{"id":35865,"date":"2025-08-15T18:48:29","date_gmt":"2025-08-15T18:48:29","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/15\/ky-eshte-i-burgosuri-qe-minutat-e-fundit-te-jetes-foli-vec-per-nje-poezi\/"},"modified":"2025-08-15T18:48:29","modified_gmt":"2025-08-15T18:48:29","slug":"ky-eshte-i-burgosuri-qe-minutat-e-fundit-te-jetes-foli-vec-per-nje-poezi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/15\/ky-eshte-i-burgosuri-qe-minutat-e-fundit-te-jetes-foli-vec-per-nje-poezi\/","title":{"rendered":"Ky \u00ebsht\u00eb i burgosuri q\u00eb minutat e fundit t\u00eb jet\u00ebs foli ve\u00e7 p\u00ebr nj\u00eb poezi\u2026"},"content":{"rendered":"<p>Posht\u00eb n\u00ebnkres\u00ebs, n\u00eb spitalin e burgut, Mirash Ivanaj mbante nj\u00eb poezi q\u00eb ia kishte dh\u00ebn\u00eb dikush dhe q\u00eb ai donte t\u00eb shihte drit\u00ebn e botimit.<\/p>\n<p>Nj\u00eb prej intelektual\u00ebve m\u00eb t\u00eb shk\u00eblqyer q\u00eb pati Shqip\u00ebria n\u00eb vitet \u201930, Mirash Ivanaj, u burgos p\u00ebr 7 vjet, edhe pse nuk kishte kryer kurr\u00eb nj\u00eb shkelje ligji, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb po u afrohej t\u00eb 60-ave. Megjithat\u00eb nuk u p\u00ebrkul deri sa nd\u00ebrroi jet\u00eb, pak dit\u00eb para se t\u00eb lirohej, m\u00eb 22 shator 1953. Historia e jet\u00ebs s\u00eb nj\u00eb personaliteti t\u00eb rrall\u00eb\u2026<\/p>\n<p>Nga: Arta \u00c7ano<\/p>\n<p>Posht\u00eb n\u00ebnkres\u00ebs, n\u00eb spitalin e burgut, Mirash Ivanaj mbante nj\u00eb poezi q\u00eb ia kishte dh\u00ebn\u00eb dikush dhe q\u00eb ai donte t\u00eb shihte drit\u00ebn e botimit. Porositi Agron \u00c7ar\u00e7anin, t\u00eb d\u00ebnuarin me t\u00eb cilin ndante dhom\u00ebn, q\u00eb, n\u00eb do mundej, ta nxirrte q\u00eb andej dhe ta botonte. N\u00eb titull kishte p\u00ebrsh\u00ebndetjen \u201cLamtumir\u00eb o bot\u00eb! Lamtumir\u00eb o jet\u00eb!\u201d dhe n\u00eb mbyllje, kishte pyetjen q\u00eb mundonte shum\u00eb shqiptar\u00eb prej rreth 9 vitesh tanim\u00eb: \u201cO Zot qysh i duron k\u00ebto bat\u00ebrdi q\u00eb b\u00ebjn\u00eb veprat e krijuara nga ti? Kush sundon, m\u00eb thuaj: k\u00ebta apo ti?!\u201d<\/p>\n<p>Mirash Ivanaj minutat e fundit t\u00eb jet\u00ebs ia kushtoi bised\u00ebs p\u00ebr at\u00eb poezi dhe pastaj dha frym\u00eb. Kishte ardhur pak dit\u00eb m\u00eb par\u00eb n\u00eb spitalin e burgut. Laz\u00ebr Radi, shoku i qelis\u00eb dhe i dhom\u00ebs s\u00eb pun\u00ebs s\u00eb p\u00ebrkthimeve n\u00eb Burgun e Ri t\u00eb Tiran\u00ebs, d\u00ebshmon q\u00eb muajt e fundit sh\u00ebndeti i Mirashit sa vinte e keq\u00ebsohej: ai kishte dhimbje t\u00eb vazhdueshme dhe thuajse nuk hante m\u00eb asgj\u00eb.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, nuk ankohej kurr\u00eb dhe pun\u00ebn nuk e nd\u00ebrpriste. Ishte e pamundur ta shk\u00ebpusje Mirash Ivanajn nga puna, kjo do t\u00eb ndodhte vet\u00ebm kur shpirti t\u00eb shk\u00ebputej nga trupi i tij. Kur ky \u00e7ast u afrua dhe gjendja u r\u00ebndua shum\u00eb, Mirashin e mor\u00ebn me autoambulanc\u00eb p\u00ebr ta \u00e7uar n\u00eb spital.<\/p>\n<p>Burrin shtatlart\u00eb, t\u00eb ligur e tretur, e pa t\u00eb hynte n\u00eb dhom\u00ebn e spitalit t\u00eb burgut, pak minuta m\u00eb von\u00eb, Agron \u00c7ar\u00e7ani. Oficer\u00ebt porosit\u00ebn mjek\u00ebt t\u00eb b\u00ebnin \u00e7mos p\u00ebr ta sh\u00ebruar sepse kishin shum\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb. Fakti q\u00eb ish-ministri i Arsimit u la t\u00eb tretej n\u00eb qeli nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb gjendja e tij e r\u00ebnduar sh\u00ebndet\u00ebsore ishte shum\u00eb e dukshme, t\u00eb b\u00ebn t\u00eb mendosh q\u00eb Ndue G\u00ebziqi, i d\u00ebnuari tjet\u00ebr i asaj dhome spitali, kishte t\u00eb drejt\u00eb kur mendonte q\u00eb \u201ck\u00ebto urdh\u00ebra jepeshin p\u00ebr ta p\u00ebrdorur spitalin si d\u00ebshmitar se qeveria ka b\u00ebr\u00eb \u00e7mos p\u00ebr ta shp\u00ebtuar, por nuk qe e mundur\u201d.<\/p>\n<p>Dhe, si\u00e7 i thoshin edhe infermier\u00ebt q\u00eb Agroni i pyeste vazhdimisht, nd\u00ebrhyrja n\u00eb at\u00eb faz\u00eb ishte e pamundur. Mirash Ivanaj kishte ngat\u00ebrrim zor\u00ebsh, por gjendja e dob\u00ebsis\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ndodhej nuk e lejonte nd\u00ebrhyrjen. I jepeshin ila\u00e7e dhe serume, i b\u00ebheshin kontrolle t\u00eb vazhdueshme dhe n\u00eb konsulta vinin edhe mjek\u00eb q\u00eb t\u00eb d\u00ebnuarit e tjer\u00eb nuk i kishin par\u00eb kurr\u00eb. Megjithat\u00eb gjendja sa vinte e r\u00ebndohej, derisa m\u00eb 22 shtator 1953, Mirash Ivanaj u nda nga jeta. Mbes\u00ebs dhe gruas s\u00eb v\u00ebllait do u mb\u00ebrrinte letra e fundit nga burgu i Tiran\u00ebs, ku shoku i af\u00ebrt i Mirashit, Demir Vila, u jepte lajmin e hidhur.<\/p>\n<p>Mirashi kishte lindur n\u00eb Podgoric\u00eb, t\u00eb Malit t\u00eb Zi, n\u00eb vitin 1981, n\u00eb nj\u00eb familje patriote shqiptare. Marr\u00ebdh\u00ebnien m\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb familjare, e kishte me v\u00ebllan\u00eb, Martinin, me t\u00eb cilin ishin m\u00eb shum\u00eb sesa v\u00ebllez\u00ebr.<\/p>\n<p>Ata, megjith\u00ebse t\u00eb dy t\u00eb zot\u00eb, t\u00eb kualifikuar e t\u00eb suksessh\u00ebm: Martini u b\u00eb kryetar i Gjykat\u00ebs s\u00eb Kasacionit n\u00eb Shqip\u00ebri, nd\u00ebrsa Mirashi minist\u00ebr Arsimi, pra pa ndonj\u00eb interes t\u00eb ngusht\u00eb q\u00eb t\u2019i b\u00ebnte t\u00eb varur nga nj\u00ebri-tjetri. Nuk u ndan\u00eb kurr\u00eb, sepse i bashkonin fijet shpirt\u00ebrore q\u00eb pozitat shoq\u00ebrore nuk ua tjet\u00ebrsuan. Studiuan bashk\u00eb n\u00eb Serbi e m\u00eb pas n\u00eb Rom\u00eb, ku t\u00eb dy u doktoruan n\u00eb Drejt\u00ebsi, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Mirashi mori nj\u00eb doktoratur\u00eb edhe n\u00eb Let\u00ebrsi.<\/p>\n<p>Pas kthimit n\u00eb Shqip\u00ebri, Mirashi u vendos n\u00eb Shkod\u00ebr, ku bashk\u00eb me kush\u00ebririn e tij, Nikoll\u00eb Ivanaj, themeloi gazet\u00ebn \u201cRepublika\u201d. Nga viti 1925-1930 ishte drejtor i Gjimnazit t\u00eb Shtetit n\u00eb qytetin verior. M\u00eb pas nisi pun\u00eb n\u00eb gjimnazin e Tiran\u00ebs, ku s\u00ebrish njohurit\u00eb e tij t\u00eb gj\u00ebra, aft\u00ebsit\u00eb e m\u00ebsimdh\u00ebnies dhe p\u00ebrkushtimi vet\u00ebmohues q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb nx\u00ebn\u00ebsit t\u00eb p\u00ebrvet\u00ebsonin n\u00eb maksimum dijet, e b\u00ebn\u00eb nj\u00eb em\u00ebr t\u00eb njohur, ndaj n\u00eb vitin 1933, kur Pandeli Evangjeli formoi qeverin\u00eb e re, p\u00ebr minist\u00ebr Arsimi u propozua Mirash Ivanaj.<\/p>\n<p>Ministri i ri mori p\u00ebrsip\u00ebr t\u00eb reformonte me rr\u00ebnj\u00eb sistemin arsimor n\u00eb Shqip\u00ebri. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb funksiononin shum\u00eb shkolla private: t\u00eb huaja dhe fetare, n\u00eb ndonj\u00eb prej t\u00eb cilave nx\u00ebn\u00ebsit ushqeheshin me frym\u00eb antishqiptare. Nuk ishte e leht\u00eb t\u2019i mbyllje k\u00ebto shkolla t\u00eb kontrolluara nga fqinj\u00ebt me shum\u00eb ndikim n\u00eb Shqip\u00ebri, por Mirashi e mori p\u00ebrsip\u00ebr dhe e realizoi duke synuar themelimin e shkoll\u00ebs s\u00eb nj\u00ebsuar komb\u00ebtare dhe laike.<\/p>\n<p>Reforma mori emrin e ministrit, nd\u00ebrsa ministri fitoi mb\u00ebshtet\u00ebs e kund\u00ebrshtar\u00eb bashk\u00eb. M\u00eb t\u00eb fuqishmit ishin p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e klerit dhe t\u00eb shteteve fqinje. Ndikimi i tyre, pas ca koh\u00ebsh, b\u00ebri q\u00eb mbreti dhe qeveria t\u00eb k\u00ebrkonte l\u00ebshime, por Mirash Ivanaj nuk mund t\u00eb shkelte mbi parimet e tij. N\u00ebse reforma e tij kund\u00ebrshtohej, at\u00ebher\u00eb ai nuk mund t\u00eb vazhdonte t\u00eb ishte m\u00eb minist\u00ebr. E kishte pranuar at\u00eb post me kushtin q\u00eb t\u00eb mos i nd\u00ebrhynin n\u00eb pun\u00ebn e tij dhe kur kjo ndodhi ai u dor\u00ebhoq.<\/p>\n<p>Pas ca koh\u00ebsh, doktori n\u00eb shkenc\u00ebn e drejt\u00ebsis\u00eb, u em\u00ebrua an\u00ebtar i K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Shtetit q\u00eb hartonte projektligje p\u00ebr aparatin shtet\u00ebror dhe shqyrtonte aktet e ministrive para se ato t\u00eb kalonin p\u00ebr miratim n\u00eb Parlament. Pjes\u00eb e atij institucioni ishte dhe i v\u00ebllai, Martini, me t\u00eb cilin kishin nd\u00ebrtuar nj\u00eb sht\u00ebpi n\u00eb Tiran\u00eb t\u00eb Re duke vazhduar t\u00eb ishin t\u00eb pandar\u00eb. N\u00eb janar t\u00eb 1937-\u00ebs, Mirash Ivanaj u caktua kryetar i K\u00ebshillit t\u00eb Shtetit duke qen\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe k\u00ebshilltar i mbretit.<\/p>\n<p>Gjith\u00e7ka u p\u00ebrmbys n\u00eb prill t\u00eb 1939-\u00ebs. Pasi e pan\u00eb q\u00eb p\u00ebrpjekja p\u00ebr t\u00eb organizuar nj\u00eb rezistenc\u00eb ndaj pushtuesve nuk dha fryt, v\u00ebllez\u00ebrit u larguan nga Tirana, si shum\u00eb n\u00ebpun\u00ebs t\u00eb mbret\u00ebris\u00eb. Vajza dhe bashk\u00ebshortja italiane e Martinit, pas pak koh\u00ebsh, gjithashtu u larguan p\u00ebr n\u00eb Itali, duke marr\u00eb me vete edhe nj\u00eb flamur shqiptar q\u00eb sot shp\u00ebrfaqet mes objekteve t\u00eb tjera n\u00eb muret e Fondacionit \u201cMartin dhe Mirash Ivanaj\u201c, t\u00eb themeluar nga mbesa e Mirashit, Drita Ivanaj. Filli i vet\u00ebm q\u00eb do i bashkonte dy copat e ndara t\u00eb familjes ishin letrat.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1940, Martini nd\u00ebrroi jet\u00eb n\u00eb Stamboll duke i dh\u00ebn\u00eb Mirashit, goditjen m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb t\u00eb jet\u00ebs, ku kishte provuar humbje t\u00eb tjera familjare, por edhe humbjen e s\u00eb dashur\u00ebs italiane, s\u00eb cil\u00ebs i q\u00ebndroi p\u00ebrjet\u00ebsisht besnik.<\/p>\n<p>N\u00eb 1945-\u00ebn, pas nj\u00eb ftese t\u00eb mikut t\u00eb tij Gjergj Kokoshi, ministrit t\u00eb Arsimit n\u00eb qeverin\u00eb e re komuniste, ai u kthye n\u00eb Tiran\u00eb, pa pranuar megjithat\u00eb asnj\u00eb post dhe as kandidatur\u00ebn p\u00ebr deputet me argumentin q\u00eb nuk i takonte p\u00ebrderisa nuk kishte marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb luft\u00eb. K\u00ebrkoi vet\u00ebm nj\u00eb vend si m\u00ebsues dhe iu p\u00ebrkushtua m\u00ebsimdh\u00ebnies, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb banonte n\u00eb nj\u00eb dhom\u00eb t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb tij, ku e gjith\u00eb pjesa tjet\u00ebr ishte zaptuar dhe biblioteka mij\u00ebrav\u00ebllim\u00ebshe ishte zhdukur.<\/p>\n<p>Korrespondenca me mbes\u00ebn dhe kunat\u00ebn vazhdonte rregullisht, derisa n\u00eb vitin 1947, filli q\u00eb i bashkonte u k\u00ebput. \u201cP\u00ebr tet\u00eb-n\u00ebnt\u00eb muaj nuk pat\u00ebm asnj\u00eb komunikim. Nuk e dinim \u00e7far\u00eb kishte ndodhur. U interesuam edhe pran\u00eb organizat\u00ebs s\u00eb Kryqit t\u00eb Kuq t\u00eb Zvicr\u00ebs, por p\u00ebrs\u00ebri asnj\u00eb informacion\u201d, thot\u00eb Drita Ivanaj p\u00ebr kujto.al. Shqet\u00ebsimi i nd\u00ebrprerjes s\u00eb komunikimit do t\u00eb p\u00ebrfundonte me mb\u00ebrritjen e letr\u00ebs s\u00eb par\u00eb nga Mirashi, e cila do t\u00eb ngjallte nj\u00eb shqet\u00ebsim tjet\u00ebr: Ai shkruante nga burgu.<\/p>\n<p>Kur erdhi n\u00eb Shqip\u00ebri, Mirashi u prit me dashamir\u00ebsi t\u00eb shtir\u00eb edhe nga Enver Hoxha, i cili e dinte mir\u00eb q\u00eb Ivanaj, kur ishte minist\u00ebr, i kishte nd\u00ebrprer\u00eb burs\u00ebn e studimeve n\u00eb Franc\u00eb. P\u00ebr disa, kjo ishte arsyeja e arrestimit, por nuk mund t\u00eb thuash me siguri q\u00eb ishte e vetmja. <\/p>\n<p>Mirash Ivanaj ishte arsimuar n\u00eb Per\u00ebndim, kishte kontakte me t\u00eb huaj dhe mbi t\u00eb gjitha kishte nj\u00eb personalitet t\u00eb pap\u00ebrkulur q\u00eb nuk i pranonte k\u00ebrkesat e qeveris\u00eb s\u00eb re, si puna vullnetare e detyruar apo kurset e marksizmit ku banka e tij ishte gjithmon\u00eb bosh. Ai kishte profilin e nj\u00eb elementi me ndikim t\u00eb keq, ndaj duhej izoluar.<\/p>\n<p>U arrestua n\u00eb maj t\u00eb vitit 1947, nj\u00eb vit e gjysm\u00eb q\u00eb nga dita kur ishte rikthyer n\u00eb Shqip\u00ebri. Pas rreth nj\u00eb viti paraburgim, doli para gjyqit t\u00eb Garnizonit t\u00eb Tiran\u00ebs, ku prokurori Petrit Hakani rreshtoi akuzat, q\u00eb u mor\u00ebn p\u00ebr baz\u00eb nga gjykata n\u00eb vendimin e saj m\u00eb 7 prill 1948:<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb munduar p\u00ebr t\u00eb formuar komitetin p\u00ebr t\u00eb punuar n\u00eb favor t\u00eb anglo-amerikan\u00ebve\u2026Mbas \u00e7lirimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, i pandehuri kthehet n\u00eb Shqip\u00ebri dhe simbas udh\u00ebzimeve t\u00eb marra nga reaksioni anglo-amerikan vepron kundra pushtetit popullor duke u lidhur dhe bashk\u00ebpunuar me Gjergj Kokoshin, Ali Bakiun, etj.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dijeni mbi ekzistenc\u00ebn e organizat\u00ebs s\u00eb deputet\u00ebve tradhtar\u00eb, ka propoganduar kudo e ka axhituar kudo kundra pushtetit popullor\u201d\u2026Pavar\u00ebsisht q\u00eb Mirash Ivanaj  nuk i pranoi akuzat, vendimi i gjykat\u00ebs, i cili, pas ankes\u00ebs s\u00eb Ivanajt, mbeti n\u00eb fuqi edhe nga Gjykata e lart\u00eb ishte: 7 vjet heqje lirie, pun\u00eb e detyruar, konfiskim i pasuris\u00eb s\u00eb luajtshme dhe t\u00eb paluajtshme dhe humbja e t\u00eb drejtave civile dhe zgjedhore p\u00ebr 5 vjet. Nj\u00eb vendim i pakuptuesh\u00ebm p\u00ebr k\u00ebdo, por ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr Mirashin, t\u00eb cilit, n\u00eb \u00e7do funksion q\u00eb kish pasur, ishte e v\u00ebshtir\u00eb t\u2019i k\u00ebrkoje edhe \u201cnderin\u201d m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl sepse ai nuk pranonte kurr\u00eb t\u00eb shmangej nga ligji dhe rregullat, qoft\u00eb edhe n\u00eb nj\u00eb pik\u00eb t\u00eb padukshme apo t\u00eb par\u00ebnd\u00ebsishme.<\/p>\n<p>-A e more vesh mor ti?-iu drejtua prokurori pasi u mor vendimi.<\/p>\n<p>-Jo mor zotni, \u00e7\u2019ka me marr vesh?<\/p>\n<p>-Po p\u00ebr \u00e7\u2019ka jam d\u00ebnue mor zotni?<\/p>\n<p>-P\u00ebr agjitacion e propagand\u00eb kund\u00ebr pushtetit popullor.<\/p>\n<p>-Po un\u00eb sa kam ardh\u00eb prej Turqie, s\u2019kam fol\u00eb me njeri, p\u00ebrve\u00e7 pun\u00ebs m\u00ebsimore.<\/p>\n<p>-Po me at\u00eb mendim ke ardhur q\u00eb t\u00eb b\u00ebsh propagand\u00eb.<\/p>\n<p>-Po pse a ka ligj\u00eb n\u00eb bot\u00eb zotni, q\u00eb t\u00eb d\u00ebnoj\u00eb mendimin?<\/p>\n<p>Ky besim te e drejta q\u00eb nis e duket naiv n\u00eb mjedisin ku drejt\u00ebsia kishte marr\u00eb rrokopuj\u00ebn dhe ky vet\u00ebkontroll mbinjer\u00ebzor e shoq\u00ebroi Mirashin edhe gjat\u00eb viteve t\u00eb burgut, kur g\u00eblltiste n\u00eb heshtje fyerjet e kapter\u00ebve injorant\u00eb dhe vazhdonte i palodhur pun\u00ebn q\u00eb i ishte caktuar n\u00eb mesagjeri.<\/p>\n<p>Gjithashtu n\u00eb burg e vizitonte nj\u00eb grua e vjet\u00ebr, Novka, sh\u00ebrbyesja e familjes, s\u00eb cil\u00ebs Mirashi i jepte \u00e7do her\u00eb nj\u00eb autorizim p\u00ebr t\u00eb t\u00ebrhequr t\u00eb holla nga fondi i t\u00eb ardhurave t\u00eb fituara nga p\u00ebrkthimet. Kur Mirash Ivanaj nd\u00ebrroi jet\u00eb, trupi i tij u p\u00ebrdor p\u00ebr praktikat m\u00ebsimore t\u00eb fakultetit t\u00eb Mjek\u00ebsis\u00eb, por Novka besnike me k\u00ebmb\u00ebngulje arriti q\u00eb nj\u00eb dit\u00eb ta t\u00ebrhiqte e t\u2019i jepte nj\u00eb vend prehjeje n\u00eb varrezat e Sharr\u00ebs.<\/p>\n<p>Kur komunizmi ra dhe urat e komunikimit u rivendos\u00ebn, miku i Mirash Ivanajt, Laz\u00ebr Radi, zbuloi rast\u00ebsisht varrin e ish-ministrit dhe lajm\u00ebroi t\u00eb mbes\u00ebn, Drita p\u00ebr vendndodhjen. Kur erdhi n\u00eb Shqip\u00ebri, ajo u kujdes q\u00eb t\u00eb silleshin edhe eshtrat e babait t\u00eb saj dhe t\u00eb dy v\u00ebllez\u00ebrit prehen n\u00eb t\u00eb nj\u00ebtin memorial, bashk\u00eb, si\u00e7 qen\u00eb dhe n\u00eb jet\u00eb.<\/p>\n<p>Emrin e t\u00eb dyve mban edhe fondacioni me deg\u00eb n\u00eb New York dhe Tiran\u00eb, q\u00eb ka themeluar Drita Ivanaj, i cili, nd\u00ebr t\u00eb tjera, synon t\u00eb nxis\u00eb interesin publik p\u00ebr kultur\u00ebn dhe arsimin shqiptar dhe t\u00eb b\u00ebj\u00eb t\u00eb njohur historin\u00eb e k\u00ebtij vendi, e cila ka ende shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb treguar. Pjes\u00eb e k\u00ebsaj historie \u00ebsht\u00eb edhe periudha e diktatur\u00ebs, e cila mbuloi me hije shum\u00eb personalitete, nga vlerat dhe veprimtaria e t\u00eb cil\u00ebve e tashmja dhe e ardhmja e vendit mund t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb jo pak. Nj\u00eb prej tyre \u00ebsht\u00eb pa m\u00ebdyshje, Mirash Ivanaj.\/kujto.al<\/p>\n<p>* Ky shkrim \u00ebsht\u00eb mb\u00ebshtetur n\u00eb librat \u201cMinistri i hekurt Mirash Ivanaj\u201d nga Laz\u00ebr Radi, Durr\u00ebs 2018 dhe \u201cMirash Ivanaj Personalitet i shquar i universit shqiptar\u201d nga Iljaz Gogaj, Tiran\u00eb 2004.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/08\/ky-eshte-i-burgosuri-qe-minutat-e-fundit-te-jetes-foli-vec-per-nje-poezi\/\">Ky \u00ebsht\u00eb i burgosuri q\u00eb minutat e fundit t\u00eb jet\u00ebs foli ve\u00e7 p\u00ebr nj\u00eb poezi\u2026<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Posht\u00eb n\u00ebnkres\u00ebs, n\u00eb spitalin e burgut, Mirash Ivanaj mbante nj\u00eb poezi q\u00eb ia kishte dh\u00ebn\u00eb dikush dhe q\u00eb ai donte t\u00eb shihte drit\u00ebn e botimit. Nj\u00eb prej intelektual\u00ebve m\u00eb t\u00eb shk\u00eblqyer q\u00eb pati Shqip\u00ebria n\u00eb vitet \u201930, Mirash Ivanaj, u burgos p\u00ebr 7 vjet, edhe pse nuk kishte kryer kurr\u00eb nj\u00eb shkelje ligji, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-35865","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/35865","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=35865"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/35865\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=35865"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=35865"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=35865"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}