{"id":35954,"date":"2025-08-16T11:48:19","date_gmt":"2025-08-16T11:48:19","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/16\/kush-eshte-fajtori\/"},"modified":"2025-08-16T11:48:19","modified_gmt":"2025-08-16T11:48:19","slug":"kush-eshte-fajtori","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/16\/kush-eshte-fajtori\/","title":{"rendered":"Kush \u00ebsht\u00eb fajtori?"},"content":{"rendered":"<p>Nga Artur Ajazi<\/p>\n<p>Dy dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, u vra me thik\u00eb n\u00eb zem\u00ebr nj\u00eb djalosh 14 vje\u00e7ar n\u00eb Bilisht. U vra nga shoku i tij, po ashtu 14 vje\u00e7ar. Kishin thika, dhe vajt\u00ebn p\u00ebr tu \u201csqaruar\u201d.<\/p>\n<p>Esht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb, pas 1990 n\u00eb Shqip\u00ebri ndryshuan shum\u00eb, shum\u00eb gj\u00ebra, q\u00eb lidhen me familjen, shoqerin\u00eb, shkoll\u00ebn, mentalitetin e \u00e7do moshe.<\/p>\n<p>Ndryshuan gjithashtu mir\u00ebkuptimet, keqkuptimet, bisedat mes shok\u00ebve, miqve, farefisit, ndryshuan njer\u00ebzit e shkollave, komunave, bashkive, ndryshoi institucioni i shtetit, ashtu si\u00e7 ndryshoi edhe m\u00ebnyra e jetes\u00ebs.<\/p>\n<p>Ndryshoi m\u00ebnyra dhe metodat e shkollimit t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve, gjimnazist\u00ebve, student\u00ebve, ndryshoi procedura e pranimit t\u00eb m\u00ebsueve n\u00eb shkolla, e petagog\u00ebve n\u00eb universitete, e n\u00ebnpun\u00ebsve n\u00eb institucione, etjjjj.<\/p>\n<p>Dhe sot mund t\u00eb pyesim vehten, a fituam apo kemi humbur nga ndryshimi i sistemit? Kemi fituar apo humbur nga reformimi i sistemit arsimor, sh\u00ebndetsor, policor, ushtarak, politik? Mendoj se n\u00eb 35 vite ndryshim sistemi, ne sot ndjehemi se kemi humbur shum\u00eb vlera njer\u00ebzore, vlera familjare, vlera institucionale, vlera q\u00eb lidhen me bashk\u00ebsin\u00eb ku jetojm\u00eb dhe punojm\u00eb.<\/p>\n<p>Sot jemi b\u00ebr\u00eb m\u00eb t\u00eb ftoht\u00eb me njer\u00ebzit, me familjar\u00ebt, v\u00ebllain, motr\u00ebn, djali apo vajza me babain e n\u00ebn\u00ebn, dhe i jemi turrur pronave, paras\u00eb, duke harruar shkollimin dhe edukimin e f\u00ebmij\u00ebve. Sot kemi m\u00eb shum\u00eb analfabet\u00eb se n\u00eb 1945, p\u00ebr 1001 arsye, si emigrimi, kushtet ekonomike, gjakmarrja, etjjj.<\/p>\n<p>Sot jemi 10 fish, m\u00eb agresiv\u00eb me njer\u00ebzit e familjes, farefisin, komshiun, mikun, shokun, zihemi dhe vritemi p\u00ebr nj\u00eb mur, gardh, pron\u00eb, p\u00ebr nj\u00eb fjal\u00eb goje. Sot kemi eg\u00ebrsi ndaj atij q\u00eb \u201cna shikon\u201d, ndaj atij q\u00eb na qorton, dhe jemi gati ti hidhemi dhe ta vrasim.<\/p>\n<p>Sot n\u00eb Shqip\u00ebri mbi 70 per qind e adoleshent\u00ebve jan\u00eb mediok\u00ebr, nuk lexojn\u00eb, nuk m\u00ebsojn\u00eb, nuk edukohen. Sot shum\u00eb familje kan\u00eb marr\u00eb tat\u00ebpjet\u00ebn. Kemi qindra dicorce n\u00eb muaj n\u00eb \u00e7do qytet. Kemi qindra gjyqe t\u00eb tjera krimesh nga mosha fare t\u00eb reja. Ku po shkojm\u00eb ? Ku po ikim me k\u00ebt\u00eb brez q\u00eb ve\u00e7 cigares, hashashit, dhe thikave, nuk njohin gj\u00eb tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Sapo mbushin 12 apo 13 vje\u00e7, shohin \u00ebnd\u00ebrra me makina t\u00eb shtrenjta, kobure n\u00eb brez, dhe kuleta t\u00eb mbushura me para. Ata nuk edukohen, nuk shkollohen, pasi edhe prind\u00ebrit e tyre, kan\u00eb 1001 halle pune, jete, familje, etjjj. Krejt shoqeria po kalon periudh\u00eb kriza, q\u00eb po rrezikojn\u00eb t\u00eb ardhmen e brezave.<\/p>\n<p>Si rasti i vrasjes s\u00eb 14 vje\u00e7arit n\u00eb Bilisht, ka me dhjetra t\u00eb tjera n\u00eb rrethe, ku rrihen, plagosen apo dhe vriten djem t\u00eb rinj, apo edhe vajza. Djem shkollash, q\u00eb duhej t\u00eb ishin duke lexuar, duke studiuar, dhe jo duke mprehur thikat. Jemi n\u00eb koh\u00eb krize identiteti, krize familjare, krize t\u00eb p\u00ebrgjithshme, ku ata q\u00eb mbeten viktima jan\u00eb djemt\u00eb dhe vajzat tona.<\/p>\n<p>Nj\u00eb 14 vje\u00e7ar u vra n\u00eb Bilisht. Policia dhe prokuroria, jan\u00eb turrur t\u00eb gjejn\u00eb fajtorin, t\u00eb gjejn\u00eb thik\u00ebn e krimit, p\u00ebrkrah\u00ebsit e kriminelit.<\/p>\n<p>Nderkoh\u00eb q\u00eb gjith\u00eb institucionet e shtetit dhe gjith\u00eb shoq\u00ebria, pa dallime politike dhe sociale, duhet t\u00eb alarmohen, jo vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb d\u00ebnuar krimin dhe autorin e krimit, por gjith\u00eb systemin, dhe sehirxhinjt\u00eb. Sistemi po d\u00ebmton shkollimin dhe edukimin e t\u00eb rinjve, dhe po i shtyn ata drejt akteve kriminale.<\/p>\n<p>Jam plot\u00ebsisht dakort me kryeministrin e vendit Edi Rama, lidhur me shp\u00ebrsimin e Kodit Penal. Shqiptar\u00ebt duhet ta kuptojn\u00eb se, vet\u00ebm me ligje t\u00eb forta dhe t\u00eb zbatueshme, ne do t\u00eb arrijm\u00eb ti shkollojm\u00eb, edukojm\u00eb dhe pun\u00ebsojm\u00eb t\u00eb rinjt\u00eb, duke i larguar ata nga rruga e keqe e dhun\u00ebs, krimit dhe drog\u00ebs.<\/p>\n<p>Shteti punon dhe funksionon mbi ligje t\u00eb forta dhe t\u00eb zbatueshme. Kush del kund\u00ebr, ka mision shkat\u00ebrrimin e brezave, shkat\u00ebrrimin \u00eb t\u00eb ardhmes s\u00eb tyre dhe vendit. Nuk mund t\u00eb vazhdohet m\u00eb, duke b\u00ebr\u00eb deklarata nga selia apo ekranet e televizioneve. Gjith\u00eb shoqeria duhet t\u00eb hidhet n\u00eb aksion konkret p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar brezin e ri, jet\u00ebt e njer\u00ebzve t\u00eb pafajshme, dhe p\u00ebr t\u00eb gjetur fajtorin kryesor t\u00eb k\u00ebsaj situate.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/08\/kush-eshte-fajtori\/\">Kush \u00ebsht\u00eb fajtori?<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Artur Ajazi Dy dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, u vra me thik\u00eb n\u00eb zem\u00ebr nj\u00eb djalosh 14 vje\u00e7ar n\u00eb Bilisht. U vra nga shoku i tij, po ashtu 14 vje\u00e7ar. Kishin thika, dhe vajt\u00ebn p\u00ebr tu \u201csqaruar\u201d. Esht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb, pas 1990 n\u00eb Shqip\u00ebri ndryshuan shum\u00eb, shum\u00eb gj\u00ebra, q\u00eb lidhen me familjen, shoqerin\u00eb, shkoll\u00ebn, mentalitetin [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-35954","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/35954","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=35954"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/35954\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=35954"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=35954"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=35954"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}