{"id":3601,"date":"2024-11-26T20:14:01","date_gmt":"2024-11-26T20:14:01","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2024\/11\/26\/artan-hoxha-mohon-akuzat-ne-voa-nuk-kam-marre-para-nga-suel-cela\/"},"modified":"2024-11-26T20:14:01","modified_gmt":"2024-11-26T20:14:01","slug":"artan-hoxha-mohon-akuzat-ne-voa-nuk-kam-marre-para-nga-suel-cela","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2024\/11\/26\/artan-hoxha-mohon-akuzat-ne-voa-nuk-kam-marre-para-nga-suel-cela\/","title":{"rendered":"Artan Hoxha mohon akuzat n\u00eb VOA: Nuk kam marr\u00eb para nga Suel \u00c7ela"},"content":{"rendered":"<p><strong><em><span>N\u00eb Shqip\u00ebri, SPAK-u dha sot detaje mbi operacionin e nj\u00eb dite m\u00eb par\u00eb ndaj organizat\u00ebs kriminale, q\u00eb drejtohej nga Suel \u00c7ela, i shpallur n\u00eb k\u00ebrkim. SPAK-u b\u00ebn t\u00eb ditur se organizata trafikonte kokain\u00eb nga Amerika Latine drejt BE-s\u00eb, kishte lidhje me gjyqtar\u00eb, polic\u00eb dhe gazetar\u00eb. Mes t\u00eb dyshuarve jan\u00eb edhe gazetar\u00ebt e kronik\u00ebs s\u00eb zez\u00eb Artan Hoxha dhe Elton Qyno, t\u00eb cil\u00ebt, sipas Prokuroris\u00eb, dyshohet t\u00eb ken\u00eb marr\u00eb para nga \u00c7ela p\u00ebr q\u00ebndrimet e mbajtura n\u00eb daljet mediatike apo artikuj t\u00eb shkruar prej tyre. Por gazetari Hoxha, i pyetur nga Z\u00ebri i Amerik\u00ebs, mohoi kategorikisht akuz\u00ebn, nd\u00ebrsa thot\u00eb n\u00eb reagimin e tij se kurr\u00eb nuk e ka p\u00ebrdorur profesionin n\u00eb favor t\u00eb krimit, politik\u00ebs dhe biznesit.<\/span><\/em><\/strong><\/p>\n<p><span>Prokuroria e Posa\u00e7me Kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar detajoi sot n\u00eb njoftimin publik se grupi i drejtuar nga <strong>Suel \u00c7ela<\/strong> ishte p\u00ebrq\u00ebndruar n\u00eb trafikun e kokain\u00ebs nga Amerika Latine, si dhe ishte p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb vrasje e tentativa p\u00ebr vrasje, goditjen e nj\u00eb organizate rivale n\u00eb qytetin e Elbasanit, si dhe korruptimin e funksionar\u00ebve t\u00eb policis\u00eb dhe drejt\u00ebsis\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>Hetimi q\u00eb \u00e7oi n\u00eb goditjen e organizat\u00ebs s\u00eb Suel \u00c7el\u00ebs ka patur si baz\u00eb, nd\u00ebr t\u00eb tjera, komunikimet e koduara p\u00ebrmes Sky dhe Encrochat-it, dhe \u00ebsht\u00eb zhvilluar n\u00eb bashk\u00ebpunim me autoritetet e drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb Franc\u00ebs, Belgjik\u00ebs, Holand\u00ebs, Ekuadorit si dhe me Europol-in dhe Eurojust-in.<\/span><\/p>\n<p><span>Sipas Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me, \u00c7ela synonte <em>\u201ckontrollin e territorit, kryesisht n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e Mesme, duke p\u00ebrdorur mekanizma t\u00eb ndrysh\u00ebm si dhe dhun\u00eb t\u00eb vazhdueshme ndaj grupeve rivale kriminale\u201d<\/em>, nd\u00ebrsa l\u00ebnda narkotike nga vendet e Amerik\u00ebs Latine p\u00ebrfundonte n\u00eb tregjet europiane, si Gjermania, Mbret\u00ebria e Bashkuar, Italia, Belgjika dhe Holanda.<\/span><\/p>\n<p><span>Sule \u00c7ela, i konsideruar si kreu i organizat\u00ebs, ishte sipas SPAK-ut <em>\u201cp\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr menaxhimin dhe koordinimin e aktiviteteve kriminale, p\u00ebrfshir\u00eb vrasjet, trafikimin nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb drog\u00ebs, kryerjen e veprimeve korruptive dhe organizimin e skemave t\u00eb pastrimit t\u00eb parave. Nd\u00ebrkoh\u00eb disa nga an\u00ebtar\u00ebt me role ky\u00e7e, ishin pjes\u00eb operative e organizat\u00ebs, t\u00eb angazhuar n\u00eb planifikimin dhe ekzekutimin e veprave t\u00eb r\u00ebnda penale, p\u00ebrfshir\u00eb vrasje me paramendim dhe trafikun e narkotik\u00ebve\u201d.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span>Prokuroria e Posa\u00e7me deklaron se ka arritur t\u00eb dokumentoj\u00eb nj\u00eb vrasje t\u00eb mbetur n\u00eb tentativ\u00eb n\u00eb vitin 2020, p\u00ebrpjekjet p\u00ebr vrasjen e dy personave po n\u00eb vitin 2020, dy tentativa p\u00ebr trafikimin 930 kg dhe 466 kg kokain\u00eb nga Ekuadori, drejt vendeve europiane, n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2020 dhe n\u00eb janar t\u00eb vitit 2021, si dhe \u201c<em>ushtrimin e ndikimit p\u00ebrmes akteve korruptive n\u00eb segmente t\u00eb caktuara t\u00eb sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, policis\u00eb s\u00eb shtetit dhe medias\u201d.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span>P\u00ebrve\u00e7 an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb organizat\u00ebs, urdh\u00ebrat e arrestit kan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb dhe ish komisarin <strong>Dedan Gjoni<\/strong>, i arrestuar m\u00eb her\u00ebt p\u00ebr lidhje me organizata kriminale si dhe ish gjyqtaren <strong>Pajtime Fetahu<\/strong>, e cila ndodhej n\u00ebn arrest sht\u00ebpie p\u00ebr nj\u00eb episod tjet\u00ebr. Sipas Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me <em>\u201cduke shfryt\u00ebzuar pozicionin e tyre zyrtar e ndihmonin organizat\u00ebn me informacione, duke ofruar gjithashtu leht\u00ebsira dhe ndikime n\u00eb sistemin gjyq\u00ebsor n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb favoreve dhe p\u00ebrfitimeve materiale\u201d.<\/em> Organizata, shfryt\u00ebzonte lidhjet me njer\u00ebz n\u00eb polici dhe drejt\u00ebsi, jo vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb leht\u00ebsuar aktivitetin e saj, por dhe p\u00ebr t\u00eb goditur rival\u00ebt e vet.<\/span><\/p>\n<p><span>Hetimi solli l\u00ebshimin e 19 urdh\u00ebrave t\u00eb arrestit dhe masave \u201cdetyrim paraqitje\u201d p\u00ebr dy gazetar\u00ebt e kronik\u00ebs s\u00eb zez\u00eb <strong>Artan Hoxha<\/strong> dhe <strong>Elton Qyno<\/strong>, t\u00eb cil\u00ebt sipas Prokuroris\u00eb dyshohet t\u00eb ken\u00eb marr\u00eb para nga \u00c7ela, p\u00ebr q\u00ebndrime q\u00eb ata kan\u00eb mbajtur n\u00eb daljet mediatike apo artikuj t\u00eb shkruar prej tyre.<\/span><\/p>\n<p><span>Dy gazetar\u00ebt e njohur t\u00eb kronik\u00ebs Hoxha dhe Qyno dyshohet se ndihmonin organizat\u00ebn p\u00ebr t\u00eb ndikuar n\u00eb opinionin publik, me q\u00ebllim dob\u00ebsimin e pozitave t\u00eb grupeve rivale.<\/span><\/p>\n<p><span>Por gazetari Artan Hoxha, i kontaktuar nga Z\u00ebri i Amerik\u00ebs, mohoi akuz\u00ebn kategorikisht n\u00eb reagimin e tij, ku thekson se nuk ka qen\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor i ndonj\u00eb organizate kriminele, dhe se nuk e ka p\u00ebrdorur kurr\u00eb profesionin n\u00eb favor t\u00eb interesave t\u00eb krimit, politik\u00ebs apo biznesit.<\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cDo t\u00eb provojm\u00eb n\u00eb gjykat\u00eb se akuzat ndaj nesh jan\u00eb t\u00eb padrejta dhe se sh\u00ebrbimi q\u00eb i kemi b\u00ebr\u00eb publikut ka qen\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht profesional, korrekt, i paansh\u00ebm, duke i q\u00ebndruar gjithmon\u00eb publikimit t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs\u201d<\/em>, tha zoti Hoxha.<\/span><\/p>\n<p><span>Ai shtoi se n\u00eb rastin konkret, p\u00ebrkundrazi ka denoncuar veprimtarin\u00eb e k\u00ebtyre organizatave kriminale, lidhjet e tyre me agjencit\u00eb e zbatimit t\u00eb ligjit si dhe bashk\u00ebpunimin me njer\u00ebz t\u00eb pushtetit.<\/span><\/p>\n<p><span>SPAK-u theksoi se <em>\u201cSuel \u00c7ela ka synuar t\u00eb manipuloj\u00eb perceptimin publik, duke i paraqitur rival\u00ebt e tij si t\u00eb papreksh\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb lidhjeve t\u00eb dyshuara q\u00eb ata mund t\u00eb ken\u00eb me politik\u00ebn. Trysnia p\u00ebr hetime pasurore n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Operacionit Forca e Ligjit, dhe nxitja e mediave p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb d\u00ebshmi nga individ\u00eb q\u00eb mund t\u00eb inkriminojn\u00eb rival\u00ebt e tij do t\u00eb krijonin, sipas tij, n\u00eb opinionin publik perceptimin se k\u00ebta rival\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb lidhjeve t\u00eb dyshuara politike, jan\u00eb b\u00ebr\u00eb \u201ct\u00eb papreksh\u00ebm\u201d. Kjo strategji, e cila p\u00ebrfshin manipulimin e informacionit dhe ndikimin n\u00eb opinionin publik, jo vet\u00ebm q\u00eb do t\u00eb rriste pozitat e tij, dhe n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjten koh\u00eb do t\u00eb d\u00ebmtonte interesat e rival\u00ebve\u201d.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span><strong>LEXO EDHE:\u00a0<a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2024\/11\/26\/dosja-e-spak-banda-e-suel-celes-shoqeroi-edi-ramen-ne-elbasan\/\">Dosja e SPAK\/ Banda e Suel \u00c7el\u00ebs shoq\u00ebroi Edi Ram\u00ebn n\u00eb Elbasan<\/a><\/strong><\/span><\/p>\n<p><span>Prokuroria tha se <em>\u201cdyshohet se k\u00ebto synime i ka realizuar p\u00ebrmes bashk\u00ebpunimit me gazetar\u00ebt Hoxha dhe Qyno, t\u00eb cil\u00ebt kundrejt p\u00ebrfitimeve monetare t\u00eb paligjshme kan\u00eb mbajtur q\u00ebndrime n\u00eb media, si dhe kan\u00eb publikuar artikuj dhe video q\u00eb keqinformonin dhe manipulonin opinionin publik\u201d.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span>Por zoti Hoxha theksoi se akuza si pjes\u00ebtar i nj\u00eb organizate \u00ebsht\u00eb krejt\u00ebsisht e pamb\u00ebshtetur n\u00eb prova dhe fakte t\u00eb v\u00ebrteta apo t\u00eb besueshme, nd\u00ebrsa organi i hetimit ka ngat\u00ebrruar q\u00ebllimisht profesionin e gazetarit, teknikat gazetareske p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb informacion me aktivitetin kriminal t\u00eb nj\u00eb organizate kriminale.<\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cVeprimi i SPAK-ut \u00ebsht\u00eb shoq\u00ebruar nga nj\u00eb lum\u00eb akuzash dhe t\u00eb pavertetash t\u00eb publikuara n\u00eb media nga eksponent\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm politik\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt kam publikuar akte korruptive n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn. Duket e \u00e7uditshme, p\u00ebr t\u00eb mos th\u00ebn\u00eb e q\u00ebllimshme, q\u00eb SPAK-u vendos t\u00eb veproj\u00eb ndaj dy gazetar\u00ebve kryesor\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb denoncuar informacione t\u00eb siguruara nga rrjeti i kriptuar SkyeCC, t\u00eb cilat tregojn\u00eb implikimin e krimit t\u00eb organizuar me njer\u00ebz t\u00eb politik\u00ebs dhe zbatimit t\u00eb ligjit. Kontrolli i paligjsh\u00ebm i kryer n\u00eb banesat tona, duke na sekuestruar mjetet dhe arkiv\u00ebn e pun\u00ebs si gazetar\u00eb, u shoq\u00ebrua me akuzat q\u00eb na kan\u00eb adresuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb padrejt\u00eb\u201d,<\/em> tha zoti Hoxha.<\/span><\/p>\n<p><span>Ai theksoi se n\u00eb karrier\u00ebn 30-vje\u00e7are si gazetar investigativ, jo vet\u00ebm nuk ka bashk\u00ebpunuar me krimin e organizuar aq m\u00eb pak t\u00eb ket\u00eb kuruar imazhin e tij, por ka rrezikuar jet\u00ebn e vet dhe t\u00eb familjes, duke denoncuar aktivitetin e krimit t\u00eb organizuar, bos\u00ebt m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb tij, lidhjet e tyre me pushtetin dhe politik\u00ebn n\u00eb d\u00ebm t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb shqiptare dhe t\u00eb vendit.<\/span><\/p>\n<p><span>Dje u kontrollua imt\u00ebsisht banesa e gazetarit Hoxha dhe iu sekuestrua t\u00eb gjith\u00eb mjetet e pun\u00ebs dhe arkiva elektronike, si dhe dokumentare, nd\u00ebrsa n\u00eb or\u00ebt e pasdites u thirr n\u00eb SPAK dhe iu komunikua se kontrolli ka qen\u00eb i paligjshem, duke ia kthyer t\u00eb gjitha sendet e sekuestruara.<\/span><\/p>\n<p><span>Personat e p\u00ebrfshir\u00eb deri m\u00eb tani n\u00eb k\u00ebt\u00eb hetim t\u00eb SPAK-ut dyshohen p\u00ebr t\u00eb pakt\u00ebn 9 vepra t\u00eb ndryshme penale, nga vrasje n\u00eb tentativ\u00eb, trafik l\u00ebnd\u00ebsh narkotike, organizat\u00eb kriminale, korrupsion apo pastrim parash. \/<a href=\"https:\/\/www.zeriamerikes.com\/a\/7877339.html\">VOA<\/a><\/span><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2024\/11\/26\/artan-hoxha-mohon-akuzat-ne-voa-nuk-kam-marre-para-nga-suel-cela\/\">Artan Hoxha mohon akuzat n\u00eb VOA: Nuk kam marr\u00eb para nga Suel \u00c7ela<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb Shqip\u00ebri, SPAK-u dha sot detaje mbi operacionin e nj\u00eb dite m\u00eb par\u00eb ndaj organizat\u00ebs kriminale, q\u00eb drejtohej nga Suel \u00c7ela, i shpallur n\u00eb k\u00ebrkim. SPAK-u b\u00ebn t\u00eb ditur se organizata trafikonte kokain\u00eb nga Amerika Latine drejt BE-s\u00eb, kishte lidhje me gjyqtar\u00eb, polic\u00eb dhe gazetar\u00eb. Mes t\u00eb dyshuarve jan\u00eb edhe gazetar\u00ebt e kronik\u00ebs s\u00eb zez\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-3601","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3601","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3601"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3601\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3601"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3601"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3601"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}