{"id":35799,"date":"2025-08-15T11:48:50","date_gmt":"2025-08-15T11:48:50","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/15\/omonia-zjarret-ne-zonat-me-minoritet-grek-nuk-ishin-te-rastesishme-me-se-shumti-u-provokuan-qellimisht\/"},"modified":"2025-08-15T11:48:50","modified_gmt":"2025-08-15T11:48:50","slug":"omonia-zjarret-ne-zonat-me-minoritet-grek-nuk-ishin-te-rastesishme-me-se-shumti-u-provokuan-qellimisht","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/15\/omonia-zjarret-ne-zonat-me-minoritet-grek-nuk-ishin-te-rastesishme-me-se-shumti-u-provokuan-qellimisht\/","title":{"rendered":"OMONIA: Zjarret n\u00eb zonat me minoritet grek nuk ishin t\u00eb rast\u00ebsishme, m\u00eb s\u00eb shumti u provokuan q\u00ebllimisht"},"content":{"rendered":"<p>Organizata e Minoritetit grek n\u00eb Shqip\u00ebri, Omonia ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb reagim pas situat\u00ebs s\u00eb r\u00ebnd\u00eb t\u00eb zjarreve n\u00eb jugun e vendit. N\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb, ajo thot\u00eb se ka mbledhur kryesin\u00eb p\u00ebr situat\u00ebn e zjarreve nd\u00ebrsa akuzon qeverin\u00eb p\u00ebr pasojat e flak\u00ebve n\u00eb zonat me popullsi t\u00eb minoritetit grek n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Sipas saj, zjarret n\u00eb k\u00ebto zona nuk jan\u00eb t\u00eb rast\u00ebsishme por \u201cm\u00eb s\u00eb shumti u provokuan q\u00ebllimisht\u201d. N\u00eb deklarat\u00eb theksohet se zjarret kan\u00eb shkaktuar d\u00ebme t\u00eb m\u00ebdha, duke p\u00ebrfshir\u00eb djegien e banesave, kishave orthodhokse, ullishteve, duke goditur r\u00ebnd\u00eb ekonomin\u00eb e komunitetit.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb nj\u00eb vler\u00ebsim t\u00eb par\u00eb t\u00eb pasojave tragjike shkaktuar nga zjarret n\u00eb thuajse t\u00eb gjitha komunitetet me dimension historik, ve\u00e7anarisht impaktit psikologjik q\u00eb krijon situata duke qen\u00eb periudh\u00eb ku num\u00ebr i madh banor\u00ebsh kthehen n\u00eb vatrat e tyre at\u00ebrore, duke ndar\u00eb perceptimin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm n\u00eb komunitet se zjarret aspak t\u00eb rast\u00ebsishme nuk jan\u00eb dhe m\u00eb s\u00eb shumti u provokuan q\u00ebllimisht, Kryesia e P\u00ebrgjithshme shpreh protest\u00ebn e saj p\u00ebr neglizhenc\u00ebn dhe indiferenc\u00ebn e autoriteteve shtet\u00ebrore dhe ineficenc\u00ebn n\u00eb parandalim dhe n\u00eb vazhdim p\u00ebrballimin e tyre.\u201d, thuhet mes t\u00eb tjerash n\u00eb deklarat\u00eb.<\/p>\n<p>Deklarata e plot\u00eb:<\/p>\n<p>Mbledhje jasht\u00ebzakonshme e Kryesis\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb Organizat\u00ebs. Indinjat\u00eb dhe trishtim p\u00ebr pasojat e zjarreve t\u00eb tejzgjatura dhe t\u00eb p\u00ebrgjithshme n\u00eb trevat bazike t\u00eb Minoritetit Etnik Grek. Vler\u00ebsim i d\u00ebmeve dhe pasojave n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb dhe ekonomin\u00eb lokale.<br \/>\nN\u00ebn kryesimin e Kryetarit t\u00eb Organizat\u00ebs dhe ndjenj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsie t\u00eb thell\u00eb ndaj gjendjes q\u00eb krijon vazhdimi i tejzgjatur i zjarreve masive n\u00eb zonat e Sarand\u00ebs \u2013 Delvin\u00ebs, u mblodh me emergjenc\u00eb Kryesia e P\u00ebrgjithshme e Organizat\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb vler\u00ebsim t\u00eb par\u00eb t\u00eb pasojave tragjike shkaktuar nga zjarret n\u00eb thuajse t\u00eb gjitha komunitetet me dimension historik, ve\u00e7anarisht impaktit psikologjik q\u00eb krijon situata duke qen\u00eb periudh\u00eb ku num\u00ebr i madh banor\u00ebsh kthehen n\u00eb vatrat e tyre at\u00ebrore, duke ndar\u00eb perceptimin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm n\u00eb komunitet se zjarret aspak t\u00eb rast\u00ebsishme nuk jan\u00eb dhe m\u00eb s\u00eb shumti u provokuan q\u00ebllimisht, Kryesia e P\u00ebrgjithshme shpreh protest\u00ebn e saj p\u00ebr neglizhenc\u00ebn dhe indiferenc\u00ebn e autoriteteve shtet\u00ebrore dhe ineficenc\u00ebn n\u00eb parandalim dhe n\u00eb vazhdim p\u00ebrballimin e tyre.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00ebdo justifikime dhe krahasime me t\u00eb tjera situata n\u00eb koh\u00eb ose dhe shtete t\u00eb tjera nuk mund t\u00eb mbulojn\u00eb faktet reale rreth t\u00eb cilave u b\u00eb diskutim i gjer\u00eb dhe i holl\u00ebsish\u00ebm.<\/p>\n<p>Pasojat e zjarreve t\u00eb sezonit t\u00eb sivjet\u00ebm jan\u00eb ndoshta m\u00eb tragjiket meq\u00ebnse p\u00ebrfshin\u00eb vet\u00eb zonat e banuara duke shkaktuar d\u00ebme n\u00eb banesa familjare por edhe kisha Orthodhokse sikund\u00ebr n\u00eb Lefterohor, Lek\u00ebl, Senic\u00eb etj. P\u00ebr m\u00eb tep\u00eb u shkat\u00ebrruan ullishta t\u00eb vjetra dhe t\u00eb reja, vreshta, ferma blegtorale etj, d\u00ebmi financiar dhe ekonomik i t\u00eb cilave \u00ebsht\u00eb ve\u00e7anarisht i lart\u00eb. N\u00eb ve\u00e7anti fokusojm\u00eb tek pasojat dhe impakti q\u00eb shkakton kjo n\u00eb largimin e familjeve t\u00eb reja shtes\u00eb nga trevat meq\u00ebnse nd\u00ebrmarrja e p\u00ebrpjekjes s\u00ebrish k\u00ebrkon fonde nga nj\u00ebra an\u00eb dhe vullnet nga ana tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>I m\u00ebshojm\u00eb me p\u00ebrg\u00ebzimet e rastit pjes\u00ebmarrjes me sensibilitet shoq\u00ebror t\u00eb gjith\u00eb banor\u00ebve sa mundeshin \u2013 sidomos t\u00eb rinjve q\u00eb u ndodh\u00ebn n\u00eb vatrat tona \u2013 n\u00eb p\u00ebrpjekjen p\u00ebr p\u00ebrballimin e zjarreve dhe shp\u00ebtimit t\u00eb pasurive t\u00eb tyre por edhe vendeve t\u00eb adhurimit: manastire, kisha dhe paraklise.<\/p>\n<p>Duke shprehur indinjat\u00ebn dhe zem\u00ebrimin p\u00ebr braktisjen n\u00eb m\u00ebshir\u00ebn e fatit t\u00eb banor\u00ebve dhe komuniteteve nga ana e autoriteteve shtet\u00ebrore, duke shmangur trajtimin fatalist t\u00eb gjendjes, Kryesia e P\u00ebrgjithshme e BDMEG OMONOIA k\u00ebrkon dhe do t\u00eb p\u00ebrpiqet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb nga ana e sh\u00ebrbimeve t\u00eb bashkive lokale t\u00eb b\u00ebhet regjistrimi i menj\u00ebhersh\u00ebm dhe vler\u00ebsimi ekonomik i d\u00ebmeve q\u00eb lan\u00eb pas flak\u00ebt e zjarrit. T\u00eb ket\u00eb reflektim t\u00eb menj\u00ebhersh\u00ebm p\u00ebr zhd\u00ebmtimin e tyre meq\u00ebnse m\u00eb s\u00eb shumti i dedikohet neglizhenc\u00ebs shtet\u00ebrore. P\u00ebrsa i p\u00ebrket sektorit t\u00eb bujq\u00ebsis\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb me k\u00ebmb\u00ebngulje mb\u00ebshtetjen me prioritet dhe pa justifikime t\u00eb fermer\u00ebve dhe blegtor\u00ebve ekonomit\u00eb e t\u00eb cil\u00ebve u shkat\u00ebrruan. V\u00ebmendje dhe financim respektiv k\u00ebrkojm\u00eb edhe p\u00ebrsa i p\u00ebrket procedurave t\u00eb ripyll\u00ebzimit por edhe masave preventive p\u00ebr shmangien e fenomeneve po aq r\u00ebnduese q\u00eb do t\u00eb pasojn\u00eb nga rreshjet atmosferike t\u00eb stin\u00ebs n\u00eb zonat e d\u00ebmtuara malore.<\/p>\n<p>N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb mos p\u00ebrs\u00ebritet p\u00ebrvit e nj\u00ebjta situat\u00eb k\u00ebrkohet rishikim thelb\u00ebsor i mentalitetit, strukturimit dhe forcimit t\u00eb infrastrkur\u00ebs teknike si edhe shtim i konsideruesh\u00ebm i personelit n\u00eb sh\u00ebrbimet e zjarrfikseve dhe p\u00ebrballimit t\u00eb situatave emergjente.<\/p>\n<p>Jo si fjal\u00eb ngush\u00eblluese dhe urata por n\u00eb koshienc\u00eb t\u00eb kursit ton\u00eb historik dhe dashuris\u00eb s\u00eb shquar p\u00ebr vendlindjen q\u00eb na dallon, n\u00eb p\u00ebrgjigje edhe t\u00eb objektivit t\u00eb synuar n\u00ebn konsiderat\u00ebn se zjarret u provokuan q\u00ebllimisht dhe me shkaktar, b\u00ebjm\u00eb thirrje p\u00ebr pjes\u00ebmarrje koshiente k\u00ebmb\u00ebngul\u00ebse t\u00eb secilit prej nesh n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb shnd\u00ebrrohet situata n\u00eb nj\u00eb shans p\u00ebr aktivizim politik t\u00eb p\u00ebrgjegjsh\u00ebm n\u00eb p\u00ebrpjekjen p\u00ebr vijimin e pand\u00ebrprer\u00eb t\u00eb prezenc\u00ebs s\u00eb komuniteteve autoktone Greke n\u00eb trevat tona historike at\u00ebrore.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/08\/omonia-zjarret-ne-zonat-me-minoritet-grek-nuk-ishin-te-rastesishme-me-se-shumti-u-provokuan-qellimisht\/\">OMONIA: Zjarret n\u00eb zonat me minoritet grek nuk ishin t\u00eb rast\u00ebsishme, m\u00eb s\u00eb shumti u provokuan q\u00ebllimisht<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Organizata e Minoritetit grek n\u00eb Shqip\u00ebri, Omonia ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb reagim pas situat\u00ebs s\u00eb r\u00ebnd\u00eb t\u00eb zjarreve n\u00eb jugun e vendit. N\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb, ajo thot\u00eb se ka mbledhur kryesin\u00eb p\u00ebr situat\u00ebn e zjarreve nd\u00ebrsa akuzon qeverin\u00eb p\u00ebr pasojat e flak\u00ebve n\u00eb zonat me popullsi t\u00eb minoritetit grek n\u00eb Shqip\u00ebri. Sipas saj, zjarret n\u00eb k\u00ebto [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-35799","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/35799","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=35799"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/35799\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=35799"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=35799"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=35799"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}