{"id":36025,"date":"2025-08-16T16:53:27","date_gmt":"2025-08-16T16:53:27","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/16\/saga-soros-3-i-shpetuari-i-holokaustiti-qe-coi-para-te-hamasi\/"},"modified":"2025-08-16T16:53:27","modified_gmt":"2025-08-16T16:53:27","slug":"saga-soros-3-i-shpetuari-i-holokaustiti-qe-coi-para-te-hamasi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/16\/saga-soros-3-i-shpetuari-i-holokaustiti-qe-coi-para-te-hamasi\/","title":{"rendered":"Saga Soros 3\/ I shp\u00ebtuari i holokaustiti q\u00eb \u00e7oi para te Hamasi"},"content":{"rendered":"<p><span><strong><em>Ep\u00ebrditshmja franceze Le Figaro i ka kushtuar nje profil spekulantit t\u00eb bursave dhe filantropit George Soros-it. N\u00eb pjes\u00ebn e par\u00eb q\u00eb Lapsi.al e solli t\u00eb plot\u00eb trajtohej mardh\u00ebnia e tij me Donald Trumpin (shiko linkun n\u00eb mes t\u00eb shkrimit).<\/em><\/strong><\/span><\/p>\n<p><span><strong><em>N\u00eb t\u00eb dyt\u00ebn trajtohej aderimi i nj\u00eb ish emigranti hungarez n\u00eb filozofine e shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb hapur t\u00eb Karl Popperit dhe ngrihet pyetja n\u00ebse me fondacionin dhe aktivizmin e tij Soros e ka tradh\u00ebtuar at\u00eb<\/em><\/strong><\/span><\/p>\n<p><span><strong>Nga Paul Sygy<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span>Gy\u00f6rgy Schwartz lindi n\u00eb Hungari n\u00eb 1930 n\u00eb nj\u00eb familje ashkenaze (babai i tij do ta ndryshonte disa vite m\u00eb von\u00eb mbiemrin n\u00eb Soros) dhe asistoi n\u00eb pushtimin e vendit t\u00eb tij nga Gjermania naziste, m\u00eb 19 mars 1944, kur ai kishte vet\u00ebm 13 vje\u00e7. At\u00eb vit, historian\u00ebt vler\u00ebsojn\u00eb se rreth 825.000 hebrenj jetonin ende n\u00eb Hungari. Midis majit dhe korrikut, n\u00ebn mbikqyrjen e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb t\u00eb Adolf Eichmann, nj\u00eb komand\u00eb SS e instaluar n\u00eb Budapest kontrolloi deportimin e 434.000 hebrenjve hungarez\u00eb, kryesisht drejt Auschwitz, ku 80% u vran\u00eb q\u00eb n\u00eb mb\u00ebrritjen e tyre n\u00eb kampin e p\u00ebrqendrimit, n\u00eb dhomat e gazit. George Soros i shp\u00ebtoi fatit t\u00eb tyre fal\u00eb bashk\u00ebpunimit t\u00eb nj\u00eb n\u00ebpun\u00ebsi t\u00eb ministris\u00eb s\u00eb Bujq\u00ebsis\u00eb, q\u00eb e mori at\u00eb n\u00ebn mbrojtjen e tij me nj\u00eb identitet t\u00eb rrem\u00eb: q\u00eb prej shp\u00ebtimit t\u00eb tij, ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb i mbijetuar i Shoah-ut.<\/span><\/p>\n<p><span><span>N\u00eb nj\u00eb artikull n\u00eb form\u00eb manifesti botuar n\u00eb 2007 n\u00eb <\/span><span>The New York Review<\/span><span> p\u00ebr t\u00eb kritikuar me ashp\u00ebrsi politik\u00ebn e George Bush n\u00eb Lindjen e Mesme dhe ndikimin e \u00abAmerican Israel Public Affairs Committee (AIPAC)\u00bb, pika e fort\u00eb e t\u00eb djatht\u00ebs izraelite n\u00eb Shtetet e Bashkuara, George Soros shkruante: <\/span><span>\u00abP\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb jam p\u00ebrmbajtur t\u00eb hyj n\u00eb debatin mbi Lindjen e Mesme\u2026 Un\u00eb jam i shqet\u00ebsuar p\u00ebr q\u00ebndrueshm\u00ebrin\u00eb e Izraelit\u2026 si nj\u00eb hebre i mbijetuar i Holokaustit kam nj\u00eb ndjenj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsie p\u00ebr bashk\u00ebbesimtar\u00ebt e mi hebrenj dhe nj\u00eb shqet\u00ebsim t\u00eb thell\u00eb p\u00ebr mbijetes\u00ebn e Izraelit, dhe nuk doja t\u00eb \u00e7oja uj\u00eb \u00eb mullirin e armiqve t\u00eb Izraelit.\u00bb<\/span><span> Por, q\u00eb nga ajo koh\u00eb, George Soros i la m\u00ebnjan\u00eb k\u00ebto masa paraprake p\u00ebr t\u2019u futur n\u00eb nj\u00eb kryq\u00ebzat\u00eb t\u00eb ashp\u00ebr kund\u00ebr qeveris\u00eb izraelite, deri n\u00eb at\u00eb pik\u00eb sa t\u00eb financoj\u00eb masivisht, p\u00ebrmes Open Society, organizata antisioniste me lidhje her\u00eb pas here t\u00eb turbullta me armiqt\u00eb e siguris\u00eb s\u00eb Izraelit.<\/span><\/span><\/p>\n<p><span><a class=\"linkbrenda\" href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/08\/11\/si-humbi-george-soros-1-miliard-dollare-per-shkak-te-donald-trump\/\">Si humbi George Soros 1 miliard dollar\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb Donald Trump<\/a><\/span><\/p>\n<p><span>K\u00ebto lidhje arrit\u00ebn deri n\u00eb at\u00eb pik\u00eb sa q\u00eb autoritetet izraelite dhe aleat\u00ebt e tyre per\u00ebndimor\u00eb kan\u00eb denoncuar ndonj\u00ebher\u00eb nj\u00eb bashk\u00ebpjes\u00ebmarrje pasive t\u00eb Soros n\u00eb ringjalljen e antisemitizmit, n\u00eb Lindjen e Mesme dhe n\u00eb Per\u00ebndim. Paradoksi b\u00ebht edhe m\u00eb i madh, kur m\u00ebson se George Soros vet\u00eb, si hebre q\u00eb shp\u00ebtoi nga Holokausti, \u00ebsht\u00eb v\u00ebrn\u00eb nj\u00eb sh\u00ebnjestr\u00ebn e s\u00eb majt\u00ebs progresiste, duke u shnderuar nj\u00ebkoh\u00ebsisht n\u00eb nj\u00eb objekt fushatash me nuanca antisemitike.<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb 2017 n\u00eb Hungari, Viktor Orban e b\u00ebri Soros-in armikun e tij t\u00eb preferuar politik, duke organizuar fushata me postera t\u00eb shp\u00ebrndara n\u00eb mbar\u00eb territorin komb\u00ebtar. Ai e akuzonte p\u00ebr mb\u00ebshtetje t\u00eb shoqatave pro-migracion dhe p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb manipuluar opozit\u00ebn socialiste, duke e shnd\u00ebrruar figur\u00ebn e Sorosit n\u00eb simbol t\u00eb gjitha mitologjive t\u00eb teoricien\u00ebve t\u00eb komplotit. \u201cTentakulat e \u00e7ifutit Soros jan\u00eb shtrir\u00eb n\u00eb politik\u00ebn evropiane dhe amerikane\u201d shkruhej n\u00eb pankartat e partis\u00eb s\u00eb Orbanit.<\/span><\/p>\n<p><span><span>\u00abHebreu Soros\u00bb u fut k\u00ebshtu n\u00eb list\u00ebn e figurave satanizuese t\u00eb gjuetis\u00eb t\u00eb shtrigave nd\u00ebrkomb\u00ebtare: nga Henry Kissinger, e deri tek financuesi i famsh\u00ebm amerikan i NASDAQ, Michael Milken. Sipas Rudy Reichstadt, kund\u00ebrshtarit t\u00eb madh t\u00eb teorive t\u00eb komplotit dhe antisemitizmit, ai u shnd\u00ebrrua n\u00eb <\/span><span>\u00abnj\u00eb sinonim t\u00eb\u2019oktapodit q\u00eb \u00ebsht\u00eb kafsha-totem e ikonografis\u00eb konspiracioniste\u00bb.<\/span><\/span><\/p>\n<p><span>Nuk ka dyshim, George Soros nuk l\u00eb ask\u00ebnd indiferent. Angazhimet politike shum\u00eb t\u00eb majta e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb at\u00eb sh\u00ebnjest\u00ebr t\u00eb l\u00ebvizjeve konservatore, nd\u00ebrsa hebraizmi i tij ushqen nj\u00ebkoh\u00ebsisht dy ndjenja instinktive q\u00eb reflektohen si n\u00eb pasqyr\u00eb: disa e urrejn\u00eb se janw antisemit\u00eb ndwrsa tw tjer\u00eb ankohen se k\u00ebto fushata shpifjeje nuk b\u00ebjn\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se nxjerrin Soros-in t\u00eb pafajsh\u00ebm p\u00ebr gabimet e tij.<\/span><\/p>\n<p><span>K\u00ebshtu, nj\u00eb teoricien amerikan i komplotit, Lyndon LaRouche, ka hedhur n\u00eb treg iden\u00eb sipas s\u00eb cil\u00ebs George Soros si adoleshent kishte kryer krime n\u00eb bashk\u00ebpunim me nazistet, gjat\u00eb pushtimit t\u00eb Hungaris\u00eb. Kjo tez\u00eb e g\u00ebnjesht\u00ebrt \u00ebsht\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur shpesh nga ata q\u00eb duan ta diskreditojn\u00eb Soros-in dhe t\u00eb fshehin rrethanat q\u00eb e shp\u00ebtuan at\u00eb nga kampet e vdekjes: Baumbach, n\u00ebpun\u00ebsi administrativ, t\u00eb cilit i ati i Sorosit i besoi shp\u00ebtimin e t\u00eb birit, u ngarkua, m\u00eb pas, nga qeveria kuislinge hungareze t\u00eb b\u00ebnte disa shpron\u00ebsimeve t\u00eb hebrenjve hungarez\u00eb. Po askush s mund t\u00eb thot\u00eb se ku hyn k\u00ebtu faj\u00ebsia e nj\u00eb djaloshi adoleshent.<\/span><\/p>\n<p><span>E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se n\u00ebnpun\u00ebsi e b\u00ebnte k\u00ebt\u00eb kompromis p\u00ebr t\u00eb mbrojtur bashk\u00ebshorten e tij, e cila ishte vet\u00eb hebreje. Si\u00e7 e ka treguar gazetarja amerikane Nadine Epstein, Soros shpesh i ka rr\u00ebfyer k\u00ebto episode m\u00eb von\u00eb n\u00eb intervista, p\u00ebr t\u00eb shpjeguar se ai kishte m\u00ebsuar t\u00eb jetonte n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb pa rregulla p\u00ebr t\u00eb justifikuar leht\u00ebsin\u00eb me t\u00eb cil\u00ebn ai lundronte n\u00eb universin e financ\u00ebs dhe ts\u00eb tregut. Kund\u00ebrshtar\u00ebt e tij e kan\u00eb p\u00ebrdorur k\u00ebt\u00eb anekdot\u00eb p\u00ebr ti hedhur fajin nj\u00eb adoleshenti 13-vje\u00e7ar duke i v\u00ebn\u00eb mbi shpin\u00eb krimet e njeriut q\u00eb e kishte marr\u00eb n\u00ebn mbrojtje p\u00ebr ta shp\u00ebtuar nga deportimi. Edhe sot, personalitete pran\u00eb Benyamin Netanyahu-t dhe shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, q\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb mosh\u00ebs nuk i p\u00ebrjetuan vuajtjet e padurueshme q\u00eb shum\u00eb hebrenj p\u00ebsuan n\u00eb vendet e pushtuara, e p\u00ebrdorin k\u00ebt\u00eb rr\u00ebfim p\u00ebr ta trajtuar Soros-in si nazist.<\/span><\/p>\n<p><span>T\u00eb nazistifikosh Soros-it \u00ebsht\u00eb p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr qesharake ngaq\u00eb angazhimi i tij politik dhe itinerari i tij intelektual kan\u00eb n\u00eb thelb, si\u00e7 e pam\u00eb, mbrojtjen e shoq\u00ebrive t\u00eb hapura p\u00ebrball\u00eb regjimeve fashiste dhe komuniste. Megjithat\u00eb, marr\u00ebdh\u00ebniet q\u00eb ka krijuar Soros me Izraelin jan\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb ambigue. Open Society m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb her\u00eb \u00ebsht\u00eb detyruar t\u00eb b\u00ebj\u00eb hapa pas p\u00ebrball\u00eb devijimeve t\u00eb organizatave p\u00ebr t\u00eb cilat Soros kishte menduar se do t\u00eb ishin hallka t\u00eb dobishme p\u00ebr t\u00eb majt\u00ebn izraelite, por q\u00eb p\u00ebrfundimisht dol\u00ebn t\u00eb lidhura me armiqt\u00eb vdekjeprur\u00ebs t\u00eb shtetit hebre.<\/span><\/p>\n<p><span>George Soros nuk e ka fshehur kurr\u00eb mb\u00ebshtetjen e tij p\u00ebr opozit\u00ebn ndaj Likud-it, entuziazmin e tij p\u00ebr n\u00ebnshkrimin e marr\u00ebveshjeve t\u00eb Oslos dhe simpatin\u00eb e tij ndaj Yitzhak Rabin, t\u00eb cilin ai e ka p\u00ebrshkruar si kryeministrin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb q\u00eb ka pasur shteti i Izraelit. N\u00eb tekstin e tij t\u00eb vitit 2007, Soros e konsideron AIPAC (dhe sionizmin e djatht\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi) si pjes\u00ebrisht p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr forcimin e armiqve t\u00eb Izraelit n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb, duke refuzuar \u00abdogmatizmin\u00bb e Bush-it, q\u00eb at\u00ebher\u00eb refuzonte t\u00eb njihte zgjedhjet me t\u00eb cilat Hamasi sapo kishte ardhur n\u00eb pushtet n\u00eb Gaza. Soros b\u00ebnte thirrje p\u00ebr nj\u00eb njohje nga Shtetet e Bashkuara t\u00eb nj\u00eb qeverie palestineze q\u00eb p\u00ebrfshinte Hamasin dhe d\u00ebnonte zgjedhjen (t\u00eb mb\u00ebshtetur nga AIPAC) p\u00ebr ta konsideruar Hamasin si nj\u00eb organizat\u00eb terroriste.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span><a class=\"linkbrenda\" href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/08\/13\/saga-soros-2-a-e-ka-tradhetuar-miliarderi-kauzen-e-shoqerise-se-hapur\/\">Saga Soros 2\/ A e ka tradh\u00ebtuar miliarderi kauz\u00ebn e \u201cshoq\u00ebris\u00eb s\u00eb hapur\u201d<\/a><\/span><\/p>\n<p><span><span>Sulmi i 7 tetorit 2023 provoi p\u00ebrpara syve t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebs natyr\u00ebn e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb Hamasit, por, p\u00ebr Sorosin <\/span><span>ka qen\u00eb fillimisht intoleranca e izraelit\u00ebve dhe e amerikan\u00ebve ajo q\u00eb e shtyu Hamasin t\u00eb p\u00ebdorte dhun\u00ebn terroriste kund\u00ebr Izraelit. Duke bashkuar fjal\u00ebn me vepr\u00ebn, Soros nuk ka pushuar s\u00eb financuari organizatat pro-palestineze, por k\u00ebto veprime filantropike e kan\u00eb \u00e7uar disa her\u00eb drejt subvencionimit t\u00eb krahut t\u00eb armatosur t\u00eb antisemitizmit bot\u00ebror dhe t\u00eb luft\u00ebs terroriste kund\u00ebr shtetit hebre.<\/span><\/span><\/p>\n<p><span>K\u00ebshtu, n\u00eb vitin 2020, Open Society akordoi nj\u00eb \u00e7ek prej gjysm\u00eb milioni dollar\u00ebsh p\u00ebr nj\u00eb OJQ pseudo-humanitare, Islamic Relief Worldwide, e konsideruar terroriste n\u00eb Izrael, t\u00eb cil\u00ebn sh\u00ebrbimet qeveritare e akuzonin se financone Hamasin, dhe q\u00eb p\u00ebr disa vende per\u00ebndimore, p\u00ebrfshir\u00eb Gjermanin\u00eb, shihej si e lidhur me V\u00ebllez\u00ebrit Mysliman\u00eb. N\u00eb at\u00eb periudh\u00eb, ver\u00ebn e vitit 2020, drejtori i deg\u00ebs austriake t\u00eb Islamic Relief Worldwide, Heshmat Khalifa, u detyrua t\u00eb jap\u00eb dor\u00ebheqjen pasi kishte deklaruar se hebrenjt\u00eb ishin \u201cnip\u00ebrit e majmun\u00ebve dhe t\u00eb derrave\u201d. Polemika do t\u00eb ishte mbyllur, po t\u00eb mos ishte pasardh\u00ebsi i tij, Almouztat Tayara, i cili gjithashtu dha dor\u00ebheqjen pasi mb\u00ebshteti Hamasin si \u201cforc\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb rezistenc\u00ebs n\u00eb historin\u00eb moderne\u201d, duke shp\u00ebrndar\u00eb n\u00eb Facebook karikatura ku Barack Obama paraqitej nga hebrenjt\u00eb me nj\u00eb kravat\u00eb t\u00eb stolisur me yllin e Davidit.<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb total, Open Society mendohet t\u00eb ket\u00eb shpenzuar mbi 13 milion\u00eb dollar\u00eb p\u00ebr organizata t\u00eb af\u00ebrta me Hamasin ose q\u00eb kan\u00eb justifikuar sulmet e 7 tetorit. Midis p\u00ebrfituesve t\u00eb k\u00ebtyre fondeve t\u00eb shp\u00ebrndara p\u00ebrmes Tides Center, gjendet Adalah Justice Project (AJP), nj\u00eb shoqat\u00eb e vog\u00ebl amerikane, e cila shp\u00ebrndau imazhe pas 7 tetorit duke deklaruar se ky sulm terrorist p\u00ebrb\u00ebnte \u201cnj\u00eb akt rezistence dhe nj\u00eb reagim natyral ndaj shtypjes\u201d. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, sipas nj\u00eb raporti hetimor t\u00eb Parlamentit Evropian, Open Society shpenzoi 3 deri n\u00eb 5 milion\u00eb dollar\u00eb p\u00ebr organizata t\u00eb tjera t\u00eb lidhura me qeverin\u00eb iraniane.<\/span><\/p>\n<p><span>Nj\u00eb artikull i New York Post tregoi gjithashtu se Open Society kishte akorduar n\u00eb vitin 2018 nj\u00eb subvencion prej 60,000 dollar\u00ebsh p\u00ebr Arab American Association of New York, e cila m\u00eb pas organizoi nj\u00eb tubim n\u00eb Brooklyn gjat\u00eb t\u00eb cilit u hodh\u00ebn slogane q\u00eb b\u00ebnin thirrje p\u00ebr zhdukjen e shtetit t\u00eb Izraelit. P\u00ebrball\u00eb disa zbulimeve t\u00eb k\u00ebsaj natyre, Open Society \u00ebsht\u00eb detyruar t\u00eb t\u00ebrhiqet, ve\u00e7an\u00ebrisht duke ndaluar subvencionet p\u00ebr shoqata humanitare n\u00eb Turqi apo n\u00eb Indonezi, t\u00eb cilat u zbuluan si maska t\u00eb propagand\u00ebs islamiste.<\/span><\/p>\n<p><span>Djali i vog\u00ebl i George Soros, Alexander, i cili mori drejtimin e Open Society n\u00eb vitin 2023, iu p\u00ebrgjigj akuzave n\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb ribotuar n\u00eb vitin 2024 nga agjencia Jewish News Syndicate, ku kujtoi se vepra e t\u00eb atit kishte pasur gjithmon\u00eb p\u00ebr q\u00ebllim \u201ct\u00eb luftoj\u00eb urrejtjen etnike, fetare dhe racore n\u00eb t\u00eb gjitha format e saj\u201d, p\u00ebrfshir\u00eb antisemitizmin. N\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb ambasadorit izraelit pran\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara, Gilad Erdan, i cili e cil\u00ebsoi si \u201cturp\u201d mb\u00ebshtetjen e Open Society p\u00ebr \u201corganizata q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb shkat\u00ebrrojn\u00eb Izraelin\u201d, Alex Soros kujtoi se Open Society lufton antisemitizmin dhe se organizata e tij d\u00ebnon gjithashtu \u201cp\u00ebrdorimin mashtrues t\u00eb k\u00ebtij termi si arm\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbyllur debatin\u201d. Me k\u00ebt\u00eb rast ai njoftoi nj\u00eb fond t\u00eb ri prej gjysm\u00eb milioni dollar\u00ebsh p\u00ebr t\u00eb luftuar antisemitizmin. Edhe Aleksi sb\u00ebri asgj\u00eb m\u00eb shum\u00eb se besnik\u00ebria ndaj metod\u00ebs s\u00eb babait t\u00eb ti: kur nj\u00eb \u00e7ek nxit polemika duhet n\u00ebnshkruar nj\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur nj\u00eb kauz\u00eb q\u00eb t\u00eb nxjerr nga situata e v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb ka krijuar i pari.<\/span><\/p>\n<p><span>P\u00ebrktheu nga Le Figaro T. \u00c7ela, Lapsi.al<\/span><\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/08\/16\/saga-soros-3-i-shpetuari-i-holokaustiti-qe-coi-para-te-hamasi\/\">Saga Soros 3\/ I shp\u00ebtuari i holokaustiti q\u00eb \u00e7oi para te Hamasi<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ep\u00ebrditshmja franceze Le Figaro i ka kushtuar nje profil spekulantit t\u00eb bursave dhe filantropit George Soros-it. N\u00eb pjes\u00ebn e par\u00eb q\u00eb Lapsi.al e solli t\u00eb plot\u00eb trajtohej mardh\u00ebnia e tij me Donald Trumpin (shiko linkun n\u00eb mes t\u00eb shkrimit). N\u00eb t\u00eb dyt\u00ebn trajtohej aderimi i nj\u00eb ish emigranti hungarez n\u00eb filozofine e shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb hapur [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-36025","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/36025","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=36025"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/36025\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=36025"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=36025"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=36025"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}