{"id":35806,"date":"2025-08-15T12:48:25","date_gmt":"2025-08-15T12:48:25","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/15\/shba-ka-konstatuar-para-nesh-defektin-themelor-te-spak-dhe-drejtesise-se-re-ne-shqiperi\/"},"modified":"2025-08-15T12:48:25","modified_gmt":"2025-08-15T12:48:25","slug":"shba-ka-konstatuar-para-nesh-defektin-themelor-te-spak-dhe-drejtesise-se-re-ne-shqiperi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/15\/shba-ka-konstatuar-para-nesh-defektin-themelor-te-spak-dhe-drejtesise-se-re-ne-shqiperi\/","title":{"rendered":"SHBA ka konstatuar para nesh defektin themelor t\u00eb SPAK dhe drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb re n\u00eb Shqip\u00ebri"},"content":{"rendered":"<p>Mero Baze\/<\/p>\n<p>Raporti i Departamentit Amerikan t\u00eb Shtetit (DASH) p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr vitin 2024 ka rr\u00ebzuar praktikisht praktikat baz\u00eb t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb SPAK dhe drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb re n\u00eb Shqip\u00ebri, q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me dy element\u00eb kryesor\u00eb: arrestimet paraprake ende pa akuz\u00eb dhe intervistimin e t\u00eb dyshuarve pa pranin\u00eb e avokat\u00ebve, duke i shantazhuar ata.<\/p>\n<p>Raporti ngre gjithashtu shqet\u00ebsimin mbi mbajtjen e gjat\u00eb n\u00eb paraburgim pa akuza dhe vonesat e konsiderueshme n\u00eb proceset penale.<\/p>\n<p>T\u00eb para n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi, rezervat kryesore t\u00eb Raportit t\u00eb Departamentit t\u00eb Shtetit p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr vitin 2024 prekin veprimtarin\u00eb themelore t\u00eb SPAK. E gjith\u00eb veprimtaria e SPAK mb\u00ebshtetet pik\u00ebrisht mbi arrestimet paraprake, zgjatjen pa fund t\u00eb hetimeve dhe intervistimet n\u00ebn presion t\u00eb t\u00eb dyshuarve.<\/p>\n<p>Natyrisht, raporti bazohet n\u00eb t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb marra nga burgjet shqiptare, ku p\u00ebrfshihet edhe Prokuroria e P\u00ebrgjithshme dhe SPAK.<\/p>\n<p>Duhet t\u00eb kujtojm\u00eb se gjat\u00eb vitit 2024, viktim\u00eb e k\u00ebsaj procedure ka qen\u00eb Ilir Meta, ish-President dhe ish-Kryeminist\u00ebr i Shqip\u00ebris\u00eb, lidhur me arrestimin paraprak pa akuz\u00eb dhe vazhdimin e procedur\u00ebs p\u00ebr Sali Berish\u00ebn. Nd\u00ebrsa p\u00ebr sa u p\u00ebrket hetimeve, rasti i SPAK ka qen\u00eb hetimi n\u00ebn shantazh i nj\u00eb rjeti bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebsh t\u00eb dyshuar t\u00eb Erion Veliajt dhe familjar\u00ebve t\u00eb tij, ndaj t\u00eb cil\u00ebve, sipas d\u00ebshmive t\u00eb tyre, jan\u00eb p\u00ebrdorur metoda terrori t\u00eb cilat as nuk jan\u00eb regjistruar dhe as jan\u00eb marr\u00eb n\u00eb prani t\u00eb avokat\u00ebve.<\/p>\n<p>Po ashtu, praktika e sh\u00ebmtuar e shtyrjes pa fund t\u00eb hetimeve ka ndodhur p\u00ebr Ilir Met\u00ebn dhe Arben Ahmetajn, nd\u00ebrsa dhjet\u00ebra qytetar\u00eb t\u00eb zakonsh\u00ebm, q\u00eb nuk kan\u00eb z\u00eb dhe mbrojtje ligjore, kan\u00eb qen\u00eb viktima t\u00eb hetimeve nga prokurorit\u00eb e rretheve n\u00ebn t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn frym\u00eb.<\/p>\n<p>Pra, em\u00ebruesi i p\u00ebrbashk\u00ebt i pun\u00ebs s\u00eb Prokuroris\u00eb Speciale dhe asaj t\u00eb zakonshme \u00ebsht\u00eb mungesa totale e respektit p\u00ebr lirit\u00eb dhe t\u00eb drejtat e njeriut, si dhe injorimi i ligjeve shqiptare p\u00ebr hetimin dhe procedurat e paraburgimit, si dhe zgjatja e hetimeve.<\/p>\n<p>Jan\u00eb s\u00eb paku dy arsye pse po ndodh kjo maskarad\u00eb. Arsyeja e par\u00eb \u00ebsht\u00eb mb\u00ebshtetja pa kushte e Reform\u00ebs n\u00eb Drejt\u00ebsi nga forcat politike dhe opinioni publik, q\u00eb po keqp\u00ebrdoret p\u00ebr revanshe personale, mllefe prokuror\u00ebsh t\u00eb frustruar dhe shpesh edhe hakmarrje politike t\u00eb nxitura nga l\u00ebnia n\u00eb pushtet e njer\u00ebzve n\u00eb drejt\u00ebsi.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti, q\u00eb duhet pranuar gjer\u00ebsisht, nuk \u00ebsht\u00eb mungesa e logjistik\u00ebs dhe burimeve njer\u00ebzore, por paaft\u00ebsia shembullore e prokuror\u00ebve p\u00ebr t\u00eb hetuar dhe formuluar nj\u00eb akuz\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha \u00e7\u00ebshtjet ndaj politikan\u00ebve t\u00eb lart\u00eb t\u00eb nisura p\u00ebr dyshime p\u00ebr korrupsion kan\u00eb p\u00ebrfunduar n\u00eb \u00e7\u00ebshtje hetimi absurde, n\u00eb disa raste tep\u00ebr spekulative dhe q\u00eb nuk lidhin faktet me akuz\u00ebn. Ky degradim i balancit t\u00eb hetimit flet p\u00ebr paaft\u00ebsi dhe munges\u00eb profesionalizmi, dhe jo p\u00ebr munges\u00eb burimesh njer\u00ebzore. Prokuror\u00eb kemi, por i kemi prokuror\u00eb q\u00eb kan\u00eb kaluar vetingun dhe tani jan\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht jasht\u00eb kontrollit, fal\u00eb edhe nj\u00eb institucioni t\u00eb d\u00ebshtuar si\u00e7 ka p\u00ebrfunduar ILD.<\/p>\n<p>Fokusimi i Raportit t\u00eb Departamentit t\u00eb Shtetit p\u00ebr vitin 2024 tek k\u00ebto fenomene, q\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri jan\u00eb ende tabu dhe, po t\u2019i prek\u00ebsh, t\u00eb akuzojn\u00eb se po sulmon drejt\u00ebsin\u00eb e re, tregon se SHBA ka konstatuar para nesh defektin themelor t\u00eb SPAK dhe prokuroris\u00eb n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi: injorimin prej tyre t\u00eb t\u00eb drejtave dhe lirive njer\u00ebzore n\u00eb procesin e hetimit dhe paaft\u00ebsin\u00eb e tyre shembullore, q\u00eb tentohet t\u00eb mbulohet pastaj me arroganc\u00eb dhe shantazh ndaj t\u00eb dyshuarve.<\/p>\n<p>E gjith\u00eb kjo praktikisht rr\u00ebzon mitin e SPAK si nj\u00eb institucion i aft\u00eb i drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb re, pasi rr\u00ebzon thelbin e veprimtaris\u00eb s\u00eb tij \u2013 detyr\u00ebn q\u00eb t\u00eb fitoj\u00eb betej\u00ebn me t\u00eb dyshuarit brenda rregullave q\u00eb ka caktuar ligji. Jasht\u00eb rregullave kemi pasur dikur nj\u00eb prokurori n\u00eb koh\u00eb t\u00eb komunizmit q\u00eb ndiqte persona dhe pastaj u gjente faktet. K\u00ebta jan\u00eb krijuar t\u00eb ndjekin faktet dhe pastaj t\u00eb dyshojn\u00eb p\u00ebr persona. Por kjo, me sa duket, nuk \u00ebsht\u00eb aq e leht\u00eb p\u00ebr ta, ndaj q\u00eb t\u00eb mos duken si t\u00eb d\u00ebshtuar kan\u00eb vendosur t\u00eb duken si Aranit \u00c7ela.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/08\/shba-ka-konstatuar-para-nesh-defektin-themelor-te-spak-dhe-drejtesise-se-re-ne-shqiperi\/\">SHBA ka konstatuar para nesh defektin themelor t\u00eb SPAK dhe drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb re n\u00eb Shqip\u00ebri<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Mero Baze\/ Raporti i Departamentit Amerikan t\u00eb Shtetit (DASH) p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr vitin 2024 ka rr\u00ebzuar praktikisht praktikat baz\u00eb t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb SPAK dhe drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb re n\u00eb Shqip\u00ebri, q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me dy element\u00eb kryesor\u00eb: arrestimet paraprake ende pa akuz\u00eb dhe intervistimin e t\u00eb dyshuarve pa pranin\u00eb e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-35806","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/35806","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=35806"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/35806\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=35806"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=35806"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=35806"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}