00ebve t\u00eb Byronit nga Preveza n\u00eb Greqi deri n\u00eb Tepelen\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb trev\u00eb me shum\u00eb histori dhe e bekuar me bukuri natyrore.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/08\/rasti-kur-feja-prodhon-harmoni-dhe-humor-jo-vetem-paralajmerim-e-qortim\/\">Rasti kur feja prodhon harmoni dhe humor, jo vet\u00ebm paralajm\u00ebrim e qortim<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Enver Robelli\/ Te besimtar\u00ebt e krishter\u00eb 15 gushti \u00ebsht\u00eb Festa e Sh\u00ebn M\u00ebris\u00eb ose Maris\u00eb, Festa e Zoj\u00ebs s\u00eb Ngjitur n\u00eb Qiell, Festa e Fjejtjes s\u00eb Hyjlind\u00ebses, Marrja n\u00eb Qiell e Zoj\u00ebs s\u00eb Bekuar. Ndoshta ka edhe shpjegime t\u00eb tjera p\u00ebr k\u00ebt\u00eb dit\u00eb. N\u00eb Kuran Maria quhet Marjam, n\u00eb p\u00ebrkthime n\u00eb shqip e gjen [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-36071","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/36071","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=36071"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/36071\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=36071"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=36071"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=36071"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}